Prehrit tënd atdhe
Ata trima që ranë
Nën armët e lavdisë
U ngritën, u ngritën me nam,
në ballë të Shqipërisë
Lum kush pa shqiponjë
Që mban në krah atdhenë
Lum kush pa Zahir
Lum kush pa Adem
Lum kujt Dukagjinit
I bjen t’i këndoj nam
Tingëllon simfoni e Shpirtmadhit
Ardian Xhemajl e Luan
Buzëqesh rënja buzëqeshë
Në buzët e atdheut
Kur Fehmiu flet
Lëshohet rrëbesh i Skënderbeut
Lum kush pa Mërgimin
Shqiponjën në fluturim
Lum kush pa Abenë
Ti bënte atdheut nderim
Lum kush pa Çergashin
Kur kapte kufinë
Lum kush pa Tigrin
Si bihet në Vaksincë
Atje në Pollog
Lëvrohet këngë e lirisë
Rënjet kanë mbjell lulet
Po thurin lavdinë e Shqipërisë
Lum kush puthë atdheun në Luginë
Me frymën e komandant Lleshit
Kur thirrë Kaqaniku
Nën armë komandant Zefin
Lum ti moj Shqipëri
Për djemt që ngjeshën ar’mtë
Lum ti për Lavdinë
Që ta njeshën në shtat
Ata të erdhën në gji
Ti i vure në Ballë
Bashkë me heronjtë tjerë
I bëre të gjallë
Atje me Gjergjin, Skënderbeun
Rrinë, ç’mallen e llafosen
Se kanë mbush atdheun
Me lavdinë e përmotshme
Ti u dhe nder
U dhe emrin Shqipëtar
Ata e gatuan lirinë
Me gjak e me zjarr
Lum kush e sheh Ademin
Te këmbët e Skënderbeut
T’i rrëfej qëndresen
Rebeshet e atdheut
Mihajlit për skaj
Penda, sikur pushka këndej, nuk i rri
Këndojani vjershëtor këndojani
Atdheut gjithë këtë lavdi!
add a comment