Vështrim/Analizë

Xhevat Gjini: Detyrë mbi detyrat tjera

Politikanët e Prishtinës pa përjashtim e sidomos qeveritarët (krerët e institucioneve të Republikës), në bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me QENDRËN e kombit shqiptar, Tiranën zyrtare, kanë detyrë mbi detyrat tjera t’i organizojnë dhe drejtojnë të gjitha energjitë e popullit shqiptar në Iliri dhe kudo në botë për shkëputjen dhe pavarësimin e plotë të Kosovës shqiptare nga Serbia. Ikja e krerëve të institucioneve të Republikës Shqiptare të Kosovës nga kjo DETYRË dhe angazhimi për t’i “zgjidhur” problemet në Republikën e Shqipërisë (në shtetin AMË) e për t’u bër palë në zgjedhje dhe në garën për pushtet është e papranueshme, e dëmshme për unitetin politik të kombit dhe kundërshqiptare. Prandaj, Albin Kurti, sidomos, duhet urgjentisht t’u vë fre ambicieve dhe dalldive të tij adoleshente (nëse janë thjeshtë ambicie dhe dalldi të perkohshme!?). Askush nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në strehën e “atdhetarizmit – patriotizmit”, duke ikur nga përgjegjësit! Ikja nga ballafaqimi me kryeçështjen e kombit (sot për sot), shkëputjen dhe pavarësimin e plotë të Kosovës (krejt dhe të tërën!) nga Serbia dhe përfshirja në garën zgjedhore në shtetin AMË dhe në Maqedoninë tonë është joproduktive dhe dëmton çështjen e Kosovës, veçanërisht dhe çështjen shqiptare përgjithësisht! Do të ishte e drejtë “përzierja” dhe ndihma e mbarë institucionale për popullin e shtypur e të asimiluar të Sanxhakut (8 400 km katrore) dhe për Kosovën Lindore… Edhe shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë për dorën shtetërore (jo partiake!!) të Tiranës e të Prishtinës, por jo interferimet partiake në Tiranë e në Shkup për qëllime kryekëput përçarëse… Është koha qe Albin Kurti të kuptojë se nuk është më në krye të një lëvizjeje qytetare drith e miellë (ku rafsha mos u vrafsha!), por është në krye të një qeverie!! Ndryshe, po s’e kuptoi dhe po vazhdoi me eksperimente të tipit Vjosa, që mohon Flamurin e Kosovës dhe qenien tonë shqiptare, shpejt ka për ta pirë kupën e dështimit…