Aqifi, iku, iku dhe Qeverisë së Kosovës nuk i mori asgjë, përkundrazi atdheut i dha gjithçka pati nga shpirti i tij. Iku dhe iu bashkua plejadës së pavdekësisë, si edhe shumë atdhedashës tanë, që ikën në heshtje, kush më herët e kush më vonë. Ata ikën të qetë e me buzëqeshje të ngrirë, mbase me hipotekën e pathënë ndryrë thellë në gjoksin e tyre, mbase me maraz për shumëçka që atdheun ta shohin të mëkëmbur e përparuar, përfundimisht të lirë dhe të bashkuar, po, ikën ata!…
Tek po matesha; të shkruaj apo jo, nëse jo, këtë që tani dua ta them për Aqifin, nuk e tha askush deri me sot. Aqif Kastratin, atdhedashësin e përkushtuar, kontribuesin e denjë të lirisë së atdheut, intelektualin e urtë, vëlla i Dëshmorit të kombit Isa Kastrati, bashkëshortin e denjë të Drita- Shkurte Kuqit, babanë e dashur të dy vajzave të tij të mrekullueshme.
Aqif, ti nuk je më në mesin tonë vetëm fizikisht, ne shokët dhe bashkëveprimtarët do të kujtojmë përherë, pa dyshim familja juaj e nderuar do të jetojë me krenarinë e pafund për ty, do të jetojë me kujtimin e përhershëm për ty!
Aqif, dua të kujtojë veprimin tënd burrërorë, që për atë
kohë ishte i rrallë, i rrallë… në fakt ndodhen vetëm dy veprime të tilla:
– Ti, kur u gjykua Drita- Shkurta Kuçi (bashkëshortja juaj), që atë kohë ishte
vetëm shoqja jote, dhe fare lehtë, ti, mund ta lije, mund të diferencoheshe nga
ajo, mund të thoshe se nuk e ke njohur fare!, por jo, jo Aqifi në Gjykatën e
Qarkut të Prishtinës i tha Gjyqtarit:
– zoti Gjykatës që po i shërben pushtuesit;
Drtia Shkurte Kuçin, që ju po e dënoni është shoqja ime, nga sot e nga këtu,
nga tani e deri në vdekje, është e fejuara ime!, unë do ta pres edhe njëqind vjet,
si Doruntinën!… dhe qielli u përflak, ti e prite Dritën deri sa ajo mbaroj
burgun, dhe ju u martuat, krijuat familje, keni dy vajza të mrekullueshme.
Aqif, tani fli i qetë, ti kreve detyrën tënde atdhetare dhe familjare në mënyrën
më shembullore- familja dhe shokët do të kujtojnë për jetë!
– Dhe besëdhënia tjetër, që ishte po kaq e pa
krahasueshme:
Shukrije Rexha, po njëjtë i tha Gjyqtarit, që po i shërbente pushtuesit:
zoti Gjyqtar, pavarësisht sa do ta dënoni Avniun (Klinikun), unë do ta pres
deri në pambarim!… raste të tilla të pa përsëritshme, janë të rralla, janë të
papërsëritshme!…
Aqif, ti ike, të fala shokëve tanë atje në përjetësi, tregoju se ti nuk i more
Kosovës asgjë, ti atdheut i dhe tërësinë e qenies tende. Sa mirë është të vdesësh
me paqen në gjokse, me lirinë në shpirt, me mallin e pashuar për atdheun dhe
njerëzit e mirë! Aqif, ti ike me paqen shpirtërore në gji, shpirti të pushoftë në
paqe lartë në qiellin e Kosovës!
I përjetshme kujtimi për ty!