Kulturë\Letërsi

Arben Duka: Lule Enver Hoxha (Poezi)

Lule Enver Hoxha,
që të kishim hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!

Për Enverin shkrova,
pas kësaja plot,
po strofë më të bukur,
se kjo s’bëra dot!

Kur qe gjallë nuk isha,
enverist i thekur,
vlerat ja kuptova,
mbasi kishte vdekur!

Kur ra në greminë,
nëna Shqipëri,
kuptova-Enveri,
ishte një gjeni!

Ishte një gjeni,
për të qeverisur,
nga niveli zero,
çdo gjë e kish nisur!

Në Dyzet e Katrën,
mbret qe errësira,
po për njëzet vite,
u bënë mrekullira!

Gjithë Shqipëria,
qe analfabete,
po shumë shpejt u ngritën,
universitete!

I gjithë vendi kishte,
vetëm dy centrale,
por shumë shpejt u ngritën,
plot hidrocentrale!

Ishte Enver Hoxha,
që bashkoi malet,
dhe ngriti liqenet,
për hidrocentralet!

Tre gjigantë u ngritën,
në kaskadë të Drinit,
që i vunë vulën,
elektrifikimit!

Ata më gjigantët,
janë edhe sot,
se demokracia,
asnjë s’ngriti dot!

Janë bërë ca përc-përce,
nëpër ca përrenj,
po absolutisht,
nuk ka të mëdhenj!

Miniera pa fund,
hapi ai shtet,
dhe pas çdo miniere,
ngrihej një qytet!

U shtuan me dhjetra,
qytetet e rinj,
po i shkatërruan,
këta faqezinj!

Shqipëria ishte,
mbushur me këneta,
por u thanë të gjitha,
edhe ndriti jeta!

Qindra kilometra,
kanale kullimi,
dhjetra hidrovore,
gjithë bonifikimi!

U hapën pa fund,
shkolla e spitale,
jo vetëm në fusha,
por gjer lart në male!

Arsimi qe falas,
falas shëndetësia,
dhe pesë herë më shumë,
u rrit popullsia!

Ishte absolute,
rendi-siguria,
vënd më të sigurtë,
s’kish se Shqipëria!

Ne po bëjmë shtet,
thonë këta sot,
po nuk kanë bythë,
nuk e bëjnë dot!

Shtet ngriti Enveri,
thoni çfarë të doni,
sot na mbyti droga,
edhe korrupsioni!

Nga ato që kishim,
s’përmenda shumë gjëra,
sepse me një vjershë,
s’thuhen dot të tëra!

“Harrova” kulturën,
flotën dhe ushtrinë,
po ata që ishin,
të gjitha i dinë!

Të gjitha i dinë,
se ka plot e plot,
bëni krahasimet,
me dje dhe me sot!