Personalisht jam kundër të gjithë atyre që nuk ma nderojnë Flammurin tim Kombëtar shqiptar, pra edhe kundër klerit dhe kundër atyre zyrtarëve shtetëror që nuk e nderojnë Flamurin tonë kua e zi. Madje, edhe Republika e Kosovës do të ishte kundër Flamuri tonë Kombëtar unë do jam edhe kundër saj. Edhe kur një fe e kundërshton ose mohon Kryefestën tonë Kombëtare, 28 Nëntorin, do jem edhe kundër saj. Kam dëgjuar hoxhallarë, duke thënë se është “haram” të festohet 28 Nëntori, ndërsa shteti i Kosovës ka lejuar dhe rregulluar me ligje e kushtetutë që të festohen lirshëm të gjitha festat fetare(!), duke respektuar lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut! Por, nëse ky besim do të rikthehet një ditë siç ishte në kohën e perandorisë osmane, që mohonte dhe persekutonte gjuhën, kulturën, traditën, Flamurin dhe çdo të drejtë kombëtare, politike e qytetare të shqiptarëve! A do të jetë, siç thuhet vazhdimisht nga disa hoxhallarë, se Festa Kombëtare Shqiptare, 28 Nentori, është “haram” dhe të ndalohet siç e ka “ndaluar” edhe shteti i Kosovës sot?! Pytja bëhet për ju të gjithë…
add a comment