Ylli Meçe: Kryetarit tonë Ilir Meta më shumë i shkojnë një palë llastiqe për zogj se armët
Kryetari i republikës, Meta, nevriku i papërmbajtur, skraparlliu i gatshëm për beteja me “kallash në dorë”, ka disa kohë që ka zënë faqet e para të shtypit, ekranet e TV-ve, madje ka tërhequr dhe vëmendjen e opinionit n/kombëtar me sjelljen e tij agresive e duke përdorur një fjalor të shthurur, të pakontrolluar dhe jashtë etikës qytetare, nga ku kërcënon me burg punonjësit e Bashkisë së Tiranës: ”Do të të fut në burg me duart e mia” !?
Po ç’ne kjo sjellje e tij në prag të fushatës elektorale, kur atij më tepër se kujtdo, në këto momente i takon të shpalos veten si simbol i unitetit kombëtar dhe përse Meta nuk po e bën këtë gjë? Cilat mund të jenë arsyet !? Pikërisht këtu qëndron dhe sekreti i lëvizjeve të mirë studjuara deri në kufij të marrëzive, sepse Lili, e di që nuk kanë për ta dënuar. Këtë siguri, ia japin dhe tentativat e PS-së disa muaj më parë për ta shkarkuar, të cilat nuk ishin gjë tjetër veçse një “vërë në ujë” dhe këtë diku në një shkrimin tim të hershëm e pata theksuar se Metën tashmë nuk e shkarkojnë dot, as ata që e vunë në qoshen e Presidentit, por këtë gjë nuk do të donin as vet ndërkombëtarët, sepse në fund të fundit, firmën kryesore për të qenë ai President, sigurisht që e kanë hedhur si “Plaka zuskë e Evropës” ashtu dhe “Daj Sami” i Amerikës përtej oqeanit me kapelen e vet cilindrike. Ata, të lodhur me sherret tona të brendshme ishin tejet të bindur, se lufta politike midis dy fronteve ( në fakt brenda për brenda nje fronti apo të të njëjtit lloji) ishte dhe zhvillohej për të dobësuar pozitat e Presidentit dhe forcuar pozitat e ekzekutivit të përfaqësuar nga Rama dhe partia e tij, sikurse ishin po aq të bindur dhe për gryksinë dhe oreksin e pa skrupullt të Metës, i cili nuk mund të ndalej nga asnjë lloj vështirsie para etheve për flori e për pushtet. Ai, duke mbajtur në njerën dorë kushtetutën, si Papa i Romës që mban biblën dhe hera – herës, kur ia do qejfi, në dorën tjetër “kallashin”, ulej në gjunjë si dikur ilirët e hershëm me ritet e tyre pagane, duke u betuar para një shqiponje e që me gjeste të deshifrueshme ai e niste në fluturim të largët, nga ku dhe folenë ajo e kishte në gjoksin e Presidentit, të cilës jo vetëm pendët ia kishin hequr, por e patën katandisur shqiponjën e shkretë, si një zog spurdhjak rritur jo në malet tona kreshnike, por në zhukat dhe kallamishtet e kënetës së Dajlanit, pranë Orikusit të lashtë. Ndërkohë Rama si aventurieri Guliver, nga që nuk arrinte dot të shkulte floket, sepse i patën rënë për hallet e popullit, nga inati i binte kokës me grushta duke mërmëritur: Çbëra, çbëra?! Si nuk e dëgjova popullin kur thotë se kur një gomari i vendos më shumë barrë nga ç’duhet, deomos që do i dëgjosh dhe pordhët e sidomos kur i rri nga mbrapa?!.. Gjithësesi është me vend të theksohet, se një syri vëzhgues e të kujdesshëm, nuk mund t’i shpëtonte dot fakti se ky Meta, madje dhe ai Rama, apo më përtej atyre, si: “të përndriturit ”Berisha’ – 0097”-ta, Dashi i “mbretit me një princ”, Duka i “bagëti e bujqësisë” së Naimit, Pëqo “Partiçami” brenda Shqipërie, Mediu i “bum-bumit, i Gërdecit”, “Mona-lila” e LSI, Lul “matematicieni”e deri te Nardi, që as vet nuk e di se i kujt partie është, kanë disa vite që ashtu si mbeturinat e riciklueshme që futen të pista e dalin të pastra, ashtu na u riciklokan dhe politikanët tanë, por me një ndryshim të dukshëm, ata në fillesat e para, në mekanizmin e madh të shtetit futen disi të pastër (mender të pastër ) dhe në riciklim e sipër dalin të pistë, madje aq të pistë saqë dhe vet ata “klimatizohen” me gjendjen e tyre, e cila me kalimin e viteve, bën që ata të jenë brenda normalitetit të vet. Por ky fenomen nuk është i rastësishëm, sikurse nuk është i papritur për shqiptarët, pavarsisht se populli ynë ende i përgjumur, nuk e kupton se midis “nesh” dhe “atyre”, ka një hendek të madh, madje diametralisht të kundërt nga interesat, e që, fatkeqësisht po ky popull, nanuriset me batutat dhe premtimet elektorale, madje disa turmat me tru gati të atrofizuar, ngazëllehen e mezi presin për të zbritur në sheshin e betejës të gatshëm për luftë “në emër të demokracisë”. Presidenti ynë ,i cili duket sikur është ende në pelena, duke harruar misionin e tij bën” të fortin e lagjes” për t’i ardhur familjarisht në ndihmë një subjekti që është kompetencë e Bashkisë në bashkëpunim me policinë e rajonit ku zhvillohet. Me këtë akt, duke dashur të hiqet popullor dhe masovik (dhe jo president) sigurisht që në nevrikosje e sipër u kujtua se është kryekomandant, kryepolic, madje dhe kryegjyqtar ndaj kërcënoi me burg (pa gjyq) punojnësit, të cilët ishin në krye të një detyre. Kur themi se veprimet e tij janë të llogaritura mirë, do të thotë se ai përsëri e di shumë mirë se jo vetëm se nuk do merret nën hetim e të dënohet, por përsëri ai dhe të tjerët “të riciklueshmit” do t’i kemi padronët tanë dhe në të ardhëmen e afërt. Po pse, si thua ti miku im, i dashuri lexues e ha atë koqe ulliri Amerika ta marrë nën hetim Lilin kur ishte po kjo Amerikë, e cila videon e kusërisë së aferave allish-verishtë tij e nxori se na qenkish fallco? Po mirë, ja e konsiderojmë se bisedat për paratë ishin fallco?! Ja po e konsiderojmë ashtu ,po pse Prifti, Lili dhe zyra në video nuk ishin fallco ?!Ja pra se si zonja e madhe Amerikë i ndihmoi të korruptuarit tanë të ricikloheshin sikurse bëri dhe me Berishën që nga i akuzuar për vjedhje masive e vrasje deri në kufijtë e gjenocidit më 1997-tën, pikërisht kjo Amerikë dhe Evropë e nxorën atë figurë të pastër, madje paskish qenë populli fajtor i indoktrinuar nga ideologjia komuniste, i cili kërkonte të drejtat e tij!? Dhe, çudija më e madhe do vinte më vonë, kur ai të riciklohej përsëri si President për të ritreguar më 21 janar të 2011-tës, se është po aq konsekuent në rrugën e tij të tiranisë . A nuk ishte kjo Evropë dhe Amerikë që e mbylli një sy për Gërdecin aq sa dhe tribuja “e fisit Papua” në Australi pa radio dore e Tv, arritën të merrnin brenda një ore vesh se “Med Zeni” dhe një sarahosh amerikan, desh hodhën në erë jo Gërdecin por gjithë globin ?! E dini se ç’ndodhi më vonë ?! Një njeri kurajoz, me emrin Koco Trebicka, i cili e pati sensin e ndershmërisë, me dokumenta dhe prova të pakundërshtueshme, të një rëndësie të veçantë (ashtu sikurse kishte dhe i ndjeri Prifti për Metën) denonconte aferat korruptive me vjedhje të përmasave të mëdha, ku përfshiheshin jo vetëm “dinastia Berisha”, por dhe zonja Amerikë, e cila në të pastajmen për të ruajtur dinjitetin e saj, i mori vet në dorë hetimet dhe që sigurisht do të rezultonte se vdekja e Koço Trebickës na qënkish aksidentale. Aksidentale?!!.. Teksa makina e aksidentit nuk kishte asnjë gërvishje dhe autopsia e bërë rezultoi si autopsia që bënë mjekët -vrasës- të spitalit me viktimat e 21 janarit. (Kujdestari i papargjegjshëm e i pa moralshëm e detyroi djaloshin nga frika të kapërxente murin.. roja i tha ndal, po ai nuk ndaloi dhe u qëllua. Roja nuk ka faj, fajtor është kujdestari… (Fragment nga filmi “Lulekuqet mbi mure”). Kështu që Presidenti ynë, nuk është aq i leshtë sa mos ta kuptojë, që asgje nuk ka për t’i ndodhur, aq më tepër që ai disa drejtues të OFL… apo SPAK, sikurse dhe Rama, Berisha, Mediu, etj., i kanë shokë e miq për kokë. Ndaj zoti President lere kallashin kundra popullit e më mirë merr në dorë një palë llastiqe për zogj, sepse si ti, si Rama e si Berisha, si dhe “të përndriturit e tjerë”, të cilët na janë bërë si” tabela e elementeve” në lëndën e Kimisë, nuk kini ndonjë ndryshim të madh nga njëri- tjetri! Po atëherë, cili është halli i Presidentit tonë ?! Ai, e di fare mirë se me “dërrckat e Monit” dhe me largimin e tij nga kreu i Partisë (po ja që ja kisht edhe pak ëndja të bëhej President) LSI-ja humbi shumë pikë, sikurse ai i ruhet dhe një pazari të hapur apo dhe të “nëndheshëm” midis dy partive “simotra”, PS e PD, të cilat mund të çojnë drejt “humbjes së vulës” të LSI-së (apo nuk shajnë nga një herë: Të humbtë vula, të humbtë “! ) dhe kjo do të bënte që familjes Meta, e cila “ përkulet me respekt” përpara monumentit “Nënë Shqipëri” dhe që futen në mes të veteranëve për t’u hequr si trashgimtarët gjenetikë të vlerave dhe idealeve partizane, do të humbiste të gjitha privilegjet e këtyre tre dekadave. Por, Meta dhe gjithë të “ riciklueshmit”, me në krye “Sali-babën e ceterdesat rasbojnika (- Sali baben me 40 hajdutë) nuk kanë pse e vrasin mendjen dhe jua them unë me garancinë më të madhe, të rrinë të qetë, sepse asgjë ska për t’u ndodhur, madje as Llallën nuk kanë për ta dënuar. Misioni tyre tashmë është që me këto “paratrazira” të krijojnë mbas zgjedhjeve precedentin e justifikueshëm për trazira. Po sistemi i drejtësisë, Gjykatat SPAK, OFL etj.. ?! Ata mundet sa për show ( shou) tregues, të bëjnë sikur do i thërrasin në prokurori e në gjykata nga njëra shkallë te tjetra, jo në shkallët e gjykatave… por në hollet e restauranteve luksoze, ku ata drekojnë e darkojnë me njeri – tjetrin dhe të ngrejnë dolli për ne… dmth për popullin, për lumturinë tonë, për demokracinë dhe prespektivat që na presin nën sundimin e tyre!? Mos harroni se në mungesë të provave, por në më të shumtën e rasteve për kuntributet e tyre të dhiera (më falni se desha të shkruaja të vyera) për demokracinë, ata do të jenë të lumtur pranë populllit të tyre, që i lindi dhe i rriti! Të rrofsha b……n o populli im, që i le të lirë bastardët e tu… Dëgjoveee?!… Dëgjova, – thuaj !