Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: 30 vite më parë u pushkatua nga pushtuesit serbë shqiptari FERAT MUJA

Prishtinë, 17 prill 2014

Shqiptari, Ferat Muja, nga Samadrexha e Vushtrrisë po shkonte të merrte pensionin e tij. Aso kohe zakonisht rruga bëhej në këmbë. Nga fshati i tij po kalonte trup e trup fshatit Gojbule (i banuar me serbë kolonizatorë)… Nje shovinist serb i atij fshati ishte duke punuar në arën e tij bashkë me të ëmën. Ishte viti 1982 (pas Demonstratave të vitit 1981). I tërë aparati shtetëror serbo-jugosllav ishte angazhuar dhe po bënte represion e terror mbi shqiptarët… Një propagandë e paparë dhe e mbushur me urrejtje kundërshqiptare po zhvillohej nga Beogradi.

Serbi qe po punonte në arën e tij ishte njëri nga ata që i urrente për vdekje shqiptarët. Me ta parë shqiptarin që po kalonte pranë arës së tij mori shatin dhe iu vërsul Ferat Mujës me fjalët: “Kjo është tokë serbe. Shqiptarët do t’i vrasim të gjithë’, etj. Ferat Muja i kishte thënë se “kjo është tokë e Shqipërisë së Enver Hoxhës”… Shkau, bashkë me nënën e tij, e kishin sulmuar dhe donin ta vrisnin shqiptarin duke e masakruar me shatin që mbante në duar shkau… Por, Ferat Muja, me vete mbante gjithmonë një revole për vetëmbrojtje. I rrezikuar dhe i kërcënuar me vdekje nga shati i shkaut, Ferat Muja, ia shkrepi revolen në gjoks çetnikut, i cili mbeti i vrarë…

Ferat Muja

Kjo vrasje në vetëmbrojtje u shfrytëzua nga Beogradi dhe propaganda shtetërore shoviniste për t’u paraqitur si sulm mbi pakicën serbe në Kosovë!?… Madje, njëri nga funksionarët shovinist të kohës, Nikolla Lubiçiçi, kishte kërkuar që Ferat Muja të ekzekutohejë pa gjyq… Pushkatimin e Ferat Mujës e kishte kërkuar edhe Kol Shiroka (për t’i pëlqyer Serbisë!), të cilit i mbanin ison edhe strukturat jugokomuniste e kolaboracioniste vendore!! Dënimin me vdekje e kishte shqiptuar trupi gjykues (të gjithë “shqiptarë”!?) me kryetar Ismet Emra! Pas njëzet muajsh hetimesh e gjykimesh pushtuesit serbë e ekzekutuan shqiptarin, Ferat Muja, i cili kishte kërkuar që të vinte vetë Lubiçiçi ta ekzekutonte, sepse kishte dëshirë që t’ia shpaloste gjoksin dhe t’i thoshte se nuk e trembnin plumbat e shkjaut… Nuk mund të lëmë pa e përmendur se pjesë e kësaj padrejtësie kriminale, e këtij ekzekutimi ishin edhe disa sahanlëpirës shqiptarë… Ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe sot në sistemin e (anti)drejtësisë së Republikës sonë… I përjetshëm kujtimi për këtë shqiptar që i doli zot vetes dhe nuk lejoi të masakrohej nga shati i shkaut shovinist-çetnik…