Komenti

Preng Çuni: Gazetarë e analistë të paguar nga qendra e qarqe sllavo – greko – turke për shpifje e propagandë kundër më të madhit shqiptar të historisë së re shqiptare

Ka disa gazetarë e analistë, të paguar nga qarqe antishqiptare sllavo-greko-turke, madje ka edhe ndonje politikan, që vitet e burgut i kanë lënë gjurmë në ndergjegjje, duke i akumuluar mllef, të cilët çirren nëpër studio tv., duke thënë se “Enver Hoxha e fali Veriun apo e shiti Kosovën”!? Ore, mashtrues e manipulatorë, po turp nuk keni?! Po kur e shiti Kosovën Enveri?! Në vitin 1913, kur ishte vetëm 5 vjeç?!! Ore gënjeshtarë të paskrupullt! Enver Hoxha e shpëtoi Shqipërinë në vitin 1945, atëherë kur ajo më tepër se kurrë rrezikonte t’i bashkohejë Juvosllavisë si “republika e shtatë e Jugoserbisë së Titos”. Ore, kaq të verbuar jeni nga propoganda sllavo-greko-maqedone sa nuk arrini dot të shfletoni historinë për të kuptuar rrethanat gjeopolitike dhe marreveshjet e Aleancës Antifashiste të Luftës së Dytë Botërore në atë periudhë historike?!

Po mirë more zotërinj! Po dje, në vitin 1990 kur u shkatërrua krejt Jugosllavia, përse nuk e morët Kosovën? Po sot, pas çlirimit të Kosovës dhe krijimit të shtetit “hibrid”, përse nuk e morët Kosovën? Kush ua diktoi ndalimin me Kushtetutë për t’u bashkuar me shtetin tuaj AMË? Kush ua diktoi krijimin e Gjykatës Speciale Kosovën? Kush po e dërgon udhëheqjen e shtetit të Kosovës në Gjykatën e Hagës për “krime lufte” e për “krime kundër njerzimit”? Si është e mundur që pas një lufte, masakre e gjenocidi fashist ndaj shqiptarëve në gjykatë shkon viktima e jo agresori – krimineli?! Përse heshtni ju që ishit të “interesuar” e derdhnit lot krokodili për Kosovën, kurse në të njëjtën kohë e furnizonit me karburant makinerinë e luftarake të Miloshiviçit? “Fjalën vagabond – thoshte M. Gorki, unë nuk e perdor për të fyer atë që vetë jeta e bën në mënyrën më të pamëshirshme”. Prandaj, “zotërinj” heshtni, se Enver Hoxha ishte ai burrë që e deshi dhe e ndihmoi si askush tjetër Kosoven e Shqipërisë. Kosova mbeti pengu i jetës tij.