Portreti/intervista

Dhimitër Shtëmbari: Tri skica për veteranin Sami Gega

Të dashur miqtë e mi! Po ju paraqes tri skica që bëjnë fjalë për një figurë të shquar të ish rrethit të Lushnjes, Sami Gegën, që, nga analfabet, arriti të bëhej Doktor i Shkencave. Ndërkohë, pat shkruar 14 libra, disa prej të cilave – romane. Kush ka dëshirë të mësojë diçka më shumë rreth kësaj figure, le të lexojë këto tri skica.Lexim të këndshëm, të dashur miq!Tri skica për një portret1. Partizani katërmbëdhjetëvjeçarë – Nga na humbet ky djalë gjatë gjithë ditës?! – dëgjohej të pyetej thuajse çdo ditë në familjen Gega në qytetin e Lushnjes. – Gjatë gjithë ditës? Pse nuk thua edhe tërë natën, – shtonte tjetri. Bëhej fjalë për Sami Gegën në qytetin e Lushnjes, për këtë djalë të vogël atyre kohëve të mbas vitit 1943. Thuajse fëmijë, i orientuar nga militantë më të rritur, ky kryente me guxim deri edhe detyra të vështira, që mund t’ia rrezikonin jetën. – Do të ishte mirë që ta dërgonim në Mbrezhdan të Beratit, te dajot e tij, që të ruajë kokën, – ishte vendosur në familje.Siç vendosën, edhe vepruan. Në shtatorin e vitit 1944, kur nuk i kishte mbushur të katërmbëdhjetat, (ai është lindur më 15 dhjetor të vitit 1930) e dorëzuan të miqtë në Mbrezhdan. – Dërgojeni me bagëti, që të mbledhë mendjen, – kishin lënë porosi ata që e kishin sjellë aty. Mirëpo, hajde ta mbyllje të voglin brenda mureve të shtëpisë! Teksa kujtonte të vëllain e madh, që marshonte e luftonte në rreshtat e Brigadës së Parë Sulmuese, Samiut i flinte mendja te dëshira për të shkuar partizan. Në tetor 1944, teksa partizanë të Brigadës XVI kalonin atyre anëve ku gjendej i “mërguar” i vogli lushnjar, Samiu mbushi një torbë me bukë e djathë dhe nxitoi tutje për të kullotur bagëtitë. Dhe ç’bën? “M’í dërgoni bagëtitë në shtëpi, u thotë shokëve një mbasditeje, dhe i thoni dajës se Samiu iku me partizanët”. Dhe fëmijët ia zbatuan porosinë.

Kur pjesëtarët e familjes së dajos morën vesh lajmin për rreshtimin e Samiut në Brigadën Partizane, u shqetësuan shumë. “Na e sollën nga Lushnja për ta mbajtur në shtëpi dhe nuk e mbajtëm dot! Si e kanë mbajtur partizan, xhanëm, një copë kalama!- qenë shprehur gjithë shqetësim njerëzit e dajos.Së toku me shokët Samiu marshoi e luftoi deri edhe për çlirimin e Fierit. Luftoi edhe në Vajkan gjatë një përpjekjeje të përgjakshme me nazistët gjermanë. Gjatë këtyre luftimeve pat rënë dëshmore Feride Bega. Dhe në po këtë luftë qenë plagosur disa partizanë. U plagos edhe Samiu i vogël.Kur në vitin 1994 mori Statusin e Veteranit të LANÇ, dikush i pat thënë: “Juve, Sami, ju takon të merni edhe 500 lekë më shumë si i plagosur në luftë”. – Unë jam shëruar që në vitet e para të pasçlirimit dhe nuk më ka mbetur asnjë shënjë në trup nga ajo plagë, – i qe kthyer Samiu. – Ehu, juve ju paska mbetur ora prapa, o Sami, – i ishte drejtuar tjetri.Por Samiu nuk pranonte të gënjente vetveten. 2. Një nga elektrifikuesit e parë të LushnjesMbas çlirimit Samiu e filloi punën te Ali Duma, i cili vinte në përdorim një central të vogël elektrik, që ndizte ca llamba në pak zyra dhe nja dhjetë llamba për ndriçim në mes të qytetit. Mirëpo, herë me drita e shumë herë pa to, sepse palocentrali qe i vjetër.– Do të punoni mirë ju të centralit, apo…, – ngrinte zërin kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. – Na i shuat dritat dhe na e late mbledhjen përgjysmë… Një ditë kryetari i Komitetit Ekzekutiv e kishte thirrur Samiun në zyrë dhe e kishte urdhëruar prerë: Do të shkosh në Tiranë dhe do të kërkosh ndonjë transformator a ç’’të jetë tjetër dhe ta sjellësh këtu. Dëgjon? Të vish bashkë me atë mjetin elektrik që na duhet, ndryshe mos u duk në qytet!I ndërgjegjshëm siç ishte, ngrihet Samiu e shkon në Tiranë. Me të mbëritur aty, drejt e në Qeveri. Dëshironte të takonte zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave, Tuk Jakovën. Me shumë vështirësi, arriti të futej në zyrën e tij. – Hë, mor djalë, nga vini ju? – i drejtohet Tuku tërë mirësjellje. – Vij nga Lushnja, sepse më kanë dërguar që të tërheq nga këtu për nevojat e qytetit të Lushnjes ndonjë mjet për ndriçimin e zyrave dhe të qendrës së qytetit, – i drejtohet Samiu. – Ashtu?Duke iu kthyer shefit të kabinetit, Ylli Poloskës, Tuku i thotë: – Çfarë t’i japim?! Gjeneratorin e Hotel Dajtit do t’ia jepim Kombinatit të Tekstileve…U kemi dhënë fjalën. – Shoku Tuk, Hidrocentrali “Lenin” i Selitës sapo është vënë në funksionim, kështu që do të marrë dritë prej tij edhe Kombinati, prandaj gjeneratorin e Hotel Dajtit a ia japim Lushnjes?… – Ashtu thoni ju? – i drejtohet Tuku.Pasi u mendua pak, shtoi: – Dakort, bëjani dalje Lushnjes.Dhe, duke u kthyer nga Samiu, i drejtohet: – Po jua dërgojmë nesër; ju nisuni për në Lushnje dhe bëjuni të fala shokëve atje nga ana ime. – Jo, shoku Tuk; nuk nisem për në Lushnje. Më kanë dhënë urdhër që të mos dukem atje pa sjellë me vete mjetin që do të ndriçojë qytetin.Tuku ia dha një të qeshuri të fortë. – Ashtu?! Atëherë, shoku Ylli, ndihmojeni Samiun që të shkojë në Lushnje së bashku me gjeneratorin. 3. Përmes labirintheve të Drejtësisë, shkoi te e vërtetaNdërsa ishte punonjës në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë, Samiun e thërret një nga Sekretarët e këtij Komiteti. – Po na vijnë njëra mbas tjetrës disa letra nga një vajzë tropojane, Rukije Rama, që kërkon Drejtësi mbas një dënimi penal që i kanë bërë, – i thotë Samiut.Toni me të cilin i pat folur foli Sekretari fshihte një shqetësim jo të vogël. – Merreni këtë letër në dorë dhe të shkoni hallkë më hallkë të zinxhirit të Drejtësisë, – i ishte drejtuar. – Dhe mos u ndiko aspak nga asnjë praktikë pune e bërë deri tani për këtë shoqe të dënuar për motive politike. Madje ju sugjeroj, që të mos lexoni asgjë prej tyre. Dakort?Dhe Samiu, skrupuloz si punonjës, ia nisi detyrës sipas këshillës që iu dha. Shkoi në institucionet e Drejtësisë; hetuesi, gjykatë e prokurori, të Tropojës, Kukësit, Tiranës dhe Elbasanit. Dhe ç’doli në përfundim? Vajzës, Rukije Ramës, një drejtoreshë e talentuar shkolle në një nga fshatrat e Tropojës, një intelektuale aktive dhe nga më të shquarat në atë rreth i qe ngritur poshtërsisht një kurth! Ky kurth i qe kurdisur nga një operativ i thjeshtë Sigurimi dhe i kopsitur në mënyrë djallëzore deri edhe nga një zëvendësministër i Brendshëm!Pa u ngutur, Samiu mori të dhëna nga njëri institucion në tjetrin. Dhe tërkuza e gjykimit të vajzës tropojane ishte një krim i vërtetë: të gjitha organet më të larta konfirmonin, symbyllur, “fajsinë” e shpallur nga organet më të ulta! Edhe pse i folën që të mos e ndiqte problemin sipas mendjes së vet, sepse, sipas tyre, me atë problem ishin marrë burra më të mirë (!), Samiu nuk u ndal. Hodhi dritë të plotë mbi tërë të vërtetat e asaj që i ishte kurdisur vajzës së thjeshtë.Samiu e pat njohur mirë Rukije Ramën që kur kjo vajzë, që kishte mbaruar Universitetin e Tiranës për matematikë, ishte komandante e Brigadës së çikave të Tropojës në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë – Fier. U desh të mblidhej Plenumi i Gjykatës së Lartë, ta shqyrtonte me themel çështjen e shtruar dhe vajzës t’i jepeshin tërë të drejtat.Por… ishte vonë. Intelektuales së shquar i ishte djegur vajzëria. Kishte vuajtur së koti disa vite privim lirie!Rukija sot gjendet në Bruksel, duke qenë atje një nga veprimtaret shoqërore më të dalluara. – I jam mirënjohës Sami Gegës, – shprehet Rukija, – sepse nuk u ndal në rrugën për të zbuluar të vërtetën e jetës sime.