Opinion

Ali Jaupi: Një pyetje për historianen Elena Kocaqi

NJË PYETJE PËR  HISTORIANEN ELENË:
MOJ ELENË, PO Ç’ËSHTË KJO FJALË MOJ TË HËNGËRT MORTJA?!
U PUPUPU, QË NA TURPËROVE!
-pjesa e I-rë
Për Historinë, atë e kanë shkruar ata njerëz që e kanë jetuar atë , ngjarjet e saj i kanë dëshmuar në atë kohë autorët e saj dhe dëshmitarët….. ATËHERË, çfarë na duhen historianët ???
Kjo sipas llogjikës së saj kundër gjuhëtarëve, por më konkretisht ja si shprehet kjo profesore, historiane, juriste, gjuhëtareshë:
GJUHA SHQIPE ËSHTË AJO QË FLET POPULLI DHE JO AJO QË MENDOJNË GJUHËTARËT, shkruan Elena LEVANTI ( Kocaqi)
Kushdo që përqesh një shqiptar dhe i thotë atij se, ti nuk njeh dhe nuk di gjuhën shqipe, është thjeshtë një qënie injorante, mjerane dhe antishqiptare. Të gjithë shqiptarët pavarsisht dialektit dhe nëndialektit flasin dhe dinë gjuhën shqipe shumë mirë. Gjuhëtarët komunistë duhet të kuptojnë një herë e mirë se, gjuha është ajo që flet populli dhe jo ajo që mendojnë gjuhëtarët, se si duhet të flasi fjalët një popull. Gjuha e popullit është pasuria e vërtet gjuhësore, sepse ka qenë e folura që ka ruajtur gjuhën dhe jo ajo që gjuhëtarët duan t’i imponojnë popullit. Gjuha zyrtare është thjesht burokratike dhe ajo kurrë nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë të folurën e vatrës.
Parimi ndërkombëtar është që standardi duhet t’i afrohet gjuhës së folur dhe të jetë sa më i thjesht dhe jo me rregulla drejtshkrimi të pafundme. Standardi jonë ka dyfishuar deri katērfishuar fjalët e huaja në variantin zyrtarë që nuk janë tek gjuha e folur e popullit dhe këtê gjë e kanë bërë me vetdije këta gjuhëtarë që dalin e flasin për mbrojtjen e gjuhës shqipe jo të popullit, por të asaj që kanë krijuar vet.
Sa për ata që janë plakur e nuk kanë mësuar ende etikën dhe edukatën qytetare, dhe që më përgojojnë nëpër studio televizeve, thjesht iu themë se nuk e meritoni vëmendjen time dhe ju bëj nder po t’iu përmend emrin. Unë kam studime historike, ku kam trajtuar edhe historinë e gjuhës, ndërsa ju nuk e keni idenë fare se si kryhet një studim historik dhe gjuhësor dhe meqë nuk dini merreni me lapsuse shtypi dhe jo me thelbin e studimeve. Shpesh studimet e mija kopjohen dhe shpërndahen dhe unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për cilësinë e shkrimeve që as nuk i kontrolloj.
Gjithësesi, njohja e gjuhës nuk përcaktohet nga lapsuset e botimeve, ku mungojnë pikat mbi ndonjë ë të vendosur në fjalë nga gjuhëtarët vënd e pa vënd. Tek ne rregullat e drejtshkrimit janë të vendosura nga gjuhtarët jo nga vet gjuha, rregulla këto që as vet gjuhëtarët nuk i njohin mire dhe janë larg gjuhës së folur. Në shkencën historike njeriu vlersohet për faktet dhe argumentet që sjell. Në shkencë njeriu nuk merret fare me epitetimin e njeriut, por me kritikën e mendimit bazuar mbi fakte dhe argumente, se ndryshe opinioni nuk ka asnjë vlerë. Opinioni personal nuk të bënë shkencëtar, kur nuk ke asnjë studim për fushën, siç nuk ka një tip që më ka përgojuar nëpër studio, ku unë nuk kam qënë prezent.
Si konkluzion janë gjuhêtarët ata që duhet të mësojnë nga gjuha e popullit dhe jo populli të mësoj gjuhën sipas rregullave të vendosura nga gjuhëtarët, ka shkruar Prof. as E Levante ( Kocaqi) më 22 prill 2024
MOJ ELENË!
PO Ç’ËSHTË KJO FJALË MOJ TË HËNGËRT MORTJA?!
U PU,PU,PU QË NA TURPËROVE!
E keqja në demokraci është se ajo na detyron të dëgjojmë dhe mendimin e budallenjve, shkruante George Bernard Shaw.
Në fund të leximit të argumentit idiot të kësaj vejushe historike, mendova se me këto mendësi jemi në një lloj udhëkryqi rrugësh midis idiotësisë e depresionit, mes një të ardhme budallenjsh të lumtur në rrugë, shkollë, administratën qeverisëse, në histori dhe letra e gjuhë, televizione dhe shtypin e ditës…. ose më saktë, kur e shikoj dhe dëgjoj këtë vejushë historike, kemi përpara një intelektuale në depresion.
Me këto fjalë, nuk kam qëllim të luftoj idiotësinë që po mbyt çdo gjë në Shqipëri ashtu si demokrashtia e llojit berishist, por të bisedoj me ju se përse ndodh ky fenomen i neveritshëm.
Shtrigëria e vejushës Kocaqi është njëlloj salce djegëse… Argumenti që ajo përdor për të ngritur zërin e egoizmit se ” unë i di të gjitha” është aq i fortë sa edhe profesorit të saj, edhe pse në moshë të vjetër, në debatin publik në një studio televizive, i thotë: “je i paditur, je një idiot i sistemit totalitar”, etj..
Dhe me këtë sjellje pa edukatë të vjelë nga idiotësitë që huazon prej jetës së komplikuar që vjen prej mureve të burgut dhe sherreve familjare, ajo prej shpresës se do të entuziazojë prirjet e atyre zuzarëve që shpërthejnë në përkrahje të halucinacioneve bastarde …. që i bëjnë qefin. Truri i saj kur iritohet, ai ngurtësohet dhe ngrin për të ruajtur (mbrojtur) stanin e idiotësive të saj. Kur ajo mbaron diskutimin, shikoni me kujdes, ajo qesh dhe arrin lumturinë edhe pse nga goja e saj dalin vetëm idiotësi si kjo që shpreh për gjuhën.
Shpesh kur flet Kocaqi, ajo shprehet ” e di unë”, reciton pjesë të interpretimeve të saj dhe denigron çdo figurë tjetër të fushës që diskutohet …. por ky lloj recitimi për t’u mbushur mendjen dëgjuesve, për të entuziazmuar militantët e saj të idiotësisë, është profesion i idiotëve. Dhe në këtë kategori intelektualësh shkrimtari I. Kadare thotë se, është e vështirë të diskutosh me mbretërinë e idiotëve.
…..
Elena Kocaqi e Co
Në lidhje me këtë temë Elena Kocaqi e Co i prezanton lexuesit shqiptar këto libra:
Elena Kocaqi, Roli Pellazgo–Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane, Tirane 2007.
Elena Kocaqi, Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane, Tiranë 2008.
A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, Marin Barleti 2009.
Elena Kocaqi, Lufta e Trojës, luftë pellazgo-ilire, Tirane 2018.
Elena Kocaqi, Pellazgët, origjina e shqiptarëve, Tirane 2021.
Nuk e di në ka pasur apo ka në territorin shqipfolës njerëz të një familjeje që të jene marrë me këtë problem, por fill pasi Eva Brinja botoi fantazinë e saj si libër historie, në qarqet manipulatore të Historisë së Kombit Shqiptar shpërtheu xhelozia dhe shpertheu një luftë kush e kush te ishte me i afte te shpikte sa me shume “elemente kombetare” qe te justifikonte pranine e autoreve te tyre brenda çeshtjes kombetare shqiptare si nje pendese mbi te kaluaren indiferente kundrejt kesaj ceshtje (kjo duhet konsideruar si me e pakta dhe me e thjeshta, pasi qenia e ketyre autoreve ne menyre dermuese si pjestare te popullatave emigratore duhet te coje ne nje perfundim tjeter pasi nuk ka asnje aresye zelli i madh per t’u afirmuar ne kete fushe duke perdorur mjete dhe metoda te pa saktesuara ne planin shkencor).
Ne kete menyre u shfaq befas me 2006 nje autore e panjohur, Elena Kocaqi, duke hedhur ne tregun mediatik shqiptar filozofine idealiste, “nacionaliste” nder thojza, mbi ekzistencen e disa personazheve historike Boterore te lidhur me boten parashqiptare: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona), ELENA 2006; te cilet sot duhet t’u krijojne favore shqiptareve, sepse dikur-dikur keta parashqiptare na i kishin dhene Njerezimit per t’u zhvilluar sipas parametrave qe disponojne sot, sidomos europianet.
Nënkuptimi filozofik i kesaj vepre mbeshtetej ne nje filozofi te vjeter qe e vendos rolin e individit ne pozicion absolut edhe pse ai nuk ka asnje lidhje me ambientin ku kryen rolin historik dhe nuk ka asnje mundesi teorike per te vertetuar lidhjen e ketij individi me shqiptaret e sotem.
Atehere autorja me te hapur deren e fantashkences u hodh ne sulm dhe filloi te botoje nje seri librash mbi kete teme per te krijuat tabanin filozofiko-historik qe gjitheshka ne Europe ishte e lidhur me iliret, qe njiheshin mire ne fushen e teorise historike, por nuk njiheshin mire ne planin zanafillor. Atehere autorja u mbeshtet tek subjekti PELLAZG dhe i lidhi ata me iliret. Ne kete menyre perpara shqiptareve, “te poshteruar” nga historia e kaluar europiane, u çfaq libri: Roli Pellazgo–Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane, Tirane 2007 ; pa i ditur qofte pellazgeve e qofte ilireve asnje qelizë sociale te sakte.
Kjo nuk e pengoi autoren ta postulonte si absolute lidhjen e pellazgeve me iliret dhe mbi kete baze te tentonte te “vertetonte” sipas menyres se vet antihistorike dhe antishqiptare, karakteristika kryesore e shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare, kater problemet me kryesore te shkences se Historise:
1-Substrati pellazgo-ilir i evropes prehistorike dhe antike.
2-Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke perfshire ate romake dhe ate para-greke dhe antike greke.
3-Origjina ilire e shume kombeve moderne evropiane.
4-Shqipja apo dialektet e saj, ka qene gjuha qe ka folur ky substrakt evropian, nga u krijuan gjuhet moderne.
Ne kete rast autorja pa asnje lloj argumenti dhe pa realizuar asnje analize kritike mbi idete e kunderta, pranon ne menyre absolute dy probleme themelore per historine europiane dhe ilire: parimin monogjenist te popujve europiane dhe varesine biologjike dhe sociale te ilireve nga bota pellazge pa ditur ne asnje element parimin natyror te popullimit te Europes dhe se kush jane pellazget dhe kush jane iliret ne Histori. Ne fund te fundit duhet te kishte dhene zgjidhjen e termit indoevropian ne raport me pellazget dhe iliret, por kjo nuk i ka leverdisur, sepse me poshte do te deklaroje se “Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe qe ka lindur nga dheu. Meqe kjo kulture eshte kaq e lashte nuk ka se si te mos jete ndertuar nga i vetmi popull i lashte, qe kane njohur autoret antike ne ate dhe” (f. 15). E bukura eshte se ne kete rast ka qene ne kundershtim flake per flake me Sami Frasherin ne vepren e ketij te fundit: Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, i cili pranonte ekzistencen e nje popullate autoktone kur erdhen pellazget nga Azia.
Pra Elena Kocaqi realizon dy mashtrime: mohon ekzistencen e popullates autoktone dhe u injekton pellazgeve autoktonine. Ne kete pike problemi nuk eshte thjeshte botekuptimor, por metodik dhe politik.
Ligji Natyror ne Boten Shoqerore eshte: sa me i vjeter te jesh, aq me i pazhvilluar ndodhesh. Dhe ky ligj i jep fund spekullimeve mbi ndikimin e botes ilire ne civilizimin europian, objekt me te cilin pretendon te merret Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.
Nuk ja vlen te merresh me kete liber per sa kohe qe te kater keto probleme te fantazise se autores nuk i afrohen kerkund realitetit Historik te sotem te popujve europiane.
Autorja Levante(Kocaqi)huazon nga frymezuesja shpirterore e saj Nermin Vlora Falaski ,titullin e librit dhe u jep shqiptareve shpikjen e radhes:
Elena Kocaqi, Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane, Tirane 2008 .
Autorja qe ne hyrje pohon nje postulat qe nuk e ka vertetuar kerkush deri me sot dhe mbi kete baze spekullohet pa fund. Sipas saj “Gjuha shqipe eshte konsideruar nga studiuesit serioze si gjuha me e vjeter indoevropiane. Ka disa faktore te tjere qe te shtyjne te mendosh se shqipja jo vetem qe eshte gjuha me e vjeter e ketij sistemi, por ka luajtur nje rol kyc ne formimin e gjuheve indoevropiane” (f. 5).
Çfare nuk i ka shkuar ndermend Elena Kocaqit ne kete rast?
Kur flitet mbi gjuhet flitet mbi bazen e shkrimit dhe mbi kete baze behet krahasimi i tyre. Ne kete drejtim rezulton qe gjuha shqipe permban elementet primitive te shkrimit me te pare (karakterin monosilabik te fjaleve) dhe per kete konsiderohet gjuhe e vjeter. Por analiza historike e gjuhes se shkruar dhe alfabeteve e nxjerr ndryshe kete problem dhe pikerisht kjo nuk i ka shkruar ndermend autores se ketyre rreshtave. Gjuha e shkruar ka nje autor konkret, nje subjekt po te tille dhe nje aresye per t’u shpikur; venia ne dukje e te cilave jo vetem qe e perjashton si te vjeter gjuhen shqipe, por e shkeput perfundimisht nga gjuha pellazge dhe vendos nje hendek te pakapercyeshem midis ilireve dhe pellazgeve. Por ajo tregon edhe nje gje tjeter: profesoreshe e Historise as qe ja ka haberin procesit historik te lindjes se alfabeteve dhe gjuhes se shkruar, ne nje kohe qe pretendon te zgjidhe problemin e gjenezes se gjuhes shqipe.
Mungesa e ketij procesi historik nuk e ka detyruar profesoreshen te zbuloje autoret dhe subjektin e formimit te alfabeteve, por ve ne perdorim fantazine e saj dhe pretendon te zgjidhe nje problem qe nuk ka asnje element te njohur dhe gjitheshka, nga pikepamja infomative, fillon ne shek. e XVII-te. Si mund te flite mbi rolin e nje gjuhe kur nuk di autorin e saj dhe autorin e paraqitjes se kesaj gjuhe ne aspektin shkrimor? Ne mund ta luajme rolin e budallait dhe ta harrojme per nje cast se kush e ka shkruar gjuhen per here te pare ne Europe, por kur vjen puna per te zbuluar autorin e alfabetit te kesaj gjuhe konstatojme se duhet te behemi dy here budallenj per ta harruar kete autor dhe, akoma me keq, neqoftese duam te harrojme aresyet historike qe shtyjne domosdoshmerine e shkrimit na duhet te behemi perseri budallenj, qe i bie te behemi tre here te tille. Atehere per te mos e futur veten ne grupin e te Marreve te Madheshtise Shqiptare,profesoreshen e Historise per keto tre probleme.
Por puna e Elena Kocaqit ne kete punim ka brenda nje poshtersi te vogel: ka grabitur punen e Çlirim Xhunges dhe e ka perdorur si metode argumentuese duke e mbuluar pas termit rrenje (f. 28-161).
Meqenese mbi keto ide te Elena Kocaqit u vu dyshimi mbi metoden e perdorur, atehere profesoresha e Historise kerkoi perforcime dhe futi ne loje te vellain per te shtuar rradhet e argumentuesve njerezor. Ne kete menyre pas nje viti u cfaq A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, Marin Barleti 2009 .
Por botimi i ketij punimi qe ne fillim cfaqi habi; nuk kishte emrin e autorit dhe ne liber nuk tregohet asgje mbi kete autor. Çfare fshihte pas vetes Altin Kocaqi? Kjo nuk do te merret vesh kurre pasi pas disa viteve do te vritej ne nje “aksident kriminal familiar”por ne faqen qe flet mbi kete aksident marrim vesh se ai kishte botuar dy vepra:
1-Dokumente historik gjuhësore, vendi i shqipes në gjuhët europiane .
2- Vëllazërimi ndërfetar në Maqedoni; per te cilat nuk kemi asnje informacion.
Kur e lexon kete punim qe ne fillim kuptohet tendenca botkuptimore e autorit dhe per cfare ka dashur ta perdore kete veper. Çdo gje fillon me Naim Frasherin poet dhe lidhjen e ketij te fundit me pellazgjishten aziatike, kur Sami Frasheri, vellai i Naimit, ka qene shume me konkret dhe profesionist ne kete drejtim. Kaq ka mjaftuar per te lidhur gjuhen shqipe me pellazgjishten mitologjike dhe e gjitha kjo pasi autori ka njohur gjuhen greke dhe te arvanitasve te Greqise. Autori qe ne parathenie pranon se “Ne shkollen shqipe nuk studiohet aq sa duhet ceshtja pellazge, po keshtu edhe Historia e Shqiperise ruan nje vije te ngjashme me librin shkollor, duke na kujtuar se “ka zera te cilet thone se Iliret jane pasardhes te pellazgeve” dhe asgje me shume, “pasi mungon lidhja midis shqipes edhe pellazgjishtes” dhe per kete fajesohet mos shkrimi i ilirishtes”.
….. A Jaupi , shënime gjatë udhëtimit Normandi-Larisa fillim i Majit 2024