Lëvizja\UÇK

Halil Selimi: Në 21 vjetorin e UÇPMB-së!

Në 21 vjetorin e UÇPMB-së!Për të gjithë që nuk e dinë!Kjo është shtëpia ime në Ilincë të Preshevës! Edhe si e lënë pasdore, fati e përkëdhelë me një ylber qiellor!Kjo shtëpi dhe shumë si kjo nuk janë të banueshme nga njerëzit e saj, prandaj dhe nuk keni përse të kërkoni aty votë, ju tallësit e mëdhenjë me fatet e njerëzve nën pushtim! E dua vendin dhe vendlindjen time, edhe kështu të mohuar nga pushtuesi, fizikisht! E dua gjithmonë dhe pazëvendësueshëm me asnjë vend në botë! Edhe kështu të lënë pasdore, por jo edhe mashtrueshëm, siç po ndodhë sot, vetëm gjatë fushatave, për votë!Le ta kuptojnë kaq gjë, të gjithë ata/ato që kujtohen për Kosovën Lindore vetëm kur ju duhet sa për votë! Para se të kërkoni votën luginasëve, duhet të ktheni kokën mbrapa dhe të shihni pak se me sa mund e djersë, me sa sakrificë e gjak, por dhe me lekë, e kanë fitur, shqiptarët e Luginës, këtë të drejtë të shtrenjtë?! E drejtë legjitime, besoj, por e pa njohur akoma me ligj të veçantë, për t’i bërë shtetas të Kosovës, pjesë e të cilës kanë qenë, me mendje e me shpirt, gjithmonë! Veprimtaria çlirimtare e Luginasëve ka qenë gjithmonë në krye të zhvillimeve historike kombtare dhe janë krenaria jo vetëm e Luginës, por e gjithë shqiptarisë! Krenaria e përpjekjeve dhe luftës çlirimtare për liri, e cila, mjerisht nuk u kurorëzua me fitore të plotë as në Kosovë, jo më në Kosovën e paçliruar, siç e kam për dhembje ta quaj unë, Luginën e Preshevës!Dhe për fund, unë nuk di që ka ndonjë kandidat, në ndonjë parti, të ketë kandiduar në emër të Luginës?! Ka vetëm emra kandidatësh, me të cilët manipulohet për të vjelur votat e Luginasëve në Kosovë! Rrjedhimisht, nuk ja vlen t’i dhurosh kënaqësinë e manipulimit, askujt! Por, mos harroni! Kjo shtëpi imja në Ilincë të Preshevës, aktualisht e pabanuar me njerëz dhe e harkuar me një ylber, të cilën, para dy javësh, ma përcolli me foto një bashkëvendasi im (S. Ademi, të cilin e falënderoj shumë!), vlenë më shumë se çdo pushtet! Prandaj, mos guxoni të luani politikisht me fatin e njerëzve nën pushtim, siç po bëhet poshtërsisht në këtë fushatë, e cila më shumë duket si luftë mes armiqsh, sesa konkurrencë politike mes partishë, mjerisht! I kujtojmë përjetësisht dhe me përulje krenare dëshmorët dhe heronjtë që na mungojnë bashkë me Lirinë! L A V D I!