Vështrim/Analizë

Mehmet Bislimi: Të devotshmit e kotësisë!

Logjika na shpie drejt rrjedhës së ngjarjeve të cilat kanë evoluar nëpër kohë, pa dyshim edhe tek  komuniteti primitiv, shoqëritë parahistorike etj. Më vonë shoqëria u polarizua në të pasur dhe të varfër, në të lirë dhe jo të lirë, në besimtarë të devotshëm dhe laik etj. Etapat e zhvillimit të shoqërisë, që nga ajo skllavopronare, feudale, bizantine, pastaj perandoritë, mbretëritë despotike dhe liberale e deri tek shfrenimi nazifashist. Në vazhdim rendi i ri shoqëror i socializmit dhe “komunizmit”, që polli tiran e diktatorë, deri te feja dhe përfaqësuesit e saj si: priftërinjtë, dhespotët, popërinjët, shehlerët, imamët e hoxhallarët etj.

Në fakt, po t’i referohemi mesazheve të “njerëzve të perëndisë” – si përfaqësues të fesë, manifestojnë mesazhe paqeje, dashurie e mëshirimi. Asgjë e keqe deri këtu, por e vërteta është ndryshe, mjerisht ata paraqitën si engjëj vetëm në formë, por jo edhe në esencë!

Viteve të fundit në Kosovë, nën petkun e besimit në perëndi po keqpërdoren besimtarët shqiptarë, si ata të besimit të krishterët, ortodoks e në veçanti ata të besimit mysliman, madje deri në padurueshmëri. Ky veprim, sikur del jashtë konceptit dhe etikës së fesë dhe mesazhit të saj. Po të dëgjoni përfaqësuesit e besimit Ortodoks- siç ishte popi Irinej, se çka iu predikonte besimtarëve të vet, madje ai i bekoi të gjithë ata vullnetarë e paramilitarë serb të cilët u nisen në luftë për të vrarë e dhunuar fqinjët e vet joserbë dhe joortodoks-  si kroatët, boshnjakët, shqiptarët e të tjerët joserb! Këtë e kemi parë me dhjetëra herë në ekrane televizive gjatë zhvillimit të luftërave të fundit, që Serbia i bëri me të gjithë fqinjët e saj brenda ish-Jugosllavisë.

Nga ana tjetër, edhe kisha katolike, jo rrallë herë nuk ka qenë në përgjegjësinë e vet kombëtare e fetare, mbase për faktin e thjeshtë se krishterimi, po aq sa edhe islami, kalon kornizat e kombeve – të paktën prifti, që shfryen kundër të pafeve, siç i quajnë të gjithë ata që nuk i takojnë Jezu Krishtit, pa dashur të flasim këtu edhe për qindra afera tjera imorale.
Gjëra të përditësuara që i dëgjojmë, mbushur me shfryrje deri primitive që tejkaloi kornizat e njeriut në rend të parë e më pastaj të predikuesit të dashurisë dhe mëshirimit!


Asnjë hap mbrapa nuk mbetet as rrymat e besimit Islam si vahhabi, që vepron në Kosovë, Ballkan e më gjerë të cilat nëpërmjet predikimeve të tyre fetare, para besimtarëve shqiptarë të islamit, mbjellin urrejtje dhe vrer për të gjithë ata, që nuk janë me linjën e tyre. Ata, yshtën dhe morën në qafë shumë të rinj shqiptarë, që edhe lanë kockat në Siri! Për shpëlarjen e trurit të rinisë sonë, në Kosovë janë të angazhuar një mori imamësh- veshur me petkun e hoxhallarëve e me shpirtin e satanit! Bartësit e këtyre rrymave, që kanë vërshuar gjithandej, të yshtur dhe të paguar mirë, veprojnë krejt lirshëm në vendin tonë, duke e çoroditur edhe ambientin, kulturën dhe besimin e vërtetë, kostumografinë tradicionale etj. Jo pak të rinj trushplarë nga këto predikime, kanë pësuar fatalisht, madje kanë bërë edhe krime mbi njerëzit, në emër të zotit!, siç ishte organizata famëkeqe dhe e urryer e ISIS-it – Xhihadi etj.

Feja- besimi në kotësi, madje në të gjitha kohët e evoluimit të saj, fanatizmi fetar ishte prezent, zaten mbi këtë fanatizëm evoluoi besimi i njerëzve në ideologji të ndryshme, duke nxitur urrejtje kundër të tjerëve. Mbi këto nxitje, ndër shekuj është derdhur edhe gjak!, madje edhe kanë djegur kundërshtarët e tyre në turra drush. Janë qindra fakte historike, që nga koha kur institucionet fetare ishin ligji dhe zoti vetë e deri tek ditët e sotme. Pa dyshim urrejtje kjo në zbehje, por edhe e maskuar me predikimin e “dashurisë e mëshirimit”, feja- besimi në kotësi, deri në shpëlarje truri dhe verbëri, që kafshon më dhembë të padukshëm!

Pa dyshim, bartësit e kësaj urrejtjeje janë individë, dhe jo tërësia e besimtarëve e predikuesve të fesë, fakt ky që gëzon. Pyetja jonë: nëse këta njerëz i përkasin fare shoqërisë sonë, nëse këta jetojnë me kohën, nëse këta e duan atdheun e vet, nëse këta janë të interesuar për paqe, për mëshirim dhe zotin e madhërishëm, apo në emër të tij, po duan që ta bëjnë këtë vend pikë të zezë dhe shembull të së keqes!…

Shoqëria dhe shteti ynë, duhet të reagoj ndaj këtyre dukurive negative, në fakt këto reagime ishin  përgjithësisht emocionale, por jo edhe racionale. Çështja duhet zbërthyer në esencë, në koncept; sektet, apo fraksionet fetare, ngjasojnë në ato politike, duke ngërthyer në vete interesat e ngushta sektare, që nisen nga mosdurshmëria ndër-njerëzore, urrejtja patologjike, xhelozia, smirëzia, mostoleranca dhe interesat e tjera meskine. Kështu kanë lindur shumë sekte ,si: Shiit, Suniit, Shehlerë e Bektashi, Sadii, Rufaii, Vahhabii, Fadimii, Hashimi etj.

E padiskutueshme: nocionet paraqesin dukuri statike, ndërkaq ligjet janë dukuri rotorike, pra paraqesin lëvizjen e gjërave. Krijesat si vlera njerëzore, emërtohen në mënyrë të njëjtë si persona fizikë, që shkenca penale duhet t’i trajtoj kryerësit e veprës penale, si nxitës, si ndihmës, si zbatues dhe autorë të saj etj.

Nocioni dhunë dhe dhuna si nocion, paraqet elementet e shtrëngimit, të imponimit të një sjelljeje, e cila i kundërvihet vullnetit të personit fizik, si diçka e ligë, e keqe e cila njeriun e vë në pozitë të palakmueshme, e detyron apo e joshë atë që të veprojë kundër vullnetit të vet, duke e kërcënuar atë me mjete fiktive të frikës nga Ferri; si me zjarr, uji të valuar, rrufe, nam të zi, me djaj, me anatemim, me kryqëzim, me gozhdim etj. Kjo është e dënueshme, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, pavarësisht se dhuna mund të jetë e nduarndurshme, esenca e saj mbetet e pandryshueshme- dhunë!

Nocioni dhunë, ngel si diçka e keqe, pavarësisht se si shprehet ajo dhe me çka manifestohet ajo, që nga metodat e sajë primitive, deri tek ato të sofistikuara – dhuna është dhunë dhe mbetet e tillë; si përfundim logjik, dhuna  kudo në botë është dhe duhet të jetë e dënueshme.

Nëse i qasemi evoluimit të religjionit, shkenca sqaron se religjioni, që në zanafillën e tij, si ai i  krishterë, mysliman, ortodoks, hebre etj. Ishte ose ngjason më tepër si ideologji e të shtypurve dhe e të përbuzurve të krishterë fillimisht, të cilët me kohë u bënë erozion për perandorinë e Romës, qysh në fillim të erës sonë. Nën këtë presion të vazhdueshëm,  Konstantini I- rë, me Ediktin e Milanos që në vitin 313 e legalizoi krishterimin dhe e shpalli atë të barabartë me shtetin! Kështu që me kohë, kisha nga pozita e dëgjueshmërisë u shndërruar në kishë sunduese, pra feja si ideologji u bë mjet i rëndomtë sundimi.
Për shtetin e vjetër hebre, burim i rëndësishëm i njohurive është Bibla, sidomos ajo e Besëlidhjes së Vjetër. Mbi këtë bazë, pra mbi sferën e të mirave materiale, filluan edhe fraksionet e para, gjë që, para një mileniumi, krishterimi pësoi plasjet e para të shkizmave mes Besëlidhjes së Vjetër dhe asaj të Re, duke u ndarë në Lindje dhe Perëndim, njëra me seli në Romë – Vatikan, e tjetra në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm), që më vonë qendra e saj kaloi në Greqi. Pra plasjet e para linden rrymat në të krishterë dhe ortodoksë, më pas lindën protestantët, evangjelistët e dhjetëra fraksione të tjera.

Tani krejt arsyeshëm shtrojmë pyetjen: çka kanë bërë njerëzia në kohët e lashta parakristiane dhe paramuhamedane? Në kë kanë besuar ata? A kanë bërë mëkat, nëse ata nuk kanë shkuar në kishë, apo në xhami atëbotë? A do të digjen në zjarrin e xhehenemit- ferrit ata, përderisa nuk kanë shkuar në kishë për predikime dhe nuk kanë bërë namaz në Xhami- dokrra me bisht, pjellë e imagjinatës së përçartë për të shtrirë ndikimin mbi masat?! Femrat që nuk kanë mbajtur shami atë kohë, a do t’i djeg zjarri ato? Atë kohë që nuk kishin as rroba, dhe që komunitetet primitive shkonte bythëzbuluar etj. Kush i ha këto dokrra – veç ata që besojnë në kotësi!…

Është fakt, reformat sipas dialektikës kanë për qëllim që të reformojnë diçka në kuptimin pozitiv dhe jo të bëjnë regres, ose ecje prapa. Si qenka e mundur që të reformohet K’urani, përderisa paska zbritur nga qielli, ose qenka porosia e zotit! Rryma vahhabiiste, dhe rryma të ndryshme brenda islamit, po tentojnë pikërisht këtë; që në emër të reformave të fesë, ta radikalizojnë atë deri në ekstremizëm. Kjo frymë e rrezikshme në shoqërinë shqiptare nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend- flakeni tutje se nuk është jona, është rrobë e zezë, është e huaja…

E saktë; populli i Kosovës me shumicë, i takon besimit islam, besim ky i imponuar nga pushtuesi Osman para 6 shekujsh, mirëpo shqiptarët para së gjithash janë shqiptarë e tek më pastaj i takojnë besimeve të ndryshme. Mbi të gjitha gjaku ynë nuk është bastarduar, bërthama e kombit tonë është ruajtur e pastër: ne nuk martohemi me farefisin tonë që i takojmë një barku-gjaku- siç e bënë islami, që marton vajzën e axhës, vëllait, hallës tezakës, dajalleshës, e kushërirës së parë, dytë etj. Ani pse këtë e lejon islami, tek ne, nuk e lejon tradita, zakoni, nuk e lejon krenaria dhe edukata kombëtare, nuk e lejon pesha e dheut, karakteri ynë, morali, ne e respektojmë dajën, axhën kushëririn, tezën ngase është gjaku ynë!

Nga këndi i zhvillimit historik të islamit; në fund të shek. VI dhe në fillim të shek VII kontradiktat sociale kishin arritur kulmin, kështu që Persia kishte pushtuar Jemenin, ishte ky shkaku i rënies së tregtisë tranzitore mes Arabisë, Indisë dhe Abisinisë. Në këto rrethana të rënda shoqërore paraqitet Muhamedi, i cili në misionin e tij dhjetëvjeçar për ta përhapur islamin, largohet nga Meka për në Medinë, dhe arrin që të ngrejë shtetin e parë islam. Kjo kishte ndodhur në vitin 622 viti I, (i parë), sipas hixhrit. Ai së bashku me mendimtarët e tij kishte arritur të përpilojë një shkresë (kitab), që njihej si “Karta e Medinës” e cila në fakt paraqet edhe Kushtetutën e parë të shtetit islam, ku besimtarë ishin obliguar që këto ligje- ajete (nene), t’i lexonin me zë, në mënyrë që qytetarët t’i thërrisnin mendjes, së këndejmi edhe emri K’uran, ka këtë kuptim, që do të thotë: k’uran- lexo me zë!…

Muhamedi ka lindur më 570, ai tek në moshën 40-vjeçare shpalli se:

”Nga Perëndia ka pranuar misionin e përhapjes së islamit!”…

Muhamedi nuk dinte as shkrim dhe as lexim, deklaroi se ishte i dërguar i Perëndisë me mision të caktuar, që njerëzimit t’ua përcillte shpalljet k’uranore ( tekstin k’uranor, urdhëresat dhe porositë e Perëndisë). Me këtë rast ai u vet-deklarua se ishte profet!…

Muhamedi me origjinë ka qenë Hashimiit, që ishte një degë e fisit Kurjesh. Gjatë sundimi të tij, gati e tërë Arabia ra nën diktatin e tij. Ai nuk ishte vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe udhëheqës shtetëror dhe politik, shef i shtetit dhe komandant i ushtrisë, pra ishte njeri si të gjithë të tjerët. Pas vdekjes së tij si Kalif të parë erdhën Ebu Bekriu, Omeri, Osmani dhe Aliu (651-661). Aliu ishte i biri i axhës së Muhamedit, kishte marrë për grua Fatimen, vajzën e Muhamedit), duke u bërë edhe dhëndër i tij, i cili hapur kishte shfaqur pretendime për Kalif, dyshohej se kishte gisht në komplotin për pushtet, duke vrarë Osmanin më 656. Mirëpo guvernatori i Sirisë,  Muavi, i cili ishte edhe kushëri i Osmanit, ia doli që me luftë ta marrë kalifatin nga Aliu më 661. Ai formoi dinastinë e Omojadëve që sundoi plot një shekull. Kjo dinasti, veç tjerash, zhvendosi edhe kryeqytetin prej Medinës në Damask.

Me rënien e dinastisë së Omojadëve, paraqitet lëvizja, apo sekti i shiitëve zanafilla e saj daton  që në kohën e Aliut dhe e konsiderojnë atë si trashëgimtar legjitim të fronit, por edhe si kalif të martirizuar që nuk e njihnin Omojadët. Kështu u zhvilluan rrethanat politiko-shoqëroro atje deri në shekullin X, kur u pavarësua edhe Egjipti, kalifatin e shpallën Fatimiidët. të cilët konsideronin veten si pasardhës të Fatimes – bijës së Muhamedit dhe bashkëshortes së Aliut e kështu me radhë deri te ditët e sotme – luftë për pushtet me besimin tek Zoti, me dhjetëra sekte e fraksione që derdhen gjakun lum- binduni me fakte besimtarë e laikë, kështu e shpjegon shkenca, mbi bazën e të cilës njohim zhvillimet reale të shoqërive të mëhershme, që sot feja pretendon t’i mitizojë, pa fakte, por pa dyshim mbi interesa sektare, grupore, klanore e tejet perfide, në mënyrë që të përfitojnë materialisht nga besimtarët e shumtë, pra thjeshtë nga elektorati i tyre naiv dhe i padjallëzuar që vazhdon të besoj me devotshmëri, në kotësi!…

Besimi në Zotin e plotfuqishëm, në natyrë, në fuqinë e ligjeve të natyrës që njeriu i thjeshtë ende nuk ka arritur t’i zbërthejë në tërësinë e tyre shkencore. Është e drejt e patjetërsueshme e secilit, besimi, është shumë i lashtë dhe është çështje krejt individuale, madje shumë shekuj para Krishtit e Muhamedit. Në fakt, bota nuk ishte laike as në kohën kur u paraqiten profetët, për ndryshe atyre do t’iu duhej shumë kohë derisa ta krijonin konceptin e besimit, pra fenë- religjionin nga diçka fiktive, në diçka “reale”. Prandaj këtu e 20 shekuj më parë, shkenca në koncept njeh dhe pranon idenë dhe materien. Njerëzit, fiset, komunitete, besimtarët besojnë në Zot, në idhuj të ndryshëm që nga drunjtë, figurat e ndryshme, statujat, majat e bjeshkëve, hyjnitë e ndryshme, kafshë etj.
Mbi të gjitha, faktet kokëforta flasin se: Krishti, Muhameti, Buda e kështu me radhë, ishin njerëz si të gjithë të tjerët, që hanin, pinin, flinin, punonin, kishin paraardhës dhe pasardhës! Do të ishte naive, edhe tani pas kaq shekujsh, nëse nuk e pranojmë faktin se ata në kohën e vet, ishin shumë më të zgjuar se rrethi i vet, pra, në ato rrethana dhe në raport me kohën, ata lanë gjurmë të pashlyeshme në shoqëri dhe në zhvillimin global botërorë, me çka edhe i kanë kontribuar zhvillimit të shoqërisë, por që nuk ka asnjë argument të shkruar, se ata kanë thënë:  “O njerëz, vrisni të tjerët në emër të zotit!”…

Që nga atëherë e deri me sot, besëtytnitë dhe mitizimi i figurave të ndryshme, madje deri në shkallë kulti, nuk ishte më shumë se pjellë e imagjinatës njerëzore. Për pasojë, shtresat shoqërore, që nga kohërat parakrishtiane, kanë paguar tagrin e lartë të kulteve mitike dhe reale. Edhe në kohët e dinastive, diktaturave moniste e deri me sot, ngritja e një figure të caktuara deri në shkallë kulti, shtresave shoqërore iu ka kushtuar  me përjetime dhune, me burgje, dëbime, anatemime, ndëshkime, varje në litar, djegie në zjarr, vrasje, internime etj.

Në periudha të ndryshme, janë përdorur metoda të njëjta bindjeje:

– Grigja të bindet me dhunë, ose të yshtet me premtime, që nënkupton: kush nuk beson, do të digjet me zjarr të Ferrit- Xhehenemit, që i bie kërcënim psikologjik, dhe:

– Grigja të bindet me yshtja e premtime; po besove dhe iu bashkove grigjës sonë,do të jesh në Xhenet- Parajsë, me 300 hyrie të bukura, që nënkupton prapë; presion psikologjik me joshje e premtime të kotësisë…

Njëjtë ishte edhe në sistemet e dinastive, mbretërive dhe atyre moniste etj: nëse rebelohesh kundër sunduesve, ndëshkoheshe me varje, burgosja, internim, vrasje likuidimi etj. Nëse iu bindësh dhe iu shërben sunduesve, të premtonin privilegje etj.

– Të paktën, mos besoni me aq devotshmëri kotësinë!