Në prag të Kryefestës kombëtare mbahet mbledhje e përbashkët e dy qeverive të dy republikave të Shqipërisë
Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme e dy qeverive të dy republikave shqiptare: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Republikës së Kosovës.
(Dy qeveritë tona do të duhej ta ftonin në këto mbledhje të përbashkëta edhe Republikën tonë të Maqedonisë…)
Kjo u bë e ditur në një njoftim të Qeverisë ku thuhet se kjo është mbledhja e shtatë.
“Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy republikave të Shqipërisë dhe për potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. (GL)
add a comment