Flet ish-Shefi i Gatishmërisë së Republikës, Sefer Pasha: Të gjithë donin ta shikonin shfaqjen e dramës, ku për herë ta parë Vaçe Zela aktronte duke kënduar me kitarë
Enver Hoxha, Kadri Hazbiu, Kujtim Spahivogli, Vaçe Zela dhe Timo Flloko tek drama “Një shok i klasës sime”
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Sefer Pasha, ka qenë shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, funksion organik shtetëror në vitet e regjimit komunist. Pasha ka qenë shumë pranë udhëheqjes komuniste të kohës, si gardist në fillim dhe si drejtues më vonë. Ai vëzhgonte dhe “fotografonte” në mendjen e tij gjithçka, përcillte ngjarjet e kohës me shqetësim dhe reflektonte. Ato për të cilat flet duken ngjarje të njohura dhe të shumë komentuara, por ka ende të panjohura, të vëzhguara nga këndvështrim tjetër. Por njëkohësisht në atë detyrë ai ka njohur dhe shumë personalitete që me kohën nuk njihen më nga publiku shqiptar. Seferi në memorien e tij ka shumë figura, që sapo ta ngacmosh, “hap ekranin e kompjuterit” dhe nga “harkdisku i tij” nxjerr thesare njohjeje të jashtëzakonshme. Sipas tij vitet rrjedhin si lumenjtë. Shumë ndodhi të kësaj jete i shuan cikloni, që bën pluhur kujtesën. Por ka dhe ngjarje që rezistojnë, si lisat në mal. Nuk shkulen nga asnjë lloj stuhije. Në memorien e tij janë regjistruar shumë ngjarje që kanë të bëjnë me Akademinë e arteve. Kjo Akademi që ka nxjerrë qindra artistë, këngëtarë, regjisorë, aktorë, skulptorë, kompozitorë ngelet e pashlyeshme në kujtësën e tij. Garda e Republikës ishte ngjitur me akademinë e arteve dhe Seferi sa herë kishte aktivitete kalonte gardhin dhe ihste present tek ato aktivitete të rralla që sot nuik mund të bëhen. Nuk bëhen se duhet kohë, financë, impenjim, moblizim, sakrificë dhe puën e papaguar që sot nuk i njohin të rinjtë.
-Në shumë biseda ju më keni thënë se shumë ngjarje nuk harrohen për disa arsye. Madje i mbaj mend dhe asyet tuaja. Ju si një nga figurat e Gardës së Republikës duke shërbyer në këtë Institucion kishit krijuar shoqëri me shumë artistë. Kjo dhe për arsyen se godina juaj e Gardës dhe Instituti i Arteve (ose Akadiemia e Artev) ishin shumë afër. Ju si dashamirës i artit, patjetër që i thyenit rregullat për të parë një aktivitet, një shfaqje , një koncert në Akademi. Nga shumë e shumë kujtime për sot çfarë do veçosh për lexuesin?
Ka ngjarje në jetën e njeriut që nuk harrohen kurrë. Sa herë që dal nga Kodrat e Liqenit të Tiranës, aty ku është ngritur një përmendore e Shopenit, ndaloi dhe rri i trishtuar. Ball për ball përmendores është godina e Akademisë së Arteve të Bukura. Kurse në krahun e djathtë janë rrënojat e ish Gardës së Repubilkës. Për fat ka mbetur pa u prishur një godinë ku dikur ishte komanda e Gardës. Kam shumë kujtime nga ajo periudhë si ushtarak i Gardës. Në sallën e Akademisë së Arteve shfaqej drama me skenar dhe regji të regjizorit të madh Kujtim Spahivogli. Në këtë dramë luante Vaçe Zela, Timo Flloko dhe aktor të tjerë më emër. Garda e Republikës kishte marë masa të forta shërbimi. Përshpëritej se për të parë shfaqjen e drmamës “Një shok i klasës sime” do vinte ta shikonte vet Enver Hoxha. Por ai nuk erdhi. Biletat qenë shitur një ditë më parë. Për çudi kishin ardhur dhe shumë spektator të cilët nuk kishin gjetur dot bileta. Ishin qindra. Tek porta kryesore tiranasit pa bileta sa vinin dhe shtoheshin. Të gjithë donin ta shikonin shfaqjen e dramës, ku Vaçe Zela aktronte duke kënduar me kitarë. U mbyllën të dyja porat. Në portën kryesore filloj shtyrja e paparë. U zbrapsën forcat e Policisë Së Shtetit dhe të Gardës së Republikës. Nuk e harroj. Turma qe aq e madhe sa spektatorët duke u shtyrë me forcë të madhe u shqyen të dyja kanatat e portës. Tiranasit pa biletë u futën në sallë. Njëra kanatë e drës ra mbi spektatorët që po shtyheshin për në sallë. Në pak minuta salla u mbush plot e përplot. Nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Spektatorët që ishin ulur në karrike të traumatizuar u çuan në këmbë. Jashte u ndjen sirenat e ambulancës. Dikush tek porta kryesore qe plagosur.
Isha në sallë dhe i hutuar. Nuk po merrej vesh se çfarë po bëhej. Policia e Tiranës dërgoj përforcime. Dikush tha se drama “Një shok i klasë sime” nuk do të shfaqej. Të dyja dyert ishin të hapura. Por nuk vonoi dhe në skenë u duk Kujtim Spahivogli dhe Vaçe Zela me kitarë në dorë. E gjithë salla durtrokiti. E mori fjalën Vaçe Zela. Do të shfaqet drama tha ajo dhe nisi t’i bjerë kitarës e të këndoj. Kujtim Spahivogli nuk foli. Përsëri durtrokitje.
– A u dha shfaqja dhe çfarë ndodhi më pas?
–
Po! U hap perdja dhe nisi shfaqja e dramës. Dy personazhët kryesor Vaçe Zela dhe Timo Flloko dialogonin ball për ball njëri – tjetrit. Vaçja aktronte dhe këndonte. Ashtu ishte pjesa e dramës “Një shok i klasës time”. Unë isha i mbështetur në këndin e skenës. Askush nuk më shikonte. Në sallë qe vendosur qetësia dhe që të gjitha shërbimet edhe ato të policisë ishin kot së koti. Kanë kaluar kaq vite dhe më kanë mbetur në mendje lëvizjet e Kujtim Spahivoglit në “skutat” e skenës. Spahivogli ishte i shqetësuar. E hapte pakëz cepin e perdes dhe me njërin sy vështronte nga salla. Vraponte pas aktorëve. Kujdes Vaçe, Timo, Robert……Mua më dukej sikur Kujtim Spahivogli nuk ishte në vete. Më ngjante i trembur. Po çfarë ka thoja me vëte? Enver Hoxha nuk është në sallë. Asgjë nuk po merrja vesh. E imagjnoja Kujtim Spahivoglin njeri trim e me kurajo. Por më doli një “lepur”. Në xhepin e krahut të majtë të xhaketës kishte një shuk me letra. Nuk ishte fletore. Duhet të ishte teksti i dramës “Një shok i klasës sime”. Por me sa vura re ato çaste ai nuk e hapi fare tekstin. Aktorët sipas radhës pas skenës e ndjenin shqetësimin e regjizorit Kujtim Spahivogli. Të gjithë ishin në ankth. Vetëm një herë e pashë të buzëqeshte regjizori me emër. Sipas pjesës së dramës Vaçe Zela këndonte me kitarë. Stuhia e duartrokitjeve nuk mbaronte. Në një fraksion të minutës kur spektatorët durtrokisnin e lëviza cepin e perdes dhe vështrova i lebetitur. Duratrokitje dhe qetësi. Çudi i thashë vetes. Edhe ata spektator që shqyen dyert dhe i gjakosën duart nuk ndiheshin më. Ritmi i dramës, mesazhi që përcillte, dhe loja e akatorëve e kishin zëvendësuar policinë dhe Gardën. Spektatorët ishin bërë “gjingja”.
Gjatë dy orëve të shfaqjes Kujtim Spahivogli vrapoi si në një garë atletike. Foli e foli më zë të ulët, por kurrë nuk u rrëmbye me aktorët. Kur pas shfaqes së dramës “Një shok i klasës sime” sipas traditës të gjithë aktorët të zënë dorë për dore u përulën përpara spektatorëve Kujtim Spahivogli nuk doli. Në sallë u dëgjuan zëra. Kujtimi! Kujtimi! Dhe doli Kutim Spahivogli. Duratrokitjet u kthyen në stuhi. E mora vesh. Spektatori e ndjente se pas dramës dinjitoze ishte ai i madh Kujtim Spahivogli. Paska pasur të drejtë që ai djersiti dhe u mundua gjatë shfaqjes së dramës thashë me vete.
Me ato që sjell në mendje Kujtim Spahivogli, megjithëse nuk pati jetë të gjatë, në artin dramatik, ai për fat e gëzoi lavdinë e tij. E ndjente që ishte dikushi. Prandaj punonte fort.
-Por lexusi i thjeshtë do të pyes se çfarë e lidhte Kujtim Spahivoglin me Gardën e Repubikës?
-Një gjë fare e thjeshtë në pamje. Drama “Një shok i klasës sime” u shfaq për publikun gati dy muaj me rradhë. Por qëllonte që biletat nuk shiteshin. Jo gjithnjë kishte skena me shqyerje dyerësh dhe me thyerje xhamash të dritareve. Siç e thoshin kolegët e Kujtim Spahivoglit ai nuk e duronte dot dhënien e dramës me sallën pjesërisht të mbushur me spektator. Ishte “dramë” për të. Meqënse regjizori kishte njohje me kuadraot e Gardës në raset kur biletat nuk shiteshin ai i kërkonte komandantit të Grdës, që gardistët civil të futeshin pa bileta në sallën e Akademisë së Arteve (Organika e Gardës ishte me 1000 vetë). Për Kujtim Spahivoglin kishte rëndësi që të kishte shikues në sallë, qofshin këta dhe gardist të cilët vinin nga malet dhe nuk e kishin idenë se ç’ishte drama. Ndonjë as film nuk kishte parë. Këtë e bënte jo vetëm me dramën “Një shok i klsës sime”, por dhe me ndonjë pjesë tjetër teatrale. Në kafenë e pastër të Gardës, ku vinte dhe pinte kafe Kadri Hazbiu, vetë Kujtim Spahivogli ulej dhe pinte me aktorët kafe dhe ndonjë gotë fërnetë, e cila ishte e preferuar në atë kohë. Mbante lidhje miqësore me ata ushtarak të Gardës të cilët ishin profesionist. Në bazë të një marrveshjeje i merte mjeshtrat e Gardës për të aftësuar aktorët në përdorimin e shpatave, të karatesë, të mbajtejës së pushkës e të marjes së vijës së shënimit. Kujtim Spahivogli u kërkonte aktorëve që të ishin “përbindësha”. Të mësonin gjithçka jashtë skenës e të shkëlqenin përpara spektatorit në sallën ku jepej drama.
Shumë vite më vonë kur Kujtim Spahivoglin e kishin larguar nga arti dhe e kishin sikterrisur puntor në Fier, por dhe më vonë kur ai kishte vdekur e kam kujtuar në Gjirokastër në një shfaqje, ku mori pjesë dhe Bekim Fehmiu nga Kosova. Në fund të shfaqjes regjizori gjirokastrit e pyeti Bekim Fehmiun për mbresat që atij i la loja e aktorëve gjirokstrit? Mirë, mirë u përgjigj Bekim Fehmiu. Por nuk shkonte kur njëri nga aktorët gjatë interpretimit e pinte cigaren dhe tymin e duhanit duke lëvizur nëpër skenë e shkundëte në qilimin e shtruar. Po sikur qilimi të merrte zjarr!
Në arkivin e dosjeve për arsy ligjore nuk munda ta tërheq dot dosjen e Kujtim Spahivoglit.
-Pse? Apo nuk egziston kjo dosje?
Dosja ekziston. Natyrisht që është një thesar. Por dhe pa shfletuar dosjen grimcat që mblodha gjatë kohës kur shfaqej drama “ Një shok i klasës sime” më mjaftojnë për të kuptuar humnerën ku e gremisën regjizorin e madh. Kur regjizori delte nga Kisha e Shën Prokopit[ky emër qe shumë i preferuar në ato mote] së bashku me të fejuarën Vllasova Musta të gjithë tiranasit kthenin kokën. Natyrisht që kishte dhe ndonjë mërmërimë. Kujtim Spahivogli është fejuar me poeteshën Vllasova Mustën e cila është disa vite më e vogël se ai. Vetëm ky “cen” e dëmtonte biografinë e artistit me emër. Askush nuk e dinte se Kujtim Spahivoglit po i hapej varri, ku brenda do ta hidhnin të gjallë. Kujtim Spahivogli e ndjente dramën që po thurej për të. Unë isha i ri dhe e kam të fiksuar një detaj. Kujtim Spahivogli po pinte kafe në Akademinë e Arteve me një dy miq të tij, të cilët unë nuk i njIhja. Edhe unë kisha shkuar për të pirë ndonjë konjak “Skënderbeu”. Kur kalova ngjitur me tavolinën e Kujtim Spahivoglit ai u tha miqëve të tij një frazë që më mbeti në mendje: “Milingonat e rrëzojnë lisin e madh”. Po kush ishin milingonat?. “Jagot” që po intrigonin dhe atë do ta çonin në ferr.
-Ju përmendët Vaçe zelën. A ka luajtur më Vaçe Zela në dramë tjetër veç asaj? Sigurisht me aq sa ju keni ndjekur?
Nuk e di nëse Vaçe Zela ka luajtur në ndonjë dramë tjetër. Por në rolin e saj të spikatur “Një shok i klasës sime” ajo shkëlqeu. Pas kaq motesh mua më duket sikur personazhin e dramës Kujtim Spahivogli e kishshte shkruar posaçërisht për këngëtaren e madhe Vaçe Zela. Nuk do ta harroj kurrë një pamje kur drama ishte shfaqur. Përpara sallës së Akademisë nga ana e bulevardit Vaçe Zelën e rrethuan spektatorët dhe e duartrokisnin. Nuk e shikoja dot këtë skenë dhe u ngjita në një bordur. Në mes të spektatorëve Vaçe Zela mu duk si një zambak i bardhë. Ç’lumturi! Kitarën aktorja e dramës “Një shok i klsës sime” Vaçe Zela nuk e hiqte nga dora. Jam i interesuar të di nëse drama është filmuar. Më thonë se po. Do të shkonte për një dokumentar kushtuar regjizorit të papërsëritshëm Kujtim Spahivogli.
Drama “Një shok i klasës sime” me autor Kujtim Spahivoglin më vuri në mendime.
-Pse pikërisht kjo dramë? Ju në Akademinë e Arteve keni parë shumë drama?
Sepse ka shumë rëndësi memoria e një qyteti, fshati, rruge,mali a fushe. Prandaj shtrohet me forcë të madhe që të ruhen godinat e artit,vendet ku janë zhvilluar ngjarje historike, qoftë për një dramë,film, këngë,apo për një aktor që është sëmurur gjatë punës për xhirimin e një filmi. Janë të domosdoshme bustet, pllakatat, mbishkrimet e takimet përkujtimore. Mbase ka ardhur koha që pikërisht tek Akademia e Arteve të Bukura të vendoset një bust për regjizorin Kujtim Spahivoglin. Jeta fluturon. Kryeqyteti po mbushet me kulla që po pushtojnë qiellin,por ato s’kanë asnjë vlerë përpara një salle të dikurshme teatari ku kanë intepretuar Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Naim Frashëri e të tjerë. Le të ngjajë me një “kasolle”fshati.
Vendet me histori janë monumente që duhen ruajtur. Duke hyr këto ditë tek Akademia e Arteve në kërkim të ndonjë detaj të ri për Kujtim Spahivoglin në bisedë me një student nga Prizreni solla në imagjinatën time një ngjarje që lidhet me filozofin e Kosovës Ukshin Hotin,të cilin e kanë zhdukur serbët dhe nuk po i gjenden eshtarat. Axha i Ukshin Hotit, Abdurrahimi,që shkurt i thërrisnin axha Selë në vitin e fundit të jetës u sëmur rëndë. Nëra nga mbesat cdo ditë i lexonte tek koka e krevatit një këngë të gjatë. Axha Selë e dëgjonte dhe e falenderonte të mbesën. Para se të vdiste ai i tha të mbesës se atë ditë që do ta shtinin në dhe në varrezat e Krushës së Madhe e mbesa t’ja lexonte këngën që atij ja kishin lehësuar dhimbjet. Këngën ta dëgjonin të gjithë miqtë dhe dashamirët e famijles Hoti. Dhe kështu ditën që axha Selë vdiq dhe po zhvillohej ceremonia e varrimit e mbesa nxjer bllokun e trashë dhe donte që ta lexonte sipas amanetit këngën kushtuar Axhës Selë. Por ati i saj dhe organizatorët e varrimit nuk e lejuan. Kënga e gjatë nuk mund të lexohej dot në një ceremoni të shkurtër. E mbesa mbeti pa fjalë. Por i punoj mendja. Ajo e mori bllokun ku kishte shkruar këngën dhe ja futi axhës Selë në pallton e re brenda arkivlit. Dhe arkivoli u mbyll. E mbesa e axhës Selë u rrit. Kur ajo mbaroj studimet në Prishtinë u kujtua për “poemën” e cila u varros bashkë me axhëb Selë. E mbesa tentoj disa herë që ta rishkrauaj këngën kushtuar axhës por kjo qe e pamundur. Ajo sa herë që shkonte në varrezat e Krushës shkonte dhe tek varri i Axhës Selë. Aty ishte dhe libri i saj që mbeti pabotuar.