Lëvizja\UÇK

Dervish Çadraku: Kryengritja e Pranverës Shqiptare ’81

Kryengritja e Pranverë së Madhe

Populli  shqiptar në ish-Jugosllavi me demostratat të vitit 1968 kishin  arritur disa të drejta kombëtare dhe qytetare  të cilat më vonë  edhe u legjitimuan me Kushtetutën e vitit 1974. Ndonse këto të drejta as për së afërmi nuk ishin të mjaftueshme, por, kurë  kemi parasyshë një sistem si ai serbo-jugosllav me diktaturën fashiste të Tito-Rankoviqit nëpër të cilën kishin kaluar shqiptarët, megjithatë ishte një e arritur. Ato të drejta, popullit shqiptar ia mundësuan që sado pak të frymonin më lehtë si në pikëpamje politike poashtu edhe atë ekonomike. Rinia shqiptare e etur për dije shkencore, filluan të shkollohen dhe pjesa më e madhe e tyre domosdoshmërisht  po  koncentroheshin kryesisht në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ky potencial njerëzorë me vrullin e tyre rinor sa më shumë që po iu hapej horizonti, aq më shumë po i hetonin padrejtësitë ndaj popullit të tyre prandaj edhe nuk po pajtoheshin me  nivelin e varfërisë dhe të mungesës të të  drejtave të tyre kombëtare. Kështu ata me guxim po e ngritnin zërin e tyre publikisht e ilegalisht për këto të drejta. Në anën tjetër udhëheqësia  krahinore si poltronë e parazitë që ishin, kishin  kaluar në vetëkënaqësi dhe  i kishin  futur veshët në lesh duke i injoruar kërkesat dhe pakënaqësitë e shqiptarëve. Burgjet po mbusheshin me të pa kënaqur dhe kërkesat e veprimtarëve që po sakrifikoheshin  për këto të drejta, nuk po merreshin parasyshë. Paralel me rritjen e këtyre kërkesave po rritej edhe pezmi popullor.

Po thuaj si kudo nëpër botë edhe në Kosovë, protestat do ti fillojnë të rinjët ,studentët ,punëtorët ,nxënësit etj fillimisht me kërkesa ekonomike, për të kaluar pastaj në ato politike ngase këto ishin edhe ashtu të lidhura si shkaku me pasojën.

Ishte protesta e studentëve e mbrëmjes së 11 Marsit të vitit 1981 shkëndia dhe  kulmi i pezmit popullor që do të rrokulliset si ortek dhe nuk do të ndalet deri në çlirimin e Kosovës nga  Ushtria Çlirimtare, e cila doli nga gjiri i prushtë i tij, dhe sebepi ishte: kaloritë e dobëta në pjatat e studentëve në menzën e tyre në Prishtinë. Kjo ngjarje këtu do të ndriqoi mendjen dhe ndërgjegjën e sëcilit shqiptar dhe si një tërmet e trandi skenën politike të Jugosllavisë, ndërsa, Lidhjen Komuniste të Kosovës, e pushtoi paniku.

Demostratat e 11 Marsit ndikuan edhe në planin ndërkombëtar sepse e bëri që përveq se të kthejnë kokën nga Kosova, do të fillojë ta trajtojë problemin e pa zgjidhur të Kosovës dhe të shqiptarëve në Jugosllavi si problem që po gjeneronte destabilitet dhe që po kërkonte zgjidhje.

Rrjedha e ngjarjeve të 11 Marsit ishte siç është përshkruar edhe nga të tjerët që janë marrur me këto zhvillime : fillimisht, thyerja e pjatave nga disa studentë, pason rrëmuja brenda objektit të menzës që vinte nga përmbysja e tavolinave dhe  përplasja e karrikave nga studentë të revoltuar etj. Një grup i studentëve ia mësyjnë qendrës së qytetit duke brohoritur parulla që në përmbajtje kishin kërkesa sociale si ushqimi i dobët që iu servohej në menzë, kushtet e këqia në konvikte etj .Pas pak pason edhe  grupi i dytë, dhe  duke marshuar nëpër rrugën kryesore brohorisnin: “kushte, kushte”, “ unitet”,  “duam bukë”, “ poshtë borgjezia” etj. Disa nga protestuesit përballë Fakultetit Filozofik në trotuarin e rrugës kryesore, i thyejnë reklamat e një filmi pornografik si shenjë revolte për shfaqjen e filmave të tillë “amoral dhe degjenerues”, që pretendonin se nuk përkonte me moralin shqiptar. Në këto  qaste nga stadiumi i qytetit dalin tifozët që e kishin përciellur lojën e futbollit në mes të klubit futbollistik “Prishtina” dhe  “Partizani” i Beogradit ku Xhevat Prekazi kishte irituar tifozët nikoqirë duke e dhënë golin e fitorës për Partizanin. Tifozët e mllefosur, një numër i tyre, i bashkangjiten protestës duke brohoritur parulla sëbashku me ta . Në marshim e sipër,ende  pa arritur të semaforat afër menzës, nga disa kamionë zbarkuan milicia  serbe dhe i sulmojnë  brutalisht studentët duarthatë dhe paqësor. Për të iu ikur  arrestimëve dhe goditjëve, studentët bëjnë sikur po shpërndaheshin dhe pas disa minutave grumbullohen serisht para menzës poshtë të shkallët në rrugëkryq te semaforat. Aty do të vazhdojë protesta me fjalime nga disa studentë  dhe profesorë  duke hipur  mbi sandukun e trafos së  semaforave që ishte mbi rrugë. Disa aktivistë të Komitetit Krahinor që ishin shpërndarë nëpër turmë ndër ta edhe Azem Vllasi, si duket kishte edhe agjentë të SUP-it ,  që përpiqëshin ti bindnin protestuesit për tu shpërndarë me  premtimet se kinse do të përmirësohej kualiteti i ushqimit dhe i jetës në konvikte por edhe  duke i kërcënuar me rrezikun e ndërhyrjes së milicisë. Në ndërkohë pasi që studentët nuk po bindeshin, ndërhynë milicia në mënyrën më të vrazhdë duke i rrahur dhe plagosur me shkopinjë gome . Dhjetra studentë u arrestuan  dhe protesta u shua me brutalitetin e pa parë të milicisë. Por një grup  i vogël i  studentëve  rreth 50, 60 sish qëndruan deri në mëngjes rreth një zjarri për ta mbajtur gjallë protestën me shpresën se do ti bashkangjitën prapë studentët dhe punëtorët. Por pak para agut  policia do të ndërhyjë me brutalitet edhe ndaj këtij grupi duke i shpërndarë e ndjekur rrugicave me  pamundësi për t’u grumbulluar prap.

Me ndërhyrjen e forcave të mëdha të milicisë të armatosur deri në dhëmbë demostrata e 11 Marsit u shua por u mbajtë i ndezur flakadani i protestës për  26 Mars për  një  e dy prill e deri në çlirim . Kjo demostratë  e kishte dhënë kushtrimin edhe nëpër shumë qytete të tjera të Kosovës. Për të kërkuar të drejtat e tyre  protesta u organizuan edhe në disa qytete të tjera të Kosovës si në Prizren më 25 mars etj.

 Pak ditë më vonë, më 26 mars, në hapsirën në mes të konviktëve  nr.  1 dhe nr. 2  u mbajt takimi  disa orësh  në mes të një numri të studentëve dhe strukturave të pushteti si dhe të disa profesorëve. Studentët duke i zëvendësuar  kërkesat e tyre sociale me ato politike  ndodhë kthesa e madhe dhe  vendimtare demostratave. Me parullat “Kosova republikë”, “Republikë kushtetutë o me hatër o me luftë”, ”Trepça punon Beogradi ndërton”, “Jemi shqiptarë s’jemi jugosllavë e tj. fillon faza e dytë e këtyre protestave. Edhe më parë aty këtu ishin  dëgjuar parulla politike  atyre ditëve, por me 26 mars në Prishtinë ato legjitimohen fuqishëm dhe këtu   fillon, në kuptimin e plotë të fjalës: kryengritja gjithpopullore e shqiptarëve të Kosovës ose Kryengritja e Pranverës së Madhe 81.

Deklarimi i kërkesave të qarta politike, tentimi i depërtimit të protestuesëve në qendrën e qytetit të Prishtinës për të prishur ceremoninë e stafetës së Titos, këtë simbolikë të atij regjimi, që ishte organizuar atë ditë me pompozitet nga  strukturat e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, si dhe pjesëmarrja kaq masive e qytetarëve në  këto demostrata, ishte sinjali më i qartë dhe i mjaftueshem për të kuptuar rrugën e pa kthyeshme që e kishte  marrë rinia e Kosovës dhe populli i saj  dhe si rrufe  u shpërnda pa kthyeshmëm në tërë Jugosllavinë dhe në botë. Sidomos në demostratat e një dhe dy  prillit në Prishtinë por edhe ditëve tjera në qytete dhe fshatra të Kosovës, agresiviteti i strukturave të sigurimit serbe, duke vrarë dhjetra e duke plagosur qindra protestues duarthatë, përdorimi i tanksëve dhe i airoplanave, shpallja e gjendjen së jashtëzakonshme dhe dalja e ushtrisë jugosllave  në rrugë, tregon më së miri frikën dhe panikun e serbomëdhenjve për rrezikun që po i kanosej kësaj ngrehine të brishtë të quajtur Jugosllavi, dhe ishte domethënja e veprimëve fashiste të atij regjimi për ti shuar këto protesta . Por rinia shqiptare vunë gjokset e tyre ,barikadë, më të vendosur se kurrë  për ti quar gjërat deri në fund, qoftë kjo edhe me çmimin e jetës.

 Shkaktarët e kryengritjes shqiptare të vitit 1981 : Faktorët ekonomik, politik, dhe historik                                                                

Edhe pse renditja e këtyre shkaktarëve mund të ndryshohet, por ndërlidhja e tyre është  e ndërthurur si një lak  nëpër këmbët dhe rreth qafës së shqiptarëve në ish Jugosllavi në atë mënyrë që detyrimisht nuk e kanë lejuar ecjen përpara,  zhvillimin e kësaj hapsire të banuar me mbi 90  shqiptare autokton dhe të ndarë padrejtësisht nga  shteti amë. Vetem me analizën dhe ndërlidhjen e këtyre tre faktorëve  mundë të arrihet deri te e verteta e saktë, e mjerimit dhe e vuajtjeve të shqiptarëve nën zgjedhën e Serbisë dhe të Jugosllavisë  së Titos, në njërën anë ,dhe ngritjen e popullit shqiptar për të fituar të drejtat e tyre, për të qenë të lirë e të barabartë me popujt tjerë  dhe për të drejtën  për bashkim, në anën tjetër.

Pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore të Kosovës edhe pas “çlirimit”, po eksploatoheshin më të madhe dhe ndaj shqiptarëve po vazhdohej me avazin e vjetër të shtypjes dhe diskriminimit të tyre nga pushtuesi i ri. Shpartallimi i Shqipërisë etnike,Kosova jashtë saj edhe nën regjimin “demokratik” të Tito-Rankoviqit u coptua në tri republika  për të dobësuar edhe më shumë rolin dhe fuqinë shqiptarëve dhe për t’a  futur  në varfëri edhe më të thellë. Sikur mos të ishte e mjaftueshme kjo, ky regjim po planifikonte edhe zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët.

Sikur marrëveshja turko-greko-jugosllave e vitit 1938 dhe kjo e vitit 1953 e Tito-Kyprili në Split bëri qe mbi 400.000 shqiptarë përmes Maqedonisë duke iu ndërruar përkatësinë shqiptare në atë turke, të shpërnguleshin në shkretëtirën e Anadollit. Ky numër i të shpërngulurve po zëvendësohej me kolon serbo-malazez të ardhur nga viset tjera të Jugosllavisë duke i shpërblyer me tokat e shqiptarëve të shpërngulur,duke ngritur kështu qindra lokalitete të reja me serbë e malazezë nëpër Kosovë . Në funcion të projektit të asimilimit e shpikën kombe e kombësi të ndryshme si: musliman , boshnjak, turk,  jugosllav etj. dhe përmes trusnisë për ta ndryshuar përkatësinë kombëtare, me qëllim të zvogëlimit të numrit edhe të rëndësisë së  shqiptarëve në këto hapsira.

 “Otkupit” dhe “akcioni i armëve” sherbente si presion shtesë i regjimit serbo-jugosllav për ti detyruar shqiptarët të shprnguleshin nga trojet e tyre ose të ndërronin përkatësinë kombëtare të tyre. Kishte nga ata që kishin vrarë veten për ’i shpëtuat  presionit dhe torturave.

Regjimi jugosllav me mekanizmin e saj të tmerrshëm, UDB-në, përmes akcionëve, me pretekste të ndryshme, kryesisht politike,  kishte vrarë e burgosur mbi 50.000 shqiptarë,  disa qindra të tjerë i kishte gjymtuar për gjithmonë.

Fytura kriminale  e regjimit të Titos  kishte arritur suksesshëm të maskohej para  bashkësisë ndërkombëtare si vend demokratik dhe me të drejta maksimale për kombet dhe kombësit në Jugosllavi. Por Kosova përveq terrorit dhe shpërnguljes që po përjetonte, ajo ishte edhe vendi më i pa zhvilluar në Europë dhe as që  kishte ndonjë vemendje për të mirë nga udhëheqësia Serbo-jugosllave për ta nxierrur nga kjo katrahurë, për kundrazi, ia rënduan edhe më shumë zgjedhën e robërisë. Çdo zë pozitiv për  Kosovën mbytej nga shovenistët serbo-malazez dhe kështu Kosova vazhdonte të mbetej në varfërinë e thellë.

Produkti shoqëror i Kosovës në vitet e 50-ta ishte 2,3% që krahasuar me Serbinë që e kishte 26.2%,  Bosnja 13.8%, Kroacia 25.9% etj del që Kosova e kishte produktin shoqëror shumë herë më të ulët apo i pa përfillshem në nivel të Jugosllavisë. Kurë e kemi parasyshë edhe rritjen e popullsisë që Kosova e kishte  8.5%  derisa Jugosllavia e ishte 4.5%  kjo pozitë  kolonialiste Kosovës nuk mund të premtojë tjetër përveq se varfëri.

Në vitet 1961-75 Kosova e kishte shkallën e zhvillimit prej  5.7  madje në vitet  1976-1980  kjo shkallë e zhvillimit kishte rënë edhe më poshtë ,në  3.6%. gjë që ishte e pa pa përfillshme nëse krahasohet me vendët e tjera të ish Jugosllavisë të cilat e kishin një trend shumë fish më të lartë të zhvillimit të tyre ekonomik. Kjo rënje në mënyrë drastike do të vazhdojë edhe në vitin 1981 e më vonë.

Në vitin 1980 kurë Kosova e kishte nivelin e të punësuarve të aftë për punë 11,4% , në nivel të Jugosllavisë ishte 26%,  Sllovenia e kishte katër herë më lartë. Në qoftë se këtu e kemi parasyshë edhe diskriminimin e shqiptarëve në punësim duke iu dhënë përparsi serbëve dhe malazezëve , numri i të punësuarve shqiptarë del shumë më i vogël. Kësaj gjendje nëse ia shtojmë edhe 30% të popullsisë analfabete që kishte Kosova në këtë vit, gjendja sociale del shumë e zymtë. Madje shovenistët serbë bënin luftë të ndyrë për të penguar edhe atë pak arsimim të rinisë shqiptare me slloganin: “shqiptarëve iu morëm pushkët por iu kemi dhënë topat” duke aluduar për shkollat. Për ata vetem shqiptari i pa shkolluar është i mirë” etj. Analfabetizmi i shqiptarëve si qëllim i serbëve ishte që sa më lehtë të sundoheshin ata.

Niveli i të ardhurave kombëtare  dhe numri i të punësuarve në sektorë të ndryshëm të një vendi janë  pasqyra më e mirë se në ç’gjëndje ekonomike dhe sociale gjendet ai vend.

Bazuar në shifrat e theksuara më lartë, shqiptarët në pikëparje ekonomike dhe politike, ishin në mes të kurdhës dhe çekanit,prandaj kishin vetem dy zgjidhje : ose të luftonin për të dalur nga kjo situatë njëherë e pëgjithmon dhe të merrnin fatin në duart e veta ose të ulnin qafën dhe të pajtoheshin me robërin, diskriminimin dhe asimilimin e tyre. Natyrisht ata si gjithmonë në udhëkryqe të tilla delikate të historis së tyre, zgjodhën të parën, ndonse me shumë sakrifica dhe gjak, por jetike dhe e domosdoshme për fatin dhe ardhmerinë e tyre.   

Përfundim

Konflikti shqiptaro-serb është gjeostrategjik dhe ekonomik i cili daton që nga antikiteti, kurë në shekullin e shtatë, sllavët vandalë erdhën në Ballkan dhe përballë kishin popullsinë autoktone ilire nën Perandorinë Romake . Këto raporte u përkeqësuan edhe më shumë me ndarjen në dy pjesë të kësaj perandorie : në ate të Romës dhe të Bizantit kur sllavët më vonë serbët u futën si pykë në mes, duke i pushtuar tokat e plleshme ilire me   synim të daljes në Detin Adriatik si qështje jetike të tyre. Këtu rol të ndyrë ka luajtur edhe kishat pravosllave dhe ajo bizantine duke i asimiluar ilio-shqiptarët në kishat e tyre. Kjo do të vazhdojë edhe kur Rusia cariste dhe  ajo e sotmja,  si fuqi botërore, e mëshefur pas sebëve  satelitë, duke i nxitur ata edhe sot e kësaj dite, për të fituar teritore strategjike dhe për të hedhur spirancat në Adriatik.  

Kryengritja gjithpopullore e vitit 1981 ishte tharmi i ngjarjeve të më vonshme që do të ndodhin në Kosovë deri në daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryengritja e vitit  1981  kishte ndikim domino në ngjarjet e më vonshme si në nivel vendi poashtu edhe në atë ndërkombëtar. Të shqiptarët u rrit vetëdisimi për objektivat kombëtarë dhe për ti arritur me çdo çmim ato. Mobilizimi i masave po rritej në mënyrë të pa ndalshme dhe po forcohej besimi në fitore. Po përhapeshin edhe nëpër qytete tjera dhe fshatra duke mos u ndalur  deri në lirinë e plotë të Kosovës.

Demostratat e rritën guximin qytetar dhe intelektual për të mos mbetur Ukshin Hoti njëri nga të vetmit profesorë të universitetit i cili përveç që i mbrojti publikisht këto demostrata ai dhe punoi për këtë kauzë duke e pësuar me jetë. Demostratat e vititi 1981 ndikuan në mënyrë vendimtare qe grupet atdhetare ilegale të shpërndara gjithandej  nëpër botë e Kosovë që me çmimin e jetës Jusuf Gërvalla me shokë  ti bashkojnë dhe  të formojnë një organizatë të vetme dhe të fuqishme siç ishte LPRK-ja më vonë  LPK-ja e cila e mori timonin e luftës për çlirimin e trojeve shqiptare nën Jugosllavi. Ajo për këtë e formoi ushtrinë më të suksesshme në botë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më Adem Jasharin  në ballë.

Kryengritësit e Pranverës së vitit 1981 ishin të frymëzuar nga gjyshërit e tyre atdhetarë,nga  luftërat dhe  figurat historike të popullit shqiptar që derdhen gjakun për atdhe, qe shpesh edhe  shpërfaqëshin përmes librave,  gazetave,revistave dhe  emisionëve të ndryshme të  radio televizionit shqiptar.Vllezrit tanë atje  përmes përfaqësive diplomatike, konferencave ndërkombëtar e notave të protestës bënin  edhe punën  avokatit për të drejtat e shqiptarëve nën Jugosllavi, duke ia shqyer maskën në planin ndërkombëtar, Jugosllvisë fashiste dhe antishqiptare. Mbi të gjitha, shqiptarët e Kosovës në kryengritje  i ngriti  nevoja për të hedhur njëherë e përgjithëmonë prangat e robërisë shekullore dhe për të jetuar të lirë e të bashkuar dhe me dinjitet.

Rahovec, 30 prill  2021 – 40 vjetori i Pranverës Shqiptare ’81