Fenomene te pazakonta qe tashme jane bere te zakonshme.
Pas luftes ky fenomeni i konvertimit nga feja muslimane (qe paska pas qene fe e gjysherve tane analfabet dhe primitivë) ne fe muslimane “moderne”( me ferexhe, me mjekrra e trefertalka) eshte bere me se e zakonshem.
Mirepo, pervec kesaj veshjeje çka tjeter e karakterizon kete fe “moderne”?
Pervec se po i emertojne femijet e tyre ne gjuhen arabe dhe po i nderrojne edhe emrat e tyre, emra te cilet ne kohen kur jane pagezu nga prinderit e tyre ne gjuhen shqipe (kur certifikatat e lindjes jane leshu ne cirilic dhe ka qene shume problem emertimi ne gjuhen shqipe), tani i nderrojne edhe emrat e tyre nga Agron ne Ali, nga Kujtim ne Abdul etj etj, apo prinderit emrat shqip e femijet i emertojne me emra arab ( e qe fatkeqesisht nder ta ka edhe deputet ku vete kane emra shqip e femijet me emra arabë)!!
Çka do te thote kjo?
A nuk eshte ky nje lloj asimilimi (ne heshtje por shume i sigurt), kur sot ua ndrruan veshjen dhe emrat, po neser cfare do bejne, do flasin arabisht ne shtepite e tyre dhe Kosoven do e shpallin djep te “muslimanizmit modern” (jemi mesu te jemi djep i dikujt)!
O shqiptar, nese je musliman nuk je arab. Kombi nuk identifikohet me fe dhe femijes tend nuk je duke i vu emer fetar, por emer arab!! Neser ne shkolle do te jete inferior karshi femijeve te tjere qe kane emra shqip (madje edhe nuk do ta di kuptimin e emrit), dhe ti qe e ke nderru emrin me e kapshme eshte edhe për vet zotin (nese vec po thirresh ne emer te zotit) ta respektosh emrin qe ta kanë vu prinderit, sepse edhe gjuha shqipe eshte gjuhe e zotit…
add a comment