Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami: Tri konventat jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll
KONVENTA E PARË 28 XI 1933
(DOKUMENTI GJINDET NË: DASIPB. Përfaqsia në Turqi F. 19/1934)
Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve nga ato treva, që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti edhe në shtetin e sllavëve të jugut, që quhej Jugosllavi, temë kujdestare patriotike, religjioze dhe politike dhe, mbi të gjitha shtetërore gjatë periudhës 1918-1941. Shpërngulja do të provohet të propagandohet sidomos nëpër Evropë si çështje «religjioze myslimane». Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e religjionit isalam ishte në përqindje absolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset, në mënyrë që të përseitet si thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1” kishte ngjarë më 1877. Atëbotë 714 katunde dhe 6 qytete ishin rrënuar për 26 ditë deri në njeriun e fundit. Pra, serbët filluan të provonin që shembullin e Toplicës ta zbatonin tash në Kosovë si dhe në Krahinën e Pollogut. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore, e cila ishte permannente.
Po cilët faktorë e pengonin këtë planifikim parafashist serb? Në rend të parë, dashuria e shqiptarit për dheun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët, por dashurinë për vatrat e veta shqiptari dinte edhe ta shfaqte, thënë më saktë, ta mbronte me fuqinë e traditave dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Pikërisht për këtë qëllim, më 1 maj 1918, në Shkodër do të themelohet Komiteti: Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kjo organizatë politike, sipas programit themeltar të saj, do të mobilizohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serb të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica, siç dihet nuk mungoi, kudo që tokat shqiptare ishin të okupuara, kudo që ujit i thuhej ujë e bukës bukë.
Njëkohësisht, edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët e trojeve që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovne, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar sikundër aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës Turke, pothuej se 75% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në shërbim të kombit, dhe më 28 Nëbtor 1912 shpalli pavarësin e trojeve shqiptare në Vlorën heroike.
Në anën tjtër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e bëri punën e vet, për faktin se në Turqi fryma KEMALISTE i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset shqiptare prej vitit 1923 ishin mbushur me sekte fetare islame të këndeve të ndryshme. Ato sekte në Turqi ishin rreptësisht të ndaluara. E ata që u përkisnin sekteve fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe, çka i dedikonte prijësi, e zabtonin myhybët (antarët). Edhe çështja e fésit (çështje e imtë zakoni, që në Turqi ishte i ndaluar me ligj-Hb) ishte një gur i vogël në themelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë myslimanë, që të refuzojnë shpërnguljen në Anadoll.
Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik, e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërrmuese e ylemave muslimanë kishte përhapur porosi që femra shqiptare e religjionit islam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t e të merr PASAPORTË të “shkaut mizor”.
Të gjitha këto adete, në një farë mënyre e plotësonin MOZAIKUN e kundërshtimit me armë që drejtonte Komitreti i Kosovës, më një anë, dhe kundërshtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve“ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Që të jemi sa më të saktë në histori, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj, e titulluar “HAK” (E DREJTA). Gazeta botohej me shkronja arabe, sepse shkronjat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por “HAK” për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stërgjyshore”!
Mu për këtë shkak qeveritë e Beogradit, do të provojnë shpërnguljen edhe me djegie të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921 – 1933; do të provojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskoc dhe Nikshiq 604 familje shqiptare; do të provojnë edhe me sulmet nëpër xhamia për ta FRIKËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë edhe me detyrimin e rekrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrënimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishtjen e varreve; do të provojnë me rritje të jashtëzakonshme të taksave.
E megjithatë, asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t`i kanaqte politikanët e Beogradit. Prandaj, në vitet tridhjetë të shekullit XX do të provojnë të lidhin marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në ANADOLLI. Këto marrëvehje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përsëritë “Toplica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale (1912-1918); 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX.
Kësaj radhe do t` i botojmë për herë të parë, dy marrëvehjet, me të cilat Mbretëria Jugosllave provoi për t`i shfarosur shqiptarët nga kjo pjesë e Shqipërisë Etnike, që e kishte riokupaur, më 1918.
MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO – TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË TURQI
28 XI 1933
Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjën e Lozanës 1923, me të cilën Greqia e largoi me detyrim çdo familje muslmane në Turqi. Ja teksti integral, të cilin deri tash opinioni i gjërë shqiptar nuk ka mësuar se ka ndodhë:
“Duke patur parasysh në mënyrë konsullare dhe definitivisht të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:
Neni I
Duke shqyrtuar kërkesat reciproke të dy shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllavë ia kalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.
Neni II
Pushteti jugosllavë do t’ia paguej borxhin Pushtetit turk shumën prej 17 milionë dinarësh në këtë mënyrë:
a). 7 milionë kredi në Bankën popullore të Jugosllavisë, më 5 prill 1934, në emër të pushtetit Turqisë, për të blerë mall; e shuma e përmendur nuk do të hynë në sistemin e kompensmimit, evnetualisht të tregtisë në mes dy shteteve;
b). 10 milionë në TREZOR (Bankë), prej nga 5 milionë do të paguhen më 5 prill 1935, dhe 5 milionë do të paguhen më 31 dhjetor 1935.
Neni III
Për këtë kontratë janë përshtatur të gjitha kërkesat egzistuese në mes dy vendeve kontraktuese si dhe të qytetarëve të njerit nga dy Vendet në mes Pushtetit të Vendit tjetër që rrjedhë nga MASAT e vërtetuara për pasuritë e patundshme të përshkruara sipas ligjeve të Reformës agrare, të kolonizmit, si dhe pasuritë e braktusura fshatare shqiptare.
Neni IV
Duke u nisur nga data e kësaj kontrate, Pushteti jugosllavë do të përpiqet që t`i merr në të ardhmen PASURITË, të drejtat dhe interesat që u takojnë qytetarëve turq në territorin e Jugosllavisë, ashtu që këto pasuri të drejta dhe interesa t`u vihen në dispozicion, dhe Pushteti turk, të angazhohet nga ana e vet, që t`ua lejojë lirishtë qytetarëve jugosllavë pasuritë dhe të drejtat, që do t`i kanë në territorin turk, të kanë vlerë të njëjtë.
Neni V
Kjo kontratë do të vërtetohet dhe vërtetimet do të këmbehen në Ankara. Kontrata do të hyjë në fuqi në të njejtën ditë me vertetimin e saj.
E bërë në Beograd, në dy kopje në frengjisht, më 28 Nëntor 1933.* (DASIPB, Përfasia në Turqi, F. 19/ 1934)
(L.S.) Bogolub D. Jeftiq d. v. (L. S.) Dr. T. Rushti Beg d. v.
Shtrohet tash pyetja: a i ka marrë paratë e sipërtheksuara Republike e Turqisë nga Jugosllavia parafashiste? Përgjigja (kemi argumnete-HB) është se kjo ishte hera e dytë, që Stambolli, praktësisht Ankaraja, merrte para nga Serbia ( hera e parë më 1878 për pronat e muhaxherëve shqiptarë të Sanxhakut, Nishit-SHIPNISË MOÇME, në të cilën trevë 714 katune dhe 6 qytete shqiptara Padishau me tradhti ua la në “pronësi serbëve dhe fallangës krishtere evropiane, sepse nga 614 oficerë të lartë evropianë, 26 prej tyre luaftuan në anën e serbit si komandues dhe instruktorë të shfarosjes për popullsje sepse ushtria turke me kohë ishte larguar. Në rastin e dytë, Mbretëria Jugosllavia ,më 28 nëntor 1933, në 10 vjetorin e Marrëveshës Lozanës (1923), po kryente pazarin e dytë për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale, pasi që nuk kishte mundur t`i shfarosë me të gjitha ato metoda mizore që i cekëm më lartë.
E si historian, e shtroj pyetjen: Ku janë dhe si janë harxhuar ato para (17 miliomnëshe)?!!!). Përgjigju TURQIA “MIKE”, ngaqë edhe Ti ke bërë pazare me një pushtt xhelat mbi kurrizin e një populli, që nuk është as sllav, as turk, por është populli më i lashtë i Ballkanit.
Populli kurrë nuk gabon dhe ai përjetësoi në këngë tradhëtinë nga pezmi i madh:
-Baba mbret, mos ma shit Kosovën!
Ma shite Nishin e Kushumlinë,
Ma shite Ulqinin, Palvën e Gucinë, (1877-1881)
Don me më shitë edhe këtë trohë Shipninë?!(1912-1913).
Meqë kjo Marrëveshje (28 Nëntor 1933), nuk pati jehonë kolektive që shqiptarët ta pranonin, edhe për faktin se donin të DININ SE pse u ishet vrarë LIDERI i TYRE Hasan PRISHTINA në Selanik (1933), me hjekësi (agjenturë), shqiptarët as që do të mendojnë të dorëzohen, e t` ia lëshojnë Serbisë trojet e veta stërgjyshore. Pra, pazari i 28 Nëntorit 1933, ishte i njëanshëm dhe shpresohej në Beograd që të rrealizohej për gjashtë vite. Nuk ndodhi ekzodi masiv. Dhe me që pagesa e shpërnguljes prej 17 000 000 Dinarë KREDI, duke shitë shqiptarë, nuk solli sukses, “as për turkun e as për shkaun”, me pëlqim të dy palët ndryshuan kurs politik. Pra në vijim Jugosllavia dhe Turqia nuk do ta përdorin modelin Rumun të shpërnguljës të njëanëshme, por do ta zbatojnë modelin Turko-Grek të vitit 1923, për këmbim të popullsisë. E për këtë pazar të radhës, në njerën anë ishin 1 000 000 shqiptarë të religjionit musliman të okupuar nga Jugosllavia, e në anën tjetër, ishte një koloni serbe në Stamboll me 16 shtëpi, që duhej këmbehej! Që do të thotë, se Turqia dhe Jugosllavia e barazonin një serb të STAMBOLLIT me 10 mijë shqiptarë të Shqipërisë! Dhe Turqia ka kurajon e na thotë ne shqiptarëve: POPULL VËLLA (!). Pra, Mbretëria Jugosllave i shpërngulëte 1.000.000 shqiptarë dhe si kundërvlerë i parnonte 16 shtëpi serbe (100 qytetarë serbë) nga kolonia serbe e Stambollit, të cilave Padishahu ua lejoi shkollën serbe më 1868 në Stamboll, ndërsa 2.380.000 shqiptarëve në trojet e veta etnike ua ndalonte arsimimin shqip! Bile, edhe Alfabetin Kombëtar Shqiptar të Manstirit (1908), turku e dogji me urdhër të Valiut në Selanik 1910, dhe me urdhër të MYTESERIFIT në Edrene, publikisht më 1911.
Teksti i përkthyer nga frengjishtja i Marrveshjës (KONVENTËS) së re Jugosllavo-Turke 1934:
MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO -TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934*
*(DASIPB-Përfaqsia në Turqi, F.19/1934)
Ky dokument është një kopje strikte e Konventës Llozanës nga viti 1923, si model ideor, për këmbim të popullsisë në mes Jugosllavisë dhe Turqisë. Por shumë shpejtë, kur Jugosllavia nuk pati çfarë popullsie të merr nga Turqia, përpos atyre 16 familjeve nga Koloia e Stambollit, pa u tharë ngjyra, filluan pazaret e tjera të njëanëshme dhe çështja u PASTRUA. Ishte pra fjala për shpërngulje me detyrim të popullsisë shqiptare nën robërinë jugosllave.
Se për çka ishte bërë kjo Konventë më 1934, fletë vet përmbajtja e dokumnetit, nëse analizohet me parime shkencore të heuristikës (e kam zbuluar më 1977 në DASIPB, Përfaqisa jugosllave në Turqi) dhe hermeneutikës, që do të thot sa më shumë informata për domethënie të brendëshme të dokumentit. E për çka është bërë kjo Marrëveshje (Konventë), më së miri flasin tri (3) fjalë që figurojnë në të. Është fjala për “këmbim dhe vendosje të qytetarëve në mes palëve kontraktuese”. Së dyti, “LIRIMI NGA SHERBIMI USHTRAK i atyre shqiptarëve që largohen në shtetin tjetër kontraktues”. Së treti, më 1933 Turqia dhe Jugosllavia lidhin marrëveshje që e para (Turqia) t i ketë 17 milionë dinarë kredi pa kthim nga Jugosllavia, si kompensim për kolonistët sllavë të pronës së shqiptarëve që u mbetej në trevat e veta, pas largimit të tyre. Bile ishte theksuar në Beograd, se ato para janë të Finacimit të “kolonizimit agrar”. E, edhe “zogjët e malit” e dijnë se për çfarë “reforme” ishte fjala në Jugosllavinë parafashiste.
Pra, për të gjitha pazaret jugosllavo-turke, që janë bërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Jugosllavi, një ditë Turqia KEMAJLISTE (Republika e nderuar e Turqisë) duhet t` u kërkojë falje publike shqiptarëve.E kjo kërkesë nuk vjen nga asnjë urrejtje, por e imponojnë dokuemnetet e zbuluara, sepse vetëm ZOTI i plotëfuqoishëm dhe lufta ANTIFASHISTE Nacionalçlirimtare (1941-1999), na ka shpëtuar si pjesë e kombit, që një ditë aspiron të bashkohet siç ishte i bashkuar për pesë mijë vjet, që i njeh arkeologjia dhe historia.
Pason botimi i KONVENTËS DYTË (1934) në shkallë integrale për herë të parë:
“Në kohën e vizitës të bërë në Ankara nga Ekselenca e tij Zotëri Bogolub Jeftoviq, ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë, Kontrata e dy vendeve mike është vendosur të sjellë relacione reciporke elementare për të cilat ata kanë qenë të ndaluar gjer tani dhe të veprojnë me këtë rast në konkludimin e shpejtë të marrëveshjeve të tregtisë, VENDOSJES, eskteritorialitetit dhe gjyqeve.
Në pajtim me këtë vendim dhe si vazhdim për KËMBIMIN e ideve me këtë rast në mes Sekretarit gjeneral të Ministrit P. Jashtëme të Republikës Turqisë, ekselenca e tij Numan Bej, dhe ministrit të Jugosllavisë në Ankara-Jeftoviq, Delegati Mbretëror i Jugosllavisë ka nderin të dërgojë me këtë një PROJEKT të KONVENTËS së VENDOSJES popullsië shqiptare në Turqi. -HB).
Përpiluar në Ankra më 24 VI 1934
MBRETËRIA E JUGOSLLAVISË DHE REPUBLIKA E TURQISË E KOPJOJNË MARRËVESHJEN E
LOZANËS (1923) për KËMBIM POPULLSIE MË 1934*
*(DASIPB, Përfaqisia në Turqi F. 20/1934)-Ja TEKSTI nga origjinali
Madhëria e Tij Mbreti i Jugosllavisë me një anë dhe Kryetari i Republikës Turqisë në anën tjtër i shfrytëzuar nga DËSHIRA që t` i rregullojë kushtet e VËNDOSJËS së qytetarëve jugollavë në Turqi dhe qytetarëve turq në Jugosllavi, kanë VËNDOSË të bëjnë një KONTRATË dhe kanë emëuar me këtë rast si fuqiplotë: Madhëria e tij Mbreti i Jugosllavisë dhe Krytrai i Republikës së Turqisë pasi që të jetë komunikuar fuqiplotësia e saj përkatëse sipas ligjit, t`i përshtatin dispozitat vijuese:
DISPOZITAT GJENERALE
Pika e parë
Çdo dispozitë e Konventës së tanishme në lidhje me kushtet e VENDOSJËS, të zbatueshme për qytetarët dhe për lidhjën e njerit nga Palët kontraktuese është e varur me kusht të posaçëm dhe anasielltas me palën tjetër.
Pika e dytë
Shtetasit e seicilës palë kontraktuese me të njejtat kushte sikur shtetasit të kombit më të favorizuar do të kanë në territorin e tjetrit të drejtën e blerëjes që të POSEDOJË dhe të shes të gjitha llojet e pasurisë, mobileve dhe pasuri të patundëshme përveq të atyre të parapara me legjislacionin përkatës, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e vendit.
Ata do të mundin, me të njejtat kushte sikurse nënshtetatsit e kombit në fjalë, të disponojnë lirishtë për blerëje, shitje, trasfer, kurorëzim, testament, trashëgimi me të gjitha mënyrat.
Ata nuk do të ngarkohën me rastet e lartë përmendura me tatim, taksa ose tatim në të ardhura, me disa emërtime tjera që të janë ndryshe ose më të ngritura se sa të atyre që janë ose do të jenë të vëndosura për kombësitë ose shtetasit e nacionalitetit vendor.
Pika e tretë
Shtetasit e seicilës Palë Kontraktuese do të kanë të njejtat të njejta si shtetasit vendor në territorin e tjetrit, që të kryejnë punët në pajtim me ligjet dhe rregullat e vendit për të gjitha llojet e prodhimit indistriual dhe të mundësisë tregtimit dhe t` i ushtrojë të gjitha mjeshtritë dhe profesionet e ndryshme.
Pika e katërt
Shoqatat tregtare, industriale dhe finansiare, nënkuptpohet se për trasport dhe sigurim social në mnyrë të rregullt vëndosin në territorin e njerës palë dhe tjetrës.Tregatër do të bashkëunojnë në mes bvedi.
Çdo gjë që ka të bëjë me konstituimin e tyre, kapacitetin dhe të drejtat e tyre, do të trajtohen sipas ligjit nacional.
Shoqatat e përmenduara do të kanë të drejtë që shoqatën e kombit vendor ta bëjnë tregtinë dhe industrinë e tyre në territorin e palës tjetër kontraktuese, me kusht që t` u nënshtrohet ligjeve dhe rregullave që janë ose do të janë në fuqi në atë territor.
Këto shoqata do të kanë të njejtat të drejta sikur shoqatat e vendorëve, në kuadër dhe nën veçantitë legjislative të vendit, që të blejnë të gjitha llojet e pasurive, të tundëshme dhe të patundëshme të nevojshme për funksionim, duke nënkuptuar se këto blerëje nuk kanë qëllimin e shoqatave.
Pika e pestë
Nënshtetasit e njëres palë Kontraktuese nuk do të u nënshtrohen në territorin e tjetrës palë sipas ligjeve në lidhje me shërbimin USHTARAK. Ata janë të liruar nga të gjitha shërbimet dhe obligimet e sherbimit ushtrak.
Pika e gjashtë
Shtetasit e seicilës palë kontraktuese nuk do të mundën në territorin e palës tjetër , të janë të shpronësuar nga pasuria e vet ose t` u ndalohet përkohësisht shfrytëzimi i pasurive të veta për shakqe legalisht të marrura në përdorim publik dhe vetëm nëse dëmshpërblimi u paguhet popujve. Asnjë shpronësim nuk do të bëhet pa publikim të mëparëshem.
Pika e shtatë
Për vëndosjen në territorin e njerës Palë Kontraktuese si dhe për kryerjen dhe për ushtrimin e punëve të tregtisë, industrisë, profesionit të adpotimit ose çdo aktiviteti tjetër të çfardo natyre, shtetasit e Palës tjetër kontraktuese, nuk do t` u nënshtrohen taksave (tatimeve dhe të drejtës doganore) të shlyen taksat për derisa ato të janë analoge me tatimet ose taksat tjera të ngashme, të ndryshme ose më të larta se ato, që janë valide për shtetasit vendas.
Shtetasit e njerës Palë Kontraktuese, që për shkak të çfrado okupimi, kalojnë dhe vendosen në territorin e palës tjetër kontraktuese nuk do të ngarkohen me kurrfarë tatimesh as doganash për një kohë të caktuar derisa këto të bëhen analoge me tatimet ose taksat e ngjshme me ato të shtetasëve vendas-sipas dispozitave që janë në fuqi.
Pasuritë, të drejtat dhe interesat e shtetsëve të njerës nga Palët kontraktuese, që gjinden në territorin e Palës tjetër, nuk do të i nënshtrohen kurrafar tatimi, taksash direkte ose indirekte, më tepër se pasuritë, të drejtat dhe intresat e shtetasëve vendas, lidhur me blerëjen, posedimin, trasferin, ndryshimin ose trashëgiminë e pasurive.
Nënshtetasit e Palëve kontraktuese do të EKSPORTOJNË lirisht pordhimiet e pasurive të tyre dhe vetë pasurive, sipas dispozitave legale ligjore që janë në fuqi. Ata nuk konsiderohen si të huaj dhe nuk do të paguajnë tatime ose taksa të tjera më të larta se ato që do t` i paguajnë shtetasit vendas.
Pika e tetë
Asociacionet komercilae, industriale ose finansiare, sikurse edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë konstituar në pajtim me ligjet e njerës Palë Kontraktuese sikurse kushtet e parapara në pikën PESË, vendosen në territorin e Palës tjtër, ose aty i kryejnë aktivitetet e tyre duke mos iu nënshtruar kurrfarë takse (dogane) do të janë të barabartë sikurse vendasi.
Të njejtat dispozita do të aplikohen me degët e agjencive ose forumeve tjera në lidhje.
Pala Kontraktuese e cila në kushtet e parapara me pikën 5 janë të vendosur në territorin tjetër ku i kryejnë punët e tyre, mbasi të mirren vesh që seicila palë e këtyre shoqatave të mos gjindet në territorin e kësaj Pale dhe degëve të përmdnura të agjencive ose firmave, të mos TATIMOHEN për kapital realisht të investuar në territorin e kësaj Pale ose në brneficionet dhe rikthimet që i kanë realisht. E këta mund të shërbejnë për vlerësimin e kapitalit të firmës, por në lartësinë e tij nuk mund të ndryshohet ose vëndoset asgjë.
Pika e nëntë
Në qoftë se Qeveria e njerës palë kontarktuese bën përjashtimin e tatimeve të çfarëdo natyre, këto përjashtime bëhen edhe për qytetarët e palës tjetër, të vëndosur në territorin e saj –njësoj si shtetsit dhe asiciacionet vendase.
Kjo dispozitë nuk do të vlejë për asociacionet e themeluara nga shteti.
Pika e dhjetë
Taksat, tatimet, të drejtat doganore, shlyerjet e tatimeve etj të parnuara me matrerien e pikave 8 dhe 10 duhet të jenë analoge me tatimet ose ngarkesat e tjera të ngjashme, të tatimuara nga administrata provinciale dhe lokale për shtetasit e palëve kontarktuese, dhe nuk mund të jenë më të larta se ato që i kanë shtetasit vendas.
Pika e njëmbdhjetë
Asnjë truall ose akontacion i veçant për nevoja lufte, që nuk kërkohet me ngulm nga të gjithë të huajt, nuk mund të kërkohet nga shtetsit e palës tjetër kontraktuese, të vendosur ose që zhvillon aktivitetin e vet në territorin e palës tjetër kontarktuese.
Dispozitat përfundimtare
Pika e dymbdhjetë
Kjo Konventë hyn në fuqi një muaj pas shkëmbimit të dokumneteve të ratifikimit dhe zgjatë tre vjet. Në qoftë se Konventa nuk abrogohet nga njera ose tjetra palë kontraktuese së pakur 6 muaj para kalimit të periudhës së lartëpërmendur, ajo do të jetë në fuqi deri në abrogimin e saj ose gjashtë muaj pasi ajo t` i abrogojë vetë veprimet e saj.
Konventa do t` i shtrohet RATIFIKIMIT e dokumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Beograd dhe menjëherë do të zbatohet. Sipas kësaj fuqiplotët në fjalë e kanë nënshkruar këtë Konventë.
Ankara më 24 VI 1934 në dy kopje.
DISA DILEMA TË PANJOHURA DERI ME SOT RRETH DOMINIUMIT DHE IMPRIUMIT
LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA
MBI INTRRPRETIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KONVENTËN PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË*
*(Dokumneti gjindet në DASIPB.Legata në Turqi F. 20/1934)
Konsullata e përgjithshme e MPJ të Jugosllavisë, sekret nr. 54, Marsej, më 30 VI 1934
Legatës Mbretërore në Ankara
“Me letren e vet, rez. Nr. 284 të k.m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t`i sqarojë dispozitat KALIMTARE të Projektit të Konvetës mbi VENDOSJEN midis Turqisë dhe Jugsllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e P. të J.të mund ta fillojë zgjidhjen e kësaj çështje.
Kam nderin t` i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:
1.-MPJ e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit Stambollit, të datës 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka hy në fuqi (nuk ka qenë aplikuar).
2.- Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit Sen Zhermenit (1919), por Traktati i Stambollit (1914) nuk ka HY NË FUQI, sespe nuk është bërë këmbimi i INSTRUMENTEVE të RATIFIKIMIT (e instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit-hb). Pas Luftës Dytë Ballkanike (korrik gusht 1913-Hb),Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e KUFIJËVE të ish territoreve të Perandorisë Otomane, sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit. Madje, edhe çështjet politike ( ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na e ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjen e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfarë dispozitash të tjra. Prandaj, as Mbretëria e Serbisë, as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, NUK KANË KURRFAR AKTI JURIDIK, me të cilin Turqia do ta pranonte LËSHIMIN E ISH-KRAHINAVE TË PERANDORISË OSMANE, e që JANË TASH në përbërjëe të Mbretërisë Jugosllavisë. Rrjedhimisht, NUK EKZISTOJNË AS DISPOZITAT QË DO T` I RREGULLONIN MIDIS NESH e TURQISË ÇËSHJTET TJERA që dalin nga LËSHIMI I TERRITOREVE që do të thot DOMUNIUMI ( Çështjet e pasurive) dhe IMPERIUMI ( Çështjet e persoanev). E çështja e pasuive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit të kaluar (1933) pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë, duhet të zgjidhet edhe çështja e PERSONAVE. (E ky spjegim diplomatko juridik i çështjeve ndërkombëtare, tregon se Jugosllavia dhe Turqia po bënin tregti me një popiull që nderkombëtarisht nuk u takonte, sepse de jure shqiptarët do t` i takonin Shqipërisë që ishte antare e Shoqatës Kombeve nga viti 1921-hb).
3. –Në projektin e Konventës mbi vëndosjen- dispozitat kalimtare-janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e trerritoreve të ish –Perandorisë Otomane, që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugsollavisë. Është zgjidhur çështja e “shtetasëve kontestues” –të krishterëve të këtyre territoreve të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Për këta është paraparë opcioni (zgjidhja e lirë). Turqirt, të vëndosur tash në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, brenda afatit të caktuar, mund të zgjidhin dhe mund të shpërngulën në Turqi. Dispozitat që kanë të bëjnë me MUSLIMANËT në Serbinë Jugore janë në frymën e nenint 55 të Ligjit mbi nënshtetësin. Ndryshimi është vetëm për aq që SHPËRNGULJA e MUSLIMANËVE nga Serbia Jugore, sipas projektit të Konventës, për të cilën është fjala, nuk është më akt i njëanshëm. Në cilsinë e Konzullit të Përgjithshëm në Stamboll kam marrë QENDRIM se një MUSLIMAN NGA SERBIA JUGORE MUND TË KONSIDEROHET I SHPËRNGULUR, kur i plotëson të gjitha kushtet nga neni 55 i Ligjit mbi shtetësinë dhe kur nga autiritetet konsullare turke në Mbretëri e merr vizën e shpërnguljes, në bazë të cilës nga autiritetet turke e merr NUFUSIN (Vertetimin për nënshtrtësi). Autoritetet tona në Jugosllavi i kanë zbatuar dispozitat e nenit 55 mbi nënshtetësinë duke konsideruar se shpërngulja është akt i njëanshëm dhe për këtë arsye janë shfaqur mosmarrëveshje, sepse shumë muslimanë nga Serbia Jugore, kanë marrë viza të RREGULLTA nga autortetet konsullare turke në Mbretëri në pasaportat EMIGRUESE të lëshuara nga ana e autoriteteve tona. Këta muslimanë, nuk kanë mundur ta MARRIN NUFUSIN dhe të mbeten shtetas turq. Në qoftë se Qeveria tyrke i pranon porpozimet që i përmbajnë dispozitat kalimtare të Konventës mbi vëndosjen, shpërngulja e musliamnëve nga Serbia Jugore, do të vazhdojë pa kurrfar pengesash, sepse nuk do të shfaqen mosmarrëveshje. Musliamnët nga Serbia Jugore, të cilët kanë ardhur në Turqi me pasaportat tona (Jugisllave-hb) emigruese dhe me viza turke të SHPËRNGULJES, janë bërë NËNSHTETAS të Turqisë. Në këto raste, shpërngulja është bërë me MARRËVESHJE TË HESHTUR. (EDHE KY KONSTATIM FLET PËR NJË TREGTI ILEGALE FASHISTE ME NJË POPULL TË PAMBROJTUR-HB). Prandaj, nuk duhet të shtrohet çështja e MUSLIMANËVE tashmë të shpërnguluar nga Serbia Jugire; mund të parashihet OPCIONI për musliamnët që gjinden në territorin e Turqisë së sotme si nënshtetas tanë (mulsiamnë që kanë pasaportat tona të rregullta për kalimin e kufirit). Muslimanët (ishin të gjithë shqiptarë dhe nuk kishin asnjë lidhje gjaku me turkun, por dëboheshin me dhunë shtetërore ose presione nga kolonsitët e armatosur, që shqiptarëve u jepinn AFAT 24 orë të largohen nga shtëpitë, kuptohet pasiqë nja 50 metra më largë kolonistit, ishin 12 ushtarë dhe 10 xhandarë të armatosur dhe e prtnin komandën për sulm ndaj familjes shqiptare-HB).
Kurrfar personash të tjerë nuk vijnë në KONSIDERIM për rregullimin e çështjes së shpërnguljës nga trritoret e ish Perandorisë Otomane.
4. Nenei 15 i Projektit të Konventës mbi vendosjen flet për “nështetasit kontestues”. Këta janë sllavë me prejardhje nga trritori i ish-Perandorisë Otomane, që tash janë në përbërje të Mbretërisë së Jugoslavisë, të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Turqit i konsiderojnë me të drejtë nënshtetas të tyre këta persona, sepse që para luftërave ballkanike ata janë vendosur në territorin e Turqisë së sotme, por shumë prej tyre e kanë marrë edhe nënshtetësinë tonë-kanë, pra, nënshtetësi të dyfishtë. Në shumë raste unë i kam shkruar Ministrisë se duhet të rregullohet çështja e “nënshtetasëve kontestues”. Në dispozitat kalimtare të Projektit të Konventës mbi vendosjen e kam përdorur shprehjen: “persona me prejardhje sllave”, sepse neni 55 i Ligjit mbi nënshtetësinë flet për “sllavët” nga Serbia Jugore. Pra, “persona me prejardhje sllave” ose sllavë mund të konsiderohen shprehjet ligjore dhe, në qoftë se nuk gaboj, edhe Traktati i Stambollit i përdorë këto shprehje.
Neni 15 i projektit të Konventës është aq i qartë sa nuk janë të nevojshme kurrfar shpjegimesh. Konzulli i përgjithshem..
Se Konventa që u prezentua më lartë ishte një PAZAR në mes dy shteteve me një popull që nuk ishte as turk e as sllavë, flet katerciprisht dokuemnti që më poshtë e prezantojmë. Fjala është se Konventa nuk pati mundësi të RATIFIKOHET, për shkak të kunderthënjeve dhe reagimeve shqiptare. Prandaj, duke pasë për bazë se Turqia dhe Jugosllavia nuk bazohen në drejtësi, por në politikë dhe forcë, do të dalin më 1935 me propozim konkret se fjala është për DEPORTIMIN e një populli (SHQIPTAR) në Anadolli, vetëm pse kishin forcë dhe shqiptarët nuk kishte ndonjë reagim, që me forcë ta ndalojë, sepse argumenti i forcës mungonte. Ja teksti i dokumentiti që e zbardhë qëllimin serbian në tërësi.
Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934 shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëdrim nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët.
Në botimin vijues, Konveta Jugosllavo- Turjke e 11 korrikut 1938, që nuk u ratifkua kurrë, por që Tito e parafoi si Konvdentë e KATËRT më 1953 me Fuad Kyprilin (MPJ) i Republikps Turke, pasoi me disa intriga të shekullit, të cilat OPINONI nuk i ka mësuar kurrë.
Në vijim do ta botojmë Konventën Jugosllavo-Turke (11 korrik 1938) dhe Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyrili mars 1953.