Shteti im, shpreh mungesë guximi, në mos nuk ka mundësi e
vullnet, mbase qëllimshëm nuk do të garantoj për qytetarët e vet!, kjo nuk do
ndonjë shtjellim më të qartë se kaq. Apriori, shteti që nuk guxon të garantoj
për bijtë e vet, për çfarë fuqie shtetërore mund të flasim ne para botes. Botës
së civilizuar, nuk i interesojnë fare qëndrimet politike prapanike ballë
njëri-tjetrit, pavarësisht
kundërthënieve të mundshme, ato duhet të mbesin në shtëpi dhe brenda shtëpisë.
Refeleketimi i tyre deri në këtë masë, nuk i ndihmon imazhit të Kosovës, për më
keq nxjerr në pah atavizmat prapanik e politik që po na ndjekin këmba dorës për
kaq vite! Stigmatizimi dhe akuza të akorduara brenda shoqërisë, kryeneçësia dhe
forca e treguar e pushtetit autoritar, mbi kurriz të tjetrit në një kohë të
caktuar, nuk e fuqizon misionin human e politik për ata që janë bartës të
momentit.
Shantazhi politik që dikur ka sjellë profit politik në sistemet e kaluara, nuk
do duhej që edhe sot të paraqitej si model i një episodi të shëmtuar të një
kohe që ka ikur me turp. Tani, në forma më të sofistikuara, gjithsesi të
dështuar që në paraqitje, mos të harrojmë parimin më elementar:
të mos frikohemi nga e vërteta, të gjithë ata që frikohen nga e vërteta, do të
thotë se dikur i kanë hyrë kohës në hak. Më së e vërtetë: na ishte një herë një
kohë, kur shqiptarët dënoheshin nga shqiptarët, për qëndrime politike! Pra ata
dënonin bijtë e vet, vetëm e vetëm pse ne donim liri, donim bashkimin e tokave
shqiptare, shanim dhe kundërshtonim pushtuesin, dhe të gjithë anëtarët tjerë të
LKJ-së, majtas e djathtas!…
Situata aktuale të forcon besimin së: erdhi një kohë për të cilën ne, nuk u përpoqëm, që shteti ynë të mos guxoj, të mos dojë, në mos; nuk ka kapacitet për të mbrojë bijtë e vet!
Në fakt, Kosova është e tëra e rrethuar nga një burg i madhe (getoje,
izolimi), që askush nga shtetet e BE-së, nuk garanton, madje as një vizë si
vizitor i rëndomtë… e drejtë, përderisa shteti nuk garanton për bijtë e vet,
kush do të garantoj për ne!? Për aq kohë sa kërkesat e shqiptarëve për shtet,
liri e pavarësi po rriten, po aq do të rritën kërkesat tona, që shteti ynë të
jetë emblema jonë më të cilën, ne do te krenohemi, shteti i cili do të mbrojë
interesat e qytetarëve të vet, këtë po e kërkon bota bashkëkohore- shtet që
garanton mbrojtjen e qytetarët e vet, kaq dhe asgjë më shumë!…
03-05-2021