RREZIKU NGA MOSPËRGATITJA INSTITUCIONALE DHE SHTETËRORE ́NË MENAXHIMIN E KRIZAVE
Sulmi në infrastrukturën e kanalit Iber-Lepencë me motive terroriste nuk ishte as diçka e papritur nga bandat lokale dhe as diçka që kërkonte ndonjë ekspertizë apo logjistikë të avancuar për t’u ekzekutuar. Madje, nuk kishte as elementet e sabotimit të koordinuar (shembull eksplodim i koordinuar në disa vatra). Për aq mund sa u kërkoj, duhet besuar se ato forca armiqësore që e ekzekutuan mund të jenë të kënaqura me vetën nga kjo jehonë e dramatizim i madh që iu dha nga institucionet tona.
Shqetësuese është tendenca e institucionëve dhe e një pjese të shoqërisë për të dramatizuar këto ngjarje, mbase qëllimi i grupëve diverzante nuk janë dëmi në infrastruktura që realisht në këtë rast nuk do duhej t’i merrte më shumë kohë se një vikend për t’u sanuar: por mbjellja e ndjenjês së frikës e pasigurisë në popullatë.
I. SABOTIMET SI PJESË E LUFTËS HIBRIDE BËHEN TERRORISTE VETËM NËSE ARRIHET MBJELLA E FRIKËS
Nuk do ishte befasi, që të ketë tentiva tjera të sabotimit ndaj infrastrukturave jetike të transportit të ujit apo rrymës (tensioni i lartë mbi 35 KV). Aktët e tilla të sabotimit janë për tu pritur në çdo moment mbase me kosto të lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë ekspertizë apo logjistikë të sofistikuar: por synimi kryesor i grupëve të tilla është efekti i panikut dhe terrorit që shkaktojnë dhe kjo arrihet fal komunikimit të gabuar të institucionëve dhe mediave të një vendi.
Pikërisht për këtë arsye, një Shtet dhe shoqëri funksionale edukon popullatën e vet për tu përballur me këto rrëziqe të njohura, madje edhe me ato më të parëndomta: Suedia, Finlanda, Gjermania po edukojnë popullatën e tyre edhe për rastët e luftës dhe i kanë pajisur edhe me aplikacione që u mundësojnë gjetjen e vendstrehimëve dhe praktikat e mira në rast lufte e plagosje.
Thirrja e një konference për shtyp në mesnatë nga Kreu i një vendi, dramatizimi i skajshëm i një sabotimi të rëndomtë, të pritur dhe pa fije kreativiteti nga ideatorët dhe ekzekutuesit e tij: tregojnë mos përgatitjën individuale dhe institucionale për tu ballafaquar me sfidat e rreziqet e rëndomta të një kohe lufte në Evropë dhe rrezikut global të terrorizmit dhe ekstremizmit që janë rrëziqe të rëndomta të kohës sonë.
Tjetër është presioni ndaj mediave që akuzohen për fake news, gjë që në një demokraci mbetët temë e diskutueshme dhe mjaft e ndjeshme.
II. MOSPËRGATITJA, KOMUNIKIMI AMATER INSTITUCIONAL DHE MBJELLJA E NDJENJËS SË PASIGURISË RRITË EFFEKTIN PSIKOLOGJIKË TË KËRKUAR NGA KËTO STRUKTURA
Në kohët mjaft të pasigurta në të cilën populli ynë jeton, u takon institucionëve të marrin masat parandaluese, të marrin masat për vazhdimin e aktivitetëve në rast dështimi të ndonjë infrastrukture apo ndonjë segmenti të shërbimit publik por edhe masat e rimëkëmbjës në rast të një sabotimi, atentati, katastrofe natyrore, etj. Të gjitha këto dinjitetshëm, duke i angazhuar rësurset adekuate dhe pa u bërë barrë mendore popullatës civile deri te fëmijët.
Njëkohësisht, Institucionet përgjegjëse e dijnë sikur çdo person i arsimuar se e ardhmja e Veriut dhe Kosovës varët kryekëput nga evoluimi i luftës në Ukrainë. Përfundimi i favorshëm apo më pak i favorshëm i luftës në Ukrainë përcatkoj edhe fatin e një pjese të vendit: qoftë përmes rregullimit diplomatik ndërmjet fuqive të mëdha (mbase momentumi Biden na iku), qoftë përmes shtimit të luftës hibride dhe presionit rusë në favor të Serbisë. Institucione dhe lider të besueshëm do të duhej të kishin plan edhe se si të menaxhohet ky konfiguracion diplomatik i ri me Trump dhe bisedimet për konsensus global rreth luftës në Ukrainë. Njëkohësisht, edhe proces se si të komunikohet e si të menaxhohen këto elemente të luftês hibride qofshin ato në teren apo në terenin mediatik.
III. SIGURIA E FURNIZIMIT ENERGJETIK DHE TË UJËSJELLËSIT ARRIHET ME PLAN DHE INVESTIME
Për fund, mbase u përmend edhe siguria me furnizim me ujë e rrymë: nuk mundemi pa i përmend edhe disa elemente parandaluese. Një Qeveri me suficit kronik, buxheti i të cilës u avullua jo pak nga inflacioni gjerse ishin duke “i ruajtur parët” ka investuar minimalisht për të rregulluar këto probleme kritike. Ende sot, avulli që ndahet për ngrohje nga cikli i kombinuar i KEK shfrytëzohet me një maskimum prej 18%! Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes do kishte lehtësuar dukshëm sistemin energjetik të Kosovës në kohë dimri.
Kanali i Ibër Lepencit, i ndërtuar në fund të vitëve 60ta mbetët edhe sot në qiell të hapur dhe i parenovuar. Edhe fabrikat e reja të ujit në regjionin e Prishtinës ende furnizohen me kanale të hapura ku rrjedhin balta, pesticidet, metalet e rënda, etj. Vendi ynë nuk mundet të vazhdoj pafundësisht të mbështet në termocentrale e infrastruktura të vitëve 60ta.
Prandaj, paaftësia në Qeverisje e Qeverive të Kosovës -veçanërisht atyre me suficite dhe pa projekte- ka qenë dhe mbetët kërcënimi më i madh për mirëqeniën ekonomike, shoqërore por edhe sigurinë energjetike të Kosovës.
add a comment