Akademik Prof Dr Hakif Bajrami: Përgatitjet për konventën e tretë jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi (Stamboll, 9 qershor – 11 korrik 1938)
MARRËVESHJA “XHENTELMENE TITO-KYPRILI (SPLIT 3 III 1953)
Pjesa e parë
1.KONFERENCA NDËRMINISTRORE PËR SHPËNGULJEN E POPULLSISË SHQIPTARE 1NË ANADOLL
1 tetor 1935
Posa mësuan se Jugosllavia është e disponuar t`i deportojë mbi një milion shqiptarë në Anadoll, por Turqia ka mundësi so KËMBIM t` ia ofroi Mbretërisë Jugosllave nja 16 familje sllave nga Kolonia e Stambollit, të dy palët do të fillojnë për të menduar për PAZARE të reja. Pazari i parë u akordua në Beogrda më 1 nëntor 1935. Kurse pazari turk o dakordua në Stamboll më 1 dhjetor 1935. Kështu filloi të ndërtohet rrieti i ri, as model rumun (shpërngule e njëanëshme 28 XI 1933) e as modeli grek (këmbim i popullsisë sipas Marrëvesjës 24 qershor 1934). Marrëveshjën e re duhej ngritur mbi baza fashiste të përdorimit të ushtrisë dhe xhandarmërisë, kolonistëve dhe kishës. Pra puna filloi më 1 nëntor 1935 dhe mbaroi më 11 korrik 1938. Argumnetet:
Procesverabal i Konferencës ndërministrore 1 XI 1935 në Beograd.
(Botohet për herë të parë në një gazetë)
Të pranishëm: nga MPJ –zotëri Ilija Milikiq, shef i Seksionit IV të Drejtorisë Politike; zotëri Milivoje Milikiq, këshilltar nga M.Bujqësisë; zotëri Vojisllav Magovçeviq, inspektor; zotëri Gjura Topalloviq, shef i Finasave; nga Gjeneralshtabi –zotëri Jovan Sokolloviq, kolonel Gjeneralshatbi; nga Mnistria e Finasave –Dushan Prokoviq, këshilltar.
Mungon: nga MPJ –zotëri Dushan Palliq, inspektor. Punimet e Konferencës i drejtoi: zotëri Ilija Milikiq. Pocesmabjtës: zotëri Jozho Llogra, sekretar në MPJ. Konferenca fillon punën në ora 18, 00.
Zotëri Ilija Milikiq i njoftoi të pranishmit se delegati i përherëshem mbretëror pranë Lidhjës së Kombeve ka pasur në Turqi bisedë me ministrin e PJ të Republikës së Turqisë, zotrëri Ruzhdi Aras, rreth shpërnguljës së popullsisë turke nga Rumnia, Bullgaria dhe Jugosllavia. Me atë rast, zotëri R. Aras theksoi se kohë më parë në Jugosllavi ka biseduar me ministrin e atëhershëm të PJ të Mbretërisë së Jugosllavisë, zotëri Bogolub Jeftiqin dhe se është arritur marrëveshja parimore që shpërngulja nga Jugosllavia të FAVORIZOHET nga ana e vednit tonë. Më tej, zotëri Ruzhdi Aras shprehu gatishmerinë që, në fillim të vitit të ardhshëm , të nënshkruhet marrëveshja formale me ne, në bazë të njejtë si është nënshkruar marrëveshja turko-rumune. Turqia brenda dy ose tre vjetëve do të pranonte 200 000 të shpërngulur nga territori i Serbisë Jugore. Të shpërngulurit do të merrnin me vete vetëm pasurinë e tundshme ; pasuria e patundshme do të vlerësohej për çdo rast konkret, por Qeveria nuk do t` ua paguante të shpërngulurve kundërvlerën e pasurive të tyre të patundshme këtu, por do të hapte në Turqi një KREDI, nga e cila të shpërngulurit do të PAGUHESHIN për pasurinë e tyre të patundshme, të mbetur në jugosllavi. Ndërkaq, shteti turk do ta shfrytzonte KREDINË në Jugosllavi për nevijat e veta eknomike, tregtare e shtetërore.
Zotëri Ruzhdi Aras tha pastaj se Turqia ka nevojë për popullsi (sepse kishte në progarm mësymejet e përtritjes së ish Prrandrisë, por jo të tipit SULTANOR por republikan-hb) dhe se është e interesuar që prej nesh të PRANOJË jo VETËM TURQIT, por edhe POPULLSINË e cila është e ngjashme për nga MENTALITETI me popullsinë turke e që mund të ASIMILOHET lEHTË, si ka ndodhur me disa pjesë të popullsisë shqiptare te ne. (Dok. sekret, nr. 22009, T.-23).
Pastaj u pranua raporti i Pres Byrosë lidhur me vizitën e gazetarit turk, Zotëri Jashar Nabi, në Shkup, i cili e studioi problemin e minoritetit turk dhe të vendosjes së turqve ballkanik në Anadoll. Sipas llogarive të tij, në Serbinë Jugore nuk ka më tepër se 50 000 turq, për të cilët thotë se janë minritet pa ndonjë rëndësi. (Jashar Nabi nuk ishte gazetar, por shitej si i tillë. Ai ishte ekspert i MPB të Tuqisë për trrgti me shqiptarë, por edhe me popullsi muslimane në Rumuni, Bullgari dhe Greqi. Jashri ishte me ekip ekspertësh që ishin dshmuar në Tri konferencat ballkanike-HB). Zotëri Jashar Nabi thot se Qeveria turek e ka bërë një plan, sipas të cilit, brenda 15 vjetëve të ardhshëm, turqit ballkanikë mund të vëndosen në Turqi. Përpos turqve muslimanë, me deshirë do të parnoheshin edhe turqit ortodoks. Për Bullgarinë, Rumuninë dhe Jugosllavinë vjen në konsiderim vetëm emigirimi i lirë. (Dokumenti sereet, nr. 22405,R-8).
Gjeneralshatbi ka marrë një raport, sipas të cilit, nga komuna e Dojranit janë shpërngulur në Turqi 21 familje me 167 antarë. Pasuritë e tyre të patundshme ia kanë lënë një tregtari shkupjan, me qëllim që ai t `ua paguaj tatimin, t` u sigurojë pasarpotat dhe t`ua paguaj rrugën deri në kufirin turk. (Kjo do të thot se Turqia i pranonte të gjithë shqiptarët musliman për qëllime të veta riimperiale-HB; Dok. sekret, nr. 21949, T-23).
Zotëri Ilija Milikiq e hapi diksutimin lidhur me projektin për shpërngulje e elementit josllavë nga Serbia Jugore, që e kishte përgatitur Komiteti në përbërje të ngushtë në mbledhjen e vet më 25 shtator 1935.
Ilija Milikiq theksoi nga ana e tij, se ndihmësministri, deputeti V. Martinac, e ka shfrytzuar parimisht projektin e tekstit të këtij Komiteti, por ka bërë vrejtje lidhur me alinenë 2 mbi shpërnguljën me DHUNË të popullsisë shqiptare në zoant kufitare. Edhe pse ne parimisht pajtohemi se parimet e Konferencës për minoritete nuk mund të apelikohen.
Në viset tona jugore, duhet të jemi posaçërisht të KUJDESSHËM që me verpirimet tona në këtë fushë të mos shkatojmë intervenimin e jashtëm. E dihet se, megjithatë, Lidhja e Kombeve ka interveenuar disa herë sipas padive të paraqitura për veprimet e qendrimet e pushtetit tonë ndaj SHQIPTARËVE në Serbinë Jugore. Shpërngulja e popullsisë, e paraparë me ligjet tona, duhet të jetë plan i armërisë, dhe me këtë nuk duhet të ngutemi.
Vojisllav Magovçeviq vërejti se neni 9 i Ligjit mbi koloizimin parasheh marrjen e disa kompelskeve me qëllim arondimi e komsacioni. Ai theksoi me tutje se Ministri i bujqësisë, lidhur me pikën 2 të projektit, shfaqi idenë që elemnti ynë nga rrethi i Korçës të shpërngulet në viset ku janë të vëndosur shqiptarët tanë. Kjo do të ishte aq më e nevijshme pasi bullgarët po bëjnë propogandë të vrullshme në radhët e sllavëve në Shqipëri që, një ditë, të deshmojnë për prejardhjen bullgare të popullsisë në Serbinë Jugore. Qeveria shqiptare po e përkrah këtë propogandë –tha Magovçeviq.
Milivoje Milikiq ishte i mendimit se nuk duhet llograitur sllavët në Shqipëri, sepse të tillë ka fare pak. Madje, edhe ata nuk duan të shpërngulen. Përmes tyre është bërë aksion i komitëve kundër shtetit tonë. Nëse do shpërngulëshin , ata duhet të shpërngulen nëpër rrethe të ndryshme. Ndryshe do të kishim vështërsi me shpërnguljen e goricasëve. Ministria e Bujqësisë do të duhej t` ua ndante goricasëve pronat e Irfan Beut. Ndërkaq, ajo ua ka ndarë atë tokë të tjerëve.
Vojisllav Magovçeviq u përgjigj se atëherë nuk ka pasur kredi për marrjen e tokës, e gorcasëve është dashur edhe t` u ndërtohen shtpitë dhe t`u sigurohet ushqimi për një vit. Tërë buxheti i vitit të kaluar është shpenzuar për kolonizimin e goricasëve.
Konfwrenca vendosi që alineja 2 e projektit të Kimtetit me përbërje të ngushtë të ndryshohet ashtu që kolonizimi të bëhet brenda një periudhe më të gjatë dhe të bëhet këmbimi i popullsisë shqiptare me atë sllave.
Jovan Sokolloviq theksoi se pika B e alinesë 3 është pak e paqartë. Ai mendon se borxhet private të kolonistëve duhet t` i paguaj në shumë të plotë Bamka e Hipotekave nga të ardhurat prej pronave shtetërore.
Milivoje Milikiq theksoi se në mbledhjen e Komitetit me përbërje të ngushtë është paraparë që një komision i posaçëm t` i vizitojë dhe t` i vlerësojë prnat e të shpërngulurve.
Konferenca vendosi që pika B e alinesë 3 të ndrrohet dhe të thuhet se “ kërkesat e huadhënsve do të paguhen nga shuma e fituar me shitjen e pasurive të patundshme qoftë të shtetit qoftë të personave privatë.”
Jovan Sokolloviq teksoi se është kundër qëndrimit që të shpërngulurve të varfër t` u sigurohet trasporti pa pagesë deri në kufirin turk, si parasheh pika 6 e alinesë 3, pasi që në mesin e të varfurve mund të futën edhe të atillë që do të mund të paguanin tarsportin.
Milivoje Milikiq theksoi se, si mund të shihej nga shpërngulja e deritashme (për shembull nga fshati Drenogllavë), mund të vërtetohet saktësisht se kush është i varfër e kush jo. Pushteti lokal është gjithëmonë në gjendje që ta çmojë këtë.
Konferenca vendosi që pika 6, alineja 3, të mbetet e pandryshuar.
Vojisllav Magovçeviq theskoi se Minsitti i Bujqësisë, i cili do ta paraqesë projektin para Këshillit Ministrave, ështi i mendimit se masat REPRESIVE, që parashihen në alinenë 5 të projektit të Komitetit me përbërje të ngushtë, nuk do të duhej të hynin në kompetencën e Këshillit Ministrave, por seicili minister në resorin e vet ta rregullojë këtë çështje me urdhëra SEKRET të organeve të caktuara.
Megjithatë Jovan Sokolloviq mednon se alineja 4 e projektit duhet të lexohet në mbledhjen e Këshillit Ministrave në mënyrë që ministrat të informohen dhe t` i marrinnë diejni sugerimet e kësaj Konference. Në këtë mënyrë, seicili në resorin e vet do t` i zabtojë këto masa në mënyrën më të preferushme.
Konferenca vendsoi që alineja 4 r proketit të Komitetit në përbërje të ngushtë të mbegtet e pandryshuar, por të shtohet edhe alineja 5, e cila do të parashihte themelimin e një komiteti të përehrshëm profesional, të cilit do t` i jipeshin AUTORIZIME të duhura dhe do t` i liheshin në dispozicion mjete të duhura për shpërnguljen e elemitit josllav (shqiptar-HB).
Konferenca e luti Vojisllav Magovçeviqin që ta INFORMOJË lidhur me këtë Ministrin e Bujqësisë, i cili do t` i paraqes Këshilit të Ministrave, ku do të nënvizoheshin edhe shakqet USHTARAKE dhe NACIONALE politike që e imponojnë shpërnguljën e elemntit josllav jashtë zonës kufitare.
Konferenca vendosi që për referatin e Mijnstrit Bujqësisë, i cili do ta paarqesë propozimin për shpërnguljen e lemnetit josllav para Këshillit të Ministarve, të bëhet një hyrje, ku do të paraqiteshin shkaqet USHTARAKE –stratregjike dhe nACIONALE-politike të shpërnguljes së josllavëve (shqiptarëve).
KONKLUZIONET NGA KONFERENCA
Pas leximit të projektit të Komitetit, në përbrëje të ngushtë, nga 24 shtatori i vitit 1935, dhe diskutimit, Konferenca ndprministrore për shpërnguljen e elementit josllav nga viset jugore, e në bazë të nenit 55 të Ligjit mbi nënshtrtësinë, mkiratoi këto konkluzione:
1.Çështjen e shpërnguljes duhet rregulluar sa më aprë me konventa speciale midis shtetit tonë dhe Tutrqisë, si dhe midis shttit tonë dhe Shqipërisë, në atë mënyrë si është rregulluar kjo çështje midis Rumunisë dhe Tutrqisë. (Atje, në Rumuni ata që ishin në pazar kolonial, nuk ishin vendas, por shqiptarët në vartat e veta ishin autokton, nja 30 000 vjetë para sllavëve jetonin në Iliri-Ballkan-Hb).
2. Në rast se me Shqipërinë nuk do të arrihet farë marrëveshje për shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri ose np rast se shqiptarët si nënshtetas tanë nuk pranojnë të shpërngulën në Turqi, atëherë duhet:
a). të ndërmerren masa dhe vendime ligjore që shkallë-shkallë e brenda një periudhe të gjatë kohore të TRASFEROHET popullsia shqiptare dhe ajo me prejardhje turke nga zonat kufitare në brendi të vednit dhe këto zona të popullohen me popullsi sllave;
b). të përpiqemi që të bëhet KËMBIMI i popullsisë duke marrë për bazë elementin tonë në rrethinën e Korçës e të Majës Thatë dhe elementin shqiptar të zonave tona kufitare.
3. Të gjithë atyre personave që, në bazë të nenit 55 të Ligjit mbi nënshtetësinë, deklarojnë se heqin dorë nga nënshtetësia (i detyronin me dhunë të heqin dorë-HB) dhe se brenda një afati të caktuar do të shpërngulen nga vedni ynë, t` u bëhen lehtësi të këtilla:
a). t` u jepen pa pagesë pasaportat për shpërngulje, sipas rastit, dhe pasaporta kolektive; (I posedojë nja 210 pasaporta kolektive ku në një pasaportë figuroijnë emrat 146 familiarëve, pa snjë të dhënë personale. Pra fjala është për një Konventë NAZIFASHISTE e llojit të Konventës Lozanës më 1923 kur Greqia dhe Turqia hapën tregti me një popull (shqiptarët ÇAMË-që numrohet njeri nder krimet më monstruoze të shekullit XX në Evropë- HB).
b). të lirohen nga të gjitha taksat obligative (tatimet, kontribitet, sherbimet ushtarake etj);
c). në rast se personat që shpërngulën kanë borxhe private dhe hipoteka (kambiale, obligacione e obligime të ngjashme), të bëra deri më 1 shator 1935, t` u paguhen huadhënsve shumat e fituara nga shitja e PASURIVE të tyre të patundshme;
ç). T` u lejohet 75% zbritje në hekurudhë personave që materialisht janë siguruar ose që më parë i kanë shitë pronat e tyre;
d). t` u lejohet trasporti pa pagesë deri në Selanik ose Svilengrad të gjithë atyre që deklarojnë se tërë pasurinë e tyre të patundshme ia kanë lënë shtetit tonë. Po kështu të veprohet edhe me të shpërngulurit e varfër;
dh). të lirohen nga të gjitha taksat për eskport të invetarit dhe të parave.
Prej momentit kur japin deklaratën për shpërngulje të lirohen nga:REGRUTIMET, nga DËRGIMI NË SHERBIMIN USHTARAK, nga thirrjet për USHTRI, MANOVRA etj. Këtu bëhen përjashtime në rastet kur shpërngulja nuk bëhet brenda një viti prej ditës së lëshimit të deklaratës.
4. Për shpërngulje sa më të sukseshme e sa më të shpejtë të kësaj POPULLSIE josllave në Turqi, përkatësisht në Shqipëri, Konferenca e quan të arsyeshme që të mirren edhe këto masa:
a). të pengohet me të gjitha mjetet çdo propogandë kundër shpërnguljes që eventualisht do të mund të bëhej nga Shqipëria në radhët e këtij elementi;
b). nga popullsia josllave (shqiptare-hb), që vjen në konsiderim për shpërngulje, të KËRKOHET respektimi i ligjeve dhe i rregullave përkatëse; posaërisht të kërkohet pagesa e taksave fiskale (taimet, konttributet etj);
c). në trritorin e Serbisë Jugore, e posaçërisht në zonat kufitare, të THIRREN sa më shpesh REKRUTET pëerativ dhe ushtarët rezervë të popullsisë josllave (shqiptare-Hb), qoftë për ushtrime e manovra, qoftë për punë në rrugët strategjike ose objektet fortifikuese;
ç). Parimisht të mos pranohen në sherbimin shtetëror ose administrativ personat që vijnë në konsiderim për shpërngulje, ndërsa ata që janë në sherbimin shtrtëror pao administrativ të shpërndahen në rajone ku jeton popullsia jonë nacionale (sllave);
d). të zbatohet me rigorozitet parimi i shkollimit të fëmijëve të këtyre rajoneve në shkollat tona fillore; (aty fëmijët detyroheshin të shkojnë në kishë, të bëjnë kryq dhe të lajnë derra, e t` u tregojnë prindëve, të cilët do të merrnin pastaj rrugën e shpërnguljes-hb).
dh). të zabtohen me rigorozitet të gjitha dispozitat e KOLONIZIMIT të viseve jugore si formë për lidhjen e KOMPLEKSEVE të duhura për kolonizim, në rend të parë në zonat kufitare;(Pra ajo hapësirë që ishte e bonitetit mirë me qellim thuhej: është e kompleksit për kolonizim dhe një lagje, ose një pjesë e katuindit duhet të shpërngulej për t` u bërë vend kolonëve sllavë, të cilët tërë ditën rrinin nepër kafene dhe të armatsur-HB, dok.strogo pov. nr. 12/34 në AJ. S.66. F. 118).
e). menjëherë të fillojë NACIONALIZIMI I EMRAVE e i MBIEMRAVE, TOPONIMEVE (Vndbanimeve, lumenjëve, maleve etj), mbishkrimeve publike, firmave, reaklamave etj. (Këtë e bëri edhe pushtreti neofasjhist i S. Millosheviqit 1989-1999-hb);
Të gjitha këto masa të zbatohen menjëherë duke filluar nga zonat KUFITARE në drejtim të Shqipërisë e pastj kah BRENDIA e vednit.
Konferenca është e mendimit se për zbatimin e këtyre masave si dhe të tërë planit duhet të formohet një komision i përherëshem profesional me ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, të Ministisë Finansave, të Ministrisë së Komunikacionit, të Ministrisë së Ushtrisë dhe Marinës, të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, të cilave do t` u jipeshin AUTORIZIME të duhura dhe do t` u viheshin në dispozicion mjete të nevojshme materiale.
Konferenca u mbyll në ora 19, 30
Beograd, më 1 tetor 1935
Porcesverabilin e mbajti Jozho Logar Konferencën e drejtoi Ilija Milikiq*.
Nga ky dokumnet Vasa Qubrilloviq u influencua ta shkriuaj elaboratin etij nazifashis më 1937. Krahasone.
*(Dokumneti gjindet në AJ. S. 66. F. 118/1935.
Dokumentet janë hulumtuar në arkivat e Gjenevës, Lozanës, Zagrebit, Tiranës, Shkupit e Sofjes. Por në Arkivin e Jugosllavisë kamë hasë në fondin e Ministrisë Drejtësisë këtë fenomen nazifashst serbian: Për dhjetë vjetë në një kontest gjyqsor për një livadh, shqiptari e fitonte gjyqin në nëntor, për me “kositë dimirit borë e me korrë akull”. Ndërsa, kolonisti sllav (malazezë) e fitonte gjyqin (1927-1937) në mars, kuptohet se e merrte sanën dhe otavën. E shqiptari i shkretë, duhej ta paguante tatimin në çdo dhjetor 1927-1937!
Rasti i dytë. Dihet se ylematë (shqiptar musliman) shumë lehtë e merrnin vednimin për t` u shpërnulë. Një hoxhë në fshatin LIVADHI (që më 1935 u bë LIVADICË), afër kufirit sotëm në Merdar, Republika e Kosovës-Republika e Serbisë, nuk pranonte me asnjë kusht që të shpërngulet. Aty kah fundi i majit 1936 ia kurdisën një intrigë, se gjoja vajza e tij bareshë, po kalon me djalin e kolonistit bari. Hoxha dinak e përcolli vajzën dhe në asnjë element nuk pati shenja se ata flasin, sepse vajaza as gjuhes sllave nuk e njihte dhe gjithëmnonë ishte në shoqëri me shoqe dhe shokë bari shqiptar.
Çka ndodhi, ia kurdisën, kur t`i sjellë vajaza delet në mbramje, t` i sjellë në të njejtën kohë edhe bariu sllavë. E delet si dele, nuk njihnin as politikë e as nacionalitet, dhe në hyrje të fshatit u përzien. Konfidenti kolonistë e ftoi HOXHËN duke i thënë se : “Vajza jote është fajtore që janë përzier delet”. Pas dy ditësh ia sollën në shtëpi Hoxhës: VIZAT, biletën e trenit dhe një sasi parash për shpërngulje. Ato ia solli një nëpunës i kolonizimit. Myderiz Mehemtin e kam hasur në Stamboll më 1976. Fjalën e parë më pyeti: Kush jetion sot në LIVADHI. I thash aty nga 28 shtëpi koloniste (sllave) më 1961, kanë mbetë vetëm dy. Pas dy viesh nëse vi, do të tregoi se sllavët nuk po durojnë kurrfar BARAZIE e edhe ata do të shpërnhgulën. Sot (1984) ai fshat më nuk ekziston, sepse ka mbetë pa banorë.
E pra, nëse Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, që e kam botuar në: “GJURMIME ALBANOLOGJIKE”, Prishtinë për vitin 1980, e kam quajajtë FASHISTE; Konventa Jugosllavo-Turke, për KËMBIM të popullsisë më 1934 me shkaqe e pasoja, është NAZIFASHISTE. E dikush do të më pyet: Pse nuk e keni botuar këtë Konventë (nazifashiste) deri me tash, por keni shkruar vetëm për Konventën Greko Turke të Lozanës nga vitit 1923 ( e posedojë tërë DOSJEN në Frengjisht dhe TURQISHT)? Përgjegja është fare e thjshtë. Nuk ishte në pyetje cenzura. Por kërcnimet e disa “tuqëve” de serbo-malazezëve në Prishtinë ishin permanente. Një ditë do ta botojë tërë atë presion që e ushtrone “turku” (*Nevz. H.) n` emër të Markoviqit.
“BALLKAN HERALLD”: DY MILIONË TURQ NË EMIGRIM MASIV
“ Një shpërngulje e popullsisë, e paparë në kohën moderne në EVROPË (1938/9), tani është duke u ndërmarrë në Ballkan. Dy milion muslimanë (prej tyre 1 milionë shqiptarë), të mbetur ende në Evropë jashtë sundimit osman, janë përfshirë në këtë fushatë të shpërnguljës. Ata janë në mes Bullgarisë (rreth një milion), Greqisë, Jugosllavisë dhe Rumunisë. (Ata të Jugosllavisë janë 99% shqiptarë, por pushtetit patrafshist serbian i ka ardhur shansa që ta përzien këtë popullsi në dakordim me turkun).
Emigrimi më shumë do ta prekë Trakinë dhe Maqedoninë, të cilat u shkëputën nga Perandoria Osamne në luftërat ballkanike më 1912 dhe 1913.Këtu të gjitha trevat pothuejse do të shpopullohen, ndërsa në Anadoll dhe në pjesët tjera të Turqisë, në krahinat aziatike, janë përgatitur lagjet për priyjen e tyre. (Mendo në 17 milionë dinarë kredi që i mori Turqia nga Jugosllavia më 1933 ishin të destinjuara për t` u ndertuar shqiptarëve muslimanë shtëpi në Anadollo, e të cilat nuk i panë me sy kurrë.)
Turqit evropianë do të detyrohen ta ndërrojnë veshjen e mënyrën e jetës së tyre kur të rivendosen nën sudnimin turk. Në Maqedoninë jugosllave dhe bullgare ata ende i mbajnë fesat e gratë ecin të mbuluara me çarçaf, ndërsa ediktet e ndryshme të Kemil Ataturkut nuk i lejojnë këto. Këto edikete gjithashtu e ndalojnë mbylljen e femrave dhe zakonet e vjetra mysliamne që ende mbijetojnë në Ballkan.
Nënshtetasit e rinj të Kemal Ataturkut do të bartin tani gjysëmcilindra (bereta-kapela), kapela dhe pantallona evrpoiane në vend të tirqve e të shallvareve, me të cilat janë mësuar.
Me shpërnguljen masive do të duhet të rishikohet statistika kombëtare e popullsisë. Bullgraia do të humbë më shumë, ndërsa Jugosllavia e Rumunia do të ndahen, fjala vjen, nga 480 apo 450 000 nënshtetas të tyre.
Pamundësia që Jugosllavia fashiste ta shfrytëzojë modelin GREKO-TURK, të këmbimit të popullsiës sipas Marrëveshjës Lozanës (1923), në dhjetëvjetorin e kësaj tregtie fashiste me popuj, Beogradi do ta hapë një Pazar të ri. Qarqet parafashiste në Beograd, pas një serë kontaktesh me qarqet turke, sidomos më 1935 do ta kuptojnë se në Turqi nuk kanë popull slllavë që do të ishte EKVIVALENT numër me atë shqiptarë në Jugosllavi. Pradnaj do të orientohen që ta zbatojnë modelin rumun-turk të shpërnguljës NJËANSHME.
E vërteta, shpërngulja masive e shqiptarëve për Anadolli do të fillojë që nga viti 1878. Por me këtë rast do të thellohemi në një çështje që ishte si përpiekje e fundit për ta shfarosë popullin shqiptar.
Mjerimi i kishte mbuluar të gjitha lokalitetet shqiptare në ish Vilajetin e Kosovës dhe ish Vilajetin e Manstirit. NË lidhje me këtë në një informatë të Komitetit Koosvës (I themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër) dhe i vertetuar nga XHEMJETI –BASHKIMI (themeluar më 17 dhjetor 1919 në Shkup) theskohet se në trevat shqiptare janë të burgosur (1920/21) 24526 persona, se ishin djegur dhe plaçkitur 7280 shtëpi, se ishin vrarë 12 371 shqiptarë, pa armë në dorë.Ndërsa shpërngulja në Turqi deri në vitin 1933 kishte arritur shifrën në mbi 100 000 shqiptarë. Bile edhe Kemajl Ataturku si një vigan shtetëformues modern ishte i vetëdishem se çfar po psonte populsia shqiptare në Jugoslavi, çfar po përjetonte gjatë rrugës për në Anadolli dhe me çfar peripetish po ballafaqohej me rastin e vëndosjes në tokat e Azizë Vogël.
Në realitet, populsia shqiptare që po shpërngulej si pasojë e terrorit shtetëror serbian, e kishte një iluzion se në tokën e re do të gjejë sado pak ngrohtësi njerzore dhe pak buk e një strehë për mbijetesë. Mbi të gjitha ishte e bindur se në asnjë momnet më nuk do t` ia behë kolonisti sllavë para dere e t` i thot, dil nga shtëpia, kjo pronë sot e tutje është e imja. Unë jamë i armatosur, atje larg meje janë ushtria dhe policia që presin vetëm t` ua bëjë me dorë dhe ju për një qast do të shfaroseni. Pra, e vetmja rrugë për juve është shpërngulja në Turqi. Këtë pozitë sllavi e kishte siguruar sidomso pas vënjes së Diktaturës moanrko fashiste më 6 janar 1929, kur Mbreti suprimoi emrin “Mbretëri SKS” dhe promovoi Mbretërinë Jugosllave, duke provuar që ta KRIJOJË KOMBIN JUGOSLLAV, nominalisht sipas emrit të shtetit që u pranua në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, pa asnjë kundershtim, sepse prapa çënronte masoneria Franceze. Për ta zyrarizaur shpërnguljën e shqiptarëve, Ruzhdi Arasi më 28 shkurt 1933 e kishte VIZITUAR Beogradin. Po në këtë ditë do të fillojë bisedimet me Bogolub Jeftiqin (kryetar Qeverie), për shpërnguljen “eventuale” të shqiptarëve në Turqi.Në bisedime ishte i pranishëm edhe Hajdar BEU, ambasador fuqiplotë i Turqisë në Beograd.
Pas kësaj vizite, Përfaqësia jugosllave në Satmboll (konzullati) do të merr një rekoamndim se çdo shqiptar që ka autoritet dhe e viziton Turqinë, nuk duhet lejuar që të kthehet më. Shenja për mos lejim ishte që personi në fjalë e kishte në pashaportë të shkruar se sa do të qëndrojë në Turqi. Dhe nëse i shënohej me fjalë dhe me NUMRA, ky fakt ishte shenjë se personi në fjalë nuk mund të kthehej më në Jugosllavi. Dhe për ta forcuar pazarin në prill 1934 Bogolub Jeftiq i bëri VIZITË Turqisë, dhe me atë rast, dy orë zhvilloi bisedime me Kemail Ataturkun (ora 5 deri në 7) dhe me Ismet Ynenin (Pashën) nga ora 11 e deri më 13, 30 minuta. Bisedimet zhvillohen edhe me Ruzhdi Arasin (MPJ), kryesisht për shpërnguljen e shqiptarëve. Lidhur me këtë vizitë për pazarin e madh, do të shkruaj “Hrvatski list” dhe “Vardar” më 19/20 prill 1934. Për këtë Pazar do të reagojë Hoxhë VISOKA, si i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Jugosllavisë me këto fjalë: “ Unë dhe populli im nuk jemi turq. Në Pazar nuk ka mund të na qesë as Evropa e lëre më Bogolub Jeftuqi”.
Pas zgjedhje parlamentare në Mbretërinë Jugosllave të 5 majit 1935, qeverinë e re do të themeloi Millan Stojadinoviq. Edhe ky me çështjen e shqipëtnguljës do të mirret me një entuziazëm edhe më të përkushtuar. Për t` u dukur më stabil në pushtet. M. Stojadinoviq do ta largohet nga miqësia me Francën dhe do të mbështetet në qarqet nazifashiste gjermane dhe italiane. Me të parët i interesonte forca për pushtet despotik, me të dytët (italianët) shpresonte se së pari do ta SHPËRNGULË popullsinë shqiptare nga Jugosllavia përmes pazarve me Turqinë dhe pastaj do t` i hyjë detyrës së sehkulit për ta ndarë Shqipërinë, jo me grekun, por me Italinë. Për ta kryer detyrën e parë (shpërnguljën e shqiptarëve nga Mbretëria Jugosllave), Millan Stojadinoviq kishte themeluar një Komitet të ngushtë që ilegalisht do të punojë në përgatitjen (korrik 1935) e një maket projekt. Gjatë gushtit dhe shtatorit 1935 Maket projekti për shpërnguljen e shqiptarëve ishte i gatëshëm. Kështu më 24 shtator 1935 Komiteti e kishte analizuar projektin në bazë të Ligjit mbi shtetësinë (neni 55), dhe atë dokument ia dërgon Këshillit të Ministrave për miratim.(6). Nga i tërë aktiviteti rezulton s me 1 tetor 1935 mbahet Konferenca Ndërministrore në Beograd, nën kryesinë e Ilija Milikiqit, përfaqses i MPJ. Lidhur me këtë për ta forcuar çdo pozicion politik dhe shtetëror, Millan Stojadinoviq më 19 gusht 1935 e kishte themeluar patinë që quhej JRZ (Jugosllovenska Radikallna Zajednica). Tani, jo vetëm Komiteti i Ilija Milikiqit, por edhe JRZ e së bashku me të dya Qeveria Mbretërore do t` i hyjnë “pazarit të shekulit” për ta krijuar rrugën e shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi, duke përpiluar një Marrëveshje (KONVENTË) që kishte për qëllim jo shpërnguljen e turqëve por që “kuptimi i saj SEKRET ishte shpërngulja e shqiptarëve”.
Duke e pasë të njohur se Mbretëria e Jugosllavisë nuk ka kapaciete për ta zhdukur 1 180 000 shqiptarë, Komiteti i ngushtë i drejtuar nga Ilija Milikiq, do ta ndaj detyrën shfarosëse në dy pjesë. Në pjesën e parë do të plasohet popullsia që duhej me obligim të njëanshëm të shpërngulet në Anadolli, dhe pjesa që mbetej parashihej të trasferohej nepër Banovianat tjera të Jugosllavisë dhe atje të të konvertohet ngadal në popullsi sllave. Si mjet për ta arritur qëllimin e shfarosjes shqiptarëve ishte konceptuar mendimi se vetëm me REPRESION do të arrihet qëllimi i programuar.
Në lidhje me trasimin e terenit për shpërngulje, në fund të vitit 1936 Millan Stojadinoviq do ta VIZITOJË Turqinë, me qellim që ta kuptojë pozicionin e Kemail Ataturkut, lidhur me pazarin e shpërnguljës. Dhe, deri sa jugosllavët për këtë vizitë po i fërkoinin duartë, sherbimi informativ jugosllavë do t` i dërgon INFORMATË MPJ lidhur me gjendjën ekonomike në Turqi.
Për ta arritur deri te qëllimi qarqet informative kishin sugjeruar se ushtria dhe policia duhej të kalonin në sulme të hapura kundër shqiptarëve. Dhe derisa do të zgjatëshin konfliketet shqiptare-sllave në Jugosllavi, në Turqi, në shkretirën e Anadollisë në VANA do të përgatiten trojet për t` u vëndosur “arrnautët e Kososvës”. E vërteta, shqiptarëve u ishin plasuar shumë premtime, por në Anadolli i priste pasiguria, dhe shkretëtira, me të cilën do të përballeshin deri në vdekje. Në realitrt, qarqet jugosllave e kishin kuptuar me kohë se shfarosja nuk do të kalonte me aq lehtësi si kishin predikuar nepër konferenca dhe tryeza ilegale se: “Topica dy do të realizohet më me sukses”.
Derisa më 1935 ishte ideuar se ndaj shqiptarëve duhet vepruar për t` i detyruar që të shpërnglën me një brutalitrt frigësues, një vit më vonë ai ideim ishte kudo i dukshëm. Megjithë këtë, qysh në prill 1936 pushtrti u detyruar që ta pezullojë aksionin e ngacmimit të shqiptarëve me kolonistë, me tatime të dyfiushta dhe me sulme fizike nepër rrugë, pazare dhe shtëpia. Lidhur me këtë, duke e vërejtur se shqiptarët nuk do të shpërngulen me aq lehtësi, pushteti do të provojë që këtë veprim tragjik ta lidhë me shpërnguljën e turqëve nga Rumunia, Bullgrai dhe Greqia në Turqi.
Pas një debati edhe në Parlement dhe në banovinat e Vardarit, Moravës dhe Zetës më 1937, për ta rrealizuar projektin e vet në fillim të vitit 1938 Millan Stojadinoviq do ta vizitojë Turqinë, me që rast do të takohet me Kemail Ataturkun, të cilin e kishin rëndurar shenjat e smundjës serioze në mundësin[ e të folurit normal. Kështu, për ta siguruar pazarin Millan Stojadinoviq do të takohet më 26 shkurt 1938 me përfaqsuesin grek-Metaksën; me përfaqsesin turk-Ruzhdi Arasin;me Komnenin, me që rast do të hudhet poshtë propozimi grek se: “Shqipëria nuk duhet të njihet me vendimet e Ankaras, sepse nuk është çështje aktuale”. E vërteta, pala greke nuk ishte aq këmbëngulëse lidhur me trajtimin e Shqipërisë. Grekët ishin në dieni se Jugosllavia dhe Italia kishin shkuar shumë largë në PAZARIN për ndarjen e Shqipërisë. Prandaj, në Athinë shpresohej se do ë fitojnë një pjesë të trevës shqiptare, ashtu si po fitonte jugosllavia dhe Italia.
Bisedimet në Ankara
Pas bisedimeve në Ankara, si pasojë për suksesin që e parashikonte, Millan Stojadinoviq u kishte lëshuar të gjitha ministrive urdhër SEKRET, për të bërë studime të hollësishme lidhur me shpërnguljën e shqiptarëve. Kështu, pa Marrëveshjes Ballkanike (Antanta) në Beogrda, nepër ministri filluan të mbahen konsultime. Konsultime të tilla u mbajtën më 8 mars; më 13 prill; më 30 maj dhe më 16 qershor 1938. Në të gjitha tubimet ndërministrore ishte avansuar mendimi se shpërngulje duhej të ishte pasojë e dhunës së përdorur ndaj shqiptarëve. Dhe, shpërngulja duhet ta përfshijë sidomos elemntin fshatar, sepse Jugosllavia ka për synim kolonizimin e pronave që do të mbesin në posedim të shtetit. Në këtë ndërmarrje fashiste, të gjithë diskutuesit e kanë një emrues të përbashkët se: “fjala është për shansën e shekullit për Jugoslavinë, me që rast do të shpërnguleshin nga 200 000 deri në 2 000 000 shqiptarë. Dhe kur ishte lëshuar në diskutim kjo shifër, kishin lindur disa ide: Si të paguaj Turqia që po i pranonte shqiptarët, të cilët kishin prona shtëiake dhe toksore, edhe me tapi që ua kishte lëshuar ish okupatori-Perandoria Osmane. E vërteta, ishte lëvizur çështja, a tëkërkohet pagesë për kokë banori apo për familje. Dhe ishte dominues idea se duhej favorizuar numrin e familjeve, për shkakun se kishte fshatra të tëra që kishin një mbiemër, dhe në një familje mund të grumbulloheshin deri në 300 antarë, duke propoganduar se “shqiptarët jetojnë në ekonimie famiare shumë të mëdha”. Kështu në Beograd ishte dominues mendimi se për çdo familje duhej paguar nga 15 000 dinarë. Në konsultime ishte cilsuar se pagesa duhej të bëhej 20% në deviza e 80% të parave Turqia të blejë mallëra në tregun jugosllav.
Vizita e Xhelal Bajrait në Jugosllavi me prapavi atentati ndaj shqiptarëve
Pasi që Xhelal Bajari e kishte vizituar Greqinë (si antare e Antantës ballkanike, Jugosllavi, Turqi, Rumuni, Gfeqi) më 3 maj 1938, greku duke e njohur pazarin Jugosllavo-Italian në anën tjetër, për ndarje të Shqipërisë, të gjithë gazetarët i kishte ftuar që mos të kthehen në Turqi, por nga Athina, ku mbetëm si musafir të qeverisë, të nisen për Beograd. E viztia e Xhelal Bajarit në Beogrda ndodhi nga 10 deri më 11 maj 1938.
E vërteta, bisedimet për përpilimin e një Konvente për shpërnguljën e shqiptarëve në Anadoll do të fillojnë më 9 VI dhe do të mbarojnë më 11 korrik 1938. Pas tetë seancave që u mbajtën në Stamboll nën krysinë e Hasan Sakës, përfaqsuesëve jugsllav, opservatorëve rumunë dhe grekë, Konventa u parafua më 11 korrik 1938 në një kënaqësi të dyanshme.
Idea për zabtimin e Konventës
Idea për zbatimin e Konventës në praktikë ishte përpiluar me kohë. Lidhur me këtë ishin angazhuar këto institucione qeveritare: Komiteti për shpërngulje. Ky komitet përbëhej prej një përfaqsuesi të MPB, një përfaqsuesi të nga MF; një përfaqsuesi nga M. Ndertimtarisë, një përfaqsuesi i M. Ushtrisë dhe Marinës.Që konventa të zbatohet me sukses ishte paraparë që në shpërngulje të shqiptarëve të përfshihet edhe Ministria e Komunikacionit. Tubimet konsultative do të mbaheshin në MPB ose pranë Kryesisë së Këshillit Ministrave. Komiteti e kishte sekretrin dhe nëpunësin ndihmës.
Kompetencat e Komitetit
Komiteti për përgatitjen e shpërnguljës i kishte këto kompetenca: Organizimi dhe interesimi për zbatimin e Konventës; të japi udhëzime për punë lidhur me programin e shpërnguljës; inspeksion mbi inspektoratin Suprem në Shkup si dhe kontroll rigoroz në inspektoratet lëvizëse.
Inspektorati ishte i vëndosur në Shkup dhe ishte i obliguar që t` i raportojë për çdo veprim Komitetit . Inspektorati ishte i obliguar që të raportojë për çdo vit për punën që ishte i autorizuar ta kryej. Në këtë drejtim edhe Inspektoratet lëvizëse duhej të i përgjigjeshin Kryeisnpektoratit, dhe njëherit ishte i obliguar për ta lajmëruar Kryeinsepktorin se cilat komplekse do të kolonizohen në pronat e të shpërngulurve dhe cilët lloje të fiseve sllave do të ubifikohen në ato porna.
FOREIN OFISSI BRITANIK MBI SHPËRNGULJEN MASSIVE TË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI
MPJ e Britanisë R. 5952/68/90,Londër, më 12 korrik 1938
SHËNIME PËR GJENDJEN
Sipas shkresës së Legatës Britanike në Durrës, nr. 144, dt. 24 XII 1937 (R. 68/68/90). Pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë jugore, duke marrë parasysh mundësinë e emigrimeve të mëdha të muslimanëve nga Kosova në Turqi, tani është bërë temë e shumë diskutimeve. Duke komentuar medimet dhe bisedën me zotëri Nikollë Ivanjan dhe me MPJ të Shqipërisë, i nNgarkuari me punë i Britanisë së Madhe në Durrës thekson se qenka arritur marrëveshja midis Jugosllavisë e Turqisë që të shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 250 000 deri në 300 000 muslimanë dhe se ai shpreson se Qeveria e Madhërisë së Tij do ta PENGOJË shpërnguljen e kaq shumë njerëzve. Ai është i sigurt se ky emigrim do t` i dëmtojë jo vetëm njerëzit e kombësisë turke, por edhe ata të kombësisë shqiptare dhe, qartazi, nuk ishte i knaqur me gjendjen. (Komenti mbi gjendjen u dëgua në Ankara dhe në Beograd).
SHËNIME TË VONUARA PËR SHKAK TË DOKUMENTEVE
Unë mendoj se asnjëra nga informatat, që u parashtruan, nuk verteton se problemi i kosovarëve është tash më urgjent sesa ishte para dy vjetëve. (Shiko do. R. 1871/6; R. 2507 dhe R. 3560/6- të gjithë të vitit 1937, dhe shënimet lidhur me këto dokumnete). Shifrat e dhëna për shpërngulje ndryshojnë mjaftë, por të gjitha janë shifra të mëdha dhe krahasimi i këtyre shifrave me ato të dhëna në E. 133 për emigrantët nga Bullgraia, Rumunia dhe Jugosllavia në Turqi lanë për të kuptuar se të gjitha ato janë përshkruar mund të ndodhin në të afërmen e afërme. Në çdo rast,Ekrem Libohova (sepse është shqiptar) e as zotëri Nikollë Ivanaj (për të njejtën arsye dhe për shkak të karrierës së tij të mëparëshme) nuk mund të konsiderohen autoritete të paanshme dhe të besueshme për problemin kosovar.
Unë mendoj se, siç tha terthorazi Sir A. Ryan në paragrafin 7, Qeveria e Mdjërisë së Tij, sigurisht, tani për tani nuk duhet të përzihet në këtë çështje. Në anën tjetër, situata duket mjaft e ndërlikuar, prandaj ndoshta do të mund t` i pyesim Ankaran dhe Beogradin nëse do të na jepnin ndonjë informatë që do të mund ta sqaronte këtë situatë, fjala vjen pas një muaji, po qe se nuk kanë dhënë ndonjë komnet deri atëherë.
Departamenti (Ministria) për Çështje Lindore. GLM Dehnoh, 11 korrik 1938.
PS. Ne, natyrisht, nuk mund t` i lejojmë vetes që ta lusim Ankranë e as Beogradin që ta KOMENTOJNË GJENDJEN – nëse kanë për të thënë diçka*.
*(Dokumenti gjindet në FO Britanik, FO 371/5952/68/90.
Pjesa e dytë
KOMISIONI I ANTANTËS BALLKANIKE PËR EMIGRIM SAJON KONVENTËN JUGOSLLAVO TURKE
PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE TË RRELIGJIONIT MUSLIMAN NË TURQI 9 VI -11 VII 1938
(E kam botuar për herë të parë më 1980 në”GJURIME ALBANOLOGJIKE” më 1980. Për çdo muaj më ka ftuat prokurori për ta kuptuar ku e zbulove këtë dokumentQ!!!!-HB.Ka pasë edhe provokime se “ta ka drguar Enver Hoxha, ose Adem Demaçi.)
“Deri më 9 qershor 1938, kur e filloi punën Komisioni, Turqia kishte kryer punë të këtilla të IMPORTIMIT të popullsië me Greqinë (këmbi të dyanshëm në baza rreligjioze, ku tragjikisht u goditën shqiptarët e rreligjionit musliman më 1923-hb), me Bullgarinë shpërngulje e njëanshme e musliamnëve në Turqi; me Rumuninë, shpërngluje e njëanshme e muslimanëve në Turqi. Tash, me që me Konventën e 24 qersshorit 1934, me që ishte zgjedhur modeli grek, i këmbimit të popullsië, sepse jugisllavët mendonin se kanë popull të krishterë në Turqi, e nga Jugosllavia mendinin të i detyrojnë shqiptarët e rreligjionit musliman me deturim t` i deportojnë (kriterium i brendshëm, por në planin e jashtëm çështjën e lajmëruar si KËMBIM të LIRË të popullisë, e kur e kuptuan jugosllavët se nuk kanë çka marrin prej Turqisë, atëherë i hynë NJËANSHËM pazarit, ku popullsia shqiptare detyrohej me dhunë të shpërngulet. Në këtë programim duhet për të punuar me themel. Dhe viti 1938 konsideronin në Beograd dhe Ankara se është ideal për fillimim e punës. Në këtë drejtim më i zëshmi ishte Millan Stojadinioviqi, ndërsa në palën turke ishte treguar i zelshhëm Ruzhdi Arasi (MPJ).
MBLEDHET PËRGATITORE PËR SAJIMIN E KONVENTË 1938
Komisioni e filloi punën në Stamboll nga 9 qershor e deri më 11 korrrik 1938 dhe përpiloi këtë dokumnet bazë:
Seancat për përgatitjen e dokumentit Konventë Jugosllavo –Turke për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve në Anadoll (shiqo: Nenin 2 të Konventës ku janë të saktësuara cilat vise i përfshinë shpërngulja. Nga PROCESVERBALI:
SEANCA E PARË
Komisioni i Emigrimit, i formuar me vendimin e Këshillit të Përherdhëm të Antantës Ballkanike, u takua më 9 qershor 1938 në Stamboll, (kjo do të thot se Konventa është ideuar nga Franca dhe për këtë ide janë pajtuar të gjithë antarët e Antantës Ballkanike-HB) nën kryesinë e Shkelqesisë së Tij, Hasan Sakës. Në takim muarën pjesë:
Për Rumuninë-Zotëri A. Telemaque, ministër (ambasador-hb) i Rumunisë në Turqi;
Për Turqinë- Shkelqesia e Tij Hasan Saka, deputet i vjetër, ministër, kryetar i Seksionit të Turqisë dhe Këshillit Ekonomik të Antantës Ballkanike, dhe Dr Xhrvdet Atsagon, drejtor i përgjithshëm për STREHIM në Ministrinë për Higjenë e Asistencë Sociale;
Për Jugosllavinë- zotëri Millan A. Ristiq, shef i Seksionit Ballkanik në Ministrinë e PJ dhe zotëri Vijisllav V Magovqeviq, inspektor në M. Bujqësisë;
Për Greqinë- vëzhguesi zotëri R. Rafael, ministër (ambasador) i Greqisë në Turqi.
(Bullgria dhe Shqipëria nuk përfshiheshin në këtë Pazar të ulët fashist-hb)
Shkelqesia e Tij, zotëri Sinasi Hisar, sekretar i përgjishëm i Seksionit Turk të Këshillit Ekonimik të Antantës Ballkanike (sehmbull muniaturla i Antantës Evropiane: Britani, Francë, Rusia -1893-1907), kryente detyrën e sekretarit të Komisonit.
Kryetari Hasan Saka e mori fjalën dhe tha: Zotërinj, Këshilli i Përgjithshëm i Antantës Ballkanike, në mbledhjen e fundit mori VENDIM që do t` Jua lexoj në tërësi: “ Zotëri Ruzhdia Arasi, duke shqyrtuar çështjen e emigrimit të turqëve që banojnë në vendet ballkanike, popozoi të formohet një komision për emigrim me nga dy antarë: rumunë, jugosllavë e turq dhe një vezhgues grek- për ta studiuar çështjen në tërësi. Ky propozim u pranua UNANIMISHT dhe u vendos që Komisoni të mblidhet në Stamboll, gjatë muajit prill (1938).
Mbledhja jonë u vonua për shkak të rrethanave të ndryshme, por ne jemi mbledhur sot (9 qershor) për ta vënë në zbatim këtë vendim. Qëllimi ynë është, pra, që ta studiojmë çështjen e emigrimit të popullsisë turke nga vendet ballkanike në trerësi. (Ky emigrim kishte prapavi, sepse Kemail Ataturku shpresonte duke e ditur se do të fillojë një luftë e paparë dhe në ato rrethana, Turqia Kemajliste ta përtrijë Pernadorinë republikane në Ballkan-HB).
Ky problem paraqet për ne (Hasan Saka, Turqinë) dy FRONTE të qarta, e këto janë EMIGRIMI i turve nga Rumunia dhe emigrimi i tirqve nga Jugosllavia.
Me rununët tanimë kemi një Konventë të nënshkruar e cila është në fuqi. Ne nuk do të kërkojmë të bëjmë ndryshime qenësore në këtë Konventë (Marrëveshje), por ne do t` i lusim miqtë tanë rumunë që të pranojnë disa MODIFIKIME të vogla të disa neneve të Konventës-vetëm për ta LEHTËSUAR aplikimin e saj dhe për ta SIGURUAR efikasitetin e saj të rregullt. Ju do të shihni nga leximi i raportit që do t` Jua paraqesim nesër. Pra, këto janë dy lloje lehtësimesh nga një varg rregullash finasiare. Shpresoj se kërkesat për lehtësi do të shqyrtohen me dashamirësi dhe do të pranohen nga Qeveria (Rumune-hb).
Nga ana jugosllave është një çështje delikate, të cilën ne duhet ta studiojmë në HOLLËSI. Në lidhje me këtë ne duam që të dy shtetet ta bëjnë një konventë si ajo turko-rumune dhe, sipas përvojave që ne kemi fituar, do të flasim këtu për elaborimin e kërkesave sipas situatës. Mendoj se ne do të mund të ndihmojmë për shqyrtimin e pikave të ndryshme të kptij problemi. E aji që këtu DOMINON është çështja finasiare. (Pra këta fashistë nuk qanin kokën se po bënin tregti me një popull që nuk ishte as rumunë, as turk e as serbiano-jugosllav, por çështje ishin finastat-HB). Të dy palët do t` i paguajnë shpenzimet për organizmimin e EMIGRIMIT të 200 000 personave. (Pra kvota e pazarit ishte saktësuar dhe shifrat ishin një maskë sepse fjala ishte për 1 243 000 shqiptarë të rreligjionit musliam-AVIIB, P. 17. K…./38/ 1 prill/39-HB). Megjithatë, unë (Hasan Saka) kam shpresë se dy qeveritë tona do të mund ta zgjidhin këtë çështje, kurse ne do të përgatisim me shumë kujdes një plan, të cilin duhet ta parashtrojmë. Komisioni ynë ka për qëllim kryerjen e kësaj detyre. Puna e Qeverisë sonë është që ta redigjojmë dhe ta nënshkruajmë Konventën (Marrëveshjen) që do ta përgatisim këtu.
E merr fjalën Zotëri Millan A Ristiq, përfaqsues i Mbretësië jugosllave i cili tha: “ Shkelqesia e Tij, zotëri Hasan Saka, i shpjegoi mjaft mirë motivet e kësaj mbledhje dhe unë nuk kisha për të shtuar asgjë në lidhje me këtë.
Problemi i emigrimit nuk paraqitet për herë të parë në vendet ballkanike. Turqia tanimë e ka rregulluar këtë çështje me Greqinë dhe me Rumuninë. Me Bullgrainë nuk është pajtuar në lidhje me këtë çështje, por kjo nuk është pengesë që, në praktikë, EMIGRIMI i turqve nga Bullgraia të bëhet tash sa kohë. Ju e dini, zotërinj, se ne, në vednin tonë, pikërisht në Serbinë Jugore, kemi një numër të madhë të POPULLSISË MUSLIMANE, me prejardhje turke ose të lidhur me kulturën turke.Në saje të rregjimit DEMOKRATIK(?!!!-hb) , që gëzon në Jugosllavi, tash një kohë të gjatë kjo popullsi po shfarq tendencë për të emigruar në Turqi.(Këtij pohimi i thon shantazh me një popull, e shgtazhi është shumë më i eger se sa krimi-HB).
Mjerisht, hyrja e kësaj popullsie në Turqi ka qenë e NDALUAR nga autoritetet turke, fakt ky që ka shkkaktura dëm të madh kësaj popullsie, si dhe administratës sonë. Ka shumë raste që turqir e Jugosllavisë e kanë shituar tërë pasurinë e tyre dhe, nga pamunëdsia për t` u vendosur në Turqi, kanë rënë në ngarkim të Qeverisë sonë, e cila është e detyruar ta sigurojë ekzistencën e tyre. Kjo është acaruar edhe nga rrethanat që Turqia dhe Jugosllavia nuk kanë ndjekur një politikë të miqësisë dhe të bashkëpunimit të sinqertë dhe, Qeveria Jugsllave ka bërë vrejtje se kjo popullsi nuk ka gëzuar tretman të favorshëm nga Qeveria turke.”
(Nuk tregon hipokriti se mbi 23000 shqiptarë ishin dërguar në kampe të përqëndrimit 1919-1924 dhe për çdo javë u thuhej: a doni të shkoni të Turqi. E ata refuzonin se nuk ishin turq. Ristit si një parafashist që ishte nuk tregon se sa herë shqiptari duhej të paguante taksa më shumë se sa kolonistit që nuk pagunete fare, sa herë në vejt katundet shqitare u nënshtroehsin torturave dhe diegjeve masive. Dokumentet serbe zaktësojnë se 1919-1927 janë diegë jo më pak se 182 katune shqiptare në ish Vilajetin e Kosovës-burimi: AVIIB. P.17. K……21 nëntor 1927-Program za LIKVIDACIJU ARNATTA I KAÇAKA-hb).
“Për t` u përgjigjur kërkesave të kësaj popullsie, Qeveria jugisllave tsh një vit i ka propozuar Qeverisë turke që të përpilohet një KONVENTË (Marrëveshje), me të cilën do të rregullohej çështja e emgrimit të turqve të Jugosllavisë.”
(Sipas dokeumneteve ushtarke në Jugosllavi ishin nja 3857 turq që në familje e flisnin tutrqishten, por në popull paraqoteshin se janë shqiptarë. Prej tyre nja 2312 ishin të tillë në Shkup, të tjerët ishin në Prizren, Prishtinë dhe nja 82 në Gjilan, të cilër donin të dallohen se ‘kanë një rang ma të lartë shoqëror dhe belbzonin turqisht, mu sikurse disa serbian në Vojvodinë që belbzoinin gjermanishtën ose hungarishten sepse ishin gjuhë administrate deri më 1918 kur ato vise i okuopoi Mbretëria serbe me inicim të gjenralëve francezë-Burimi: AVIIB. P.17. K…..31/27/16-hb).
Për ne çështja e emigrimit është çështje eknomike dhe siciale. Në disa rajone të Jugosllavisë ne kemi një numër të konsiderushem fshtarësh pa tokë që, në kushte shumë të mjerushme, presin t` u japim tokë për ta punuar. Meqenëse kjo popullsi nuk ka ndonjë mënyrë tjetër të ekzistencës. Qeveria është ajo që duhet ta ndihmojë, e kjo, për të paraqet një barrë të rëndë finasiare. Për ta zgjidhur këtë problem ne duhet të gjejmë tokë të plleshme për t` i vendosur këta njerëz. Mu për këtë arsye, Qeveria jugosllave, duke u nisur nga interesi i vet, kërkon mundësinë për shpërnguljen e musliamnëve nga Serbia jugore.
Situata në Turqi është krejtësisht tjetër. Turqia ka terrene për punimin e tokës dhe ka nevojë për njerëz, të cilët do t` i vendoste në ato terrene. Këtë popullsi Turqia do ta gjejë në mesin e turqve të vendeve ballkanike, në këtë mes, nënkuptohet, edhe të Jugosllavisë. Për këtë arsye, ne kemi ardhur në përfundim se kjo është në interesin e Turqisë dhe të Jugosllavisë. Jam më se i bundur se puna jonë do të lehtësohet nga ndinja e miqësisë që fatmirsisht ekziston në mes dy vendeve tona. Ne kemi gjithnjë parasysh një Konventë që ka të bëjë me njerën çështje, e cila mund të na sherbejë mirë si model në punën tonë. Kjo është Konventa (Marrëveshja) turko-rumune për shpërngulje. Ne do të mund ta studiojmë më për së afërmi që të mund ta formulojmë tekstin e Koneventës së re që duhet ta përgatisim këtu. Por, para se të hyjmë në detaje të ktij problemi, duhet të merremi vesh në rend të parë për numrin e emigrantëve që Qeveria turke është e gatëshme të pranojë nga vendi ynë dhe për çështjet finasiare në relacion me emigrimin. Ne do ta bëjmë përseri nesër një propozim për këtë çështje dhe kam shpresë se do të arrijmë të merremi vesh.
Kryetari Hasan Saka: Ne e presim me simpati propozimin Tuaj. Por ne duhet t` ua themi se për këtë çështje Turqia duhet të kërkojë ndihmë në të holla për ta aplikuar Konventën që ne e projektojmë dhe që do ta përgatisim. Në të vërtetë, Ju urdhëroni e llograitni shpenzimet tona. Fjala është për emkigrimin e 200 000 personave. Nëse marrim mesatarisht nga katër ose pesë persona për një familje, kjo do të thot se duhet të sigurohet vend për vendosjen e 40 deri 50 000 familjeve. Nëse për vendosjen e një familje llogarisim se duhet shpenzojmë 800 lira turke për ta siguruar ekzistencën e saj, kjo do të thotë se për këtë ndërmarrje duhet të sigurohen afërsisht 40 000 000 lira turke për shpenzime.
Ne nuk do t` i vendosim këto familje në Traki, por në Anadolli, ku shpenzimet do të jenë më të mëdha. Për më tepër, trrenet ku duhet t` i shpërndajmë këta emigrantë, duhet t` i blejmë përseri. Të gjitha këto ngarkesa e shpenzime nuk janë përfshirë në shifrën që e përmenda më parë. Natyrisht, ne po flasim këtu vetëm për shpenzimet reale të shkaktuara nga ky emigrim. Kjo nuk do të thotë se do të bejmë TREGTI (me popuj-hb) mes nesh. I Emigruari as nuk shitet e as nuk blihet. Vullneti nuk na mungon kurrsesi. Por, mundësitë tona matrriale janë të kufizuara. Është një minimum i shpenzimeve tona të nevojshme për këtë emigrim që ne nuk mund ta mbulojmë me mundësitë tona. Ne nuk mund të presim që ta rezervojmë shumën e nevojshme për këtë çështje në buxhetet tona për vitet e ardhshme. Nëse Ju medoni se Turqia duhet t i angazhojë mjetet e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve për oragnizimin e këtij emigrimi, atëherë këtë çështje duhet ta shtyjmë për më vonë dhe të presim.
Porsa të gjendet zgjidhja për mbulimin e shpenzimeve materiale, kjo çështje do të jetë e zgjidhur. Situata nuk e lejon më parë Turqinë që ta merr për sipër këtë ngarkseë. Tash të dy qeveritë t` i ndajnë shpenzimet e nevojshme për emigrim. Seicili shtet duhet të marrë pesë në këto shpemzime-qoftë për të gjitha terrenet dhe mjetet që emigarntët i kanë lënë në Jugosllavi, qoftë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve që do të bëhen për emigrimin e tyre në Turqi. Mendoj se neve duhet të na japet gjysma e këtyre mejeteve të nevojshme, do të thot 20 000 000 lira turke. Nuk mund të bëjmë kurrfar lëshimi për zbritjen e kësaj shume, që paraqet vetëm gjysmën e asaj që ne duhet ta shpenzojmë. Por më tepër, p[rpos k[saj shume që duhet të na paguhet nga Jugosllavia, ne duhet të kërkojmë gjithashtu ndihmë finansiare për pesën e shpenzimeve të latpërmendura si HUA ose AVANS. Duhet ta shtrojmë, pra, çështjen në mënyrë të qartë se duhet të na akordohet një hua për mbulimin e shpenzimeve të emigrimit dhe në fund, besoj se kjo do të zgjidhet me takimin e dy palëve. Në këto kushte do të mund të realizohet konkluzioni për lidhjen e Konventës me pëlqimin e të dy palëve.
Zotëri Millan A Ristiq: Ne jemi të vetëdijshëm për vështerësitë në të cilat gjindet Turqia në pikpamje finasiare. Për t` ia lehtësuar zbatimin e Konventës së ardhme, ne jemi në gjendje të ndihmojmë brenda mundësive tona deri në një kufi të arsyeshem dhe nuk kemi për qëllim të bëjmë tregti me Ju. Ne Ju lutremi gjithashtu t` i merrni parasysh vështerësitë tona. Zbatimi i Konventës, që ne do ta lidhim, do të jetë edhe për ne një ngarkesë finasiare mjaft e madhe. \përveq shumës që ne do t` Ju paguajmë për emigrim, do të kemi edhe shpenzime të tjera. Për TRASPORTIN e emigrantëve deri në Selanik dhe prej andej deri në kufirin turko-bullgar gjithashtu do të kemi mjaftë shpenzime. Qeveria Jugoslalve do të ketë shpenzime edhe për vendosjen e personave tjerë në tokat e braktisra nga emigrantët.
Ne do të bejmë disa sakrifica për t` Ju ndihmuar për zbatimin e Konventës. Ne do ta përgatisim trrenin për këtë, por mos kërkoni nga ne të bëjmë diçka më tepër sesa na lejojnë forcat tona. Unë po e ndiej veten të befasuar për kto që i parashtroi Shkelqësia Juje për çështjen e huas. Kjo çështje nuk ka qenë shqyrtuar në Beograd dhe më duhet t` Ju them se unë nuk jam i autorizuar ta shqyrtojë këtë çështje me ju. Nuk pranoj fare që çështja e huas të jetë objekt i bisdiemve tona me këtë rast. Sidoqoftë, unë dyshoj se do të mund të pajtoheshim në lidhje me këtë çështje. E, nuk besoj se vendi im do të ketë mundësi t` i japë ndihmë finansiare Qevrrisë turke. Por, për ta lehtësuar detyrën Tuaj, ne do të përcaktojmë shumën globale që ne (Jugosllavët-HB) do ta paguajmë në favor të Konventës së ardhshme për vendosjen e emigrantëve në vndin Tuaj.
Kryetrai Hasan Saka: Unë ju thash se ne do ta marrim pjesë në shpenzime. Ashtu si thoni Ju,marrëvehja për Konventën turko-rumune mund t` u sherbej si bazë për vendimet tona, por me kusht që ajo të ADAPTOHET sipas kërkesave të veçanta për emigrimin e ri që ne po e shqyrtojmë. Ne duhet t` i kemi parasysh gjithashtu përvojat dhe këshillimet që kemi bërë për APLIKIMIN e Konventës së përmendur.”
(Nëse lexohet me kujdes, në mes rreshatve të ktij dokuemnti që prodhon një tragjedi, kutohet se dy vednet po bënoin një TREGTI të ndytë me një popull që nuk kishte lidhje as me turkun e as me jugsllavin, e këtë relitet e dinin të dy palët!!-HB).
Dr Xhevdet Atasagon: Me këtë Konventë dëmshpërblimi është PAGUAR për terrenet dhe pr pasuritë fshatare të barktisura nga emigarntët, ndërsa Konventën që ne do ta NËNSHKRUAJMË me Jugosllavinë, do ta marrim si bazë për dëmshpërblim shumën e fiksuar. Llograia do të bëhet për seicilin person që emigron. (Ky negocues i zbukon të gjitha paraskenat që ishin bërë para kësaj konference, ku Francezët ishin këmbkryq prapa tërë skenarit-HB).
Kryetari Hsan Saka: Është për sinjalizim edhe një çështje tjetër me rëndësi. Fjala është se sa emigrantë mund të pranojë Turqia. Sa ka mundësi për këtë. Në të vërtetë, duhet ta studiojmë seriozsht kapacitetin e vendit tonë për vendosjen e një numri kaq të madh të emigrantëve. Përveç kësaj, ne jemi të zënë me bendosjen e emigrantëve që na vijnë nga Rumunia. Afati prej pesë vjetësh, që po e propozoni Ju, është i shkurtër. Ky afat duhet të jetë ose 6 ose 7 vjet. Emigrimi është një çështje vërtetë e ndërlikuar.
Veshterësitë janë shumë të mëdha. Ky pshtë një problem vetvetiu i ndërlikuar. Prandaj duhet të na jpeni një afat normal që të mos vijmë në situatë edhe më të vështirë, duke u ngutur që këtë detyrë ta kryejmë brenda një afati tejet të shkurtër.
Megjithatë, këto nuk janë probleme t tona të vërteta. Nëse pajtohemi për ndihmën finsiare, që duhet të na jepet, ne do të mund ta përpunojmë shumë më lehtë projektin e Konventës. Ne do t` ua komunokojmë qeverive tona tekstin që e kmei përgatitur dhe me këtë ne do ta kryejmë një punë shumë të dobishme për të dy vendet tona.
Nesër në mengjes do të mund të merremi vesh në detaje për këto dy çështje.
Pasi askush nuk e kërkoi më fjalën, me porpozimin e kryetarit, u vendos që senaca t` i vazhdojë punimet nesër (më 10 qershor 1938).
SEANCA E DYTË
Seanca e dytë e Komisonit për emigrim i vazhdoi punimet të nesermen, më 10 qershor 1938, përsëri nën Kryesinë e Shkelqesisë së Tij, Hasan Sakës. Merrnin pjesë të gjithë të deleguarit dhe vexhguesi grek.
Kryetari Hasan Saka i dha shpjegimet mbi vështërsitë e hasura në aplikimin e Konventës turko-rumune. Pastaj Sekretari i Komisionit e lexoj raportin turk me kërkesat ndaj Rumunisë (Aneksi nr. 1). Zotëri ministri A. Telemaque, si përfaqsues i Rumunisë, e mori në njoftim raportin e delegacionit turk, por tha se muk mund të vendosë pa i referuar Qeverisë së tij, ndërsa ai do të angazhohet që t` ia trasmetojë Qeverisë së vet propozimin e lartëpërmendur,të cilit do t` ia shtojë edhe shpejgimet plotësuese lidhur me këto vrejtje që janë bërë nga ana e Kryetarit të delegacionit turk. Por duhet pritur një kohë bukur të gjatë derisa të merret përgjigjja nga Qeveria, pasi çështja kërkon një studim të hollësishëm. Mandej përgjigjja dot`i kthehet Kryetarit të Komisonit, ose Qeverisë turke.
Kryetari Hasan Saka-falenderoi pastaj zotëri delegatin nga Rumunia për ndërmjetësimin dhe premtimin e tij. Ai deklaroi se do ta stuiojë elaboratin e projektit të Konventës për emigrimin midis Jugoslllavisë e Turqisë.Zotëri M. Ristiq deklaroi se është shumë i lumtur për praninë e përfaqsuesit nga Rumunia dhe Greqia në këtë mbledhje. Ky është një MANIFESTIM i këndshëm i solidaritetit ballkanik dhe një provë më tepër se vendet e Antantës Ballkanike mund t`i trajtojnë me mirëkuptim të përbashkët të gjitha çështjet që u interesojnë. Ne duhet të falenderojmë Shkelqesinë e Tij. DR Ruzhdi Aras, që ka pasur mirësinë të na bashkojë këtu në Dstamboll për ta shqyrtuar në tërësi çështjen e emigrimit.
Por, athua puna parap[rgatitore, që kemi për të bërë ne me miqët tanë turq për lidhjen e një Konvente për emigrim midisi Turqisë dhe Jugosllavisë dhe që na intereson neve dhe turqve, mos do të jetë ndoshta një lodhje suplementare për kolegët tanë nëse asistojnë në të gjitha sencat tona parapërgatitore derisa të pajtohemi në të gjitha çështjet. Pas kryejes së punës sonë miqtë tanë gjithsesi do të informohen për rezultatin e arritur.
Me propozimin e Krytrait u mor vendim për formimin e Komitrtit që do ta përgatis TEKSTIN e prjektit të Konventës. Komitetin do ta përbëjnëzotrinjët: Millan A Ristiq, Vijisllav Magovqeviq, Xhevdet Atasagon dhe Sinasi Hisar. Komiteti do të mblidhet dy herë në ditë për ta PËRGATUR tekstin e prejektit.Ndërkaq, Komisoni i Emigrimit do të mblidhet një herë për ta dhqyrtuar në tërsi tekstin e projetit.
SEANCA E TRETË
Komisioni i Emigrimit e mabjti seancën e tretë të hënën, më 20 qershor 1938, nën kryesinë e Shkelqesisë Tij, Hasan Saka. Komiteti ngarkoi për përpunimin e tekstit të projetktit të Komisionit midis Jugosllavisë e Turqisë për emigrimin e popullsisë turke nga Serbia Jugore dhe i paraqiti Komisionit projektin që e kishte përgatitur, duke punuar prej 11 deri më 18 qershor dhe duke mbajtur nga dy senaca në ditë.
Katër artikujt në lidhje me çështjen e finansimit nuk ishin rediguar, për arsye se nuk ishte arritur pajtimi i plotë.
Zotëri Millan A Ristiq dha shpjegime lidhur me propozimin e Jugosllavisë mbi katër artikujt për çështjen finasiare.
Për më tepër, ai kërkoi që dy artikuj, atnimë të elaboruar, të përfshihen në një që ka të bëjë me SHUMËN dhe me gjësendet që emigrantet kanë të drejtë t` i marrin me vete.
Kryetari Hasan Saka tha se do ta njoftojë Qeverinë për propozimet jugosllave. Të gjitha këto çështje e interesojnë, përveç MPJ dhe M. Higjenës e të Asistencës Sociale (në të vërtetë Drejtorinë e Përgjithshme për VËNDOSJEN e emigrantëve), M. Finansave dhe, natyrisht, Kryetarin e Këshillit Ministrave. Por të gjithë ministrat janë në Ankara. Pra, para se ta japin përgjigjen e Delegacionit turk, është mirë që për këto propozime të KONSULTOHET Qeveria. Kështu do të sigurohej që projekti i Komisionit të miratohet më shpejtë.
Është e vërtetë se miqtë tanë jugosllavë do të presin edhe disa ditë. Por nuk mund të mendohet se kjo kohë është e humbur. Përkundrazi, ky do të jetë një përfitim i kohës. Në seancën e ardhshme, Delegacioni jugosllav do ta ketë përgjegjën e Qeverisë turke dhe, nëse e quan të nevojshme, mund ta konsultojë Qeverinë e vet që ta nënshkruaj tekstin e projektit, i cili atëherë do të jetë i kompletuar.
Në ndërkohë, Komiteti për redaktimin e projektit do t` i vazhdojë rregullisht punimet dhe mbledhjet për t` i përcaktuar me shkrim propozimet jugosllave të fundit, që do të shërbejnë si bazë për diskutim final dhe redaktim definitiv të artikujve që mungojnë në projektin e Konventës.
Deleagatët jugsllavë shfaqën pajtimin e tyre, kurse Kryetari e konvokoi mbledhjen e Komisonit për të shtunën, më 25 qershor (1938), për të pasur kohë të konsultohet me Qeverinë në Ankara.
SEACA E KATËRT
Seanca e katërt e Komisonit për Emigrim u mbajtë të shtunën, më 25 qershor 1938 dhe e kryesoi zotëri DR Xhevdet Atasagon.
Zotëri Xhevdet Atasagon për takimin që zotri kryetari, Hasan Saka, ka pasur personalisht me Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe me zotrinj ministrat e PJ, të Finasave e të Higjenës dhe të Asistencës Sociale. Ata janë të njohtuar për detajet e kunderporpozimeve jugosllave dhe të katër ministrat i kanë përgatitur kundërpropozimet të cilat ne, në emër të Delegacionit turk, kemi nderin t` ia komunikojmë Delegacionit jugosllav (Aneksi 2). Kryetari i Komisionit bën të ditur se propozimi turk nga këshillimet e mbajtura në Ankara do të jetë i gartshëm për Komisionin derisa delegatët jugosllavë ta marrin përgjigjen nga Qeveria e tyre në lidhje me kundër-propozimet.
Zotëri Millan A Ristiq bëri me dije se pajtohet plotësisht që dëmshpërblimet jugosllave të paguhen për seicilin migrant “për kokë”. Nëse insistohet që dëmshpërblimi të paguhet për familje e merret në konsiderim shifra prej 40 000 familjesh, në vend të 200 000 antarëve emigrantë, atëherë kjo e ndrron vlerën e Konventës së projektuar. Lidhur me këtë patjetër duhet paksuar shumën globale të dëmshpërblimeve. Kjo kërkon që Qeverisë t` i bëhen kërkesa të tjera, të cilat, eventualisht, mund t` i vërë kusht Delegacionit turk. Por, kjo nuk do ta ndryshojë atë që ka qenë kryer më parë. Nëse ngjan, kjo do ta komplikojë punën dhe do ta pengojë vazhdimin normal të punimeve .
Dr Xhevdet Atasagon deklraoi se nuk pajtohet me zotri M. Ristiqin se, sipas tij, duke marrë për bazë shifrën 40 000 familje, nuk ndrron numri 200 000 emigrantë, sepse nuk do të thot se çdo familje ka mesatarisht 5 antarë. Lidhur me këtë formalitet, shpenzimet janë paraparë për çdo familje. Është, pra, më racionale që të merret si bazë numri i familjeve. Kjo dëshmon se 40 000 familje nuk mund të kenë më shumë se 200 000 persona. Nga ana tjetër, Turqia nuk do të kërkonte dëmshpërbleim, pasi ajo i llogarit shpenzimet e veta për vëndosjen e çdo afmilje dhe do ta pranojë tepricën eventuale të emigrantëve.
Delegacioni turk, duke u pajtuar me Këshillin e përbërë nga katër ministra, nuk do të ketë më të drejtë që t`i ndryshojë kunderprpozimet turke. Atasagon e lut Millan A Ristiqin që t` ia përcjellë Qeverisë jugosllave kundërpropozimet turke. Xhevdet Atasagon ka shpresa të mëdha se Qeveria jugosllave do t` i pranojë në formë të plotë propozimet turke. Zotëri Millan A Ristiq, lidhur me propozimet turke, deklaroi se do t` ia përcjellë të gjitha Qeverisë së vet dhe se do ta lajmërojë Delegacionin turk për përgjigjen që do ta marrë nga Qeveria e vet lidhur me këtë çështje.
Në fund u tha se seanca e ardhshme do të mbahet pasi të merret përgjigjija e Qeverisë jugosllave.
SEANCA E PESTË
Seanca e pesë e Komisionit për Emigrim u mbajtë të premtën, më 1 korrik të vitit 1938, nën kryesinë e Shkelqesisë tij, Hasan Saka.
Zotëri Millan A Ristiq dha shpjegime në lidhje me kundër-propozimet jugosllave si përgjigje propozimeve të fundit të palës turke. Pas shqyrtimit të qëdrimeve në mes të kryetrait Hasan Saka dhe zotëri Millan A Ristiq, dukej se kishin mbetur edhe ca pika kontestuese, kryesisht finansiare, për të cilat ende nuk ishte arritur pajtimi i të dy palëve.
U VËNDOS që zotëri Ristiq t` i përcjellë me shkrim propoimet e fundit në mënyrë që Kryetari të mund t` ia paraqes Qeverisë turke. Kështu u vendos për të gjitha çështjet për të cilat ishte arritur pajtimi, kurse Komiteti redaktues do ta vazhdojë elaborimin e artikujve që i mungojnë projektit të Konventës në mënyrë që teksti të jetë i gatshëm për nënshkrim kur të dy palët të pajtohen për çështjet e pezulluara.
Në fund u vendos që Komisoni të mblidhet përseri nesës (më 2 korrik 1938).
SEANCA E GJASHTË
Seanca e gjashtë e Komisionit u mbajtë të shtunën, më 2 korrik, nën kryesinë e Shkelqesisë Tij, Hasan Sakës.
Zotëri Millan A Ristiq paraqitit me shkrim kunderpropozmet jugosllave (Aneksi 3).
Kryetrai Hasan Saka paraqitit përgjigjet e Delegacionit turk lidhur me këto kundërpropozime.
Ai shpjegoi se Qeveria turke kërkon absolutisht pjesëmarrjen jugosllave në shpenzimet për vëndosjen e emigrantëve me familje. Fjala është për vëndosjen e 40 000 familjeve, e jo 200 000 personave. Turqia mund të pranojë edhe më shumë se 200 000 emigrantë dhe këtë nuk do ta pengojë askush. Por, finacat e vendit nuk do ta lejojnë që të vendosen më shumë se 40 000 familje. Ai e luti Delegacionin jugosllav që mos të insistojë në këtë çështje se do të jetë e kotë.
Zotëri Millan A Ristiq deklaroi se me gjithë mospelqimin e pagesës për çdo person të emigruar si do të ishte më e përshtatshme, ai do të angazhohet që t` ia shpjegojë Qeverisë së vet që ta pranojë këtë mënyrë, por gjithashtu shpreson se Delegacioni turk, ng ana e vet, do t` i marrë në shyrtim të gjitha kundërpropozimet jugosllave.
Kjo mënyrë, pasi ishte më e përshtatshme, u vednos që, me korigjimet e nevojshme, të hynte në prijektin e kOnventës.
Kryetari Hasan Saka insiston që 30% të pagesës të bëhet me deviza. Sa i përket mënyrës së pagesës, ai do ta konsultojë Qeverinë e vet për të ditur se a është e gtashme të bëjë edhe një sakrificë te re në lidhje me këtë çështje. Në rast se të dy palët qeveritare merren vesh për tërë çështjen, atëherë nuk mbetet gjë tjetër për të cilën nuk do të pajtoheshim.
Në qoftë se paguhen 70% në emër të Qeverisë turke, atëherë kjo është e lirë ta qesë këtë shumë në llogari të vet. Ajo do të kërkojë nga Banka Qendrore e Jugosllavisë pAGESËN e kamatave të zakonshme. Kjo shumë do të depozoitohet në xhiro-llogarinë turke, ose ajo do ta DEPOZITOJË këtë shumë në ndonjë bankë tjetër jugosllave. Natyrisht, me këta dinarë, Qeveria turke do të mund t` i mbulojë shpenzimet e veta që dëshiron t` i bëjë në Jugosllavi dhe nuk do të ketë kurrfarë pengesash në lidhje me këtë.
Zotëri Millan A Ristiq deklaroi se kjo çështje nuk ka nevojë të zgjidhet me vendimet e Komisonit. Kjo është çështje që u përkert bakave nacionale, të cilat do të merren vesh midis tyre.
Kryetrai Hasan Saka e thirri Delegacionin jugosllav që ta marrë pëlqimin e Qeverisë së vet që 30% të shumës së paraparë të paguhet në DEVIZA. Nga ana e tij, ai do ta KONSULTOJË Qeverinë turke për modalitetet e parshtruar nga ana e palës jugosllave.
SEANCA E SHTATË
Seanca e shtatë e Komisonit u mbajt të premten, më 8 korrik të vitit 1938, nën kryesin e Shkelqesisë Tij, Hasan Sakës.
Kryetari shfaqi kënaqsinë e vet për PAJTIMIN e të dy palëve lidhur me tekstin e Konventës që ishte krejtësisht gati. Ai falenderoi të deleguarit jugosllav për durimin që kishte treguar me rastin e përpunimit të artikujve të Konventës dhe për qëndrimin e tyre në diskutime. Ai e kishte informuar Qeverinë e vet për pajtimin e të dy palëve dhe e kishte paraqitur tekstin tanimë të kryer të Konventës. Duke pasur para sysh se Delegacioni turk, përkundër vendimeve që ishin marrë, duhej ta konsultonte Qeverinë, e cila i ka studiuar disa çështje konfliktuoze të Këshillit të përberë nga disa ministra, Kryetrai tha se është i mendimit se do të ishte e preferushme që, para nënshkrimit të Konventës, ta parshtrojë çështjen për pelqim në Këshillin e Ministrave. Pasi Këshilli i mInistrave do ta mbajë mbledhjen e vet të shtunën, më 9 korrik, Kryetrai Hasan Saka shpreson se me siguri do të marrë përgjigje të favorshme nga ana e Qeverisë turke dhe se do të mund ta nëshkruajë KONVENTËN të hënën e ardhshme. Ai kërkoi falje nga delegacioni jugosllav për vonesën që mund të zgjasë vetëm dy ditë.
Zotëri Millan A Ristiq iu abshkua PËRURIMEVE të shprehura nga ana e Kryetrait për pajtimin e arritur midis dy palëve. Ai falenderoi delegatët turq për ZELLIN dhe ndershmerinë e treguar gjatë punës së Komisonit. Megjithatë, ai nuk do të dëshironte që të priste dy ditë, por do të dshironte që NËNSHKRIMI të bëhet sa më parë sepse nga ana jugosllave nuk do të pranohej kurrfarë mdryshimi tjetër i Konventës së përgatitur. Prandaj ai, edhe para sqarimeve të reja, shprehu pajtimin e vet.
Seanca e ardhshme u caktua të mbahet të hënën më 11 korrik 1938.
SEANCA E TETË
Seanca e tetë e Komisionit u mbajtë më 11 korrik të vitit 1938 nën kryesinë e Shkelqesisë Tij, Hasan Sakës.
Sekretari i Komisonit e lexoi TEKSTIN e Konventës dhe raportet e seancave të kaluara.
Palët dhanë pëlqimin e tyre për të gjitha tekstet. Kryetrai shprehu KËNAQSINË dhe thirri delegtët ta nënshkruajnë tekstin e Konventës, të cilën do ta miratojnë qeveritë përkatëse.
U vëndos të përgatitet TEKSTI i një Komunikate, që do t` i jepet shtypit te të dy vendeve neprëmjet Agjencisë Anadolia.
Kryetrai falenderoi delegatët jugosllav që u kanë ndihmuar kolegëve turq për arritjen e RREZUKTATIT pozitiv. Kjo marrëveshje tregoi edhe një herë mirëkuptimin për një bashkpunim të ngushtë që i tërheq të dy popujt. Të shpresojmë se kjo KONVENTË (MARRËVESHJE) e re do t` i SHERBEJË FORCIMIT TË KËTYRE LIDHJEVE MIQSORE dhe se do të japë REZULTATE të mira edhe për popullsinë që emigron.
Zotëri Millan A Ristiq deklaroi se i MIRATON plotësisht këto fjalë dhe FALENDEROI Shkelqesinë e Tij, Hsan Sakën, dhe bashkpuntorët e tij për bashkpunimin MIQËSOR, i cili dha rezultate të mira për punën që sapo u krye. Ai shtoi se ka shpres të mëdha se Konventa e nënshkruar do t` u sherbejë të dy vendeve MIKE dhe do të kontribuojë edhe më shumë për zhvillimin e mardhënjeve të sinqerta miqësore midis Turqisë dhe Jugosllavisë.
Kryetrai deklaroi s eme kaq përfundojnë punimet e Komisionit, duke ia shtuar senacave edhe TRI ANEKSET që do të mbesin si dokumente bazë.
ANEKSI NR. 1 (ANEKSI RUMUNË)
Delegacioni turk është i lumtur të konstatojë dhe të nënvizojë se të gjitha pikat e Konventës së lidhur midis Qeverisë së Republikës Turqisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Rumunisë mbi emigrimin e popullsisë turke nga Dobruxha dhe të nëshkruar më 4 shtator 1936, janë aplikuar me vullnet të mirë nga të dy palët kontraktuese.
Megjithatë, Delegacioni turk ka nderin ta informojë Komisionin se Qeveria e tij, duke kundruar sinqerisht ato që ka bërë Qeveria rumune, formuloi disa propozime që kanë për qëllim të sigurojnë më shumë rend në zgjedjen e çështjeve delikate që kanë të bëjnë me emigrimin dhe me çështjet finaciare që rriedhin prej këndej.
1.Nënshtetsit rumunë mysliamnë, me mprejardhe turke, që jetojnë në Rumani e që gëzojnë beneficionet sipas nenit 1 të kësaj Konvente, duhet të largohen nga Rumunia brenda 5 vjetëve.
Qeveria e Republikës Turke deklaron se është gati t` i pranojë banorët e trevave specifike rumune që DËSHIROJNË të EIGROJNË në Turqi me kushtet e parapara në Konventën e lartëpërmendur, e që është aplikuar deri tani në bazë të dispozitave të Konventës së pëmenduar më lartë. Megjithatë, në qoftë se Qeveria turke, për çfarëdo arsyeje, nuk do të mund t` i parnojë brenda PESË vjetëve të gjithë ata që dëshirojnë të shpërngulën në Turqi, Qeveria Turke do të dëshironte që ky afat të mund të ZGJATET edhe për një vit, por kjo zgjatje nuk do të mund ta kalojë kufirin e kohës së paraparë me paragrafin 5 të atriukullit II. Në këtë mënyrë afati i zbatimit të Konventës nuk mund të jetë më i gjatë se 7 vjet.
2. Në frymën e artikullit V të Konventës Qeveria rumune duhet t` i kryejë brenda shtatë vjetëve pagesat e pasurive të patundshme fshtare që u takojnë emigrantëve, mandej shumën globale që i takon çdo zone brenda shisej katër vjetëve. Nga ana tjetër, Qeveria turke është e obliguar t` i mbulojë të gjitha shpenzimet prej momnetit kur emigarnët hyjnë në territorin turk dhe, gjithashtu, gjatë përgatitjeve për shkuarje.
Konventa e përmendur, si thuhet në preambullën e saj, duhet ta rregullojë çështjen e emigrimit në mënyrë sa më miqësore, kurse Qeveria turke do të sigurojë plotësisht zbatimin e dispozitave të Konventës. Qevreria rumune, nga ana e saj, duhet të paguaj në xhiro-llograi pranë Bankës Kombëtare të Rumnunisë kundërvlerën e pasurive fshatare të braktisura nga emigrantët që janë larguar nga toka rumune. Ndërkaq, Qeverisë rumune do t` i pranohen avanset për pagesat e bëra.
3. Artikulli X i Konventës parasheh bazat për personat që dëshirojnë të marrin lejen për emigrim e që duhet t` i paraqiten Komitrtit special të paraparë me artikullin XVI. Është e nevojshme edhe një akt autentik, që vërteton se personat në fajlë nuk kanë pranuar kombësinë rumune dhe se kanë kërkuar nënshtetësi turke. Duhet të ekzistojë kërkesa e formularë për çdo familje që kërkon nënshtetësi turke, kurse marrja e lejeve nga gjykatat rumune nuk duhet të zvarritet dhe të shkaktojë shumë vështrësi e humbje kohe.
Qeveria turke do të deshironte që deklaratat e nësnshkruara nga turqit muslimanë, që deshirojnë të emigrojnë, të konsiderohen si vërtetime për mosmarrjen e nënshtetësisë rumune dhe që marrja e vendimeve gjyqsore të mos jetë e domosdoshme. E në rast se këto vendime janë me të vërtetë të neviojshme, atëherë le të jenë vendime KOLEKTIVE ose le të jepen brenda një intetrvali kohe më të shkurtër.
Përveq kësaj, Qeveria turke do të deshironte që Qeveria rumnune të formojë një komision special, i cili do të ishte më efikas në kryerjen e punëve rreth emigrimkit dhe do ta lehtësongte zbatimin e Konventës.
PS. Vrejtja ime: Studiues i nderuar lexoni këto pazare dhe i peshoni në ndërgjegje se sa e veshtrë dhe tragjike ka qenë jeta e shqiptarit që ishte qitë në PAZAR, aq më parë kur shqiotarët në Kosovë (Shqipëri Kontinetale) ishin atutokton, e detyroheshin me fuqinë e terrorit shtetrror t` i lëshojnë vafrtat e veta.
ANEKSI NR.2 (ANEKSI TURK)
Kunderpropozimet e Qeverisë Jugosllave lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me Konventën. Gjatë përgatitjeve të Komisionit për emigrim, të mbledhur në Stamboll, delegatët jugosllavë kanë marrë dhe pranuar nga Qeveria e Republikes Rurqisë-me dëshirë të SINQERTË që të arrihet një rezultat pozitiv. Komisioni e ka të qartë se kunderpropozimet që vijojnë janë adresuar nga Qeveria jugoslave me ndërmjetësimin e delegatëve të saj.
1.Dyqind mijë emigrantë turq (SHQIPTARË ETNIK-HB) muslimanë, që kanë qenë objekt i emigrimit të shqyrtuar, janë konsideruar si tërësi prej 40 000 familjeve. Është marrë se çdo familje ka mesatarisht pesë antarë. PËr strehim dhe mirëmbajtjen e këtyre familjeve duhet të sigurohen 20 milionë lira turke. Kjo shumë është kërkuar nga Jugosllavia për pjesëmarrjen e saj në shpenzime. Vendimi është marrë që të pranohen dhe vendosen 40 000 famile. Nuk është marrë parasysh numri as mosha e antarëve të familjeve. Nëse ndonjë familje ka më shumë se 5 antarë, nuk do të kërkohet asgjë nga ana jonë (jugosllave-hb). Nga ana tjetër, nuk do të zvoglohet aspak shuma e caktuar për dëmshpërblim në qoftë se paraqiten familje me më pak antarë.
2. Dëshira e sinqertë (po se po e shfarosnin një popull të tërë duke marrë edhe para e duke ia grabitë pronat për t` ua dhuaruar sllavëve që ishin si banditë nepër tërë botën, pa munguar edhe ata të brendëshmit, sepse kolonistet duhej të jetonin në prani të armëve në viset e reja shqiptare-HB) e Qeverisë jugosllave është që kjo Konventë të NËNSHKRUHET dhe të hyjë në fuqi (ligjore-HB) në fillim të vitt 1939.
Realizimi i Konventës duhet të kryhet brenda 6 vjetëve, përkatësisht derisa këto 40 000 familje të TRASFEROHEN dhe të VENDOSEN NË TURQI.
Meqenëse për vendosjen e këtyre familjeve duhet të ndërtohen shtëpitë dhe të bëhen përgatitjet e tjera, me kontigjenrtin e parë vjetor duhet të sigurohen 4000 familje të emigrantëve duke filluar prej 1 korrikut të vitit 1939. Kontigjentet tjera të emigrantëve do të fillojnë të pranohen në Turqi në fillim të mujit MAJ të çdo viti sipas kësaj renditje:
a). Në fillim të muajit korrik 1939 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 4000 familje (shqiptare);
b). Në fillim të muajit maj 1940 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 6000 familje (shqiptare);
c). Në fillim të muajit maj 1941 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 7000 familje (shqiptare);
ç). Në fillim të muajit maj 1942 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 7000 familje (shqiptare);
d). Në fillim të muajit maj 1943 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 8000 familje (shqiptare) dhe
dh). Në filim të muajit maj 1944 shpërngulen nga Jugosllavia në Turqi 8000 familje (shqiptare).
Gjithsejt të shpërngulura nga Jugosllavia në Turqi janë 40 000 familje.
3. Ne e lusim posaçërisht Qeverinë jugosllave të BËJË PAGESËN e 20 milionë LIRAVE turke në këtë mënyrë:
A). Shuma e paraparë të paguhet për çdo vit menjëherë prej ditës kur hyn në fuqi Konventa, do të thot në fillim të JANARIT të vitit 1939 dhe në vitet tjera, njësoj, në fillim të muajit janar.
B). 30 % të shumës për çdo vit të paguhet në DEVIZA, ndërsa me 70% të shumës që mbegtet Turqia do të BLEJË MALL dhe do të paguajë shpenzimet që bën në Jugosllavi.
C). Megjithëse me kontigejntin e parë është paraparë të pranohen 4000 familje të SHPËRNGULURA, ne e LUSIM posaçërisht Qeverinë jugosllave që shumën e parë vjetore ta PAGUAJ DYFISH në fillim të muajit janar të vitit 1939, do të thot në lartësinë e dëmshpërblimit për 8000 familje. Ndërsa në vitet tjera llograitja do të bëhet sipas numrit të familjeve që EMIGROJNË për çdo viti.
4. Është arritur marrëveshja që Turqia të jetë e lirë për shpenzimet e 70 % të shumës vjetore për BLERJEN e MALLIT dhe për shpenzimet që bën në Jugosllavi (hajt tregti me popuj hajt-HB).Relacionet KOMERCIALE midis dy vendeve në bazë të këtij 70% nuk janë të lejushme. Kjo kredi (Shqiptarët shitën pra edhe me kreditë!!!-HB),do të realizohet me të gjitha llojet e mallrave, të pyjeve dhe të shtazëve të gjalla.
Natyrisht, të gjitha këto blerje do të jenë të destinuara për Turqinë.Rrjedhimisht, ne lutemi që, për BLERJEN e të gjitha llojeve të objekteve, përveç atyre prej të cilave ne nuk kemi kurrfarë fitimi. Turiq të mos jetë e PENGUAR me asgjë brenda kREDISË në fjalë. (Pra Turqisë i lejohej që kredinë dhe mallin e blerë duke BLERË FAMILJE SHQIOTARE, ta avansojë në VLERË TË SHTUAR, pa asnjë Pazar shtesë me jugosllavët-HB).
5. Ne i lusim delegatët jugosllavë që t` ia përciellin kundërpropozimet tona Qeversië jugosllave dhe t` ia trasmetojë ato qëndrime që kanë qenë të pranuara nga ne. Në momentin kur pajtimi bëhet mbi këto baza, projekti i Konventës do të jetë i gatëshem për nënshkrim dhe ne LUSIM zotërinjët delegatë që të kërkojnë nga Qeverai jugosllave AUTORIZIME të nevojshme për nënshkrim. Më 2 korrik 1938, Hasan Saka, Krytar i Komisionit.
ANEKSI NR. 3 (ANEKSI JUGOSLLAVË)
Të nxitur nga dëshira për vazhdimin e bisedimeve (pazareve –hb) që kanë të bëjnë me konkluzionin e Konventës së Emigrimit, arritëm një rezultat të favorshëm për të dy palët e interesuara. Faktorët kompetentë kugosllavë i shqyrtuan me kujdes të veçantë kundër-propozimet e Qeverisë së Republikës Turke dhe erdhën në përfundim se duhet të konsiderohen definitive dhe se nuk mund të mos merren në konsideratë.
1.Pagesa e dëmshpërblimeve sipas numrit të personave të përcaktuar për emigrim konsiderohet sistem më praktik, më i saktë dhe më i përshatshëm për të dy palët kontraktuese se sa sistemi i pagesës së dëmshpërblimeve sipas numrit të familjeve të përcaktuara për emigrim. (Kjo do të thot se pala jugosllave ishte e stërknaqur që sipas porosive të Antantës Ballkanike prara së cilës që dronte Franca (për ta penguar depërtimin e Gjermanisë në Ballkan) dhe Vatikani (për ta pastruara Ballkanin –Evropën nga elementi muslimanë-HB). Më në fund sistemi i parë ka qenë diskutuar dhe miratuar më parë nga të dy qeveritë. Duke u bazuar në këtë sistem, është caktuar shuma globale e dëmshpërblimeve dhe çdo ndryshim i këtij sistemi, pa dyshim, shkakton vështrerësi të reja.
2. Sa i përket çështjes së përqindjes në DEVIZA, Ministria Mbretërore e Finansave, përkundër vështersive të mëdha, është gati të bëjë lëshimin e fundit dhe të sigurojë pagesën 20 deri në 25% në deviza. (Pra jugosllavët ishin të sterkanqur që një pjesë të shqiptarëve e shitinin me deviza. Pra pazari nazifashit ishte konvertibil-HB).
3. Lidhur me mënyrën e pagesës është e pamundur të pranohet propozimi i Qeverisë turke që pagesa të bëhet brenda pesë vjetëve, por brenda 12 vjetëve –një herë në vit dhe në bazë të numrit të emigrantëve në kontigjentin vjetor. Kjo mënyrë e pagesës është e domosdoshme, pasi buxheti vjetor i Jugosllavisë fillon më 1 prill.
4. Qeveria turke mund të bëjë blerjen e të gjitha mallrave në tregti të lirë, pa kurrfarë pengese deri në 75% të shumës së llogaritur në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë.
5. Ndërrimi i lirës turke në dinarë do të bëhet sipas kursit që caktohet me përlqimin e të dy palëve nga Banka Kombëtare e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Turqisë ditën e skadimit të çdo pagese, si është vepruar edhe deri tash për pagesat e parapara.
6. Propozimi turk për shumën e kontigjentit vjetor të emigrantëve është i pranueshem.
7. Në rast se jepet përlqimi në baza të lartëpërmendura, projekti i Konventës do të nënshkruhet menjëherë e më vonë nënshkrimi do të bëhet në Ankara, pasi, në ndërkohë, ya jep përlqimin e vet Këshilli i ministrave i Mbretërisë Jugosllavisë.
Duke konsideruar se koncesionet e lartëpërmenduara janë të kënaqshme, kemi shpresë të madhe se Qeveria turke do t` i pranojë. Millan A Ristiq
KOMUNIKATË
Komisioni për emigrim, i formuar për shqyrtimin e çështjeve lidhur me emigrimin e turqve të Jugosllavisë (shqiptarëve të Jugosllavisë Neni 2 i Konventës), u takua më 9 qershor 1938 në Stamboll, nën kryesinë e Shkelqesisë Tij, Hasan Saka, deputet, kryetar i Seksionit turk në Këshillin Ekonomik të Antantës Ballkanike,dhe i përfundoi punimet më 11 korrik 1938. Gjatë këtyre punimeve u arrit rezultat pozitiv (me e shitë një popiullsi shqiptare afër një milon, shiqo emrat e rretheve në Nenin 2 të Konventës-HB) dhe i kënaqshëm në INTRESIN e të dy vendeve mike dhe aleate.(Kjo do të thot se të dy vendet ishin në Pazar për shitjen , përkatësisht blerjen e shqiptarëve, me rregji të Antantës Ballkanike, prapa së cilës qëndronte Franca për ta penguar depërtimin e Gjermanisë në Ballkan si dhe Vatikani që qëndronte prapa skenarit që të pastrohet Ballkani nga musliamnët-HB-DASIPB, DNZH, 1927/1937-38/9). Komisionin e përbënin Zotëri Hasan Saka, Xhevdet Atasgon, drejtor i përgjithshem për vëndosjen e populsisë parnë Ministrisë për Higjenë e Asistencë Sociale.Millan A Ristiq,shef i Seksionit Ballkanik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë dhe Vijisllav V. Magovçeviq, imspektor në Ministrinë e Bujqësisë të Jugosllavisë. Deleagtët nënshkruan tekstin e Konventës lidhur me emigrimin e turqve të Jugosllavisë për t` ua paraqitur qeverive të tyre. Kjo Konventë do të nënshkruhet pasi të miratohet nga të dy qeveritëe do të hyjë në fuqi pas ratifikimit të saj*.
*. (Dokumenti gjindet në DASIPB.MPJ, Fondi Legta në Turqi, F. 31. D. II/9, sekret 1938; Shoqata e Kombeve në Gjenevë, d. sekret zyrtar/38/39).
KONVENTA JUGOSLLAVO TURKE 11 KORRIK 1938
Konventa u përpilua me një entuziazëm nga të dy palët. Kjo për faktin se Turqia republikane planifikonte për të hy në një avanturë të re. Megjithë këtë, vdekja e Kemajl Ataturkut (1938), raagimi i Shqipërisë, përgatitja e shqiptarëve për kryemgritje nëse Konventa do të fillonte të zbatohet, e mbi të gjitha okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (6 IV/39), me çka ishte bërë e pamundur çdo tentativë për ndarjene Shqipërisë, Konventa do të mbetet si një dokument i PARATIFIKUAR. Terthorazi e futën në aplikim komunistët jugosllavë pas mabrimit të Luftës Dytë Botërore.
Konventa u zbatua me mjeshtri. Së pari Komunistet urdhëruan që FEMRA SHQIPTARE ta hudhë MBULESËN sepse atë e kishte bërë Ataturku. Së dyti më 1949 filluanpër ta krijuar KOMBËSINË turke. Kështu nga 1914 turq më 1948, katër vite më vonë numri i tyre me detyrim do të arrinë në 54 250 persona më 1951. Dy vite më vonë, në mars të vitit 1953 J. B. Tito dhe Fuad Kyprili (MPJ) i Republikës Turqisë do të lidhin Marrëveshja Xhentelmene në Split, që ishte një ratifikim perfid i Konventës së 11 korrikt 1938.
TEKSTI INTEGRAL I i K O N V E N T Ë S 11 korrik 1938
për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike
KONVENTA
Mbi rregullimin e emigrantëve të popullsisë turke nga rajoni I Serbisë Jugore të Jugosllavisë
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Tij, Mbretit të Jugosllavisë,
Konstatojnë tendecën e manifestuar të emigrimit të popullsisëmturke muslimane nga rajoni I Serbisë Jugore, dhe
Konstatojnë e vlerësojnë, nga ana tjetër, se kjo popullsi në përgjithësi nuk e pëlqen regjimin liberal në Jugosllavi dhe se është përcaktuar për ta braktisur territorin e Mbretërisë, me dçshirën e vet legjitime që t` u bashkohet bashkëkombësve të vet të natyrshëm etnik në Turqi.
Ato vendosen ta lidhin një Konventë me të cilën do të rregullohen mënyrat e emigrimit dhe për këtë çështje I emruan përfaqsuesit e vet-Mbretria e Tij, Mbreti I Jugosllavisë; Shkëlqesia e Tij , Presidenti I Republikës së Turqisë: Të cilët do të komunikojnë me tad he do t` I realizojnë dëshirat e ture sipas mënyrave të ckatuara ma dispozita ligjore. (O Tempores, O more-çdo fjalë në këtë tekstë fashit është rrenë!!!-HB).
Neni 1.
Me këtë Konventë përfshihen nënshtetasit jugosllavë muslimanë me origjinë turke që flasin turqisht dhe kanë culture turke.
Ndërkaq me këtë Konventë nuk përfshihen personat të cilëve u ndalohet hurja në Turqi në bazë të ligjeve dhe rregullave turke në fuqi, si janë popullsia nomade dhe ajo jevge.
Neni 2.
Rajonet që parashihen për emigrim sipas kësaj Konvente janë këto:
1.Nga Rajoni I Banovinës së Vardarit:
Rrethi I Shrrit (Prizreni), I Gorës (Dragashi), I Podgorës (Theranda), I Nerodimjes (Ferizaji), I Pollogut të Ulët (Tetova), I Pollogut të Epërm (Gostivari), I Galicës( Rostusha), I Dibrës( Dibra), I Strugës( Struga), I Graçanicës (Prishtina), I Kaçanikut( Kaçaniku), I Gjilanit (Gjilani), I Preshevës( Presheva), I Prespes (Resnja), I Ohrit ( Ohri), I Kërçovës (Kërçova), I Poreçit ( Brodi Jugor), I Prilepit (Prilepi), I Morihovës( Morihova e Manstirit), I Manastirit ( Manastiri), I Kavadarit ( Kavadari), I Negotinit të Vrdarit ( Negotini I Vradarit), I Shkupit ( Shkupi), I Kumanovës( Kumanova), I Velesit (Velesi), I Ovçe Poles (Ovçe-Pola), I Shtipit ( Shtipi), I Koçanës ( Koçana), I Radovishtes ( Radovishta), I Strumicës ( Strumica), I Dojranit ( Valandova), I Gjevgjelisë (Gjevgjelia), I Kriva Palankës ( Kriva-Palnaka), I Kratovës (Kratova ), I Carevo Sellës ( Carevo –Sella), I Maleshit (Berova);
2.Nga rajoni I Banovinës së Zetës:
Rrethi I Pejës (Peja), I Istogur (Burimi), I Mitrovicës (Mitrovica), I Gjakovës( Gjakova) I Pordimjes ( Rahoveci);
3.Nga rajoni I Banovinës Moravës:
Rrethi I Llapit (Besiana), I Vushtrris (Vushtrria), dhe I Drenicës (Skenderaj).
Qeveria jugosllave do të vendosë nga cili rajon do të fillojë EMIGRIMI.
Neni 3.
Qeveria turke obligohet të pranojë 40 000 familje nga rajonet e përmendura në nenin 2 të kësaj Konvente.
Me këtë nënkuptohen bashkësitë familiar dhe antarët e tyre, fëmijët e një gjaku, të cilët , në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë të pandarë në një bashkësi familijare dhe nën të njetin kulm.
Neni 4.
Riatdhesimi I këtyre 40 000 familjeve do të bëhet Brenda gjashtë vjetëve, sipas kësaj ecurie:
- Në vitin 1939-4000 familje
- Në vitin 1940 -6000 familje
- Në vitin 1941 -7000 familje
- Në vitin 1942- 7000 familje
- Në vitin 1943- 8000 familje
- Në vitin 1944- 8000 familje
Nëse ky numër I familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të vështërsive evntuale , dy palët kontraktuese do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore për numirn e emigrantëve (të shpërngulurve-HB), të cilët do të shpërngulen nga njera anë dhe do të pranohen nga pala tjetër –tre muaj para fillimit të emigrimit . Por, nënkuptohet se ndryshimet eventuale të numrit vjetor të të shpërngulurve nuk mund të zgjasin më tepër se një vit gjatë gjashtë vjetëve të ckatuara për emigrim(Shpërngulje të detyrueshme-HB).
Periudha e emigrimit vjetor fillon prej muajit MAJ deri më pesëmdhjetë TETOR të çdo viti , pos kontigjentit të pare , I cili do të filloj në fillim të KORRIKUT të vitit 1939.
Neni 5.
Kjo Konventë do të aplikoheet vetëm për emigrimin (shpërnguljen-HB) e popullsisë rurale (fshtare) si u përmend më sipër.
Turqit muslimanë,që jetojnë në qytete e rajone të lartpërmendura, njerëzit dhe pasuritë e tyre nuk përfshihen me dispozitat e kësaj Konvente.
Nëse deshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të mund të emigrojnë si të lire, në pajtim me Ligjin mbi emigrimin që është në fuqi në Turqi. Me këtë rast, ata mund t` I likuidojnë lirisht pasuritë e veta rurale e urbane. Qeveria jugosllave cakton sasinë dhe shumën e pasurisë, që ata që mund ta marrin me vete në Turqi, kurse Qeveria turke u jep vizat për hyrjen e tyre definitive në Turqi dhe u ofron të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, tërë pasuria e patundshme në fshat, që u takon emigrantëve , do të mbetet prone e Qeverisë jugosllave në momentin kur Qeveria jugosllave do t` ua paraqes përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listen vjetore të emigrantëve. (Përmenden vetëm pasuritë në fshtra sepse Jugosllavia dëshiromnte serbizimin e fshtrave shqiptare. Popullsia në viste shqiptare afro 80% jetonte në fshat. Kurse nepër qytete synohej të përdorej emsperimenti I vitit 1878 duke I djegur kuartet e qyteteve e duke I akuzuar shqiptarët-HB).
Sa u përket pasurive të patundshme në qytet, ato do të mbeten në disponim të lire të pronarëve të tyre.
Kuptohet se Qeveria jugosllave nuk I merr në pronësi pasuritë e patundshme rurale (fshtare) deri në çastin kur emigrantët , që gjenden në listen e e emigrantëve , t` I braktisin vendbanimet e tyre dhe të nisen për emigram në vendin e caktuar. Derisa këto pasuri t` I marrë Qeveria jugoslave , ato I shfrytëzojnë pronarët e tyre.
Qeveria jugosllave I disponon lirisht këto pasuri në pajtim me Ligjin mbi kolonizimin e viseve të Serbisë Jugore, I cili , aktualisht është në fuqi. (Me këtë konstatim tregohet hapur se cili ishte qellimi e Konventës dhe për cilën popullsi ishte fjala, sepse nepër fshtra turq nuk kishte-HB).
Neni 7.
Qeveria jugosllave do t` I paguaj Qeverisë turke 500 lira turke për një faamilje , kurse shuma e përgjithshme do të jetë 20 000 000 lira turke për 40 000 familje-pa marrë parasysh numrin e antarëve të secilës familje. (Po , kemi vretë në seksionin e pashaportave se në një familje shënoheshin edhe deri në 214 anatarë-HB).
Në bazë të kësaj pagese globale , të gjitha pasuritë e patundshme rurale (fshtare) që u përkasin emigrantëve , në pajtim me nenin 6 , kalojnë në pronësi të Qeverisë jugosllave.
Sa u përket pasurieve të patundshme rurale(fshtare) , që I takojnë Komunitetit Musliman ose Vakufit, kuptohet se kjo Konventë nuk prek në dispozitat e ligjit ekzistues, I cili e rregullon këtë çështje.
Neni 8.
Qeveria jugosllave, më 1 prill dhe më 1 tetor të çdo viti , do të bëjë pagesën semestrale , e cila do të jetë në proporcion me numrin e familjeve të emigrantëve që janë shpërngulur gjatë vitit, e qqë mund të zvoglohet ose rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e të cilës është përcaktuar me nenin e mëparshëm , bëhet në dymbdhjetë këste brenda gjashtë vjetëve.
Neni 9.
Qeveria jugosllave secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat do t` Ia lërë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Kombëtare të Jugosllavisë.
70% në dinarë, që do të depozitojë në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë në xhiro-llogarinë në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë LEGATëN e TURQISë në Beograd se pagesa është bërë në këtë xhiro-llogari.
Neni 10.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Turqisë do ta bëjnë me marrëveshje të përbashkët këmbimin e dinarëve në lira sipas kursit të këmbimit, që vlen ditën e këmbimit , përkatësisht nitën kur bëhet secila pagesë.
Neni 11.
Fondet(shuma) e depozituara në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë qoftë për pagesa e shpenzime të të gjitha formave që bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje të të gjitha llojeve të mallrave në Jugosllavi , përveç atyre , eksportimi I të cilave është I ndaluar ose I kushtëzuar me pagesën e tyre me deviza, siç janë: bakri, leshi, prodhimet e lëkurës e drurit të arrës, frutet vjetore, ullinjët, gruri dhe misri.
Blerja e të gjitha mallrave do të realizohet dhe do të destinohet për Turqi. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, takes e çdo ngarkim tjetër I paraparë për eksport.
Kuptohet se për eksprotim nuk do të zbatohen dispozitat e parapara në bazë të marrvesjes tregtare , ose që do të lidhen, por eksporti do të bëhet në pajtim me dispoazitat e kësaj Konvente.
Neni 12.
Personat që do të shpërngulen gjatë periudhës së emigrimit sipas listës vjetore, duhet të japin deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në vështrim të nenit 53 të Ligjit jugosllav mbi shtetësinë në fuqi se HEQIN DORë me dëshirë nga nënshtetsia jugosllave. Këta persona do t` i kenë cilësitë dhe do t` I gëzojnë të drejtat e emigrantëve sipas ligjeve turke, që nga moment kur përfaqsuesit e Turqisë, të meruar për këto çështje , t` I nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi. (Dihet se si nacizmi (Hitleri) I ndiçëte hebrenjët . Por ndiekja e shqiptarëve në këtë mënyrë, në masë dhe metoda monstruoze nga Jugosllavia Mbrterore ua kalonte nacistëve. E them këtë sepse më 1918-1938 shqiptarët përjetuan golgotë tp paparë në historinë e Evropës dhe diploamcia e saj heshti! Qysh më 1918 filloi një presion brutal në çdo pre të jetës së shqiptarëve e që kishte për qëllimparapërgatitjen psikologjike që “më mire shqiptari të bëhet turk, se sa të digjet nepër shtëpia në zjarr me robe e fëmi”-HB).
Neni 13.
Emigranët, në përgjithësi, do të jenë të lire t` I likuidojnë ose marrin me vete pasuritë e veta të patundshme të të gjitha llojeve, që I kanë në pronësi personale, pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. Që mund të përdoren për punë bujqësore ose industrial apo për ushtrimin e zejeve e të rpfesioneve të tjera.
Qeveria jugosllave merr përsipër t` I trasportojë GRATIS deri në limanin e mbarkimit në Selanik mallrat dhe pasuritë e tyre të tundshme, veglat bujqësore, e gjithashtu edhe për çdo familje nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre:vjetat , qëngjat etj.
Emigrantët gëzojnë të drejtën e zbritjes së taksave për trasportimin e mallrave sipas tariffs në fuqi, por jo edhe nëse trasportojnë për një familje më shumë se tetë kafshë të trasha e njëzetë kafsh të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre: vjetat, qëngjat etj.
Eksportimi I kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese të veterinariesë dhe në bazë të çertifikatave të veterinarit, të cilat do të lëshohen pa pagesë për ata që shpërngulen.
Ata që shpërngulen janë të autorizuar që të marrin me vete legalisht stolitë e tyre personale, qaforet e pjesët e punuara prej ari e argjendi, që I përdorin femrat, por secili emigrant nuk mund të marrëme vete më shumë se nga një sosh.
Përveç kësaj , secili kryefamiljar, kur të dal[ nga Jugosllavia , ka të drejtë të marrë me vete lirisht 2000 dinarë të holla të gatshme dhe deri në 4000 dinarë të ndrruar me kundërvlerën e tyre në valutë të huaj.
Neni 14.
Ata që shpërngulen, pas likuidimit të pasurive të tyre të tundshme e të patundshme në fshat e në qytet, kanë të drejtë të blejnë me dinarë në tregun e brendshëm mallara, eksportimi I të cilave nuk është I kushtëzuar me deviza ose I ndaluar në Jugosllavi dhe në qoftë se importimi I tye nuk është I ndaluar në Turqi.
Të gjithë këta mallra lirohen nga taksat dhe ngarkesat e tjera të eksporitit.
Neni 15.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta hapë në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë xhiro-llogarinp special në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili emigrant do të ketë mundësi të depozitojë të gjitha shumat që I takojnë dhe të cilat I disponin për garantimin e transferit të mallrave të blerë në Jugosllavi. Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta njoftojë LEGATëN e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv me shenime të hollësishme të depozituesit.
Këto shuma , të trasferuara në këtë mënyrë në Tuqi, përmes mallrave të blerë në Jugosllavi, do t` u kthehen interesentëve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. (Tregtia me një popull të pambrojtur nuk ka ndryshe si të quhet, përpos krim fashist I organizuar në mes të shteteve –HB).
Neni 16.
Fondet, mpbiljet dhe të gjitha pbjektet e tjera të vlefshme, që u takojnë të MITURVE dhe personave të tjerë nën KUJDESTARI ose në kompetencën e organeve kompetente jugosllave, do t` I dorëzohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila do të sigurojë administrimin dhe ruajtjen e tyre derisa të rriten ose të lirohen nga KUJDESTARIA pronarët e tyre conform me ligjet turke. (Se kjo Konventë kishte premise fashiste,tregon edhe ky fakt se Jugosllavia dëshironte përmes saj mos të mbetet asnjë njeri shqiptar në trojet e veta. Konventa shkonte deri aty sa që edhe të miturit nën KUJDESTARI I ekstradonte me dhunë, me pragrafet e konventes ndërshtetrore-HB).
Neni 17.
Të gjithë të rinjët turq musliman (lexo shqiptar-arnautë-HB), fëmijët e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore për shpërngulje, e të cilët ndodhen në radhët e ushtrisë jugosllave, do të lirohen menjëherë nga sherbimi I mëtejshëm ushtarak dhe do të shpërngulen në të njëtën kohë bashkë me familjet e tyre.
Nën të njëjtat kushte ddo të veprohet me të rinjët turq muslimanë (lexi shqiptarë-HB) që jetojnë në rajonet, ku popullsia është caktuar për shpërngulje Brenda vitit vijues. (Kjo do të thot se detyrimi ishte I prerë, me u shfarosë viset shqiptare sipas itirerarit të Konventës-HB).
Neni 18.
Qeveria jugosllave do të emrojë një Komision sëecial, I cili do të angazhohet për ta bërë listen vjetore të emigrantëve me të gjitha shënimet e nevojshme për natyrën, profesionin dhe preokupacionet e emigrantëve.
Këto lista duhet t` u prezentohen përfaqsuesëve të Qeverisë turke, pasi të miratohen nga ana e tyre, të sherbejnë si bazë për dhënjen e pasaportave turke dhe për llogaritjen e numrit të familjeve që DUHET të emigrojnë.
Ky Komision do të bashkëpunojë gjithnjë me përfaqusuesin e Turqisë dhe, me kërkesën e tyre, do t` u ofrojë të gjitha informacionet për të cilat ata kanë nevojë. (Po çfarë informacionesh kërkonin shqiptarët kur asnjë fjalë në turqishte nuk e dinin-HB).
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi I eemigrantëve do të bëhet në bazë të pasaportave KOLEKTIVE turke, (ku futeshin edhe nga 146 antarë të “një familje”-HB), të cilat do t` u jepen nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat KOLEKTIVE turke dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme që vlejnë si dëshmi , si dhe përgatitja e listave vjetore dhe vizave përkatëse të pasaportave për dalje nga Jugosllavia , do të bëhen absolutisht FALAS.(Ky ‘beneficion” ndodhte sepse ata, poseduesit I pasaportave kolektive do të shfarosen si shqiptarë dhe përnjë here do të konvertohen në “TURQë”-HB).
Neni 20.
Në zonën e lire të Jugosllavisë në Selanik do të formohet një komision I përzier turko-jugosllav I përbërë nga nëpunësit e emruar nga të dy qeveritë , I cili , në marrëveshje të përbashkët , do të angazhohet që t` I marrë të gjitha masat e domosdoshme , sipas kushteve e rrethanave , për ngarkimin dhe zbarkimin e emigrantëve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e RATIFIKIMIT të saj nga ana e të dy qeverive. Njëkohësisht nënshkruesit do ta vërtetojnë Konventën me vulat përkatëse.
U punua në dy kopje në frengjishte në vitin një mijë e nëntqind e tridhjetë e tetë.
M. R. V. M (agovqeviq). H.(asan) S.(aka). Dr. C. A.
REZULTAT I KËSAJ POLITIKE FASHISTE ISHTE
Më 1919-1940 u shpërngulën në Anadoll;Më 1919 u shpërngulën 23 508 shqiptarë;Më 1920 u shpër ngulën 8536 shqiptarë;Më 1921 u shpërngulën 24 532 shqiptarë;Më 1922 u shpërngulën 12 307 shqiptarë; Më 1923 u shpërngulën 6389 shqiptarë; Më 1924 u shpërngulën 9631 shqiptarë; Më 1925 u shpërngulën 4215 shqiptarë; Më 1926 u shpërngulën 4012 shqiptarë; Më 1927 u shpërngulën 5197 shqiptarë; Më 1928 u shpërngulën 4326 shqiptarë; Më 1929 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1930 u shpërngulën 13215 shqiptarë; Më 1931 u shpërngulën 29807 shqiptarë; Më 1932 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1933 u shpërngulën 4320 shqiptarë; Më 1934 u shpërngulën 14508 shqiptarë; Më 1935 u shpërngulën 9567 shqiptarë; Më 1936 u shpërngulën 4252 shqiptarë; Më 1937 u shpërngulën 4234 shqiptarë; Më 1938 u shpërngulën 7251 shqiptarë; Më 1939 u shpërngulën 7215 shqiptarë; Më 1940 u shpërngulën 6729 shqiptarë. Këta fatmjerë ishin me prejardhje nga ish Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit. Ndërsa nga Sanxhaku u dëbuan 1919-1939 sipas seksionit pashaportave 12582 shqiptarë dhe boshnjakë.
NË SHQIPËRI U SHPËRNGULËN SIPAS DOKUMENTEVE JUGOSLLAVE
(nuk dihet prej kah janë instaluar në Shqipërinë Bregdetare: nga viset e okupauara nga Jugosllavia apo janë të kthyer nga Turqia në Shqipëri me organizmim të Komittit Kosovës 1919-1938)
Më 1919-1923 i instaluan 583 familje;Më 1924 u instaluan 43 familje;Më 1925 u instaluan148 familje; Më 1926 u instaluan 299 familje;Më 1927 u instaluan 316 familje;Më 1928 u instaluan 149 familje;Më 1929 u instaluan 216 familje;Më 1930 u instaluan 199 familje;Më 1931 u instaluan 624 familje;Më 1932 u instaluan 211 familje;Më 1933 u instlaun 181 familje;Më 1934 u instluan 328 familje;Më 1935 u instluan 386 familje;Më 1936 u instaluan 182 familje; Më 1937/38 u instaluan 105 familje.
Për këtë instalim human dhe patriotik merita kanë: Mithat Frashëri dhe Ibrahim Gjakova.Posedohen dokumente edhe në cilat rrethe të Shqipërisë Bregdetare janë vëndosë (instaluar.Do të botohen në monografi detalisht-hb). -(AVIIB. P. 17. K.95-a. D. 1 /429; K.24/6504/1938).
Të jemi objektiv. Kundër Konventës të parët patën reaguar studentët shqiptarë në Beograd. Më i zëshmi ndër ta ishte ESAT MEKULI. E vërteta edhe Qeveria Mbretërore e Ahmet Zogollit do të reagojë duke dërguar një Delegacion për ta pranuar Ismet Yneny, i cili e zavendsoi Kemail ATATURKUN. Në Delegacionin shqiptar ishin: Mehmet Konica, Xhavit Leskoviku,Faik Shatku dhe Mahail Kaso. Delegacioni do ta dorzojë një dokumentacion të mjafteshëm për t` u kuptuar me mirësiellje nga Turqia, se “Konventa nuk do të ratifikohet me asnjë çmim, çka edhe nëse i nderpresim mardhënjet diplomatike me Jugosllavinë”. Në materiale, në fund jipet kjo referencë: Kosova ishte është dhe do të jetë pjesë integrale e Shqipërisë. Atje do të duhet të ndertohet një brez i shkolluar dhe ai do ta nxjerr Kosovën nga robëria”. Vizion i sakt sepse ashtu edhe ndodhi më 1999.
Pjesa e tretë
MARRËVESHJA XHENTELMENE TITO-KYPRILI PËR DEPORTIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE
NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI SIPAS NENIT 2 TË KONVENTËS 1938
(Konventa e Katërt- SPLIT më 3 III 1953. Botohet për herë të parë në gazetë)
Qarqet Jugosllavo-Turke më 1947 filluan ta aktualizojnë çështjen e Konventës 11 korrikut 1938, duke i bërë përgatitjet, sidomos nga pala jugosllave me një diankri dhe qëllim pansllavist. Lidhur me këtë Titistët e dinin se në Turqinë kemajliste mbulesa e gruas ishte e ndaluar. Prandaj do të fillojnë për ta evituar këtë pengesë, duke ua hekur femrave ferexhën. Hapi vijues ishte krijimi i një popullsie SALDUESE, një kombësia që nuk ishte ndier se ekzoston në viset shqiptare. Fjala është për krijimin e kombësisë turke. Dhe, më 1948 nuk do të arrijnë për t` i grumbulluar më shumë se 1914 turq, të cilët si thuhet në dokumentet e PKJ-ës u “konvertuan brenda 15 ditëve”. (KEF/1948/T+UDB-a).
Fillimi i punës së misionarëve në cilësinë e agjentëve antishqiptar 1949-1951
Misioni i Hulusi Kajnanit (1949/1953) ishte identik me atë të Jashar Nabiut 1937/1938. Që të dy ishin agjent të sigurimnit shtetrore, ekspert për nacionalitete joturke. Ata në epokat e tyre, dëshmojnë 86 dokuemnte sekrete e kishin shndërriar qëndrimin në Beogad sikur të ishin në ndonjë lagje të të Stambollit. Natyrishtë, përktah tyre do të jetë jo tash Ilija Milikiqi (nga 1935-1939), por i tërë Shtabi i Aleksander Rankoviqit (1950-1966). E në shtab ishin edhe: Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviq (i programuar për dhunë në Duakgjin), Vojkan Llukiq (i progarmjuar për dhunë në Rrafshin e Kosovës dhe Maqedonisë deri te Prespa), Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukçeviq dhe Pavle Iviçeviq. Pas një javë punë, Krste Cervenkovski do të lidhet në Beograd me Mehmet Kyprilin (ambasador fuqiplotë i Republikës Turqisë në Beograd, për ndryshe vëlla e MPJ Fuad Kyprili). Në saje të punës intenzive, ku me kërcnime, e ku me shantazhe dhe ofrim të funkdioneve der me regjistrimin e populsië (1951) do të arrijnë për t` i regrutuar jo më pak se 54 212 turqë, mjaftueshëm sa për ta filluar Musolini i kuq në Beograd, që ta ftojë për vizitë Fuat Kyprilin për ta lidhë Marrëveshjen Xhentelmene e quajtur “TITO-KYPRILI” Split 1953.
Kjo Marrëveshje e kishte një parathënje. Fjala është për vizitën ilegale të Koça Popoviqit, Krste Crvenkofcit dhe Ali Shukriut në Turqi më 1952. Këta, në një hotel në Stamboll biseduan dy ditë me Hulusi Kajnanin dhe dy nëpunsa të lartë të Xhelal Bajarit. Dokumenti thekson se derisa Ali Shukriu “flente” në Hotel duke e gjurmuar njëfar Kurteshin, K. Popoviqi dhe K. Cervenkofci e hapën rrugën e pazarit që Konventa të “ratifikohet” në stilin “tet a tet” (Tito-Kyprili).
MARRËVESHJA e K A T Ë R T JUGOSLLAVO-TURKE mars 1953
– për d e p o r t i m i n me dhunë të shqiptarëve në Turqi:
I.Nuk përmendet Konventa 1938, por nënkuptohet. Fjala është për popullsi të religjionit të njejtë (me turq).
II. Nuk përkufizohet sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht.Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.
III. Obligimet e dyanshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë” të njerëzve në të dy drejtimet.Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të domosdoshme konzullare.
IV. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyashëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme. Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë menjëherë. (KEF/D. tajna –Albanija 1949/1964; Mergata shqiptare: Ama e mergatës/1976/75).
Përfundim tragjik i këtij pazari për shqiptarë dhe boshnjakë:
Më 1951-1952 shpërngulën 37000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq (të konvertuar); Më 1953 shpërngulen 19300; Më 1954 shpërngulën 17500; Më 1955 shpërngulen 51000; Më 1956 shpërngulën 7710; Më 1957 shpërngulen 41300; Më 1958 shpërngulën 41300; Më 1959 shpërngulen 32000; Më 1960 shpërngulen 27880; Më 1961 shpërngulën 31600; Më 1962 shpërngulen 15940; Më 1963 shpërngulen 25720; Më 1964 shpërngulën 21530; Më 1965/6 shpërngulen 19821. Në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u sollën 64 220 kolonë sllavë.(Shih KEF-“kolonijalna politika na jugu/tajni dok/1965/6).
Shtabi i A. Rankoviqit i ndau viset shqiptare në Shqipërinë Kontinentale në dy pjesë.
Shatni i A. Rankoviqit përbëhej: Aleksander Rankoviq (Kryetra), Krste Cervekovski (nënkryetar). Antarë: Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuçkoviq, Pavle Iviçeviq. Edi Brajnikun (përgjeshës për strategji). Ky shtab kishte autorizime për Kosovë dhe Maqedoni.
Shtabi për Kosovë drejtohej nga Moma Markoviq (Kryetar), anëtarë: Dushan Mugosha, Pavle Joviqeviq, Gjoka Pajkoviq, Milosav Bllagojeviq, Andrija Vujoviq, Sllobodan Anatiq, Budimir gajiq, Vujica Sekulloviq, Çeda Mijoviq (planifikues dhe zbatues me Llukiqin dhe Stefanoviqin, Jovo Rasandiq, operativist për Prishtinë, Llaë. Vishtrri dhe Mitrovicë, ku pas tre muaj pune e mori edhe Drenicën.
NGA KJO BANDË KRIMINEËSH TËRË KOSOVA NDAHET NË DY PJESË PËR SHPËRNGULJE TOTALE
Pjesa Lindore përfshinte: anën e majtë të hekurudhës Mitrovicë-Fushë Kosovë-Kaçanik.
Këtë pjesë e kishte marrë në kompetencë V. Llukiqi dhe Dushan Mugosha
Pjesa Perendimore përfshinte anën e djathtë të Hekuridhës Mitrovicë-Fushë Kosovë-Kaçanik. Këtë pjesë e kishte marrë në kompetencë Svetisllav Stefanoviq dhe Gjoka Pajkoviq.
Të dy pjesëve pas një muaji do t` u bashkohet edhe Shtabi i Moma Markoviqit me Pavle Joviçeviqin dhe Predrag Ajtiqin.
Si pasojë e aktivitetit tyre, trevat shqiptare do të ndahen në tri pjesë:
Në pjesën e parë do të hyjnë: Kaçaniku, Ferizaji, Vitia, Gjilani, Kamenica. Në këto treva popullsia do të kërkojë çregjistrim nga shtetësia jugosllave dhe shpërngulje në Turqi, nga 70 deri 90%.
Në pjesën e dytë hynin trrevat e : Prishtina, Llapi, Vushtrria, Mitrovica, Peja, Istogu, Prizreni. Nga këto treva popullsia shqiptare kishte kërkuar çregjistrim nga shtetësia jugosllave dhe shpërngulje në Turqi nga 25 deri 59%.
Në pjesën e tretë, hynin trevat e: Skenderajit, Drenasit, Gjakovës dhe Therandës me trevën e Malishevës që nuk e kishin bërë asnjë lutje për shpërngulje.
Për trevëne Maqedonisë ishte themeluar Shtabi që e drejtonte Llazar Kolishevski (kryetra). Këtë Shtab me instruksione nga Shtabi i Rankoviqit e furnizonte Krste Cervenkovski. Antarë shtani ishin: Nikolla Minçev, Lupçe Arsov, Vera Aceva, Branko Temelkovski dhe Krste Markovski. Këtë Shatb J. B. Tito do ta përgzojë përmes K. Cervenkovskit, me rastin e ILINDENIT më 1958, duek e “përgëzuar se në Jug të Maqedopnisë gati në tërësi shqiptarë më nuk ka”. Autori i këtij hulumtimi i posedon edhe argumentet se sa bullgaro-maqedon janë kolonizuar në viset shqiptare nga Greqia fqinje. )Një pasqyrë të shkelqyer lexesi mund ta përfitojë edhe nga publikimi i Prof Dr Qerim Litës në gjashtë vllime. Sidiomos për shpërnguljën e shqiptarëve nga Maqedonia në Turqi, është me interes Libri nr. 2; Është me interes edhe publikimi i nxierrum me emra nga “NOVA MAKEDONIA”: 1955-1957, i botuar nga dy autor shumë të vyeshëm. Edhe Shoqata për riatdhseim e drejtuar nag Jahja Lluka, i ka publikuar katër libra për të njejtin problem, nga dokumenget e deri të studimet autoriale.
Lexues të nderuar, këtë temë e hulumtoi qe 40 vjetë. Punën e kam filluar më 1978 dhe e kam rrumbullaksuar më 1982. Por hulumtimet kanë vazhduar. Me një fjali, nuk ka shtet as politikë në botë, që do t` i ketë përpiluar 35 Programe për ta SHFAROSË një popull fqinjë, sikurse ka vepriuar pushteti serbë (Jugosllavë) ndaj shqiptarëve në përgjthësi. Qëllimi ishte dalja e Serbisë shkallë shkallë në brigjet e Adriaktikut: Vala e parë më 1877 okupimi i 714 katundeve të sanxhakut Nishit; vala e dytë ishte okupimi i Kosovës dhe Maqedonis 1912-1914 dhe vazhdimet deri më 1999.
CILI ËSHTË REZULTATI I POLITIKËS KOLONIALE SERBE DUKE OKUPUAR TOKA SHQIPTARE
1877-1999
Më 1877-1897 Serbia i serbizoi 714 katunde të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit. Me që nuk kishte popullsi me “Ligjin për kolonizimin e viseve të reja, më 3 janar 1880, pushteti serbian arrijti që t` i kolonizojë 5600 persona nga Mali i Zi.
Gjatë periudhës 1912-1914 pushteti kolonial serbian i kolonizoi 21211 serbian, kryesisht nëpunsa dhe njerëz që nuk e punonin tokën fare. Në anën tjetër, në Zonën e okupimit nga Mali i Zi me shumë detyrime u koloniziaun 5987 mslszezë. Këto uzuprime Serbia i “ligjësoi” me “Urdhëresën për kolonizimin e viseve të reja”.
Gjatë viteve 1918-1941 Mbretëria Jugosllave i përvetësoi 381 245 hektarë toka pune të shqiptarëve. Në këtë pronë shqiptare i kolonizoi 17679 familje sllave, ose rreth 70 119 persona.
Gjatë viteve 1945-1966 në Kosovë do të kolonizohen 24000 familje sllave. Shumica prej tyre punonin në administratë dhe një pjesë mori edhe prona shqiptare nga viti 1953-1965.
(Botohet si verzion për herë të parë. Dorëshkrimi është në 82 faqe!)
Pjesa e katërt
SHTABI I FADIL HOXHËS në LUFTË ILEGALE POLITIKE dhe USHTARAKE PËR TA PENGUAR
SHPËNGULJEN E SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA KONTINENTALE NË TURQI 10 VI 1953-10 VI 1965
Pas themelimit të Shatbit A. Rankoviqit (1951) që organizonte shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia; pas themelimit të Shtabit që e drejtonte Moma Markoviqi dhe Pavle Joviqeviqi (1952) për shpërnguljën e shqiptarëve nga Kosova; pas themelit të Shatbit të Krste Cervenkovskit për shpërnguljën e shqiptarëve nga Maqedonia (1952), në Kosovë Fadil Hoxha do të themelojë Shtabin për t` i luftuar të gjithë ata që organizojnë një tragjedi të tillë antishqiptare më 10 VI 1953.
Në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit, më 10 VI 1953 Fadil Hoxha do t`i ftojë disa shokë në të cilët kishte besim për ta themeluar një Shtab Organizativ, i cili do ta pengonte shpërnguljën e shqiptaërve në Turqi, tragjedi kjo që i kishte përfshi të gjitha viset e okupuara shqiptare nën Jugosllavinë titiste. E vërteta, Fadil Hoxha nuk e dinte se në Split, në fillim të marsit 1953 J. B. Tito dhe Fuad Kyprili e kishin ‘ratifikuar’ Konventën e vitit 1938. Sipas kësaj Konvente (Neni 2 që botohet këtu komplet) Jugosllavia i shfaroste të gjithë shqiptarët dhe kështu e plotësonte Programin e Shtabit Aleksander Rankoviq dhe Krste Cervenkovski, të cilët përmes UDB-ës provuan deri më 1966, ta realizojnë akordin e bosit tyre (Titos) që shtihej si internacionalist, por që nuk la gjë të zezë pa intriguar kundër Shqiptrëve, krejtë me prpapavi që t` ua plotsojë çetnikëve synimet dhe i qetë të veprojë në fronin e kralit kuq në Beograd. Në realitet, kur të botohen dokumentete e CIA-s dhe MI6, plus ato të UDB, do të shihet se Tito ishte një mason që në asnjë çast nuk ka pushuar për t`ia plotësuar dëshirat politikës serbomadhe. Po, Tito veproi kundër Rankoviqit, atëherë (1962-1966) kur e vrenë se po i dridhej fotela. Por, tërë atë hipokrizi Tito e mbulonte me një politikë që i shitej në Botën e Tretë, dhe duke shfrytëzuar rivalitetet Lindje-Perendim, vërtetë do të kriojë një atmosferë tragjikomike në shtetin e sllavëve të jugut, të cilët kurrë më nuk do ta kanë më mirë. Në anën tjetër, për shqiptarët që ishin mësuar mos me pasë asgjë, lejimi i shkollimit ishte një fitore strategjike dhe në saje të Fadil Hoxhës, atë luftë e fituan, sepse nga 92% analfabet më 1945 u arrit deri në Univerzitet me 54000 stundet më 1974.
Në Shtabin e Fadil Hoxhës për pengimin e shpërnguljës shqiptarëve në Turqi ishin: Esad Mekulli ( i angazhaur që të shkruaj për Shqiptarinë), Hivzi Sulejamni që u zotua se do ta shkruaj romanin ‘NJERËZIT’, Xhavit Nimani, mori për deturë të veprojë në Prizrem, Rexhep Hoxha, Besim Bokshi e Enver Gjerxheku, muarën detyra të veprojnë në Gjakovë dhe Rahovec. Përforcim në këtë aktivitet ILEGAL ishte caktuar Qamil Brovina për ta aktivizuar Aradhën “BAJRAM CURRI”, Mustafë Hoxha, aktivizoi Batalonin “Meto Bajraktari”, Qazim Bajgra, aktivizoi Aradhëne Shalës dhe Rezak Shala aktivizoi Aradhën “Zenel Hajdini”, për të vepruar në Gjilan, Kamenicë dhe Preshevë, kundër shpërnguljës. Ramadan Shala, ishte angazhaur nga Esat Mekuli në Pejë dhe Istog, Kurse në Ferizaj dhe Kaçanik mori për detyrë të veprojë Halil Fejzullahu dhe Sinan Sahiti. Këto personalitete do t` i shpetojnë Procesit Prizrenit (verë 1956), aksionit të armëve (1955/6), por në luftën që e kishte shpallë A. Rankoviqi për mbylljën e shkollave të mesme shqipe (më 1958),prap Fadil Hoxha do t` i hap të gjitha “letrat”, deri me kërcnim.
Pra, më 1958 kur Shatbi i A.Rankoviqit dhe M.Markoviqit urdhëruan të mbyllën shkollat e mesme shqipe, me motive se “nuk ka kuadra shqiptare”. Për ta vërtetuar faktin, Fadil Hoxha do të shkojë në Shkollën Normale në Prishtinë, dhe në prezencë të Dushan Mugoshës dhe të gjithë profesorëve ku shquheshin Prof Ali Hadri, Porf Hasan Mekuli, Prof Sali Nushi etj. Në Tubim Fadil Hoxha do të kprcnohet dhe duke bërë me gisht kah Dushani, do të thot këtë: “Me çizme i kemi fituar shkollat, me çizme po ke nevoja edhe do t` i mbrojmë”. Asnjeri nga të pranishimit nuk e dinte se ende vepronin ato njësi që Fadil Hoxha i kishte aktivizuar më 10 VI 1953 për t` i penguar shqiptarët që mos të shpërngulën në Anadoll. Ato njësi që ilegalisht i drejtonin: Mustafë Hoxha, Batloni “Meto Bajraktari”, Qazim Bajgora Aradha e Shalës, Qamil Brovina, Aradha “Bajram Curri”, Ismet Shaqiri, Aradha “Emin Duraku” dhe Rezak Shala, Aradha “Zenel Hajdini”dhe Aradha “KOSOVA” që e drejtonte Xhavit Nimani me Ymer Pulën, e që ishin aktive edhe më 1958, ishin në realitet një siguri se serbomëdhenjët nuk do të kanë sukses në palnin e tyre, që viset shqiptare t` i spastrojnë sikurse kishin vepruar në Sanxhakun e Nishit më 1-26 XII 1877. Në realitet, njësitë stervitëse të Fadil Hoxhës, do të shuhën vetëm më 1965, kur ilegalisht e kuptuan se ishte themeluar Komisioni Shtetëror për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës gjatë viteve1945-1965. E në këto kushte nuk duhet harruar se ishte BIJE VOKSHI ajo që e mbante lidhjen në mes Enver Hoxhës djhe Fadil Hoxhës, për çdo rrezik që u kanosej shqiptarëve në robërinë Jugosllave.
E mos të harrojmë se Plenumi i Broneve i KQ LKJ është përgatitë për 395 ditë rreshtë. (Poseeohen dokumentet detale ) E vërteta, sinjalin se mund të veprohet, ekspertet koratë e kanë marrë nga Flota e GJASHTË E SHBA-ve, që një pjesë e destrojerëve ishte afer Rjekës dhe Pulës. Po, më 1966/67 do të fillojë një fushatë për t` i zbuluar deformimet e UDB-ës, por me vet faktin se Tito nuk e burgosi kryeudbashin Rankoviq, tregon se çështjës së deformimeve nuk u është shkuar deri në fund. Në fakt, gati të gjithë udbashët në Kosovë dhe më gjërë patën shansën dhe për tre muaj i shkatrruan gati tërësisht dokumentet që i kishin sajuar, për shfarosjen e shqiptarëve. Në realitet, aty këtu ka mbetë ndonjë doklumenet por ato që janë kryesore ose janë larguar nga arkivat e janë nepër “posedues privat” nepër Serbi, ose janë shkatërruar. Bje fjala ka mbetë rastësisht rroli i Mulla Jusufit në Pejë dhe rrethinë, i cili me TUPAN organizonte manifestime në stacionin e trenit, kur niseshin shqiptarët për t`u shpërngulë në Turqi. Aty, Mulla Jusufi e mbante një fjalim të shkurtë me këto fjal: “Zoti ua paska shkruar që ta gjeni xhenetin edhe në këtë dynja. Sa ma shpejtë myslimanë, ngutuni, atje ju pret dini dhe imani”. E pasi që nisej treni, Mulla Jusufi me tre udbash drekonte në një hotel, që sot nuk është në atë funksion.
Në publikimin vijues: Cili ishte faktori kryesor që u shkatrrua Jugosllavia, sipas dok. sekrete?
Prishtinë më 17 shkurt 2021