Vështrim/Analizë

Anita Hoxha: Studiot e televizioneve të mbushura me programe degjeneruese dhe pa asnjë vlerë – fyese për etikën qytetare e kombëtare

U mbushën studiot me “ Përputhen”, pastaj ato që flasin për “ Big bradher “, analistë pa fund, loja e këtij e asaj e kësaj, strategjia e njërës, që prish lojën e tjetrës. Maretesa të ndarë me vite, që gazetarët po i bëjnë lajme për ditë. Hidh e prit, duke fryrë zjarre për ditë, që janë fikur me kohë… e për çfarë, për dy klikime më tepër, pa i pyetur se si i përjetojnë këto shkrime ata që janë jashtë ? E aq më keq traumën që do e provojnë ata, kur të dalin.
Femra që u hodhën në krah të mëshkujve, që ditën e parë…ky është shembulli që i jepet rinisë, që njihni djemtë për një ditë, apo një javë. Pastaj, këto janë ato shabllone, që do prodhojnë martesa të pa lumtura ! Duke promovuar këto vajza që mbrenda ditës i hidhen në qafë njërit, e mbrënda natës tjetrit !
Këto shembuj prodhojn xhelozi te meshkujt përjasht, që frigohen se kështu mund t’iu ndodhë dhe me gratë e tyre, po bëhen dhunues, e shpesh herë edhe vrasës !
Vërtetë që patenta e
“ Big brother ” bëhën në shumë shtete të botës, po ato shtete kanë civilizim shumë shekuj para nesh. Ajo vërtetë mund të jetë një lojë, por ata që i dinim si vipa, me atë që po bëjnë aty mbrënda, duhet një shekull ta pastrojnë figurën e tyre, nga balta që ju hidhet !
Përveç “ Big brother “, e njejta gjë ndodh edhe me ata mijëra analistë, që ftohen nëpër studio televizive, duke përfshirë edhe Alfred Cakon, që ngase ne nuk marrim vesh nga këto statistika konspirative, për ditë tmerrohemi nga ato që thotë ! Përditë do plasi lufta aty-këtu, ky do sulmoi këtë, ai do hedhi bombën kėtu , atje, etj. Ky është një promovim armësh, në hapësirën e televizioneve, për të rritur shikueshmërinë e për të na pushtuar psikologjikisht, pa luftë fare !
Ku i dinë gjithë këto lajme, nga kush paguhen, për t’i bërë lavatrice trurit të njerëzve, që janë kaq të ngarkuar, nga hallet e problemet, nga fukarallëku e nga pamundësia për të jetuar dy ditë të bardha !
S’do ketë luftë, thjeshtë fuqitë e mëdha po bëjnë miliardat, duke frikësuar popujt e vegjël, i detyrojnë të blejnë armë, se gjoja armiku është tek dera !
Si mund të flitet për paqe, kur Serbia armatoset me teknologjinë e fundit ruse, gjithashtu dhe Kosova bleu avionët luftarak, nga do vij kjo paqe… për ç’farë shërbejnë këto takime të pafundme ndërmjet delegacioneve, kur qëllimi është tjetër !?
Ato miliarda të hidhen për të promovuar paqen. Qeveritë bëjnë diplomaci, për qëllimet e tyre e në luftë janë popujt e pa fajshëm, që do vritën e disa popuj po shuhën fare, sepse duhet të ekzistojnë ca të tjerë…!
Stop dhunës, luftës, vrasjeve, përdhunimeve, që jepen si lajme, për të rritur audiencat, e për të shkatërruar një popull psikologjikisht !
Stop, na lini të jetojmë…
Kjo Shqipëri kaq ebukur, që Zoti na e bëri dhuratë… sikur vetëm për aromën e vjeshtës të flisni, do na zgjatej jeta, me vite !
Anita Hoxha