Në këtë vend për shkak të “tolerancës” tonë, që shkon deri në servilizëm e hipokrizi, edhe dreqi ka mbjellë “farën” e tij. Kemi qenë një popull I-lirë, kemi pasur Institucionet tona të kultit dhe besimin tek Qielli, Dheu e Dielli, por të tjerët erdhën e na mbollën besimet e tyre, duke na shkatërruar institucionet tona.
Na sollën katolicizmin, islamizmin e ortodoksizmin, duke synuar që të na shkatërrojnë identitetin tonë kombëtar.
Na detyruan qe t’i pranojme besimet e tyre apo i pranuam per te mbijetuar… Ky eshte nje problem qe kërkon studime te thella, por e gjitha kjo ka hapur nje plagë te madhe, e cila sot me shume se kurre po vijon te thellohet.
Me qindra shqiptare krijuan “identitetin e tyre” si luftetare katolike, derisa arritën qe te behen udheqes fetare e deri Papë ne Vatikan!
Me qindra tjere u bënë priftërinj ortodokse e udheqes te Kishes Ortodokse, po keshtu qindra tjere u shndërruan ne turq-osmanllinj, duke arritur deri ne majat e perandorise osmane si pashallare apo Vezire e sulltanë ku krijuan shtete islame, nderkohe qe vetem fare pak qëndruan e ruajten identitetin si shqiptarë!
Nje dramë e madhe kjo qe nje popull kaq i vogel rezulton qe te jete kaq i fraksionalizuar ne tre apo kater Fe, dhe çuditërisht te gjithe na “pergezojnë” dhe ne “krenohemi” per kete gjë, e cila ne fakt eshte faqja me e zezë e jona.
Fuqite e medha te kohes na kane sjelle nga stepat e Azisë apo Afrikes te gjitha racat, Mongoli, Persiane, Ashkali te Pakistanit, Islame, Turq, Egjiptiane, Sllave, e turli farë race, te cilet kane zënë vend ketu dhe jane pershtatur duke u natyralizuar, nderkohe qe fare pak shqiptare mbeten maje maleve e luftuan per te ruajtur Identitetin e tyre si shqiptare.
Edhe sot me shume se kurre Kombi Shqiptare ndjehet tejet i rrezikuar nga shkaterrimi identitetit tij.
Gjate gjithë historise nje pjese e shqiptareve me mire kanë pranuar te jene gjeneralë të të huajve se sa ushtare te vendit – Atdheut të tyre.
Keshtu jane shfaqur klikat uzurpuese te vullnetit te popullit, eshte krijuar klasa e Feudaleve si sherbetore te zellshëm te interesave te huaja.
Kete vend nuk e kane sunduar e qeverisur te huajt, por shqiptaret si bashkpuntore te huajve! Bushatllinjtë, Toptanet, Zogollianet, Kapedani e kane sunduar kete popull dhe “çuditerisht” ne unison dhe se bashku kane qene Prifterinjte, Hoxhallarët, Bektashinjte e dreqi me te birin.
Dhe e gjitha kjo eshte quajtur dhe vijon te konsiderohet si “tolerancë e besimit fetar tek shqiptaret”!?
E gjitha kjo ka cenuar dhe sot me tepër se kurre cenon rende jo veten Identitetin por e shkatrron totalisht sovranitetin tone kombetare dhe per kete gjë, çuditërisht edhe Intelegjenca jone kombetare hesht!
Deri kur ne do te vijojmë qe te jemi kaq “tolerantë e bujare” me te huajt, qe i presim si miq, biles u japim edhe token qe na e “ka lënë baba” ndërkohë që me vëllanë zihemi e vritemi per nje gardh dhe nuk ia lëshojmë asnjë centimeter.
Keshtu ka ndodhur, sepse ne shqiptaret kemi krijuar shtetin e Serbisë, Malit te Zi, e Greqisë nderkohe qe shume vonë jemi kujtuar te krijojmë shtetin shqiptar.
Vetem per 45 vjet kemi arritur qe te krijojmë Jo vetem Shtetin tone, por edhe Identitetin tone Kombetare dhe kjo pa asnjë diskutim ka mbetur ne Histori si Epoka e Enver Hoxhes, qe eshte garancia e identitetit tone shqiptar.
Le te shajnë injorantet, le te fyejnë horrat, Historia eshte e pamëshirshme, ajo ndeshkon kedo qe tjetërson Identitetin e tij apo te kombit tij vetem per interesa të tij karrieriste e pragmatiste.
Kombi Shqiptar ka nxjerre nga gjiri bij te shquar qe i kanë dhënë emer nder e lavdi Shqipërise, ndersa te gjitha klikat sunduese e kanë pasur fatin e hidhur…
add a comment