Shqipëria/Aktualitet

Kancelarja Angela Merkeli mbështet “Balkanin e hapur”: Sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst, aq më i fuqishëm Procesi i Berlinit. Kemi folur për Autostradën e Paqes

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur nismën “Ballkani i hapur” duke e cilësuar një bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit të iniciuar nga ajo vetë.

Merkel deklaroi në konferencën për mediat me kryeministrin Edi Rama se shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve dhe se Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. Ajo theksoi se i tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar.

Sa i përket “Open Balkan”, Merkel u shpreh se mbështet projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Ajo shtoi se disa nuk janë bashkuar ende, por se sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit.

“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë. Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkianit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që për idenë e 2014, bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme. Shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. I tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar. Kemi folur për projekte infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon. Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk e  zëvendëson anëtarësimin në BE”, deklaroi Merkel.