Kulturë\Letërsi

Kozma Dushi thotë se në shtetin e Enver Hoxhës ishin kohë të arta për artin dhe artistët

“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, u hapeshin dyert”. (Kozma Dushi)

Koncert i mbajtur te teatri veror i liqenit i bashkoi disa breza këngëtarësh. Në koncert u interpretuan kryesisht këngë të para ‘90-ës. Koncerti bashkoi në skenë këngë të njohura të riorkestruara dhe këngë të reja nga artistë të ndryshëm nën titullin: “Me muzikën flasim”.

Rovena Dilo erdhi në skenë me “Ante” dhe këngën e saj më të re. Ndërsa Orgesa Zaimi, pos këngës së saj, “Verën ku ma le”, interpretoi edhe një këngë të Anita Bitrit. “Unë kam disa këngë të miat,por kam vënë re që publiku i do këngët e vjetra të muzikës së lehtë shqiptare”, tha ajo.

Emra të njohur të këngës u ngjitën në skenë, nga Liljana Kondakçi te Kozma Dushi, duke risjellë këngët më të njohura të kohëve të tyre të arta që u krijuan në kohën e zhvillimit të hovshëm të artit, kulturës e letërsisë.
“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, u hapeshin dyert”, tha këngëtari Kozma Dushi. Kur dikush ia përmendi mbylljen e dyerve të burgut ai tha:

“Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë në burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu”, tha ai. (Gazeta Lëvizja)

 

Postimet e fundit !