Shqipëria/Aktualitet

Jorgo Mandili: Për ca minj gjirizash që do të donin “çmitizimin” e Heroit të Shqipërisë e të shqiptarëve, Qemal Stafa

Një koment mbi përpjekjet e ” minjve të gjirizit kolaboracionist”, për çmitizimin e Heroit të Popullit – QEMAL STAFA. MBETEN GJITHNJË TË BUKUR ATA QË PËR ATMËMËDHEUN BIEN DËSHMORË!

“Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë që nuk mund ta fitojë çdo njeri, të drejtën që populli të shkojë dhe të përulet me respekt të thellë para Dëshmorëve të Atdheut”… Ky është shpërblimi që populli ju detyron për sakrificën supreme që këni bërë për liri. Lavdi e përjetshme për Dëshmoret e Kombit tonë, që dhanë jetën për popullin dhe për Atdheun!”. Populli i nderon, i kujton e monumente lavdie u ka ngritur. Sado që të përpiqen sot pinjollët e etërve “lugetër të fashizmit”, për t’i bërë “tradhëtarët heronj dhe heronjtë tradhëtarë” është zor të gënjesh njerëzit dhe të ndryshosh historinë. Ne nuk dyshojmë aspak se ky koncert urrejtjeje kundër LANÇ-it, s’ka si të mos jetë produkt i një politike të menduar mirë, aq më tepër kur shikon se avokat mbrojtës i tyre u bë edhe Kryeministri me nderimin e Mitat Frashërit!! Kaq duan “mutacionet kolaboracioniste” – të ushqyer me “elementët qelizorë qeveritarë” – kthehen në “minj gjirizash kolaboracionistë”, duke rrëmuar, stisur, fshirë, tjetërsuar fakte, dokumenta, dëshmi, etj. për t’i bërë “heronjtë tradhëtarë dhe tradhëtarët heronj”. Këta ” antikomunistë”, që përdorin të njëjtat metoda të komunistëve. Dhe janë më të këqinj se çdo gjë e bëjnë tinëz dhe fshehurazi . E tillë është edhe përpjekja e fundit e” minjve të këtij gjirizi kolaboracionist” për të “çmitizuar” Heroin e Popullit “, Qemal Stafa ” … nuk ka filluar tani një çmitizim i tillë… ka kohë, menjëherë pas 90… me dyshimet mbi vrasjen për tradhti nga Enveri, mbi shkrimet e tij duke vënë në diskutim autorsinë e tyre, për inteligjencën e tij, etj… Por ditët e fundit dolën hapur dhe qartë, pa asnjë ekuivok – çmitizim i Qemal Stafës do të thotë të mos ketë 5 Maj – Ditë të Dëshmorëve (ashtu siç nuk ka edhe Ditë të Republikës!!), do të thotë, në instancë të fundit – mohim i LANÇ- it – tmerrit, makthit, zemërimit dhe tërbimit të tyre që i gropos etërit e tyre në ” varrezat e fashizmës” (Noli)“. Për mua Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është e shenjtë mbi të shenjtat. Është ndër luftërat më të mëdha dhe me ideale humane më të larta nga të gjitha luftërat”. (D.Agolli)”…

O, të mjerë e të përmjerrë! Çfardo përpjekjesh të bëni, njerëzit nuk ua vënë veshin. Historia e LANÇ-it është e shkruar me gjakun dhe sakrificat e Dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë së atmëmëdheut .Tani është vonë që t’u ngrini monumente “lavdie” tërë Petenëve të Shqipërisë, etërve shpirtërorë e biologjikë të këtyre “minjve të gjirizave kolaboracioniste”? A mund t’u ngrihen monumente lavdie Peten-eve shqiptarë, që u pasuruan gjatë okupacionit, duke u përulur përpara oficerëve nazistë gjermanë dhe duke u dëfryer së bashku me ta në shtëpitë e tyre, që pranonin prej tyre ryshfete dhe bakshishe dhe që sot ata përpiqen që tradhtisë së tyre t’i jepet vula e nderit! A mund t’u ngrihen monumente lavdie Petain-eve shqiptare, që kanë patur frikë për lëkurën e tyre, për pasuritë e përfituara pandershmerisht dhe shpesh të fituara nga martirizimi i njerëzve që nuk u bindeshin ballistëve apo padroneve të tyre? Këta janë ata që pinjollët pasardhës të tyre që kërkojnë t’u pastrohet felliqesia e tyre, të hakmerret tradhtia e tyre, të nderohet poshtërsia e tyre! Të vjen neveri kur sheh përpjekjet e bijve të Petain-eve për t’i bere heronj të parët e tyre. Janë ende të dëshpëruar nga humbja dhe të mërzitur nga Nacional-Çlirimtarja. Por më të zemëruar me popullin që nuk i beson pallavrat e tyre kur ajo Lufta, heroizmi, Ddëshmorët, heronjtë, 5 Maji, 29 Nëntori janë ende gjallë tek veteranët e luftës dhe tek pasardhësit e tyre, që e kanë për nder që mbajnë dekoratat e luftës e medaljet e trimërisë. Ajo akoma mban erën e gjakut të derdhur nga të tjerët, kur Petain-it i kthyen shpinën LANÇ-It dhe u bashkuan me pushtuesit. Kur ata luftonin e binin Dëshmorë për atmëmëdheun, këta hanin, pinin e kurveronin me pushtuesit. Çfarë kërkojnë tani pasardhësit e Petain-eve shqiptarë, kur “ata ranë si shahite të luftës fashiste dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. “Pra, mos ua varni torben, por u tregoni vendin dhe vendi i tyre është në varret e fazhizmes ” (Noli). Këtë ata e dinë mirë, por si burracake që janë, si etërit e tyre, nuk i shohin dot me sy heronjtë. Ky është një ves kolaboracionist, që del bashkë me shpirtin. Por, deri atëhere …

PËRJETËSISHT NË BALTËN E TRADHTISË. As sot, as mot, as kurrë … As përpjekjet për të ndryshuar të vërtetat historike mbi Luftën Antifashiste të popullit shqiptar,duke synuar ta paraqesin atë si “luftë vëllavrasëse dhe kriminale”… As me “çmitizimet” e heronjve, si Q. Stafa, etj., as me listat e komandantëve e luftëtarëve, të cilësuar e të selektuar nga ju si “kriminelë”, as me bejtet e “trimëritë” te mbledhura nga Enver Lepenica në librin e tij për këto “vegla më të poshtra e më të ulta të gjermanëve “… As me “plehrat”e grumbulluara e të selektuara nga “minjtë kolaboracionistë” të arkivave, as me dekorimet e presidentëve të paemër e mendjecektë dhe as me aktmortetet ceremoniale të kryeministrit socialist…. As me “shakatë pa kripë” të godoleshëve, gjekleshëve, markleshëve e gjithë tufëleshëve të zemruar e të dëshpëruar… E, as paratë nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e ndyrë të lumit të ballistëve, tradhëtarëve dhe kolaboracionistëve të Shqipërisë, që janë “masturbuar” politikisht me të gjithë pushtuesit e saj gjatë epopesë së lavdishme të Aleancës së Madhe Antifashiste Botërore, ku komunistët u rreshtuan në ballë të kësaj aleance dhe e udhëhoqën popullin drejt çlirimit të Atdheut…. “pjesëmarrja ka qënë në nderin e saj. Kjo është e vërteta që jep historia.” (I.Kadare ), nuk mund t’i ringjallni etërit tuaj që janë “varrosur bashkë me fashizmën” (Noli).. “jo, vallahe / s’ua dum surratin: Buallicat në baltë e kanë rehatin! (Daj Ceni) Në këtë baltë të tradhtisë do t’i lërë populli përjetësisht!

6 maj 2021