Janë shkruar përralla dhe legjenda të shumta për qytetet mitike prej ari, mbretërit dhe vendet legjendare, duke u interesuar për gjithçka me shkëlqim dhe lustër.
Kur udhëtojmë nëpër botë, është shpesh bukuria natyrore që na lë pa frymë, por gjithashtu edhe një objekt i artë që shkëlqen në diell na habit me madhështinë e tij. Megjithëse jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari, ka disa pamje të nmrekullueshme në të gjithë globin që me të vërtetë janë ashtu siç duken: ar i vërtetë. Për të zbuluar këto xhevahire, lexoni më poshtë.
Shwedagon Pagoda
Kjo strukturë e madhe nuk është vetëm faltorja më e madhe në botë, dhe vendi më i shenjtë i pelegrinazhit budist të Mianmarit, por edhe struktura më e çmuar e krijuar nga njeriu. Treqind e gjashtëdhjetë e shtatë metra e lartë, kjo ndërtesë vezulluese është e mbuluar me disa tonë ar. Por, meqenëse ari është shtuar gjatë viteve, askush nuk e di saktësisht se sa shumë ar mbulon strukturën themelore të tullave. Vlerësimet variojnë nga 6 tonë në 60 tonë. Por ka edhe më shumë: kurora e saj është e mbuluar me mijëra diamante.
Pavijoni i Artë (Golden Pavilion)
Në ujërat e qeta të liqenit në Parkun e Drerëve jashtë Kiotos, shkëlqejnë dy dyshemetë e Pavijonit të Artë të mbuluara me fletë ari. I ndërtuar në vitin 1394, pavijoni ishte fillimisht vila e pushimit e shogunit të atëhershëm, Ashikaga Yoshimitsu, dhe u bë një tempull pas vdekjes së tij në vitin 1408. Struktura prej druri është djegur disa herë gjatë historisë, por gjithmonë është restauruar në mënyrë të përsosur sipas planeve origjinale. Struktura aktuale daton në vitin 1955 dhe është e praruar jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda.
Buda i Artë (Golden Buddha)
Imagjinoni një figurë të Budës, pesë tonë e gjysmë ari, gati 10 metra të gjatë, diku rreth 700 deri në 800 vjeçare. Ju mund ta gjeni këtë artifakt historik në Tempullin Wat Traimit, i cili vetë është i bardhë me çati të artë, dhe ku u vendos statuja e Budës në vitet 1930.
Tempulli i Artë (Golden Temple)
Tempulli i Artë në qytetin verior Amritsar në rajonin Punjab të Indisë njihet gjithashtu si Sri Harmandir Sahib dhe është gurdwara më e shenjtë, një vend adhurimi për të gjithë besimtarët e Sikizmit. Tempulli i Artë origjinal, i njohur gjithashtu si Harmandir Sahib ose Darbar Sahib u ndërtua si një vend adhurimi për të gjitha fetë, besimet dhe strukturat në vitin 1608, por u shkatërrua disa herë nga pushtuesit.
Kyaiktiyo Pagoda
Për diçka pak më ndryshe, mund të vizitoni një shkëmb gjigant të mbuluar me ar të vërtetë. Kyaiktiyo Pagoda, ose Tempulli i Shkëmbit të Artë, është një vend pelegrinazhi i shenjtë budist, me një faltore të vogël të vendosur në majë të gurit të madh prej graniti që është afërsisht 25 metra i gjatë, me një perimetër 50 metra. Jo vetëm që ajo është e mbuluar me fletë ari që ngjiten nga besimtarët, por thuhet se mbahet në vend nga një fije floku e Budës.
Les Invalides
Kupola e artë e Les Invalides, me lartësi 351 metra dhe e zbukuruar me 28 kilogramë fletë ari, ndodhet midis Kullës Eifel dhe Muzeut të Orsejës. Les Invalides fillimisht ishte një kishëz mbretërore e porositur në vitin 1677 nga Luigji XIV, i quajtur ndryshe Mbreti Diell, i njohur për pëlqimin që kishte për gjërat me shkëlqim. Kupola e madhe ishte ndërtesa më e lartë e Parisit deri sa u ndërtua Kulla Eifel. Në vitin 1861, aty u varros Napoleoni, nën kupolën e artë.
Iglesia de la Compania
Nga jashtë, Kisha e Shoqërisë së Jezusit, e njohur si La Compañía, duket si çdo kishë e zakonshme: një kishë e bardhë neoklasike e stilit barok, e zbukuruar me shumë detaje dhe kupola të bukura, Por i gjithë dekori i brendshëm është i artë. Tavani, harqet, kupolat, muret, madje edhe piano – janë të gjitha të mbuluara me ar. Disa elemente që nuk u lejuan të mbuloheshin me fletë ari janë të veshura me materiale që shkëlqejnë. Ajo është një nga kishat më të praruara në botë. / Fodors
e.r/dita