Kulturë\Letërsi

Abdyl Kadolli: Lufta (poezi)

LUFTA

Lufta s’është dasmë

Ku vallëzojnë të dehurit

Luftën e bëjnë trimat

Kur s’gjejnë tjetër udhë

Ata edhe bien

Kurorë kanë lirinë

Lufta është e tmerrshme

Gratë bien viktimë

Kur mbaron lufta

Frikacakët dalin në skenë

Ata hanë lirinë

Dhe shkelin dashurinë

Mallkimi i ndjek kudo

Dhe emri i zi