Opinion

Arban Bislimi: Kur krerët e Serbisë shtiren si viktima kërkohet syçeltësi e vendosmëri

Mjaft shqetësues është të paraqiturit e Vuçiçit e Daçiçit në media si viktima pas takimit me Kryeministrin Kurti. Sa herë që ata ankohen e qahen se gjoja na “na mbytën” përfaqësuesit e Kosovës dihet që përfundimi do jetë e kundërta. Prandaj, krerët tanë shtetëror në rend të parë duhet të qëndrojnë shumë vigjilent dhe populli, sidomos mediat dhe opinionistët, të jenë edhe më vigjilent dhe kritikë ndaj tyre për t’u bërë presion të mos lëshojnë pe. Krerët e institucioneve shtetërore nuk mund të mbajnë qëndrim të mirëfilltë nëse ata, dhe ne bashkë me ta, festojmë pseudo – fitore imagjinare e simbolike ende pa nisur “loja”. Zakonisht këto “eufori” përfundojnë me vaj e dhimbje koke (ndonjëherë edhe dhimbje mbas shpine), porsa të vijë dita e rezultatit. Për sa herë liderët e Serbisë ndajnë “shqetësimet” në media dhe ia rrehin defin një politikani shqiptar, neve duhet të na kap një shqetësim edhe më i madh dhe “i vërtetë” rreth kahjes që merr ky dialog me armikun e përjetshëm…