Pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari të Italisë prej Baltjon Stamollës, në derë të Hotel Cavour. Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restaurantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do të shkoj te Sotiri, mbasi i kam premtue nji kukullë vajzes së tij. Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante njëherë në ditë me të dalë refugjat. Në organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë.
add a comment