Lëvizja\UÇK

Arban Bislimi: “Ne na duhet një zë i fuqishëm e jo shumë zëra të mekur” Jusuf Gërvalla)

Si sot 40 vite më parë demonstratat gjithpopullore që bashkuan student, katundar e punëtor nga gjitha viset Shqiptare nën Jugosllavi i dhanë kahje të pakthyeshme çlirimtare emancipimit Kombëtar, ekonomik dhe shoqëror të popullit Shqiptar nën Jugosllavi. Për të penguar këtë vrull gjithpopullor dhe kanalizimin e tij në drejtim të një fronti të unifikuar gjithkombëtar, okupatori tinzar kreu atentat në Uttengrupen të Gjermanisë ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës; ideatorëve të bashkimit të gjithë atyre organizatave me ideologji dhe synime të ngjashme nën një organizatë të vetme që quhej LPK. Okupatori barbarë bëri gjitha përpjekjet për të trembur rininë heroike të Kosovës duke arrestuar dhe torturuar mbi 1 milion shqiptarë në dekadën 1981/1991, por rruga drejt çlirimit dhe barazisë nuk u ndalë deri në luftën nacionalçlirimtare të UÇK-së si përpjekje kulmore e luftës së drejtë të popullit Shqiptar nën jugosllavi për çlirim dhe bashkim me trungun amë. Nga LPK e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës u arritë të bashkoheshin të gjithë ato grupe me ideologji, liderë karizmatik, metoda dhe organizime të ndryshme; për të organizuar, më dikur, një luftë nacionalçlirimtare kundër një armiku; fuqisë ushtarake, ekonomike dhe ndikimit politik të të cilit ia kalonte vetëm karakteri çnjerëzor dhe barbarë. Nga ajo ditë dhe aktorët e saj, le të mbajmë mend dy gjëra : I) nuk ka gjë të parealizueshme për një shoqëri njerëzore nëse ekziston aspirata dhe vullneti i pathyeshëm i popullit; II) revolucion nuk bëhet pa bashkimin e të gjitha forcave përparimtare përtej dallimëve ideologjike, egove të liderëve dhe dallimëve organizative.Prandaj le të inspirohen dhe ta kenë në mendje edhe liderët dhe anëtarët e të gjithë organizatave përparimtare porosinë e të madhit Jusuf Gërvalla “Neve na duhet një zë i fuqishëm e jo shumë zëra të mekura”. Nëse ajo gjeneratë ka mundur të bashkohet dhe të realizoj një revolucion të tërë mendor e shoqëror që shpiu në LNÇ në ato kushte të rënda dominimi dhe okupimi, edhe kjo gjeneratē mund të bashkohet për të realizuar idealët e një shoqërie të përparuar dhe Shtetit të mirëqenies. Lavdi trimave dhe Dëshmorëve të Pranverës Shqiptare 81′ dhe gjithë pasuesve të tyre të lavdishëm, që sollën çlirimin e Kosovës Shqiptare nga Jugoserbia dhe më shumë liri për shqiptarët në Maqedoninë e tyre!…