Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama: Flamuri kuqezi në çdo shtëpi e ballkon banese, traditë e bukur shqiptare

Në prag të festave të Nëntorit, e kthyer tashmë në traditë, në ballkonet e familjeve shqiptare valëvitet Flamuri kuqezi i Gjergj Kastriotit.

Kryeministri Rama ka shpërndarë një foto nga kjo nismë e bukur në prag të këtyre festave të një rëndësie të veçantë kombëtare e historike për shqiptarët kudo në botë dhe për Atdheun e tyre të përbashkët, SHQIPËRINË tonë kuqezi.