Karvani i makinave që i solli ato udhëtoi nga Kroacia, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Janë tri makina që kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 makina të tjera ndihmëse. Në secilën makinë janë vendosur nga një lule në shenjë nderimi.
Trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’u dorëzohen familjareve për varrim. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.
Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.