Vështrim/Analizë

Blerim Muriqi: Pse kemi nevojë që pushteti të ngritet në përgjegjësit e drejtimit të vendit

Ka kohë që Kosova ka institucione të brishta. Të tilla në fakt i kishte që nga bërja e tyre me ardhjen e Lirisë.
Përgjegjësitë që mori UNMIK-u për shtyllat bazë të shtetndërtimit u bënë edhe prehëri ku u rrit e keqja jonë institucionale. Drejtuesit ndërkombëtarë kur themi për Kushnerin dhe pasuesit në fakt e kishin ndjesinë se bëhej fjal për shtetin e ardhshëm të Kosovës. Por, hallkat tjera veçanarisht ato të drejtësisë lënguan puro armiqësi ndaj nesh.
Mbi këtë teren të rrëshqitshëm u ndërtuan institucionet tona, jo vetën të brishta, por ato lindën të kapura.
Në një vend ku të qenit drejtues të jep autoritet zhvatjeje dhe bëhesh i kamur nuk ka se si të mos quhet vend i kapur. Të tillë ne i kemi ish drejtuesit e të gjithë krahëve politik. Ata kanë villa, patundshmëri mbresëlënëse, firma e kompani, besoj sot janë edhe aktorë ekonomik në vendet fqinje e jo vetëm. Thuhet që edhe Afrika e largët njeh investimet e tyre.
Një investigim prej vërteti do nxjerrte në pah shumë nga këto që u thanë më lartë.
Po a mundet Kosova ta bëjë këtë investigim dhe pasi ta ketë bërë a mundet ta shtroj për gjykim në institucionet e veta?
Sot është e pamundur një gjë e tillë, sepse edhe gjykatës e prokurorë janë me kaq shumë halle e të mbushur në faj deri në grykë. Ka të tillë me bollëk që bartin fajet e dënimit të rinisë së Kosovës për hesapet e Serbisë, të rinj tjerë që janë tërhequr në sistemin gjyqësor e prokurorial nga linja familjare apo të përkatëaisë me të kaluar familjare për Serbinë. Ka edhe prurje të familjeve përfituese nga kjo zhvatje e madhe, grabitja e vendit. Pastaj kemi krimet e rënda të mbushura me familjarë ish zyrtarësh të lartë thuase e kanë ndarë hisen me thikë sa atij e sa këtij, kështu duhet të jetë edhe AKI-ja!
Për shoqërinë civile nuk kemi pse lodhemi të flasim, ata ose janë mbetje jugosllave të kapur pas shërbimeve të huaja dhe fondeve të tyre ose qyrravitje servilosëse kapur për pushtetin me 100 fije deri në neveri.
Koha është të nxjerrim gjeneratë të re, e cila di të guxoi t’u bëj lapsin gjithë të bërave të këqia të pushtetarëve të tashëm e të djeshëm dhe atyre që janë të lidhur me ta me aq shumë fije keqbërjeje. Një regjistër kombëtar i të këqiave që bëri politika me fijet e veta do ta ngriste shoqërinë tonë në kuota të shëndosha morale.
Ne kemi nevojë për t’i mbushur burgjet njëherë e mirë cilësisht. Kapobandat e kanë vendin në burg dhe jo në cfilata nderimi e respekti nëpër majat e partive dhe të shtetit.