Shqipëria/Aktualitet

Muharrem Xhafa: Republika e Shqipërisë të deklarohet zëshëm dhe qartazi për “krizën e targave”

Duke ndjekur medjan në Shqipëri për gjendjen e kufirit Kosovë – Serbi!
Prej ditësh medja në Shqipëri e paraqet të rëndë gjendjen në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë!
Shteti serb është mbledhur dhe prononcuar disa herë për gjendjen në kufi, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të territorit të saj!
Eshtë prononcuar edhe shteti i Kosovës, i cili kërkon me të drejtë të zbatohet parimi i reciprocitetit midis shteteve të pavarura jo vetëm për targat e makinave!
Po shteti i Shqipërisë si mendon? Publiku në shtetin shqiptar duhet të sqarohet për qëndrimin e shtetit të tij! Në veçanti shtetit të Shqipërisë nuk i lejohet të bëjë sehir!
BE-ja? Ajo ka frikë të mbajë qëndrim! I trembet Rusisë; edhe Kinës; edhe Francës!
SHBA-ja? Deri më tani ka heshtur! Po nuk duhet të heshtë, se ajo e ka njohur shtetin e Kosovës dhe fjala e saj ka rëndësi të veçantë!
OKB-ja? As mish as peshk!
Kosova duhet trajtuar realisht shtet sovran e i pavarur dhe kapriçiot e Serbisë dhe të atyre që e mbështesin duhen dënuar!
Për shtetet e pavarura duhet të zbatohet një standard!
Më 23. 09. 2021