Ismail Gashi: Jeronim De Rada (1814 – 1903) – lëvrues i gjuhës dhe letërsisë shqipe
Në pëvjetorin e lindjes
JERONIM DE RADA-LAVRUES I GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE
(1814-1903)
Ate që bëri Skënderbeu me shpatë, Ti e bëre me pendë, o i madhi De Radë! A.De Lamartini.
Shkruan Ismail Gashi Sllovia
Romantiku ynë i parë, themeluesi i letërësisë së re shqiptare, bashkë me Naum Veqilharxhin, për rrethana të njohura në hapësira të ndryshme, madje dhe pa asnjë kontakt fizik e njohje krijuese, nga jashtë atdheut, u bënë ftilluesit e Rilindjës Kombëtare. Madje, Jeronim Jeronim De Rada, me krijimtarinë letrare, bëri romantizmin e letërsise shqipe, të jetë përkrah me romantizmin e letërsive evropjane me traditë. De Rada tani po i mbush 98 vjet që kur i mbylli sytë në varfëri, me emrin e Shqipërisë në gojë, atdheun të Tij të dashur, të cilin kurrë nuk e pa me sy, e as nuk e shkeli me këmbë, duke murmurisur para vdekjes “gjaku shqiptar po shkron, gjaku shqiptar po niset!”
Pas tragjedisë familjare, vdekjes së bashkshortës dhe fëmijëve, në varfëri shpirtërore e material, krejt i vetmuar dhe I mbetur shkret në pleqëri, duke vuajtur edhe për kafashatën e gojës, e asnjëherë pa e ndërprer e pa u ndal në punën për gjuhën shqipe, e asnjëherë pa e lëshuar pendën për te. De Rada mbetët ndër shkrimtarët më eminent në letërsinë shqipe dhe krijuesi më i palodhshëm i saj. Poeti i Makit, (Maqi fasht në Kozencë), u bë nisimtar i parë dhe themelues i një letërsie të re në gjuhën shqipe, e cila deri atëherë pak të njohur dhe pak të zhvilluar. Ndërsa,për të huajt, pa ngurrim mund të themi, ishte krejt e panjohur. Jeronim De Rada, e bëri këtë letërsi, jo vetëm të merr kahje të drejtë, por edhe të njifet prej shumkujtë, të ecë në kohë e barabartë me letërsitë e popujve të tjerë. Kështu, edhe letërsia shqipe veshi petkun e uniormizmit, bashk me letërsitë të tjera në frymën e romantizmit, që atëherë kishte marr hov ndër shumë letërsi të popujve të zhvilluar të Evropës, si në Angli, Francë dhe shtete të tjera të Evropës përendimore.
Jeronim De Rada bëri një hap të ri e të fuqishëm në letërsinë shqipe, në krahasim me ate që ishte zhvilluar para Tij. Kështu De Rada, me të drejtë mirret për themelues të romantizmit në letërsinë shqipe. Ky punoi atëherë, kur letërsia shqipe në trollin amë, nuk kishte asnjë mundësi, të zhvillohet e të ndëmerret dicka e dobishme në këtë drejtim, për të mirën e gjuhës dhe popullit të vet. Kjo fytyrë prej titani që shenoi ditën e nismës më të rëndësishme në historinë e letërsisë shqipe, na bën që, edhe sot të mburremi me te dhe të krahasohemi, sa I përket romantizmit dhe zhvillimit letrar I cilio që vonoi,por eci paralel me letërsitë e shumë popujve të Evropës, pasi patëm De Radën dhe veprën e Tij të madhe”Këngët e Milosaut”të botuar që më 1936. Ngjarje kjo, që shënon dy data për letërsinë shqipe. Një fillimin e romantizmit në letërsinë tone, dhe e dyta, lindjen e një letërsie të re, tfillimin e Rilindjes tonë kombëtare, epokën më ombëbtare,thuaja që vendos identitetin shpirtëror të kombit shqipatarë.Këto dy ngjarje lindën me De Radën dhe u zhvilluan me Santorin, Gavrill Darën e Ri, Skiroin, Zef Seremben në Itali e një varg të tjerë shkrimtarësh nëpër qendra të tjera jashtë Shqipërisë, e më vonë, edhe në Shqipëri.Tani është e pamundur këtu të shenohen të gjitha meritat dhe kontributët e poetit të Makit, Pasi ky është vetën një shkrim I shurtër,artikull gazete, e shënim përvjetori. Siç është bërë traditë, të shenojmë jubiletë e njerëzve e personaliteteve të mirituara, sepse edhe mes tyre, ka të mirituar ndër të mirituarit, e të veçantë mes të veçantëve. Për poetin e Makit, Maqi Kozencë, do të mundohemi t’i përmendim disa ndër miritat kryesore, të cilat janë shumë, por ne do të ndalemi vetëm në ato themeloret. e kështu të paraqesim nje portret të vogël, për një përsonalitet të madh, në një jubile të rënddësishëm për te dhe kulturën kombëtare shqiptare. Vëllimi dhe cilësia e punës dhe krijimtarisë që njohim për De Radën është e gjërë. Pasi De Rada punoi shumë për komb, gjuhë e letërsi shqiptarë. Kush tjetër, janë rrallë personalitete pos De Radës, që dy të tretat e jetës, pa reshtur ia kushtoi gjuhës dhe letërsisë, ose më mirë të themi, kulturës gjuhësore e letrare kombëtare. Kusht tjetër përveç De Radës, gjerë në moshën e shtyer, gjerë në frymën e fundit, madje edhe pa minimumin e kushteve të jetës, duke vuajtur edhe për bukën e gojës, si i pat shkruar një mikut të vetë, nuk e ndali punën, për kluturën shqiptare, që e pat filluar dhe e zhvilloi me vrull çdo herë e më shumë. Jeronim De Rada, ashtu si e mori për detyrë dhe obligim jetësor, ashtu edhe e përmbushi obligimin për vetën e Tij se, puna për gjuhën amtare, kurrë nuk eshtë e mjaftueshme, si edhe për komb e atdhe, kurrë nuk duhet thënë boll, sa edhe për deshirën për të jetuar. Ky koncept e bëri poetin të jetë i pavdekshëm e personalitet I madh kombëtar, sepse krijoi vepra të mëdha që e bënë të pavdekshëm. Njeriu që krijon vepra të pavdekshme dhe ato vepra ju mbesin në shërbim pasardhësve të tij dhe breznive të kulturës e historisë kombëtare,për një përparim të tyre, e bënë edhe krijuesin e tyre të mbetët përherë në kujtesën e tyre për shumë kohë e mote. Tani për De Radën, nuk goxojmë të themi, ka qenë I denuar, pse u lind, jetoi, krijoi, vuajti dhe u nda nga jeta, vetëm fizikisht, vdiç më 1903 në varfëri të skajshme dhe në vetmi, siç thuhet për njerëz të zakonshem e të rendomët, vetëm për të vuajur, Jeronim De Rada, u lind më, 19 dhjetor 1814, u lind për të krijuar e për të shkruar, praktikisht u lind për të vuajtur por edhe u lind për të mbetur i pavdekshëm. De Rada për të vuajtur u lind, praktikisht në jetën e Tij ka vuajtur shumë, sepse ka punuar shumë, por ai faktikisht lind për të krijuar vepra të mëdha, krijimi I vepra të mëdha, krijon edhe vuajtje të mëdha dhe për të mbetur I paharrueshëm në historine e kulturës kombëtare.
De Rada nuk krijoi vetëm vepra letrare,si “Këngët e Milosaos”.”Skënderbeu i pafan” dhe “Këngët e Sarafino Topisë”, por edhe vepra foklorike ndër të parët, e të dorës së parë, ate që e pat filluar, që në vendlindje, si I ri, duke mbëedhur thesarin e bashkëvendasve, të cilin e kishin sjellur nga atdheu I tyre I lashtë matan deti. De Rada kështu nxorri veprën “Rapsodi e një poeme arbëreshe”, e cila te poeti ngjallë ndenjën e dashurisë dhe kurreshtjes për gjuhën atnore, për të cilën poeti më vonë, do të shkruajë një varg veprash me rëndësi për gjuhësinë historike, të cilat I rreshtoi në botim pas vitit 1860, dalin në italishtën “Parimet e estetikës”, “Vjetërsia e kombit shqiptarë”,”Letra e G.Stamilës”. Pjesën e fundit të jetës De Rada, pasi fitoi famë edhe jashtë qarqeve italiane me disa nga vepratë e Tija, të cilat u përkthyen në gjuhë të ndryshme të Evropës përendimore, poeti dha edhe një varg veprash të tjera edhe më të thukta, e më me vlerë të madhe gjuhësore, si ‘PELLAZE E SHQIPTAR”,”KONFERENCA MBI GJUHËN SHQIPE”,”KARAKTERE DHE GRAMATIKË E GJUHËS SHQIPE”, dhe një antologji shqipe. De Rada shkroi edhe vepra publicistike, të cilat bashkë me aktivitetin e Tij kulturor, e plotësojnë portretin e madh të këtij poeti e personaliteti të historisë së letërsisë dhe kulturës shqiptare, të cilat I japin një vlerë edhe më të madhe në historine kombëtare. Jeronim De Rada 60 vjet të tëra, u orvat me pendë, punoi dhe luftoi tërë jetën pa iu nda pendës, dhe kështu veprat I dolën paralel me punën krijuese, dualën të dobishme dhe me cilësi të lartë shkencore e të dobishme për kombin dhe historinë kombëtare. Por, padyshim, siç edhe njihet dhe e kemi mësuar deri tash, De Rada njihet më shumë dhe ka rëndësi më të madhe për krijimet poetike dhe veprat letrare në letërsinë tone të re, i cili me veprat e Tij na dha një pasqyrë poetike “ të motit të madh” të shekullit 15-t, duke ju përshkruar bashkombasve dhe brezeve në vazhdim “motin e madh të ‘zulmmadhit Skënderbe”, Por, nuk është më pak e rëndësishme as veprimtaria tjetër e poeti dhe krijuesi atdhetar, që u përmend më parë. De Rada, me veprën e Tij ”Rapsodi e një poeme arbreshe”, na del mbedhësi i parë i folklorit arbëresh dhe ndër mbledhësitë më të rëndësishëm të folklorit shqiptar në tërësi. Kjo vepër, jo vetëm se pati rendësi për poetin që e drejtoi në rrugën që me mall e kujtonin edhe arbreshët “matan deti” që, tash duke vrejtur mirë se, edhe shqipja paska pasuri të bollëshme fjalësh, që mund të krijojë vepra të mëdha letrare, por edhe vet shqiptarët, u bënë të njohur për të tjerët përmes kësaj vepre. Dora D’Istria, alias Elena Gjika, princezë rumune me origjinë shqiptare, beri një studim për shqiptarët, duke u mbeshtetur kryesisht në veprën e De Radës. Emri I poetit është shumë I madh dhe I rëndësishëm edhe në gazetarinë e hershme të asaj kohe në publicistikën tone, bile, nëse kishte me u hartua një histori e kësaj dege te ne për historikun e kulturës sonë publicistike, faqet e para të sajë, pahamendje, vendin e nderit dhe më të merituarin do ta merrte Jeronim De Rada me punën dhe veprimtarinë e Tija në këtë drejtim, që bëri në dy gazetat e Tija,”L’ALBANEZE D’ITALIA”, Shqipëtarët e Italisë, dhe “FJAMURI I ARBERIT”. Nuk do mend se, poeti I Makit, nuk kurseu asgjë, kur fillloi t’i tuboi, mbledh këngët popullore në Maki e rrethinë, më 1834, që atëherë autori veneroi se, arbërishtja e Tij, për nga forca shprehëse, nuk duhet veçuar nga të tjera gjuhë simotra rreth e më larg sajë. Që atëherë ai e kuptoi se, arbërishtja e Tij, është aq e fort dhe ka pasuri leksigu, sa edhe prej sajë mund të krijohen vepra letrare e shencore të njohura edhe jashtë suazave kombëtare. Atëherë Jeronim De Rada, ndërroi gjuhën e shkrimit,me që e pat filluar të shkuajë në Italishten, gjuhë të cilën e kishte shkruar “ODISEN”, poemë në katër këngë, por me motiv shqiptare. Prej këtu e tutje, Jeronimi shkroi në gjuhën shqipe, në gjuhën e Tij, të cilën e lëvroi 60 vjet deri në fund të jetës. Sa I hyri në shpirt gjuha shqipe poetit arbëtresh, mjafton të përmendim, vetëm sa u mundua ai, që këtë gjuhë ta fus lëndë mesimi në Kolexhin Shën Andriano” në Kozencë, që ishte kolegj vetëm për nxënës arbëresh, e ku edhe vet Jeronim De Rada ishte mësimdhënës.
Jeronim De Rada më 1848, pas komplotit kundër Burbunëve, rrymë frenge, që kishte okupuar Italinë dhe kishte influecë edhe në Kalabri, poeti asaj kohe gjendej në Napuli, shpejt u tërhoq në vendlindje në Maki, si komplotist dhe, mu këtë vit arrijtii që, gjuhën shqipe ta fuste lëndë mësimore të Kolexhit Shen Andriano. Dëshira e poetit u plotësua dhe dhe zhvillimi I lëndës së gjuhës shqipe,ju besua vet poetit Jeronim De Rada, që ai të jetë mësuesi I parë I sajë. Jeronim De Rada punoi mësues I gjuhës shqipe, mu aty, ku I ati I Tij, pat punuar mësues I greqishtës dhe latinishtës. Poeti yne ishte I njohur komplotist kundër Burbunëvë, madje për këtë ishte ndjekur, dyshonin në te dhe e burgosën, ia ndërpren punën e Tij mësimdhënësit në Kolexhin Shën Adriano, ndoshta mu pse ishte mësues I gjuhës shqipe. Vetëm katër vjet para se të vdiste, poeti arrijti që përsëri, për të dytën herë, ta fus gjuhën shqipe për lëndë mësimore në Kolexhin Shën Adriano,dhe prap lëndën e gjuhës shqipe ta zhvillojë vet Jeronim De Rada. I mësoi të rinjtë arbëresh dhe ishte timonjer I Gurakuqit tonë të madh, atdhetarit, poetit e burshtetasit e trimit që rrallë lind Malësia, si dhe poetin tonë të mirënjohur lirik Zef Serembe..Jeronimi punën për gjuhën shqipe nuk e ndal me kaq, për ta pasuruar e zhvilluar e njohur sa më mirë, Ai organizoi dy kongrese, në të cilët u mundua, që të folmen arbreshe, ta ngriste në nivelin e gjuhës kombëtare, edhe pse pa farë mbështetje dhe bazë shkencore e natyrshmëri kombëtare, që një ë folme aq e vjetër dhe e konzervuar pa ndonje kontakt dhe e izoluar nga trungu I shqipës këndej Adriatikut, një e folme aq e vjetër e cila nuk, kishte pasur më lidhje-kontakt me gjuhën e trollit amë dhe si e tilllë ishte e folme e lashtë shek 15-t, sa I përket evulucionit të gjuhës shqipe, e cila tani përjetonte një ringjallje dhe tfillim dinamik, duke u munduar që ta përsos një alfabet I cili më së drejti I përgjigjej asaj. Sido qoftë, poetin e Makit vazhdimisht e ka brengosur çështja e gjuhës shqipe dhe problem I alfabetit të saj, simbolin e bashkimit kombëtar të përmbajtur në alfabet dhe gjuhë kombëtare, duke kërkuar që, kjo çështje mos të shkakoj përçarje,” mos jetë alfabeti një arsye që të na prish njërin me tjetërin”, shkruan De Rada, më 1897 ne “La nazione abaneze”.
Jeronim De Rda u bë I njohur edhe jashtë Italisë, jo me kongreset e mbajtura për gjuhën shqipe, por me veprat e shumëta të tija, të cilat në atë kohë ishin të njorhura, jo vetëm në qarqet e arbreshe dhe iatliane, por edhe jashtë Italisë.Tani De Radën e gjejmë se, merr pjesë edhe në Kongrese gjuhësore ndërkombëtare, që organizoheshin në Itali, në të cilat De Rada merrte pjesë në diskutime dhe lexonte kumtesa-trajtesa shkencore nga fusha e linguistikës., duke u përpjekur me punë shkencore që, shqipën ta bëjë të njohur sa më shumë e ta zgjerojë e t’I njoftoi të huajt për gjuhën shqipe. Më 1899 De Rada mori pjesë në Kongresin e orientalistëve në Romë, ku lexoi një kumtesë për karakteret e gjuhës shqipe. Na është e qart se, Jeronimi, nuk na dha ndonjë vepër nga, ku ta dijmë sa të madhe dhe të rëndësishme gjuhësore, ku kishim me gjetur edhe sot ndonjë mbështetje të madhe gjuhësore e shkencore për hsitorinë e gjuhës shqipe, por na është e kuptueshme dhe mund të themi se, Jeronim De Rada, është njëri ndër pionerët e parë, qe u mundua dhe bëri përpjekje të jep studime për gjuhën shqipe që deri atëherë nuk kishte ndonjë studim nga ndonjë studius I vendit, por vetëm nga të huaj, të cilët më sa njihnin gjuhën dhe shkencën, sado të ngushtë, të gjuhës shqipe e merrnin me qëndrime të ndryshme e të lloj-llojshme. Veprat e De Radës me karakter gjuhësor, na shërbejnë më shumë për historinë ë gjuhës shqipe, dhe si të tilla, ndoshta presin një studim e studius gjuhësor shumë serioz e analitik, në të kundërtën, për të tilla mbesin me pak rëndësi shkencore, sa rëndësia e tyre shërben vetëm e rëndësisë datore të studimit dhe studiusve tonë dhe zhvillimit të gjuhësisë shqiptare.