Vështrim/Analizë

Prend Buzhala: Peter Stano, URA e Mitrovicës dhe motoja e BE – së “in varietate concordia”

PETER STANO, URA E MITROVICËS
DHE MOTOJA E BE-SË “IN VARIETATE CONCORDIA”
Jo ashtu, Peter Stano!
Kërcënimi pse Kosova kërkon të hapet një urë, është kërcënim ndaj parimeve të vetë BE-së!
1.
Jo pak qarqe të Bashkimit Evropian sikur e kanë harruar atë moton e vet zyrtare: “In varietate concordia” (“Harmonia në shumëllojshmëri” ose “Harmonia në diversitet”). Ndalimi për të mos kaluar te Ura në Mitrovicë, do të thotë shkelje e këtij parimi të civilizimit evropian. Moto e BE-së është pikërisht kjo urë, me idenë që, pavarësisht diversitetit të madh të përvojave, ideve dhe kulturave, është e mundur të arrihet një formë e harmonisë dhe bashkëjetesës.
A e do BE këtë bashkëjetesë kombesh?! E do, por… por e do me ndalmë te një urë!
Nëse motoja dhe kjo urë simbolizojnë përpjekjen e BE-së për të integruar shtete me kultura dhe sisteme të ndryshme në një bashkim të harmonishëm dhe funksional; nëse motoja dhe Ura e Mitrovicës paraqesin synimin e BE-së për të krijuar një bashkim, ku diversiteti kulturor dhe kombëtar është i respektuar dhe i përqafuar; atëherë përse qarqe e zyrtarë të lartë si Peter Stano duan ta pirshin këtë kohezion!? Po qe se kjo moto ka krijuar këtë shumëllojshmëri të madhe të ideve dhe kulturave, atëherë përse e refuzojnë Kosovën në këtë ndjenjë uniteti dhe bashkëjetese, ku të gjithë do të jetonin në harmoni dhe ku të gjithë do të ndihen të respektuar dhe të përfshirë?
Kërkesa e Kosovës pëpr hapjen e kësaj Ure është kërkesë për dinjitet, është një thirrje për ta pranuar dhe vlerësuar diversitetin si forcë që ndihmon në ndërtimin e një bashkimi më të fortë dhe më të harmonishëm.
2.
Ta kuptojmë se bota është një bashkësi në të cilën duhet ta kultivojmë UNITETIN NË DALLIME, bashkimin në ndryshime. Latinët e moçëm thoshin: UNITAS IN DIVERSITATE. Zatën, ky edhe është postulati kryesor i civilizimit evropian, i Evropës moderne. Shpirti vetëmohues e formon dhe e ndërton individin. Bashkësitë shoqërore e qytetare europerëndimore, kanë flijuar shumë e shumë nga vetja, për të qenë solidarë me të tjerët në bindje, besime, ndihma materiale, ngritje shpirtërore e qytetare etj. Prandaj ka aq shumë të strehuar atje nga të katër anët e botës… pikërisht falë kësaj solidarësie e bashkëjetese me të tjerët…
3.
Mund të na thonë: shikojeni veten se si jeni!
Kemi mjaft pamje të këtij realiteti të zymtë në Kosovë: ndasitë e ndryshme nga të katër anët. Secila palë, e ndarë në taborë (politikë, krahinorë, fetarë, brendapartiakë, parlamentarë, e, sidomos, interesash materiale etj.), – ka të drejtat e veta dhe ka të drejtë në qëndrimet e veta. Ende partitë (e pushtetet) e zbatojnë skemën bardh e zi, si në diktaturë… Prandaj Kosova nuk i ka të pasuksesshme betejat e veta në zvogëlimin e ndasive brendashoqërore dhe tashmë është e pranueshme mendësia e ndryshimit të mentalitetit: se u dashka të përqendrohemi vetëm tek vetja, por, tashmë e kuptuar, besoj: se do hapur edhe kah tjetri. E pra: UNITETI NË DALLIME, bashkimi në ndryshime… na duhen si flijim vetjak, si buka dhe krypa. Ai solidaritet të mos na dalë fals: qenkemi solidarë kur e kemi ngushtë, nuk qenkemi solidarë, kur realizojmë interesa vetjake… qenkemi miq me europerëndimorët, kur e kemi ngushtë, jemi antiperëndimorë, kur çlirohemi… sipas asaj thënies “kapërceva gardhin…”
Sepse bota ka shumë ngjyra, realiteti është shumëngjyrësh.
4.
Ky parim është themelor për Bashkimi Evropian, ku kombet e ndryshme bashkohen në një Bashkim për të realizuar qëllime të përbashkëta, duke respektuar dhe ruajtur diversitetin kulturor dhe politik të secilit shtet anëtar.
Në kontekstin ndërkombëtar, “unitas in diversitate” ndihmon në promovimin e paqes dhe stabilitetit duke integruar kombet dhe kulturat e ndryshme në një sistem të përbashkët që respekton dhe shpërblen këtë shumëllojshmëri.
Ky parim thekson rëndësinë e njohjes dhe pranimit të diversitetit kulturor dhe etnik, ndërsa ndërtojmë një shoqëri të bashkuar dhe harmonike. Pjesëtarët e ndryshëm të një shoqërie kontribuojnë me kulturat, traditat dhe perspektivat e tyre të ndryshme në një identitet të përbashkët.
Shoqëritë moderne përpiqen të krijojnë një identitet të përbashkët që përfshin dhe respekton diversitetin e anëtarëve të saj, duke inkurajuar bashkëjetesën dhe ndihmuar në ndërtimin e një harmonie më të madhe.
5.
Por MBI TË GJITHA ekziston edhe VULLNETI i kësaj popullate që të ejtë pjesë e BE-së, ashru s është edhe pjesë e pashkëputshme nga civilizimi evropian.
Porse BE është themeluar fillimisht si UNION EKONOMIK E POLITIK. Më vonë është përkujdesur edhe për shumë fusha të tjera të jetës, si për: sigurimin e paqes qe më shumë se gjysmëshekulli, sigurimin e prosperitetit, stabilitetit, ngritjen e standardit të jetës e deri te monedha unike euro (ende në proces) e deri te LËVIZJA E LIRË, zgjedhja e lirë e të gjithëve të jetojnë ku të duan, lirisë së studimit ku të duan, lirisë së punës, trajtimi i njësojtë i qytetarëve në të gjitha vendet etj. etj.
Mbi të gjitha, koncept i saj (bazament i civilizimit perëndimor) është LIRIA. Orlando Paterson, një dijetar amerikan, në librin e tij “Liria në formimin e kulturës perëndimore” (botim edhe shqip), thotë se liria ka formuar modelin kulturor të Perëndimit, ka qenë vlera thelbësore e kulturës perëndimore gjatë gjithë historisë së saj.
Dhe nënvizohet: Liria qëndron e pasfiduar si vlera më madhore e botës perëndimore; liria lindi nga përvoja e skllavërisë, nga vizioni i përbashkët për lirinë.
Unitas in diversitate” ishte dikur një parim që lindi si parim evropian. Ky parim sot është themelori te BE (gjuhët, flamujt, shtetet, kombet, himnet, se nuk ka asgjë të keqe që dikush flet një gjuhë tjetër, apo nëse ka një tjetër kulturë, se kulturat e ndryshme pasurojnë njëra tjetrën dhe bashkëpunojnë e bashkëveprojnë etj. etj.) parim që thekson vlerat evropiane… Të mos harrojmë se ky parim te shqiptarët vjen që nga kohët ilirike (Edikti i tolerancës 313, që njeh të drejtën e besimit pagan e të krishterë), apo që nga kohë otomane (brenda një familjeje dy religjionet, si tolerancë vëllazërore që vlen edhe sot si MODEL SHQIPTAR E EUROPERËNDIMOR).
Kosova e Shqipëria përbëjnë realitete tjera, ku mbështetje vlerash të tilla si MODEL janë EVROPA PERËNDIMORE e jo Orienti me çdo kusht: të jemi PARTNERË e jo vende ku paraqesin PROBLEMIN… Çështja jonë, pra, shtrohet jo si ÇËSHTJE ORIENTALE, por si ÇËSHTJE EVROPIANE.
Çështje që ka zgjidhur shumë nyja deri më tash…
17 gusht 2024
Peut être une image de 1 personne et monument
Toutes les réactions :

Sabit Abazi, Islam Idrizi et 3 autres personnes