Kulturë\Letërsi

Feti Tunuzliu: Rrëfimi i syve (poezi)

Rrëfimi i syve

 (Sime motër, Fatbardhë)

Në fytyrën tënde të imtë

qeshet shtegu i ballit.                                                 

Pëlcasin faqekuqet.

Veshët e mprehtë masin pulsin e zërave tingëllues –

 varen krenar harqet vetullhënë,  

  • qerpikët  radhiten …

Në zgavrat e syve të zi,

pushojnë qepallat – 

Nuk dridhen bebzat e syrit nga shelgjet flokëlëshuar.

Sodisin  vëmendshëm të sotmën

  • thurin ëndrra  rinore për t’ardhmën.

Goja e ëmbël fole,

me buzë ngjyrë gjaku shqipton fjalëbutë.

Hunda thithë aromën e këndshme të luleve  kolorit.

Ti  nuk e kërrus kurrizin.

Gjymtyrët rrugë të ndritura – 

trupëzojnë kryelartë bukurinë e rrallë të yjeve luleborë.

Ndërsa  mban nën supe shpatullat e njoma

me fuqinë shpirtërore të zjarrit të zemrës e damarë gjoksi – qan çdo pengesë.

 E unë, sykaltri –

hedhem me krahë në lugun e qafës,

dhe t’ngrykoj nga thellësia e dashurisë së lalës  

posi vëlla shpirti  –  të vetmën motër !

maj 2021