Shqipëria/Aktualitet

Ali Jaupi: Si e gjeta Shtëpinë Muze të vëllezërve Frashëri

SI E GJETA FRASHËRIN
U trishtova thellë… ula kokën para busteve të Samiut, Abdylit, Samiut…. heshta….. u mbusha gjithë maraz…… ktheva kokën nga shtëpia ….. ngadalë u afrova….. ledhatova muret….. nga dera dëgjova një sherr midis një çifti…… një qen i drobitur mezi ecte , mu afrua dhe po më shikonte në sy. U errësova në shpirt …. u ktheva në rrugën time , ndërkohë një copë flete libri ishte coptuar dhe ngjitur në baltën e ëmbël të oborrit të kësaj Shtëpie të Kombit tonë….. e mora në dorë e pastrova mirë dhe arrita të lexoj…….
“Vrimni, por gjakun ma ruani, se do t’u duhet fëmijëve e nipërve tuaj, për të shkruar gjuhën shqipe”.
…… Petro Nini Luarasi
Nuk munda të hedh asnjë hap më tej por ngela në mes të oborrit të Shtëpisë së Shenjtë të Vëllezërve Frashëri …… braktisur prej shtetit … O zot i mdh….!!!!!