Ç’PO NDODH KËSHTU?!
Ç’ po ndodh kështu, në këtë botë të rremë,
Disa qajnë, disa dinakë të djallëzuar po qeshin?!!! Botën mbarë e helmojnë, duke izoluar, lodhur, cfilitur, paralizuar në këtë errësi, babëzi-kapitalizëm.
Ah! Popujt e gjorë, shumë po vuajnë.
Mendohem, një vështrim hedhë nga dritarja, bie shi papushim, shi litar…
Janë këto lot, të popujve të pafaj?!
Qielli nxirë, retë e dendura, toka shpesh ndien tërmete?!…
Natyra “kokën e ka ulur,”
Gjethet vjeshtore.
Trotuarët janë mbuluar si
në ditë mordesh, flasin
me vete?!
Rrugë të zbrazura, asnjë fytyrë njeriu nuk shoh në mëhallë. Vallë, ç’po ndodh kështu, mendja më shkon vërdallë?!
Një llum njerëzish babëzinj, të pangopur…
E hodhën helmin, fshehën duart ikën tutje-tëhu.
Miliona njerëz, të pafajshëm në glob, Humbën jetën, mjekësia: heronj e heroina,
U përleshën në krye të detyrës me “armikun” e fshehtë, që solli arkivole plot.
Lotët e nënave që s’ thahen, djelmosha e vajza humën jetën.
Fëmijë, që mbeten jetimë, e dhimbja në Shpirtëra i pushton, me lot i mbulon…
Ju, o të babëzitur të liq, që s’ngopeni duke u tallur duke numëruar milionat…
Nga humbjet e jetërave, kaq shumë dhimbje e plagë, hapët në mbarë botën.
Ju të fshehur dikund skutave, o cuba, shpellaré “modernë”, o gjakpirës trutharë,
Mbi njerëzimin po shkelni si mbi grumbuj milingonash, për ato pislléqe milionash.
Për ju, o kanibalë, xhelatë me të ziun ideal. Vallë, orekset tuaja, kur do t’i shuani?!
Botën,-gjakftohtë po e fikni, për kapital.
Një ditë, mëkatet shtrenjtë do t’i paguani.
24/7/2021