Vështrim/Analizë

Artan Fuga: Pse Kadare heshti këto 30 vite dhe nuk denjoi të bënte dikë personazh madhor të veprës së tij

Profesori Artan Fuga në një reagim në Facebook, ka shkruar për të ndjerin Ismail Kadare.

Fuga shkruan se ajo që klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot për të, është pse 30 vjet rresht, Ismail Kadare heshti dhe nuk denjoi të bënte dikë personazh madhor të veprës së tij.

Reagimi i plotë:

Misteret e historise shqiptare!

Ajo që klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot, që nuk e menduan dot, që nuk patën fuqi ta shpjegojnë, ta flasin, ta thonë, është:

Pse 30 vjet rresht, deri sa iku nga kjo botë e degraduar, Ismail Kadare, ky shkrimtar dhe mendimtar i nivelit nga me të lartët që ka nxjerrë historia shqiptare, heshti, nuk foli, nuk dha jo më një vepër madhore për epokën tonë, por as denjoi të bënte dike personazh madhor të veprës së tij, apo të shprehej thellë, gjerë për këtë periudhë të rëndë që shoqeria shqiptare kalon në Shqipëri dhe Ballkan.

Heshti! Kuptohet se perse nuk ja hodhi gurin, por u vetepermbajt, por shpjegoni se perse mjeshteri i fjales nuk pranoi ta konsideronte pozitivisht.

Lereni disidencen e tij ne epoken totalitare! Ai beri me shume se c’do shqiptar! Por, gjykoni pak heshtjen e tij tridhjetvjecare, cfare disidence ne kohe lirie!

Cfare perbuzje madhore! Cfare domethenieje madhore heshtja e tij, deri sa arriti ne refuzim per te folur edhe ne mikromjedis.

Bravo mjeshter! Nuk e meritonim!

Si nje gjirokastrit i madh, mospelqimin e shpreh me heshtje, neglizhim, me heqje nga fushepamja e tij ate qe neverit. Nuk te sheh me!

Je mosgje per te! Mos kujtoni se ishte i semure!

Fotot dhe videot ku ai heshti, hesht, hesht jane madheshtore! C’nuk bene t’i shkepusnin nje levdate. Nuk blene dot vecse heshtjen e tij! Heshtje qe ne kodin tone gjirokastrit eshte perbuzje!
Ketu qendroni! Mos merremi me varreza e pune varremihesish!

Top Channel