Vështrim/Analizë

Bedri Islami: Tentimgrushtshteti i TURPIT dhe Shqipëria

Trampi është njëri ndër ato raste të habitshme që vërteton se autokracia, arbitrariteti dhe hapja rrugë e së keqes një personi të vetëm, mund të përpiqet të kthejë historinë e një kombi, ta përmbysë në pak vite gjithçka është arritur dhe të manipulojë turmat, duke bërë thirrje në emër të lirisë, që në fakt nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë që kanë ndërtuar dhjetra breza.

Thirrja e ish presidentit amerikan për të sulmuar Kapitolin , e pashembullt në historinë amerikane, nuk erdhi në një qiell të pastër politik, krejt befas dhe , si e tillë, ishte e çudtishme.

Gjithë rrugëtimi politik i Trumpit, që nga dita kur vendosi të jetë në luftën për pushtet, ka patur dhjetra e qindra prova se në Shtëpinë e Bardhë sundon një njeri që nuk donte as paqe, as arsye, as lumturinë e njerëzve, por vetëm lista dëshirash që rridhnin nga halucionacionet, triumfe të paarsyeshme dhe aventura.

E fundit ishte sulmi mbi Kapitol, ku u përdhosën vlerat e disa shekujve dhe në të cilat prova të shumta dëshmuan se edhe vetë ky shtet i madh ka probleme të mëdha, gjendje të lëvizshme politike, mllefe të grumbulluara në shumë vite, liri të cunguara dhe, të gjitha këto u shumëfishuan dhe u bënë të njohura në aferat e ish presidentit, nga i cili po vrapojnë të disntancohen të gjithë, si nga një keqe malaarike. Por askush nga ato që tani janë të gatshëm ta linçojnë nuk bëjnë pyetjen e parë: përse e lejuam këtë?

Djallin e kryengritjes , ata, besnikët e tij, shpesh herë e veshën me pamjen e engjëllit të reformës, si njeriu që shkallmoi klasën e vjetër politike, pa menduar se një ditë do të paguanin haracin e nevojshëm.

Natyrë melankolike, shpesh pre e anktheve, Trumpi e kaloi një pjesë të jetës së tij, sidomos në çastet e pushtetit, në një gjendje ekstaze mistike, rob i emocioneve, i fryrë nga madhështia.

Përfundimi është kjo finale pushtetore, ku ish presidenti nuk guxon të jetë i pranishëm as në përurimin e Presidentit të ri, çka nuk ka ndodhur asnjëherë më parë; ai trembet tani për fatin e tij përsonal, pasi, ndryshe nga sa në Shqipëri, sistemi i drejtësisë atje nuk është vënë ende nën këmbët e të parit të shtetit, dhe , ndjen se si nga njerëzit rreth tij mendohet të kalohet në Amendamentin 25 të Kushtetutës, kur një presidenti të rrezikshëm , si ai, duhet t’i hiqen nga duart kompetencat, të shkarkohet nga detyra, duke patur ndër mend se ai ka në duart e tij valixhen bërthamore, pa e ditur se ku mund të shkojë çmenduria e një njeriu.

x   x   x

Ka shumë përngjasime mes asaj që ndodhi në Kapitol, asaj që ka ndodhur në Shqipëri dhe asaj që mendohet se mund të ndodhë, dhe , kjo e fundit, është përgatitur prej ditësh që të ndodhë.

1.

Tentimi për grushtshteti përmes një kryengritje është nxitur nga ish presidenti Tramp, thirrjet e të cilit, jo vetëm asaj dite, për t’ju drejtuar Kapitolit nxiti më tej terroristët e ekstremit të djathtë për të përmbysur gjithçka, për të vënë nën pushtetin e tyre për disa orë tempullin amerikan t demokracisë, për të vandalizuar gjithçka dhe për të vënë në rrezik jetët e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë.

Vandalizuesit  kishin me vete armë të ndryshme, mjete shpërthyese, zjarrvënëse, bomba molotov , që ishin të gatshme për përdorim.

Dy nga rastet më flagrante në Shqipëri kanë ndodhur në shtator 1998, kur bandat e ekstremit të djathtë, të sapolarguar nga pushteti dhe që nuk njihnin rezultate=in e zgjedhjeve e humbjen e pushtetit, sulmuan, pas thirrjeve të liderit të tyre, ndertesën kryeministrore, duke e pushtuar atë, duke vandalizuar gjithçka kishin përpara, për të shkuar  më tej, në pushtimin e disa selive ministrore dhe ndërtesën e radiotelevizionit publik shqiptar, RTSH, që ishte aso kohe i vetmi medium viziv në Shqipëri. Që andej ata, përmes monarkistit Spahiu bënë thirrje për rrëzimin e pushtetit, se qeveria kishte rënë, se tani pushteti ishte në duart e tyre dhe nuk u zbrapsën nga policia dhe garda, që në fakt ishte bërë pjesë e grushtshtetit, por nga ndërhyrja ndërkombëtare.

Asnjë nga organizatorët e grushtshtetit nuk u dënua; lideri i PD-së e ktheu selinë në një depo armësh dhe banditësh; edhe ata që u arrestuan, dolën “ të pafajshëm” dhe vetëm më vonë, kur u larguan nga PD-ja treguan “mëkatin” e tyre.

Rasti i dytë, po aq dramatik dhe në sulmin ndaj selive pushtetmbajtëse është në çastet e rrëzimit nga pushteti të ishkryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Turmat e ekzaltuara nga dyshja Meta –Berisha sulmuan godinën e parlamentit shqiptar për të pushtuar atë; duke e ditur se goditja e Llallës do të ishte fillimi i goditjes sëaferave të tyre u bënë njëjtë si puçistët e shtatorit 1998, dhe, pas vrullit e mllefit të tyre qëndronte përsëri lideri faktik i opozitës, e cila , pasi nxorri në rradhët e para metingashët e çartur dhe të stimuluar, desh të ndizte gjithë vendin, të përmbysta parlamentin, për të ruajtur një kryeprokuror, të cilin, vetëm një sistem drejtësie, si i yni, e lë të livadhisë përmes milionave latifondiste të prfituara edhe nga bashkëpunimi me krimin.

2.

Një ngjashmëri tjetër, e cila dua të shpresoj se, pas këtyre ngjarjeve, nuk do të shkojë deri në fund.

Dihet tashmë se një grupim thellësisht radikal, i njohur si grupi Qanon, ishte në prirjen e gjithë tentimit për të përmbysur zgjedhjet dhe për të vendosur me dhunë se kush do të ishte presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Ky grupim, me lidhje tejet të afërta me ish presidentin dhe i frymëzuar prej tij, kishte kohë që ishte përgatitur për të bërë këtë mënxyrë dhe nuk e kishte fshehur qëllimin e tij. Mbështetja kryesore e tyre politike ishte ish presdenti, por ka të dhëna se njerëz afër presidentit, me dijen ose jo të tij ishin edhe mbështetës financiarë.

Një strukturë të tillë ka krijuar prej kohe edhe opozita, e njohur si detashmenti i Azem Hajdarit, pjesë të së cilit, të uniformuarnë të zeza , njëlloj si të organizatës “ Sigurimi i atdheut” në Kosovë, një strukturë pro-shërbimit të fshehtë serb, janë shfaqur herë pas here, por që edhe tani, në metingje të ndryshme, të pauniformuar, janë aktivë.

Krijimi i strukturave të tilla paramilitare janë të rrezikshme në çdo shtet, edhe kur ai duket i fuqishëm dhe i parrezikuar. Si ndodhi në SHBA, ku vërtet goditi forca e ligjit, por ku dëmi është aq i madh dhe humnera e hapur për demokracinë nuk do të mbyllet aq shpejt. Në Shqipëri është edhe më e rrezikshme, pasi themelet e shtetit përkulen shpejt dhe shumë media, antiqeveritare në momentin e parë të përmbysjes së Kapitolit u ngazzëlluan, kishin shend dhe shpotitën ngjarjet duke sjellë ndër mend shpërndarjen e demonstratave në Shqipëri në kohën e ministrit Lleshaj. Disa nga përsonazhet e këtyre mediave, të ldhur ngushtë me qarqet e larta të opozitës prej kohe e dinë se në disa struktura të saj përgatiten skenarë të përmbysjes me dhunë në zgjedhjet e 25 prillit, e kjo jo vetëm përmes paralajmërimeve të Berishës apo të Metës, por edhe nga hollësitë që dinë për më tej se kaq.

Fakt është se paralajmërimet për zvarritje të liderit qeverisës, hedhje në lumin e Lanës, përsëritjen e vitit 1997, viti kob i Shqipërisë pluraliste me më shumë se 3200 të vrarë; thirrjet për linçime, përleshje, paralajmërimet presidenciale për dhunë dhe fshirjen e qeverisë – të gjitha këto gjoja në emër të mbrojtjes së Kushtetutës – njëjtë si Trump – nuk janë vetëm zhargavitje politike, por kanë pas vetes edhe struktura e njerëz të gatshëm për të bërë një tragjedi të re për hir të pushtetit.

3.

Ish presdenti amerikan Trump kishte kohë që kishte rrëshqitur. Deliri i tij i bashkuar me çastet halucionante kishin bërë vijën e qeverisjes së tij. Shenjat ishin dhënë. Njeriu që ishte thirrur për të mbrojtur kushtetutën e shtetit që drejtonte shte bërë shembësi i saj.

Në Shqipëri kemi shembullin e presidentit të tanishëm.

Është hera e parë që një president bën thirrje për të përmbysur qeverinë e ligjshme përmes dhunës së rrugës, që thërret, bashkë me opozitën, njerëzit në një meting protestues, bën thirrje për revoltë, grumbullon rreth vetes “ miqtë e Ilirit”, si ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017; shpërndan urrejtjen , sjell shembuj sakrifikimi që çojnë drejt akteve ekstreme, si ai me Alende, Vojo Kushin e Avni Rustemin, kërcënon me shpërndarjen e parlamentit, kur e di fare mirë se nuk e ka këtë të drejtë, por kjo do të ndezë urat e zjarrit rreth të cilit ai do të ngrohë duart dhe do të fshehë pasurinë, delegon në Gjykatën Kushtetuese juristë që nuk e meritojnë të jenë aty, por kanë shfaqur besnikërinë ndaj tij – të cilët as vetingun nuk e kanë kaluar, etj.

Një ditë atij mund t’i mbushet mendja të deklarojë shpërndarjen e parlamentit, mosdekreditimin e qeverisë – shembuj ka pasur në emërimin apo shkarkimn e ministrave; dhe të gjitha këto janë të njëjta si thirrjet e ish presidentit Trump për të sulmuar Kapitolin.

Një ditë askush të mos çuditet, shenjat janë të plota. Pritet vetëm momenti i humbjes!

4.

Në duart e presidentit amerikan Trump ishin grumbulluar, më saktë, kishte grumbulluar pushtete të mëdha, të cilat i zoteronte përmes arbitraritetit dhe autokracisë. Afera të mëdha do të jenë në ditët e ardhshme në dyert e gjykatave dhe sado që ai mund t bëjë Falen e Vetes, asgjë nuk do të jetë e harruar.

Pushteti i tepërt në duart e një njeriu ka qenë gjithnjë premisa e parë e arbitraritetit.

A po ndodh kjo edhe me shefin e tanishëm të qeverisë, edi Rama?

Pa dyshim, po.

Në duart e tij, nga vetë socialistët e trumhasur, është lënë një pushtet i pakufizuar, që vetëm Berisha e ka pasur.

Shumë gjëra, në një mandat të tretë, mund të shkojnë më tej.

Opozita laramane dhe e heshtur, që nuk mbush dot boshllëkun e saj përmes llomotitjeve të Palokës, ku janë qepur pas edhe vegjetime politike si Ndoka, Shehi, Dule, të cilët presin ku është vendi i tyre në listë, dhe lehtësisht mund të kalojnë nga e djatha në të majtë, çka ka ndodhur me shumë prej tyre – përjashtuar Mediun- , nuk mund të ndalojë arbitraritetin dhe autokracinë politike të loderit të Rilindjes.

Edi Rama nuk është i gatshëm për një grusht shteti për të ruajtur pushtetin e tij, por vitet e ardhshme në pushtet mund të krijojnë modelin e një lideri që, megjithëse ishte ndër të paktët publikisht kundër Trampit në qeverisje, mund t’i ngjaj atij, nëse nuk mbushet në mend se arti i qeverisjes  kërkon mbi të gjitha marrëveshje dhe dëgjim.

Pushteti i tepërt dhe autokracia arbitrare që shfaq herë pas here edhe lideri i Lëvizjes VV! Mund të dëmtojë nesër qeverisjen e tij.

Rruga e Kurtit drejt pushtetit dhe në pushtet, pas sprovës së parë, do të zgjasë shumë vite. Ky tashmë është një postulat i njohur. Ndërkohë ai ishte lideri i vetëm në Kosovë që mbështeti hapur përkrahjen ndaj presidentit aktual Biden, por edhe kjo duhet të jetë kujtesë në qeverisje. Mendimi vlen më shumë se gazrat lotsjellës dhe vizioni është më i pranueshëm se sa tymçet në sallën e parlamentit.

Jo çdo e keqe vjen vetëm për të keq.

Edhe kjo që ndodhi të mërkuren në Kapitol do të ketë të mirat e saj!