OpenBalkan.
“Çdo ide, çdo e vërtetë kalon në tre faza. Së pari tallet, kundërshtohet, krijohen teoria konspirative. E dyta, ajo sulmohet drejtpërdrejt, deri në vdekje, nëse është e nevojshme sepse behet e rreziksme ndersa fillon të merret seriozisht. Dhe hapi i tretë është që më në fund pranohet se ka qenë gjithmonë e qartë.” Schopenhauer
Kjo teori, ose me mire te themi, ky konceptim i « idesë së re » nga njerëzit dhe aktorët e tjerë të ndryshëm të jetës politike (politikanë, gazetarë…) përfaqëson rrjedhën që merr një ide në mentalitetin e shoqërisë dhe brenda saj. Nëpërmjet historisë së BE-së dhe më pas të OpenBalkan-it do të ilustrojmë fjalët e Schopenhauer-it, i cili, është një filozof gjerman i fundit të shekullit të 18-të dhe veçanërisht fillimit të shekullit të 19-të.
Që nga viti 1950, ideja e krijimit të një komuniteti evropian të qymyrit dhe çelikut (ECSC), paraardhësi i BE-së që do të konkretizohet nga dy ministrat e jashtëm gjerman dhe francez, ishte ne fillim qesharake për të dy popujt si për shumë figura publike kundër ECSC-s.
Dy armiqtë e betuar, të dy përgjegjës për dy luftëra botërore (1914-1918 ; 1939-1945), pergjegjes per miliona vdekje, shkatërrim pothuajse total të territoreve të tyre, krejt papritur, vetëm 5 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore janë gati të organizojnë një komunitet ekonomik ndërkombëtar ? Ky ilustrim tregon hapin e parë të kësaj ideje të re (ECSC): është qesharake dhe e pamundur.
Prandaj vërejmë se kjo ide është para së gjithash qesharake, tallemi me te, e kundërshtojmë, flasim për teori konspirative. Në ditët e para, në opinionin publik mbretëronte tallja.
Së dyti, kjo ide në fund të fundit nuk konsiderohet më aq qesharake dhe meqë nuk është më qesharake, merret seriozisht dhe kjo ide bëhet e rrezikshme, është e frikshme per kundeshtaret. Kush trembet nga kjo ide ? Njësoj si sot në fakt, ata qe tremen nga idea e bashkimit evropian do i gjemi zakonisht në ekstremet politike, qoftë në të djathtë apo në të majtë.
Pastaj, pas disa vitesh, me hyrjen e vendeve të tjera në BE, me fuqizimin e kësaj organizate mbikombëtare (që po bëhet), kjo ide, ky projekt nuk është më qesharak, nuk është më i rrezikshëm, është i qarte… Kush mund ta imagjinonte sot një Evropë pa BE-në ?
Ne mund t’ia lejojmë vetes të aplikojmë të njëjtën rrjedhë të idesë së re në Ballkanin e Hapur (OpenBallkan), në të vërtetë, në fillimet e këtij projekti, ka njerëz qe do tallen me te, do ta kundërshtojne dhe mbi të gjitha ka qe do ta deformojne dhe do te krijojne teori konspirative po aq ekscentrike njera si tjetra.
Sot, projekti nuk ishte kurrë me serioz, dhe sa më serioz të jetë projekti, aq më i frikshëm bëhet, aq më shumë bëhet objektiv sulmi. Më vonë dhe mund ta themi sepse kështu po shkojnë punët, ky projekt do të bëhet i dukshëm, do të jetë i logjikshëm, do te jete normal dhe do ta bashkoj opinionin publik.
Të mos harrojmë një gjë, nëse këta dy armiq të betuar, Gjermania dhe Franca, që ishin aktorët kryesorë të dy luftërave botërore, luftërave mes tyre me shekuj, arritën t’i dallonin gabimet e tyre vetëm disa dekada pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë nuk ka arsye për ne të qëndrojmë të fiksuar në të kaluarën dhe të tërheqim një peshe që na pengon të ecim përpara.
Paralajmërim! Më kuptoni drejt. Nuk po them te harrojmë, lëre të shkuarën në të shkuarën, jo kurrë. Unë them të mos harrojmë historinë se rrezikohet te përsëritet kur harrohet, por të dimë të ecim përpara duke mos harruar.
Gjermanët nuk e kanë harruar poshtërimin e 45-ës, francezët nuk e harrojnë poshtërimin e 42-s, por me këtë projekt të Bashkimit Ekonomik dhe Politik Evropian ata e bëjnë të pamundur luftën midis vendeve anëtare thjesht sepse janë të ndërvarur mes tyre. Ishte një synim paqeje i arritur.
add a comment