Sejdi Gega: Shqipëria, Adem Demaçi dhe e drejta për Vetëvendosje burime frymëzimi për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë
Kombit Shqiptar, veçanarishtë populli shqiptar i mbetur padrejtësisht nën sundimin Jugosllav që shekulli XX i solli një engjëll mbrojtës të çështjes shqiptare, kurse për shtetin serb do të jetë një Satana. Diçka tepër e rrallë. Nga vitet e 50-ta jeta e Bacës ishte sikurse jeta e popullit shqiptar që ishte një histori përpjekjesh dhe luftërash për liri dhe bashkim.
Si veprimtar i çështjes kombëtare, në vitin 1963, ai u bë nismëtar i përpjekjes së parë për bashkim kombëtar, duke themeluar Lëvizjen Revulucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Me këtë qëndrim, ai u përplas jo vetëm me regjimin e Rankoviçit, por edhe me elitën e komunistëve shqiptarë në Jugosllavi. Si njeri me ideale të larta, ai asnjëherë nuk iu tremb ballafaqimeve, i vetëm e shpeshëherë edhe kundër të gjithëve, gjithmonë në shërbim të drejtësisë e të vërtetës.
Ne ishim me fat e krenarë që në gjirin tonë lindi dhe u rrit një njeri si Bacë Adem Demaçi, tek i cili bashkëjetonin përsonaliteti dinjitar, karakteri i papërkulur dhe i sinqertë, kthjelltësia politike, shpirti human dhe dashuria e pastër për Atdheun. Ah, sikur ne shqiptarët të kishim jo një, por dhjetëra e më shumë shqiptar si Ai!
Për shqiptarët në Jugosllavis Prishtina ishte qendra (pika) e gravitacionit shqiptar; qendra universitare, kulturore, qendra ku formësohej dhe kristalizohej identiteti shqiptar, qendra e atdhetarizmit shqiptar. Për këtë kristalizim të identitetit shqiptar frymëzimi vinte nga Shteti AMë, si shtet i gjithë shqiptarëve në botë, dhe nga simboli i Qëndresës shqiptare. Edhe pse i mbyllur në burg të rëndë, idet e tija nuk mund të mbylleshin as në grila burgjësh, as në qeli të errëta, as të kufizoheshin nga masat e dhunshme policore e gjyqësore. Të frymëzuar nga vepra e Bacë Ademit, në nëntor 1968 e gjithë Kosova u ngritë në këmbë për të kërkuar Vetëvendosje kombëtare e lirimin e menjëhershëm të Bacës. Fryma e Tij politike u bë forcë shtesë duke i dhënë zemër shqiptarëve në valën e demonstratave të viteve ’80-ta, por dhe shpirt për luftën çlirimtare të Kosovës. Pra, figuara e Bacë Ademit u shtri dhe u shkri në përmasat e Atdheut, edhe jashtë Kosovës, në Evropë dhe Botë.
Tanimë, pa dyshim se Adem Demaçi paraqet njërën nga figurat më emblematike në historinë më të re të kombit shqiptar në tërësi, dhe të Kosovës në veçanti. Parullat: «Poshtë tradhëtarët!», «Rroftë Adem Demaçi!» ishin brohoritur për dekada me radhë në mbarë trojet shqiptare dhe mbarë globin.
Që në moshën e re, në vitin 1968, për mua dhe shumë të rinj, Adem Demaçi ishte simbol i lirisë, ndërsa Enver Hoxha ishte Shqipëria, Atdheu ynë i dashur. Shqipëria dhe Adem Demaçi, ishin inspirimi dhe dashuria për lirinë. Ky identifikim i Bacë Ademit dhe i Shqipërisë në krye me Enver Hoxhën, ishte shumë i përhapur te ne në Kosovë. Pas LDB-re ishte ky emocion, në njerën anë për Shqipërinë dhe, në anën tjetër ishte përbuzja për titizmin, dhe «vëllazrim-bashkimin» në Jugosllavi.
E deshëm Shqipërinë, madje e deshëm shumë, sepse e kishim Nënë. Nëna duhej edhe kur është e shëmtuar, e varfër apo e sëmuar. Ne, që ishim të copëtuar e të robëruar padrejtësisht në Jugosllavi e kishim Shqipërin të vetme dhe të pazëvendësushme si përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Evropë dhe në Botë; pra, Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë (Kosova me viset e saja) dhe për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore e kombëtare të tyre dhe Bacë Ademi ishte një inspirim i fuqishëm për popullin shqiptarë në Kosovë për të vazhduar rrezistencën kundër Serbisë.
Ne me të drejtë dhe vertet krenoheshim me shtetin Shqiptar, serbosllavët dhe shqiptarët titistë dhe grekët frikësoheshin prej shtetit të Shqipërisë dhe për këtë nuk hoqën dorë asnjëhrë për ta destabilizuar dhe copëtuar edhe Shqipërinë londineze. Në fund, gjatë luftës në Kosovë u pa dhe u vërtetua roli dhe rëndësia vendimtare e Shqipërisë për çlirimin e Kosovës.
Rifillimi i marrëdhënieve mes Kosovës së pushtuar dhe shtetit të saj, Republikës së Shqipërisë, në vitin 1968 në mes të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore të Shqipërisë me institucionet respektive të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi zgjati deri në vitin 1981. Kjo periudhë ishte një lulëzim i jetës kulturore dhe arsimore në Kosovë. Ky bashkëpunim bëri të mundur ardhjen e shumë pedagogëve nga Universiteti i Tiranës, për t’i ndihmuar Universitetit të Prishtinës. Kuadrotë nga Republika e Shqipëria me nivel të lartë të përgaditjes profesionale e prej pedagogu, me punën dhe përkushtimin e tyre, duke qenë gjithmon modest e të kujdeshsëm, fituan zemrat e të gjithë studentëve shqiptarë në Kosovë. Admironin menqurin dhe përgaditjën e tyre shumica e studentëve. Ata, RTSH dhe Radio Shqiptare, veçmas Radio Kuksi ndikuan shumë në formimin tonë kombëtar dhe në personalitetin tonë. E ndinim këtë për çdo ditë si të ri që ishin me plotë ideale e pasione për atdhe e për jetë. Të rinjtë e idealizonin Shqipërinë deri në pafundësi, e cila ishte bërë motiv jo vetëm i jetës sonë, por edhe i relizimit të idealeve tona kombëtare.
Parimi i ventëvendosjes
Parimi i vetëvendosjes si një parim dhe koncept politikë dhe si një e drejtë shfaqet fuqishëm me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në aspektin praktikë vetëvendosja është përdorur si mjet legjitimues për përpjekjet e etniteteve të ndryshme për arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Shumica e konflikteve të përgjakshme gjithandej botës kanë ndodhur si pasojë e mohimit të vetëvendosjes dhe si pasojë e angazhimit për materializimin e saj, sikurse që ka ndodhur edhe tek ne shqiptarët. Pra, Lëvizja Popullore e Kosovës që nga themelimi dhe grupet tjera ilegale parimin e vetëvendosjes e kishim si koncept politikë në përpjekje për arritjën e lirisë dhe pavarësisë.
Në këto kushte dhe rrethana, Adem Demaçi dhe shokët e Tij kishin nevojë për përkrahjen e gjithanshme të shtresës së intelektualëve, përkrahje kjo që për fat të keqi mungoi nga intelektualët, por, jo edhe nga populli. Mbështetja e dhënë nga populli, veçanarisht nga rinia do të bënte që A.D. me shokët e idealit të vënë në jetë programin e Lëvizjes, në të cilin shtroheshin dy objektiva themelore: çlirimi i Kosovës nga Serbija gjenocidiale e egër dhe bashkimi me Trungun e vetë, pra me Shqipërinë.
Lëvizja Popullore Kosovës ishte Organizatë politiko-ushtarake që në kushtët e represionit e të ndjekjes së pashembullt, ia kishte dalë të ruante kohezionin e ilegales dhe në dekadën e fundit të shek. XX, të krijojë bërthamën e një force të armatosur, të cilën e quajti: UÇK-së. Në kohën e lindjes (1989) së pluralizimit politik, disa anëtar të LPK-së që zgjodhën rrugën e rezistencës aktive, pra, rrugën e lavdisë në bashkpunim me shtetin Shqiptar, duke bartur mbi supe aktivitetet kryesore të rezistencës sonë kombëtare, duke i dhënë peshë dinamikës së politikës në Kosovë, që më pastaj të formojë UÇK-së për të realizuar luftën çlirimtare në aleancë me NATO-n.
Adem Demaçi dhe LPK ishin të bindur se çlirimi i vendit nuk mund të arrihet sikurse nuk është arritur në asnjë vend tjetër, pa vepruar vetë populli, jo me formë paqësore e nënshtruese, por me ato aktive e çlirimtare.
Andaj duke i futur në zbatim mjetet demokratike të luftës, të organizimit të popullit në mënyrë profesionale, deri edhe ushtarake, pasi që kjo është forma e vetme e organizimit që i përgjigjet gjendjës dhe e çliron vendin, që e bënë popullin shqiptar faktor kryesor brenda dhe jashtë.
Në këtë rrugë të udhtimit të LPK-së, Adem Demaçi, pavarësisht thirrjës në fillim të pluralizmit politikë që, të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkohën LDK-së, «Lëvizjës gjithëpopullore», Ai, nuk ka insistuar asnjëher që LPK-ë të ndërpresë aktivitetin dhe të shuhet fare… Përkundrazi, ka qenë afër nesh, kjo dëshmon edhe për takimet dhe diskutimet me orë të tana për një përgaditje edhe të karakterit ushtarak.Ne (LPK-së), në Kosovë, në Këshilla të rretheve kishim filluar me përgaditje teorike dhe praktike ushtarke…
Meqë, tërë jetën ia kishte dedikuar përpjekjeve për liri, drejtësi dhe barazi, në dhjetor të vitit 1991 u nderuar nga Parlamenti Evropian në Strasburg me Çmimin «Sakharov». Ai, në PE tha se në Kosovë nuk ka lirime nga burgu, sepse vetë Kosova është shëndrruar në një burg të madh.Dhe pas takimeve dhe bisedave me nivelet më të larta diplomatike në Evropë në fillim të viteve ’90-ta, vazhdoi punën në menyrë të devotshme në Këshillin për Mbrojtjëne e të Drejtave të Njeriut duke mos heshtur dhe duke mos u ndalur kurrë: vazhdoi në krye të protestave e grevave të urisë, u bë pjesë e zëshme e jetës politike të Kosovës edhe brenda sistemit parale me Partinë Parlamentare të Kosovës.
Përveq takimeve me anëtar të LPK-së në Kosovë, Ai, në fillim të vitit 1992 (Janar/shkurt), i shoqëruar nga atdhetari i madh Ahemet Haxhiu takohët me Kryesinë e LPK-së, Dega jashtë vendit për të diskutuar në imtësi çështjën e rezistencës aktive, për këtë flasin edhe stenogramet dhe inqizimet e takimve (E.Xhemajli). Merr pjesë në shënimin e 10-të vjetorit të themelimit të LPK-së, në demonstratën e organizuar para selisë së OKB-së, (ku u mbante sesioni i 48-të për të drejtat e njeriut) nga ana e LPK-së dhe subjekteve tjera politike shqiptare në Gjenevë.
Roli i Bacës Adem në vazhdimin e rezistencës aktive të LPK-së deri në themelimin e UÇK-së ishte jashtëzokonishtë i madhë. Do të konsulltohët në vazhdimësi përmes atdhetarit të shquar Ahmet Haxhiu sikurse janë konsulltuar edhe shumë intelektual atdhetar dhe ushtarak shqiptar, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës. Për këto takime dhe konsulta e analiza politike e ushtarake janë me qindra faqe dhe inqizime në arkivin e LPK-së, të cilat nuk janë publikuar, për t’mos rrezikur intelektualë dhe ushtarakët atdhetar…
LPK-ë, vazhdimisht ka bashkpunuar dhe bashkrenduar me institucionet shqiptare në Shqipëri, pamvarësisht se kush ishte në pushtet, PD apo PS, sikurse me shumë ushtarak eminent të Shqipërisë. Kishte përgaditur së bashku me ta edhe plane e projekte për organizim dhe trajnim të djemve dhe vajzave atdhetare. Përveq dy grupeve të Qeverisë së Bujar Bukoshit, grupit të Adem Jasharit dhe Zahir Pajaziti në marrveshje me Ramiz Alin, LPK-së kishte investuar edhe për përgaditje tjera, si në aspektin ushtark dhe ate politikë.
Në zbatim të vendimeve të Mbledhjës së Katërt të Përgjithshme, mbajtur në Prishtinë, me propozimin e Kryesisë së LPK-së j.v. në mbledhjën e datës 4 dhjetor 1993, në Zvicër themeloi fondin e veçant të LPK-së, pra, Fondin «Vendlindja Thërret». ( Mbledhja e Katërt e Përgjithshme që u mbajt në Prishtinë në korrik 1993 aprovoi rezulutën, sipas së cilës lufta e armatosur duhej të ishte prioritet i veprimeve të Lëvizjës Popullore të Kosovës).
Më 17 nëntor 1994, në Zvicrë, pas një diskutimi të përimtuar, Kryesia e LPK-së, Dega jashtë vendit, duke pasur parasysh vendimet e Mbledhjës së Katërtë të Përgjithshme në Prishtinë, edhe propozimet e Këshillave të Rretheve Popullore të LPK-së (që ishin të njejtën kohë edhe anëtar të grupeve të armatosura) në Kosovë, grupimeve ushtarake në teren, mori vendim që organizimi i ri ushtarak të quhët «USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVË». Duke qen i informuar Bacë Ademi për të gjitha aktivietet e LPK-së, Në dhjetor të vitit 1995 derisa LDK-ja po vegjentonte, Ai po deklaronte hapur se nuk do të jem vetëm simbol i rezistencës, por edhe energji e sajë.
Baca Adem, përveç njoftimeve që i ka pasur nga individ të LPK-së, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së dhe të Kryesisë së saj, përmes të grupit të ngarkuar prej tre anëtarve; Azem Syla, anëtar i KP të LPK-së dhe anëtar Kryesi, Sejdi Gega e Shaban Muja, të dytë anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së dhe anëtar të Kryesisë së Nëndegës së LPK-së në Zvicër, me datë 17 dhe 18 shkurt 1996, në Gjenevë në banesën e veprimtarit të palodhshëm Basri Misini, zyrtarisht do të njoftohet për ekzistencën e UÇK-së në Kosovë, duke u njoftua më detajisht, për aksionët e kryera nga grupet e armatosura të Ushtrisë ÇK-së, pra nga djemt e Kosovës. Baca, pas njoftimit nga Azem Syla dhe ne, premtoi se, edhe pse i kishte përkrahur gjithmonë vlerat konkrete atdhetare, rezistencën më aktive të shqiptarëve, po kësaj radhe duke u njoftuar edhe më detaisht, do t’i përkrahë edhe më shumë, gjë që për këto do të bie në thumbat e politikës pasive, të ndërkombëtarëve, po edhe në shënjestër të politikës së Beogradit, por nga ana tjetër do t’i motivojë moralishtë dhe politikishtë forcat aktive, pra, ushtarët e UÇK-së.
Adem Demaçi, në këtë takim, grupin e ngarkuar nga Kryesia e LPK-së d.j.v., do ta njoftojë për iniciativën e Mbledhjës së Parlamentit të Kosovës, iniciativë kjo e dështuar. Ky takim deri në përfundim të luftës, sikurse edhe takimet tjera zyrtare të LPK-së me Bacen Adem nuk është publikuar asnjëherë…
I bindur se pa gjak regjimi serb nuk kishte ndërmend që të hiqte dorë nga pushtimi i Kosovës, Demaçi, më 12 gusht 1998, merr përsipër udhëheqjen politike të UÇK-së dhe të përfitonte mundësinë për krijimin e Asamblesë së Kosovës. Pas kësaj, Adem Demaçi, në mes të Prishtinës, më çë ishte i vlerësuar me çmimin prestigjioz evropian Sakharov i dha emër ndërkombëtarisht UÇK-së. Ai, ishte fytyra e gjallë politike e padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve.
Adem Demaçi nuk u pajtua me “Projektin e Rambujesë” sepse ai ofronte vetëm një autonomi tepër të cunguar për shqiptarët. Gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s mbi Serbinë dhe mbi caqet ushtarake në Kosovë, Adem Demaçi refuzoi të fshihej ose të arratisej nga Kosova.
Pas luftës ai u angazhua për respektimin e të drejtave të pakicave joshqiptare në Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së tyre e qytetarëve tjerë.
Adem Demaçi ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjithëkohshëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohshëm me Emrin e tij, me Veprën e tij, me Lavdinë e tij. Në jetën njerëzore unë nuk njoh asnjë njeri më humanist se Bacë Adem Demaçi. Tiparët e karaketerit të Tij, përpjekjet për lirinë e Kosovës për gjatë gjithë jetës e bëjnë Emblem të Luftës dhe Deputet Moral të përjetshëm. Ai, ndryshe nga shumë të tjerë, ka mandat të përjetshëm. Ai do të mbetet një lider shpirtëror më shumë se çdo përfaqësues partiak e shtëror.
Shqipëria kishte rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën dhe ky rol u tregua edhe gjatë përgaditjës dhe gjatë luftës së Kosovës në vitit 1998/1999, ku Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë politike e sociale, mundësoi dhe priti rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga regjimi kriminal dhe genocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqipërisë u bë furnizimi i fuqizimi i UÇK-së dhe u bë e mundur që edhe nga diaspora të vinin me mijëra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë për çlirimin e Kosovës.
Roli jetik i Shqipërisë nuk mund të zavendsohët nga asnjë shtet tjetër në Ballkan. Adem Demaçi dhe roli i Tij nuk mund të zavendsohej nga askush tjetër, spese jeta dhe vepra e Tij ishin unike, sikurse dhe roli i Adem Jasharit ishin të papërsëritshëm, sepse historia nuk do t’i japë një mundësi të tillë që e pati dhe e shfrytëzoi deri në vetëflijim, Adem Jashari, në përleshjet që nga 5 marsi deri më 7 mars, forcat ushtarako-policore serbe masakruan mbi 50 anëtar të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Pas rënjës, Adem Jashari dhe familja Rifat Jasharit, u bënë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.
Adem Demaçi, i cili u nda nga jeta më 26 korrik të vitit 2018 në moshën 82-vjeçare, ia dedikoi jetën e tij përpjekjeve për Liri, Drejtësi dhe Barazi, padyshim ishte Simboli i rezistencës dhe arkitekt i Pavarësisë së Kosovës që nga vitit 1958.
Ai, ndryshe nga shumë të tjerë, ka mandat të përjetshëm.
Ai, do të mbetet udhëheqës shpirtëror më shumë se çdo përfaqësues partiak e shtetëror, i gjithëkohshëm me Emrin e tij, me Veprën e tij, me Lavdinë e tij.
Si lum Ai e si lum Ne!