Shqipëria/Aktualitet

Jon Bislimi: Legjenda për malet e Tomorit e të Shpiragut dhe për lumin e Osumit

Legjendat shqiptare janë të shumta, sidomos kur bëhet fjalë për temën e vjetër të dashurisë. Në Berat ekziston një legjendë e famshme e dy vëllezërve që ranë në dashuri me të njëjtën vajzë. Kjo Legjend, mu tregua nga një vendas kur isha për vizitë në Berat para 3 vitesh… Sipas legjendës ajo, vajza, i donte ata të dy. Megjithatë, dashuria e saj e dyzuar për të dy vëllezërit pati një fund tragjik për të gjithë. Legjenda tregon se dy vëllezër të pashëm dhe të guximshëm, me emrin Tomor dhe Shpirag, njiheshin në të gjithë vendin si të pandarë dhe që e donin shumë njëri-tjetrin. Një ditë, Tomori njeh Osumin, një nga femrat më të bukura në vend dhe u dashurua çmendurisht me të. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shpiragun. Ai u dashurua po me këtë vajzë të bukur, pa dijeni për ndjenjat e vëllait të tij të madh për të. Bukuroshja Osumi i donte të dy dhe i vizitonte në fshehtësi, pa qenë e qartë për ndjenjat e saj. Koha kaloi dhe katastrofa goditi si rrufe familjen e Tomorit dhe Shpiragut. Tomori mësoi për gjithçka ndodhte midis vëllait të tij dhe Osumit dhe, siç thotë legjenda, “dhimbja e tij ishte aq e madhe sa që ulërima e tij u dëgjua deri në qiell”. Tomori nxori shpatën e tij dhe e preu Shpiragun në copa. Gjatë betejës së tyre, Shpiragu u hakmor duke hedhur gurë mbi trupin e Tomorit. Kështu, trupi i Tomorit u bë plot gropa, kurse trupi i Shpiragut u pre në vija vija. Kur Osumi dëgjoi për tragjedinë e dy vëllezërve, ajo filloi të qante pafund dhe lotët e saj nuk rreshtnin. Me forcën që i mbeti, Osumi, duke parë të dashuruarit e saj të luftonin deri në vdekje per te, vendosi të imponohej mes tyre dhe sa më shumë që rridhnin lotët e saj, aq më shumë lotët formonin trishtimin e saj të madh, saqë një lum u formua nga lotët e saj, dhe ajo më pas premtoi, se do të qante përgjithmonë. Kështu do të mbetet përgjiyhmonë lumi Osum në mes të dy maleve xheloze… Osumi e personifikuar në legjendë më kujton një pikturë shumë të famshme: Rrëmbimi i Sabineve ku përfaqësohen ilirët në Romë gjatë një beteje. Mund të vërejmë gruan në qendër të pikturës, e cila ndan dy gjeneralë në një betejë. Kjo grua, në kontekstin e legjendës, përfaqëson në mënyrë të përsosur Osumin…