Në përkujtim të 24 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Besnik Restelica.
BESNIKU I UÇK-së
Gjatë viteve të 80 – ta e sidomos prej vitit 1990, regjimi i okupatorit serb bënte dhunë e bënte terror sistematik në Kosovë ndaj njerëzve vetëm pse ishin shqiptarë, por edhe nëse dyshonin diçka rreth organizimeve kundër tyre, atëherë dhuna shndërrohej në torturë deri në mbytje. Për Besnik Restelicën kishim dëgjuar se ishte mbytur në torturë, në burgun e Prishtinës, dhe vetëm kaq. Por, kur ne u bashkuamë me UÇK-në, në vitin 1998 ,e kuptuamë se ai ishte njëri ndër të parët që ishte bashkuar me grupet ilegale të UÇK-së.
Nga rrëfimet e bashkëluftëtarëve të Besnikut kuptuam se në natën e 30 janarit të vitit 1997 Besniku u arrestua nga sigurimi shtetëror serb. Me arrestimin e Besnik Restelicës, UÇK-së iu thye një krah shumë i rëndësishëm. Besniku, edhe pse u arrestua dhe u torturua mizorisht nga policët dhe inspektorët serbë, nuk u ligështua as nuk u thye për asnjë moment. Ai qëndroi heroikisht. Sigurimi serb përdori çdo metodë torturash për ta shtyrë të flas për aktivitet e tija dhe të shokëve, por Besniku ishte shumë i fortë dhe i vendosur t’u qëndronte torturave pa nxjerrë asnjë sekret për shokët dhe për organizmin e UÇK-së, deri në flijimin e tij.
Besniku u bë besniku i UÇK-së, u torturua deri në vdekje në lokalet e Burgut të Prishtinës, por nuk i tregoi shokët. Besnik Restelica u torturua deri ne vdekje. Nuk u dorëzua asnjëherë. Ishte besnik ndaj shokëve, ndaj vendit, ndaj idealeve dhe vetes së tij. Nga kujtimet e Avokatit Fazli Balaj, i cili ishte angazhuar rreth rastit të tij: ,,Qëndresa e Besnikut në hetuesi mund të krahasohet me qëndresën e Adem Demaçit, Fazli Grajqevcit , Shaban Shalës e Metush Krasniqit. …..”,,Në gjykatë Besnikun e binin të lidhur për krahësh e në sandale….”Pas rënies heroike të inxhinierit të diplomuar, Besnik Restelica, kemi më shumë se obligim të themi këto fjalë për të, sepse Besnik Restelica ishte Besniku i UÇK-së. Nderim e Lavdi Dëshmorit Besnik Restelica!