Opinion

Agim Sylejmani: Ditëlindja e të “famshmes” parti jugokosovare

LDK – ja është partia e parë politike që shtrembëron të vërtetën historike, vullnetin dhe të drerjtën e popullit të pushtuar shqiptar për t’u shkëputur nga Jugoserbia, duke shkruar në “programin” e saj se “Jugosllavia u themelua edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës”, që do të thotë se Jugoserbia pushtuese, përgjegjëse për dhunën, terrorin, represaljet, vrasjet, masakrat dhe gjenocidin e organizuar shtetëror njëqind vjeçar ndaj popullit të pushtuar shqiptar, qenka krijuar edhe me vullnetin tonë!!?? Kaq do të mjaftonte, veç “xhevahireve” tjera, që themelimi i saj të kujtohejë me revoltë e përbuzje nga populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj… (GL)

Sot, e paska “ditëlindjen” e famshmja LDK! Brezit të ri i duhet treguar e vërteta lidhur me programin dhe statutin e “lindjes” së LDK-së, vendregjistrimin e saj si organizim politik, kush ishin ata që e krijuan dhe qëllimi i vërtetë i krijimit të këtij grupacioni politik të kohës. Por, brezi i ri duhet të njoftohet sidomos me programin burimor dhe qëllimet e këtij grupimi politik, ajo që shkruan në programin politik të miratuar më 23 dhjetor 1989, në ditën e themelimit të saj. Prandaj, e shoh të arsyeshme që t’ua bashkangjes një kopje të origjinalit të këtij programi, në bazë të të cilit edhe është regjistruar në regjistrin e grupeve politike pluraliste në Beograd.
Unë nënvizova vetëm disa nga “xhevahirët” e këtij programi. Të tjerat do t’i gjeni edhe vetë!…