17 NENTOR 1994 – 17 NËNTOR 2024, TRIDHJET VJETORI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Kur flasim për UCK-në secili kemi emocione. Ajo është e shenjtë dhe shpirtërore për të cilën më sakrifikues dhe më meritorët janë komandanti legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët të cilët janë themeli i lirisë sonë.
Krijimi i UCK-së ka qenë process që ka zgjatur nga viti 1983 e deri më 1994 dhe që ka pasur disa faza dhe data me rëndësi. Pastaj ka vazhduar të zhvillohet në luftë e sipër.
Duhet thënë se para formimit të UCK-së, që nga viti 1983 dhe 84 u bënë përpjekjet e para për luftë të armatosur nga Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zijah Shemsiu, Kadri Osmani e të tjerë. Në vitin 1985 në kuadër të Lëvizjes përgjegjës për cëshje ushtarake u emërtua Fehmi Lladrovci. Pas Mbledhjes së Parë të Pergjithshme të LPK-së më 1987 në Kosovë u konsoliduan radhët. Atje pjestarët e armatosur të LPK-së i ka drejtuar udhëheqësi Fadil Vata dhe pas sëmurjes së tij udhëheqësi i LPK-së Afrim Zhitia. Ndërsa Dega e LPK-së Jashtë vendit nga viti 1987, përkatësisht kryesia e LPK-së ka caktuar përgjegjës për cëshje ushtarake Xhavit Halitin dhe Ali Ahmetin. Pas rënjes së Afrimit dhe Fahri Fazlisë, me pjesën e armatosur të LPK-së është marrë Xhavit Haziri. Këtë detyrë Xhavit Haziri e ka kryer deri në rënjen e tij në burgun e dytë, në gusht 1993. Ndërsa nga fundi i vitit 1993 koordinator, përgjegjës për bërthamat e armatosura të LPK-së në Kosovë është emërtuar Nait Hasani, ndërsa jashtë vendit, Kryesia e LPK-së riformatizoi sektorin ushtarak me përbërje Xhavit Halitin, Ali Ahmetin dhe Azem Sylën. Më vonë në këtë sektor është emërtuar edhe Jashar Salihu.
Në bazë të Programit të LPK-së, vendimeve të Mbledhjeve të saj të Pergjithshme, në vecanti Mbledhjes së 4-të të Pergjithshme mbajtur në vitin 1993 në Prishtinë, orientimeve të Këshillit të Pergjithshëm si dhe në koordinim me pjesën e organizuar të armatosur Brenda vendit, pjesa e LPK-së jashtë vendit, aty ku edhe kishte kushte dhe ishte e mundur, gjatë vitit 1990- 1994 krahas vazhdimit të stërvitjeve ushtarake, aksioneve të herëpashershme të armatosura, krijoi Fondin Vendlindja Thërret për financimin e këtyrë aktiviteteve. Ndërkohë Lëvizja, me ekspert ushtarak të Republikës së Shqipërisë, përpiloi Program Studimor për luftën në Kosovë duke përfshirë dhe formën e Betimit Ushtarak, që në fillim u quajt Betimi Ynë.
Më 17 nëntor të vitit 1994, sot e 30 vjet më parë, në Arau të Zvicrës Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës u mblodh, për të shqyrtuar kërkesën e bërë shumë herë të pjesës së armatosur të LPK-së në Kosovë që të merren përsipër publikisht aksionet e armatosura.
Aty gjerësisht u rianalizua dhe rivlerësua raporti i forcave politike e ushtarake të popullit tonë dhe pushtuesve sërbo jugosllav. U konstatua se struktura ushtarake e LPK-së në terren është e aftë të përballojë reagimet dhe kundërgoditjet e pritshme të Serbisë andaj në Mbledhje:
E para: U vendos që të merren përsipër aksionet e armatosur në Kosovë.
E dyta: Pas diskutimit të gjatë se sit ë emrtohej struktura ushtarake ekzistuese u vendos njëzëri që ajo të emërtohet Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) .
E treta: U vendos që organi drejtues ushtarak i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës të sapo emërtuar të quhej Shtabi Qendror i UCK-së. Kjo bëhej edhe për faktin se deri atëherë, përkundër faktit se ekzistonte një bërthamë drejtuese, ende nuk kishte një qendër të emërtuar e strukturuar ushtarake.
E Katërta: U vendos që nga ajo mbledhje të lëshohen Komunikatë dhe të vazhdohet me Komunikata tjera për informim public dhe që ato të kenë numra.
U vendos që Komunikata e parë, që do të lëshohej, të mbajë nr. 11 duke marrë parasyshë përllogaritjet e bëra se sa aksione ishin bërë deri më 17 nëntor 1994 dhe nuk ishin lëshuar komunikata për to.
Në komunikatën e parë Nr. 11 thuhet se aksionin kundër bashkëpunëtorit të Serbisë Lutfi Ajazit e kemi bërë ne, UCK. Gjithshtu thuhej se aksionet e gjertanishme i kemi kryer ne, UCK-ja. Në fund shkruej Stabi Qendror i USHTRISË CLIRIMTARE TË KOSOVËS.
Shkresat ushtarake që do të lëshoheshin, qysh në fillim, është vendosur që të kenë përmbajtje ushtarake. Pra të komunikoheshin aksionet që bëhen dhe jo të ketë deklarime politike prapa të cilave nuk do të kishte veprim të armatosur. Sepse me anët politike, propagandistike e diplomatike ishte vendim i përbashkët i mëhershëm me pjesën operative të LPK-së që vepronte në Kosovë të merrej pjesa e LPK-së jashtë vendit derisa të krijoheshin kushtet që kjo të bëhej mbrenda vendit.
Kryesia që mori këto vendime në këtë mandat, 1993-1995, kishte 7 anëtarë, Fzli Veliun Kryetar, Muhamet Kelmendi nënkryetar, Gafurr Elshani përgjegjës financiar, Ali Ahmeti anëtarë, Xhavit Haliti Anëtarë, Adem Grabovci anëtarë dhe unë Emrush Xhemajli sekretar. Për shkak të largësisë në atë takim nuk ka mund të marrë pjesë Nënkryetari. Në procësverbalin e nënshkruar nga pjesëmarrësit e Mbledhjes janë 6 numra që tregojnë sa pjesëmarrës ishin prezentë. Po atë ditë është njoftuar pjesëtari i Sektorit të Vecantë të Lëvizjes, komandanti Azem Syla. Në procesverbal këtyre vendimeve ju dha kodi, sic ipet kod për misionet ushtarake, i emërtuar “X – Uskana”. Nga kjo kohë puna për fuqizimin e UCK-së në LPK dhe organin e saj ekzekutiv, në Kryesi, u bë angazhim i përditshëm.
Për arsye praktike komunikata në fjalë u lëshua nga posta e Shkupit në adresat e mjeteve të informimit në Kosovë dhe Jugosllavi.
Lajmin për komunikatë e dha e përditshmja e Beogradit “Vecernji Novosti” ndërsa “Rilindja” që botohej në Zofingen të Zvicrës pati marrë lajmin nga kjo gazetë dhe botoi një njoftim me një pasus.
Ashtu sic edhe pritej Reagimi i forcave pushtuese serbe pas publikimit në media të Komunikatës së para nr. 11 të Ushtrisë Cliritmare të Kosovës ishte i egër por pa rezultat.
Serbia në vazhdimësi deklaronte se do cdo organizatë ushtarake që paraqitej do ta shkatrronte brenda 24 orëve. Pas publikimit të Komunikatës, brenda 15 dite Serbia burgosi hiq më pak se 170 Sindikalist policor, ajo që quajt Ministri e Punëve të Brendshme në kuadër të Qeverisë Bukoshi, me ish punëtorë të Punëve të Brendshme të ish Krahinës Socialiste Autonome te Kosovës. Sa ja kishte huqur këtij aksioni flet fakti se asjnë nga ta nuk ishte autor i veprimeve të armatosura. Për më tepër, gjatë gjykimit, doli se disa prej tyre deklauan se edhe këta të sindikatës i kishin vënë vetit detyrë të zbulonin se kush po i kryen aksionet e armatosura kunër forcave serbe në Kosovë.
Pas formimit të UCK-së të gjitha grupimet regjionale që kanë qenë të armatosura deri atëherë, të gjitha forcat politike, bëhet fjalë për ato forca që kanë qenë të interesuara për clirimin e vendit përmes luftës së armatosur, edhe ato që nuk kanë qenë në kuadër të LPK-së, që kanë pasur aktivitete e tentaiva për të krijuar ushtri, e të tilla ka pasur shumë; cila më herët e cila më vonë kanë hyrë, janë subordinuar e fuzionuar në Ushtrinë Clirimtare të Kosvoës me qëllimin e saj clirimtar dhe emblemën e saj përbashkuese.
Urime 30 vjetorin e formimit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës juve që jeni këtu dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari!
Liri për clirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë!
Faleminderit për vëmendje!
E. XH. (Fjalë e mbajtur Prishtinë në Akademinë Solemne për 30 Vjetorin e UCK-së)
Voir les statistiques
Couverture de la publication : 341
Toutes les réactions :
Nuhi A. Paçarizi, Selim Gashi et 26 autres personnes
add a comment