Botë

Zjarret në Turqi përmes fotove satelitore

Turqia po kërcënohet nga zjarret që kanë përfshirë hapësira të mëdha dhe po marrin edhe jetë njerëzish dhe po marrin përmasa katastrofike.

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.

K1

Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të largohen nga fshatrat, nga plazhet dhe nga qendrat e pushimeve.

 

 

Ndonëse dhjetëra zjarre tashmë janë nën kontroll, zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën me flakët në 14 vende të gjashtë krahinave.

K3

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale. Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Kryetari i qytetit Marmaris ka paralajmëruar se nuk mund ta përjashtojë mundësinë e sabotimit si shkak për një zjarr në një qendër të pushimeve.

K2