Shqipëria/Aktualitet

Kancelarja Angela Merkeli vjen nesër në Tiranë. Takim në katër sy me Kryeministrin shqiptar dhe konferencë e përbashkët

Ditën e nesërme kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton Tiranën, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Në kuadër të vizitës së saj, ku do të takohet edhe me liderët e Ballkanit, Kancelarja Merkel do të nisë takimet e kësaj vizite në orën 10:20.

Ndërkohë, zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka zbuluar edhe axhendën e kësaj vizite, që nga pritja në Pallatin e Brigadave e deri te konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkeli t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Kancelarja vjen në Tiranë.

Programi i vizitës së Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkeli

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link wetransfere

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link wetransfere

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube.