GUXIM INTELEKTUAL…
( meditim për ing. Luljeta Bozo)
Pse u tronditën
Demokraturas, ballistë e zogistë
Ish komunistët – socialistë
Politikanët-Oligarkë dhe vandalët…
Mosmirënjohësit klasikë, bukëshkalët…?!
Ju shpëtoi sh…a
Apo ju menderosi barku , shalët ?!
“Po na kthehet sërish diktatura “…!
I trembën ca fjalë
Thënë nga një grua…
Ndaj ju sulën me klithma çmendurije
T’ia mbyllin gojën , t’ia mbytin zërin
Flladit pranveror me fjalë mënçurie…
“Po ç’na kujton ATË , moj ti , ç’na thua ?! “
A nuk jetojmë në “demokraci”
Dhe unë edhe ti ..?!
A nuk janë ngritur buste e shtatore
Nuk bërtasin me zë të çjerrë
Nëpër foltore
Për humbje e fitore…?
Dalë prej shpellash, guvash, llumrash kënetore
Nga gjithfarë guxhuvrimash…
Herezitë, djallëzitë, marrëzitë…
Ore-ore – qumështore …
Kafe me elb e me çikore
Çmenduri pa cak, lajthitje mendore…
Sa dekorata presidentët kanë dhënë
Për tradhëtarë, radhë, radhë
Ballabanër, e toptanëri
Për ballistë, zogistë e kompani… ?!
Jemi a s’jemi në “demokraci”…
Dhe unë edhe ti.. ?!
Pse ju trembën ca fjalë për Enverin
Të një zonje – flokëthinjur
Me rrudhat fisnike ballin qëndisur
Përse ju kallën tmerrin… ?!
Mos u trembni ,
ENVER nuk ka më ..
As shtat , as frymë as zë…
Ngrefosuni si gjelat mbi pleh
Ju, plangprishës
S’ju gjen gjë…
Se jemi në “demokraci”
Dhe unë dhe ti…
Ti ish komunisti, socialist-rilindas
Vëllezër prej geni e gjaku
Fëmijë të një pragu…
Ngaqë mërziten Europa, Amerika
Nuk thoni të vërtetën..?!
Nga se ju buron frika…?!
Ju ish të majtë e ish të djathtë
Dikur pyje me bredha e lisa…
Sot kameleonë, pa identitet
Një do Perandor e tjetri Mbret
Rrjeta merimangash ndotur mizash
Banda matrapazësh, minj xhirizash
Si i harruat trimat atdhetarë
Pushkën supit e kryet me plisa ?!
Tani rrënjëdalë e degëtharë
Si i duroni ca të marrë ?!
Me fjalë llagëmesh grindur e sharë
Në dhjetra partiçka jeni përçarë
Si zogjtë e korbit ndarë e shpërndarë…
Mos vallë ju tremb HIJA e TIJ…
Dhe sherr i përjetshëm “Etër e bij”…?!
Vëlla e mik !
Nuk ta zgjidh dot enigmën
S’ta heq dot as ankthin as frikën
Ndoshta çliron shpirtin
Nga falle magjistricash mos u druaj
Ma thuaj…
Cili është problemi juaj … ?!
Lidhini kuajt e hazdisur…!
Kanë marrë frerët nëpër këmbë
Kanë zënë një revan të rëndë
Për qerren e pushtetit, të trallisur…
Nën thundrat e tyre, kombi lemerisur…
Troku i tyre si klithma e vdekjes
Drejt humnerës
Rendin pa mend si të krisur…
Sa shpejt u harrua 26 Nëntori…
Tërmeti që të dashurit na mori
Me zemër të bardhë e ndjenja nëne
Si gjyshe e stërgjyshe
Na qetësonte me fjalë rreze-dielli e dritë-hëne
Me shpresën në fjalën magjiplotë…
Prisnim çdo mbrëmje
Inxhiniere Luli, vallë çdo na thotë…?!
Ca fjalë dalë nga mendja e nga shpirti
Mbrujtur me bukurinë e së vërtetës
Kur Tërmeti valë-valë na e dridhte zemrën
Na kthente forcën dhe shpresën e jetës…
Mos u tut zonja fisnike, e mira Luljetë
Ti the atë që mendon
Mençuria dhe guximi yt na frymëzon
Çdo fjalë sa ari të peshon…
Dikur do dalë në shesh gjithçka e vërtetë…
……………………………..
Edhe Enveri njeri i gjallë ishte
Me virtytet dhe veset që i dha natyra
Dikush e shan, dikush e lëvdon
Dikush për të qan, dikush e mallkon
Dhe analistët shterpë pjellin marrëzira…
………………………………..
Zhgënjimi ka hedhur rrënjë në shpirtëra
Thellë…
Shpresë e humbur, mbytur, mbyllur pas hekurash
Në pus-zgafellë
Besuam pa mëdyshje të etur për liri
E pësuam si “cjapi te kasapi”
Ramë nën breshërin DEMON-KRACI !
…………………………….
Ç’na pret nga kjo mjegullnajë fatale
O njerëz të mirë me derte e halle…?!
Ta braktisim politoligarkinë
Që ndjell zinë.
T’i neglizhojnë marrëzitë
T’i mohojmë pa mëshirë delenxhinjtë
T’i mirëkuptojmë të gjitha ndjeshmëritë
Se jeta është një … e s’ka të dytë…!
T’a respektojmë jetën
Dhe vdekjen si prehje-hyjnore
Pa klithmat e mallkimet inatçore …
Ne qeniet e ndërgjegjshme
Të ekzistencës Tokësore.